Category: Lajme

  • Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

    Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

    Një fluturim që ndryshoi historinë, gjashtë vjet nga nisja e ish-krerëve të UÇK-së drejt Hagës

    Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Brenda një dite, në Hagë u dërguan katër figura të rëndësishme të skenës politike të Kosovës: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Që nga ajo kohë, ata u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara, të cilat vazhdojnë të jenë në vëmendje të opinionit publik, transmeton Klankosova.tv.

    Më 4 nëntor 2020 ishte ndaluar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa një ditë më vonë, më 5 nëntor, në zyrat e EULEX-it u ndaluan edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

    Po atë ditë, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” u nis aeroplani drejt Hagës, me katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët që nga ajo kohë u përballën me procesin gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

    Pas rreth gjashtë vjetësh të procesit gjyqësor, më 16 shtator të këtij viti u shpall vendimi i shkallës së parë, ndaj të cilit pritet të vazhdojë procedura e ankimimit.

    Ndërkohë, më 17 nëntor pritet të merret një tjetër vendim për ish-presidentin Hashim Thaçi, kësaj radhe në rastin e dytë gjyqësor që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë.

    Kronologjinë e këtyre ngjarjeve e ka rikthyer gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica në emisionin “Ora shtatë”.

  • Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Policia zbarkon në një kafiteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona, të cilët po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Burimi: Insajderi

  • Police land at a coffee shop in Gjilan, three people arrested.

    Three people were arrested in Gjilan under suspicion of possession without permission.

    According to the Police’s announcement, on November 5, 2026, police officials searched three people who were staying at a cafe in the town of Gjilan.

    Three pistols of different types and calibres, three caricators, 25 bullets, and a knife have been found and seized.

    The suspects have been arrested and interviewed on the basis of legal procedures, while with the State Prosecutor’s decision they have been sent to the detention for 48 hours.

    Source Layer: Insander

  • Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

    Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

    Erina Nrecaj ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër, duke marrë një përgjegjësi të re drejtuese në filialen e Migros Promenade në Rorschach.

    Pa i mbushur ende 20 vjeç, e reja shqiptare është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës, duke shënuar një ngritje të shpejtë në karrierë.

    Vetëm dy vjet më parë, ajo ishte ende duke ndjekur trajnimin profesional në filialen e gjeneratës së re të Migros-it në Gossau.

    Sipas një artikulli të publikuar në “Migros Magazin”, avancimi i saj lidhet me ambicien, aftësitë profesionale dhe pjekurinë që ka treguar gjatë punës.

    Vetë Nrecaj ka pranuar se emërimi në këtë pozitë ishte i papritur për të, por përgjegjësia e re po i jep mundësi të zhvillohet edhe më tej në aspektin profesional.

    Besimin ndaj saj e kishte shprehur edhe drejtoresha e filialës, e cila ishte bindur nga pjekuria dhe njohuritë e saj të gjera profesionale.

    “Është shumë bukur kur dikush të beson një përgjegjësi të tillë. Filiala tashmë është, deri diku, ‘dyqani im’”, është shprehur Erina për “Migros Magazin”.

    Erina Nrecaj, me prejardhje nga Amrisëili, përmes këtij suksesi po dëshmon se mosha nuk është pengesë për të marrë përgjegjësi dhe për të arritur pozita të rëndësishme profesionale në Zvicër./Telegrafi/

  • Still without becoming 20 years old, Albanian Erina Noecaj takes leadership position in Migros in Switzerland

    Erina Noecaj has scored an important success in her professional career in Switzerland, taking on a new leadership responsibility at the Migris Promenade subsidiary in Rorscha.

    Without yet 20 years of age, the Albanian youth has been appointed deputy director of the film, marking a rapid promotion to career.

    Just two years ago, she was still attending professional training at the branch of the new generation of Migros in Gossau.

    According to an article published in ʹMegros Magazinı, its advancement is linked to ambition, professional skills, and maturity.

    Noecaj himself has acknowledged that his appointment to this position was unexpected, but his new responsibility is enabling him to develop further professionally.

    Her faith in her had also been expressed by the director of the branch, who had been convinced by her maturity and extensive professional knowledge.

    It’s beautiful when someone trusts you with such responsibility. The filiala is, to some extent, my son, Erin has expressed himself to the Migras Magazin.

