Category: Lajme

  • Pas sulmeve në Evropë, Rizaj kërkon nga Kuvendi diskutim për sigurinë kibernetike në Kosovë

    Pas sulmeve në Evropë, Rizaj kërkon nga Kuvendi diskutim për sigurinë kibernetike në Kosovë

    Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, ka kërkuar që çështja e sigurisë kibernetike të trajtohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Përmes një reagimi publik, Rizaj u ka bërë thirrje deputetëve që të diskutojnë përgatitjen e institucioneve të Kosovës për t’u përballur me sulme të mundshme kibernetike, duke marrë si shembull disa raste të fundit të raportuara në Evropë.

    Ai ka përmendur sulmet ndaj sistemeve të frigoriferëve në Francë më 11 dhe 12 tetor, si dhe raste të ngjashme më 1 dhe 2 nëntor në Suedi, Belgjikë, Luksemburg dhe Estoni, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar dëme në sektorin ushqimor.

    Rizaj ka përmendur gjithashtu sulmet ndaj sistemeve të ftohjes në tri qendra të ruajtjes së plazmës në Francë.

    Duke iu referuar edhe një hulumtimi të publikuar nga OpenAI më 4 nëntor, ai ka theksuar rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për identifikimin dhe mbylljen e dobësive në sistemet e sigurisë.

    Në reagimin e tij, Rizaj ka ngritur pyetjen se sa është e përgatitur Kosova për raste të tilla dhe kur do të fillojë përdorimi i inteligjencës artificiale për të forcuar sigurinë e infrastrukturës shtetërore.

    Ai ka kërkuar përgjigje konkrete nga institucionet, duke theksuar se Kosova nuk duhet të presë që të përballet me një incident serioz të sigurisë kibernetike për ta hapur këtë diskutim. /Telegrafi/

  • Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë - priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

    Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë – priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

    Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima.

    Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës.

    Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja, si dhe për ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të vlerësimit të situatës. /Tch/

  • Macja ecën mbi parmakun e ballkonit, pamjet shkaktojnë reagime të shumta

    Macja ecën mbi parmakun e ballkonit, pamjet shkaktojnë reagime të shumta

    Një mace në Stamboll ka rrezikuar jetën duke ecur qetësisht mbi parmakun e ngushtë të ballkonit të një ndërtese të lartë, ndërsa shumë metra më poshtë shiheshin rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

    Macja, me ngjyrë të përzier, ecte mbi parmakun e pambrojtur sikur të ishte duke kaluar nëpër një gardh të zakonshëm, pa u shqetësuar nga lartësia e madhe.

    Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kritikuar pronarët për lejimin e maces në një ballkon pa mbrojtje, duke e ekspozuar atë ndaj rrezikut serioz.

    Megjithatë, ngjarja pati një përfundim të lumtur. Sipas personit që publikoi videon, pronari arriti ta largonte macen nga skaji i rrezikshëm i ballkonit.

    Macja shpëtoi pa pësuar lëndime. /Telegrafi/

  • Studimi i ri: Bakteri i stomakut H. pylori lidhet me kancerin e zorrës së trashë

    Studimi i ri: Bakteri i stomakut H. pylori lidhet me kancerin e zorrës së trashë

    Studimi i ri: Bakteri i stomakut H. pylori lidhet me kancerin e zorrës së trashë

    Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore eGastroenterology tregon se bakteria Helicobacter pylori (H. pylori) — e cila njihet si shkaktare kryesore e kancerit të stomakut — mund të ketë lidhje edhe me zhvillimin e kancerit kolorektal (CRC), duke u lidhur potencialisht me deri në 22% të rasteve në nivel global.

    Megjithatë, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes dhe theksojnë se këto gjetje nuk duhet të ndryshojnë praktikat aktuale të udhëzuesve për skriningun e kancerit kolorektal.

    Pikat Kryesore
    Rreziku global: Analiza e 43 studieve tregon se rreth 22% e rasteve të kancerit kolorektal në botë mund të ndërlidhen me ekspozimin ndaj H. pylori. Te studimet me cilësi më të lartë (14 studime kohorte me ndjekje 14-vjeçare), kjo përqindje vlerësohet rreth 11.9%.

    Rritje e rrezikut: Personat e ekspozuar ndaj bakterit kishin një rrezik 1.59 herë më të lartë për të zhvilluar kancer kolorektal.

    Efekti i eradikimit (shërimit): Trajtimi dhe eliminimi i bakterit me antibiotikë shfaqi një ulje të rrezikut për kancer kolorektal vetëm pas 10 vitesh, gjë që përkon me zhvillimin e ngadaltë natyror të kancerit.

    Dallimet rajonale: Barra më e lartë u vërejtur në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor. Në vitin 2022, Mongolia shënoi shifrën më të lartë, ku 36% e rasteve të kancerit kolorektal lidheshin me këtë infeksion.

    Rinia dhe brezave të rinj: Studimi vërejti se te brezat e lindur më vonë (1963–1977), përqindja e kancereve të ndërlidhura me H. pylori ishte më e lartë (15%) krahasuar me ata të lindur para vitit 1947 (9.5%).

    Çfarë thonë ekspertët?
    Dr. Shailja C. Shah (Universiteti i Kalifornisë, San Diego):

    “Gjetjet tona tregojnë se H. pylori mund të jetë i rëndësishëm edhe përtej stomakut. Sidoqoftë, për mjekët sot, këto gjetje nuk duhet të ndryshojnë praktikat e përditshme të kontrollit (skriningut) për kancerin kolorektal. Mesazhi praktik është të vazhdohet respektimi i rekomandimeve ekzistuese.”

    Prof. Meira Epplein (Qendra e Kancerit Duke):

    “Lidhja mes bakterit dhe kancerit kolorektal është debatuar gjatë. Fakti që një e pesta e këtyre kancereve mund të lidhet me një infeksion të trajtueshëm hap dritare të reja për parandalim. Nëse keni dyshime për infeksion te pacienti, duhet bërë testimi dhe mjekimi i plotë.”

    Kujdes me përdorimin e antibiotikëve
    Studimi gjithashtu nërmend faktin se testimi ose kontrolli për H. pylori shpesh çon në diagnostikim më të shpejtë të kancerit sepse pacientët shpesh kryejnë njëkohësisht edhe endoskopinë edhe kolonoskopinë.

    Për më tepër, studiuesit paralajmërojnë se përdorimi i pakujdesshëm i antibiotikëve për të eliminuar bakterin mund të dëmtojë mikrobiomën e zorrëve, duke krijuar potencialisht një ambient tjetër nxitës për sëmundje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • New Study: Bacterium H. pylori is linked to colon cancer

    A new study published in the science magazine eGrosserology shows that the Helicobacter pylori (H. The pylori, which is known as the leading cause of stomach cancer, may also be related to the development of bulgal cancer ( The CRC, potentially connecting to up to 22% of global cases.

    Experts, however, call for caution and stress that these findings should not change the current practices of the guidelines for the Crinning of Colortic Cancer.

    Highlights
    Global Danger: Analyses of 43 studios show that about 22% of the world’s current cancer cases can be related to exposure to H. The joke. In high quality studies (14, 14-year track studies), this percentage is estimated at around 11.9%.

    Risk increase: The individuals exposed to the bacteria had a risk of 1.59 times the highest risk of developing horbal cancer.

    The effects of winding (incarnation): The treatment and elimination of antibiotics showed a reduction in the risk of cyral cancer only after 10 years, which corresponds to the slow natural development of cancer.

    Regional differences: The highest burden was observed in East Asia and the Western Pacific. In 2022, Mongolia scored highest, with 36% of the cancer cases related to this infection.

    Youth and new generations: The study noted that in later generations (1963com1977), the percentage of cancers associated with H. The pylori was higher (15%) compared to those born before 1947 (9.5%).

    What do experts say?
    Dr. Shailla C. Chess:

    Our findings indicate that H. The pylore can be important beyond the stomach. For doctors today, however, such findings should not change the daily practices of control (scrining) for horbal cancer. The practical message is to continue respecting existing recommendations. )

    Prof. Meira Epiplein (The Duke Cancer Center):

    The link between bacteria and horortic cancer has long been debated. The fact that a fifth of these cancers can be linked to a treatable infection opens new windows for prevention. If you have doubts about the patient’s infection, there should be a full trial and treatment. )

    Caution With the Use of Antibiotics
    The study also suggests that testing or checking for H. The pylore often leads to faster diagnosis of cancer because patients often also perform endoscopines.

    Furthermore, researchers warn that the careless use of antibiotics to eliminate bacteria can damage intestinal microbioma, potentially creating another disease – stimulating environment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Takim i veçantë në Vatikan: Papa Leo XIV pret legjendën e muzikës Bob Dylan

    Takim i veçantë në Vatikan: Papa Leo XIV pret legjendën e muzikës Bob Dylan

    Takim i veçantë në Vatikan: Papa Leo XIV pret legjendën e muzikës Bob Dylan

    Papa Leo XIV ka pritur të mërkurën në rezidencën e tij zyrtare në Pallatin Apostolik, këngëtarin legjendar amerikan Bob Dylan, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Romë, në kuadër të turneut të tij në Itali.