    Erin Noecaj, a native of Amricill, is thus proving that age is not an obstacle to taking responsibility and achieving important professional positions in Switzerland. /Telegraphy/

  • Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

    Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

    Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

    Megaaksioni policor kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht që nga nisja e tij, ka nxjerrë në pah përmasat e një veprimtarie të dyshuar që ishte në shënjestër të hetuesve prej kohësh. Dhjetëra persona janë përfshirë në hetim, janë kryer bastisje në shtëpi e objekte të tjera, ndërsa përveç provave që lidhen me lojërat e fatit, janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetet e 22 personave të dyshuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në mesin e personave të përfshirë në hetim janë:

    Kreshnik Bylykbashi, rreth 45 vjeçar;

    Engjëll Bytyqi, rreth 23 vjeçar

    Nolian Danqeli, rreth 37 vjeçar

    Sadri Shala, rreth 44 vjeçar

    Valmir Gashi, rreth 33 vjeçar

    Mefail Kuqi. rreth 49 vjeçar

    Albion Jupaj (1993)

    Muharrem Krasniqi (1991)

    Ruzhdi Jasharaj (1976)

    Dior Shala (2005)

    Avdyl Bajselmani (1990)

    Agim Bytyqi (1970)

    Besmir Krasniqi (1995)

    Sali Zhuri (1986)

    Durim Gashi (1973)

    Misret Shala (1974)

    Jetmir Bajselmani (1995)

    Sami Krasniqi (1979)

    Bali Hjadari (1978)

    Sabit Shala (1989)

    Kadri Bylykbashi (1977)

    Besart Krasniqi (1985)

      Hetimet për bixhozin e paligjshëm dhe skemat piramidale

      Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personat e dyshuar po hetohen për përfshirje të mundshme në organizimin, pjesëmarrjen apo ndihmën për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe skemave piramidale, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të pasurisë.

      Siç raportoi më herët Sinjali, operacionit i kanë paraprirë veprime hetimore, përfshirë edhe masa të fshehta, ndërsa bastisjet janë shtrirë në rreth 20 lokacione në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

      Sekuestrohen prova materiale dhe dy armë zjarri

      Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpi dhe objekte të tjera që lidhen me personat e dyshuar.

      Hetuesit kanë sekuestruar dëshmi që mund të kenë rëndësi për rastin, si dhe dy armë zjarri, të cilat do të trajtohen në kuadër të procedurës penale.

      Operacioni ka rezultuar edhe me arrestime, ndërsa personat e arrestuar janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës.

      Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj personave të ndaluar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

      Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se sa prej 22 personave të identifikuar në hetim janë arrestuar.

      Rasti po hetohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolin eventual të secilit prej të dyshuarve.

      Të gjithë personat e përfshirë në hetim gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

      Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

      Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

      /GazetaSinjali/

      Burimi: Sinjali

    1. Exclusive These are 22 suspects in the illegal gambling megaction in Prizren, Suhareka and Dragash raid, arrests and weapons seized

      The police’s anti-mugic gambling management in Prizren, Suhareka and Dragas, for which the Signal newspaper reported exclusively since its launch, has highlighted the size of an alleged event targeted by longtime investigators. Tens of people have been involved in the investigation, house raids and other items have been conducted, while in addition to the evidence related to the games of fate, two firearms have been seized.

      The signal paper has exclusively secured the identities of 22 people suspected under the operation conducted by the Regional Investigation Sector in Prizren, in co-operation with the Founding Prosecutor.

      According to information provided by the signal, among the persons involved in the investigation are:

      Kreshnik Bylykbashi, about 45 years old;

      Angel Bytyqi, about 23 years old

      Nolyan Dancell, about 37 years old

      Sadri Shala, about 44 years old

      Valmir Gashi, about 33 years old

      Mefail Red. About 49 years old

      Albion Jupay (1993)

      Muharrem Krasniqi (1991)

      Ruzhdi Jasharaj (1976)

      Dior Shala (2005)

      Avdyl Bisselman (1990)

      Agim Bytyqi (1970)

      Besmir Krasniqi (1995)

      Sali Zhur (1986)

      Patience Gashi (1973)

      Misret Shala (1974)

      Jetmir Bisselman (1995)

      Sami Krasniqi (1979)

      Bali Hejadar (1978)

      Sabit Shala (1989)

      Kadri Bylykbashi (1977)

      Besart Krasniqi (1985)

        Investigations into illegal gambling and pyramid schemes

        Signal sources suggest that suspected persons are being investigated for possible involvement in organisation, participation or assistance in organising illegal fortune games and pyramid schemes, with the aim of illegal profiting property.

        As the signal reported earlier, the operation has preceded investigative actions, including secret measures, while raids have been extended to about 20 locations in Prizren, Suhareka and Dragash.

        Material tests and two firearms are seized

        Houses and other items connected to suspected persons have been searched during the operation.

        Investigators have seized evidence that might matter to the case, as well as two firearms, which will be handled under the criminal procedure.

        The operation has also resulted in arrests, while arrested persons have been interviewed in the presence of defence lawyers.

        Under the State Prosecutor’s decision, a 48-hour ban has been imposed on detained persons.

        However, it has not yet been confirmed how many of the 22 persons identified in the investigation have been arrested.

        The case is being investigated for criminal work organising pyramid schemes and illegal gambling, while investigations continue to determine the eventual role of each of the suspects.

        All persons involved in the investigation enjoy presumption of innocence until a final judicial decision.

        Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

        The signal where the truth speaks before the news!

        /Gazeta Sinjali/

        Source Layer: Signal

      1. Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

        Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

        Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

        Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për fajde dhe manipulim me prova, në një rast ku dyshohet se të dëmtuarve u është shkaktuar dëm financiar prej 140 mijë eurosh.

        Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndaj B.K. dhe F.S., ky i fundit që gjendet në arrati, për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ndaj H.T., për veprën penale “Manipulimi me prova”.

        Sipas aktakuzës, B.K. dhe F.S. dyshohet se, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë atij hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

        Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e borxheve, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa të dëmtuarit L.S. dhe babait të tij, M.S., u kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 140 mijë eurosh.

        Ndërkaq, H.T. dyshohet se në prill të vitit 2024, në Suharekë, kishte marrë nga M.S. origjinalin e marrëveshjes së huasë ndërmjet B.K. dhe L.S., me arsyetimin se do t’ia prezantonte B.K.-së.

        Megjithatë, sipas Prokurorisë, pasi ia kishte prezantuar dokumentin, ai e kishte shkatërruar atë dhe e kishte bërë të papërdorshëm, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

        Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. 

        Burimi: Insajderi

      2. YouTube po përgatit një rrjet të ri social

        YouTube po përgatit një rrjet të ri social

        YouTube po zhvillon në fshehtësi një projekt eksperimental me emrin “Tamba”, i cili synon ta shndërrojë platformën më të madhe në botë për shpërndarjen e videove në një rrjet të plotë social, të ngjashëm me Instagramin.

        Gjurmët e projektit janë zbuluar në kodin programor të versionit të ri të aplikacionit YouTube për sistemin operativ Android.

        Analiza e skedarëve instalues të versionit 21.44.534 ka zbuluar një logo të veçantë grafike, si dhe një grup ikonash të dizajnuara në stil të lirë.

        Shiriti i poshtëm i navigimit përmban shkurtore për faqen kryesore, kërkimin, krijimin e përmbajtjes, kamerën, kutinë e mesazheve, ngjitëset dhe mikrofonin për mesazhe zanore. Në kod përmenden gjithashtu ikona të tjera, përfshirë një kurorë, dry dhe kontrollues për lojëra.

        Projekti i ri parashikon mundësi të komunikimit të drejtpërdrejtë mes përdoruesve, të cilat deri më tani nuk kanë qenë të disponueshme në YouTube.

        Përdoruesit do të mund ta ndjekin njëri-tjetrin, të dërgojnë kërkesa për ndjekje, të bëjnë profilet private dhe të shkëmbejnë mesazhe private, fotografi dhe video në biseda individuale apo grupore.

        Platforma pritet të sjellë edhe pëlqime në formë zemre, si dhe mundësinë për t’iu përgjigjur komenteve përmes mesazheve zanore ose videove të shkurtra.

        Një tjetër veçori do të jetë mundësia për të parë videot e formatit Shorts drejtpërdrejt brenda dritares së bisedave.

        Kodi zbulon gjithashtu ekzistencën e një pakete të veçantë programore, e cila përmban shenja për mbështetjen e sistemeve operative Android dhe iOS.

        Megjithatë, shenjat e mjedisit eksperimental sugjerojnë se kompania është ende duke i testuar këto veçori në një grup të kufizuar inxhinierësh, përpara se të vendosë për një lansim të mundshëm për publikun e gjerë.

        Me këtë projekt, YouTube synon t’i mbajë përdoruesit brenda ekosistemit të vet dhe të konkurrojë drejtpërdrejt me rrjetet e tjera sociale. /Telegrafi/

      3. Juventusi synon një sulmues në janar, në listë pesë emra – mes tyre edhe ylli i Man Utd

        Juventusi synon një sulmues në janar, në listë pesë emra – mes tyre edhe ylli i Man Utd

        Juventusi pritet të transferojë një tjetër sulmues në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Benjamin Sesko i Manchester Unitedit është njëri nga disa emrat që po shqyrtohen nga klubi italian.

        Sipas Calciomercato, “Zonja e Vjetër” synon të përforcojë repartin ofensiv, pasi ka hasur vështirësi për të shënuar rregullisht këtë sezon.

        Randal Kolo Muani dhe Nick Woltemade nuk kanë arritur të lënë gjurmën e dëshiruar, ndërsa trajneri Luciano Spalletti ka hezituar t’i aktivizojë së bashku, pasi kjo do t’ia kufizonte alternativat sulmuese në stol.

        Sesko është një nga emrat që Juventusi mund ta rikthejë në shqyrtim, ndonëse sulmuesi slloven aktualisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi.

        Në listën e klubit italian gjenden edhe Folarin Balogun i Monacos dhe Brian Brobbey i Sunderlandit.

        Balogun ka kontratë me Monacon deri në qershor të vitit 2028, ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol në pesë paraqitje në Ligue 1. Brobbey, në anën tjetër, ka realizuar tri gola në tetë ndeshje për Sunderlandin dhe së fundmi e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2031.

        Alternativa të tjera janë edhe sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Younes Ebnoutalib, i cili ka shënuar tetë gola në 10 paraqitje në të gjitha garat, si dhe Antonio Raimondo i Frosinones.

        Ky i fundit ka impresionuar gjatë huazimit te Frosinone, duke realizuar nëntë gola në 11 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë./Telegrafi/