    Takimi mes dy personaliteteve amerikane ishte i shkurtër. Papa i dhuroi Dylanit një rruzare, ndërsa këngëtari ia dhuroi Papës një kopje të autobiografisë së tij, Chronicles: Volume One.

    Dylan, 85 vjeç, u paraqit i veshur pothuajse tërësisht në të zeza, me kapuç dhe doreza, në kontrast me veshjen e bardhë të Papës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Interesant është fakti se Papa Leo XIV e kishte përmendur më herët Dylanin në parathënien e librit të tij Disarmed and Disarming: Peace Is a Gift, duke cituar një këngë të pabotuar të artistit kundër armëve bërthamore.

    Dylan pritet të performojë në Romë të enjten, në kuadër të turneut Rough and Rowdy Ways.

    Ky nuk është takimi i parë i këngëtarit me një Papë. Në vitin 1997, ai kishte performuar para Papa Gjon Palit II dhe rreth 300 mijë të rinjve në Bolonjë, ku interpretuesi amerikan kishte kënduar edhe hitin e njohur Knockin’ on Heaven’s Door.

    Vatican pool/Getty The Pope, in all white vestments including a cap and a cross on a chain around his neck, stands in a room with Bob Dylan who is wearing all black with a hood pulled up

  • I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

    I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

    I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

    Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe F.S. (ky i fundit gjendet në arrati), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, si dhe kundër të pandehurit H.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova”.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe F.S., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm jo proporcionale me shumat e huazuara.

    “Në këtë mënyrë, përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për pagesën e detyrimeve, të pandehurit kanë përfituar shuma të konsiderueshme pasurore, ndërsa të dëmtuarve L.S., dhe babait të tij M.S., u kanë shkaktuar dëm në shumën prej 140,000 euro”, ka njoftuar Prokuroria.

    Ndërsa, i pandehuri H.T., sipas Prokurorisë, “gjatë muajit prill 2024, në Suharekë, nga i dëmtuari M.S. e merr origjinalin e marrëveshjes së huasë, të lidhur ndërmjet B.K. dhe L.S., me pretekstin se do t’ia prezantojë B.K., mirëpo, pasi ia prezanton, e shkatërron dokumentin dhe e bën të papërdorshëm, me qëllim të pamundësimit të përdorimit të tij në procedurë penale”.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Klankosova.tv

  • Sa jetë duhet të rrezikohen që shteti ta zbatojë një ligj?

    Sa jetë duhet të rrezikohen që shteti ta zbatojë një ligj?

    Sa jetë duhet të rrezikohen që shteti ta zbatojë një ligj?

    Ka kohë që dua ta ngre publikisht një shqetësim që, sa herë e mendoj, më duket edhe më i rëndë.

    Në Kosovë, pirja e duhanit në hapësirat publike të mbyllura është e ndaluar me ligj. Megjithatë, në shumë lokale e ambiente ku njerëzit punojnë, shërbejnë apo kalojnë kohën e tyre, tymi vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë.

    Ajo që më shqetëson nuk është vetëm tymi. Është mënyra se si jemi mësuar ta pranojmë shkeljen e ligjit si diçka krejt të zakonshme.

    Kemi ardhur në një pikë ku qytetari që kërkon të respektohet ligji mund të ndihet më në siklet sesa ai që e shkel.

    Kjo, për mua, është shumë më tepër se një çështje duhani.

    Është çështje e autoritetit të ligjit, e përgjegjësisë së institucioneve dhe, mbi të gjitha, e respektit për jetën e njeriut.

    Nuk kam asgjë kundër atyre që pinë duhan. Është zgjedhje personale, me pasoja që secili duhet t’i njohë. Por askush nuk ka të drejtë që zgjedhjen e vet t’ia imponojë dikujt tjetër.

    Një fëmijë nuk zgjedh ta thithë tymin e të rriturve. Një kamerier nuk duhet të zgjedhë ndërmjet vendit të punës dhe shëndetit. Një grua shtatzënë apo një person me probleme të frymëmarrjes nuk duhet të kërkojë mirëkuptim për një të drejtë që ligji tashmë ia garanton.

    E drejta ime për të bërë diçka nuk mund të jetë më e madhe se e drejta jote për të mos pësuar pasojat e saj.

    Ndërkohë, gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për njerëz që përballen me diagnoza të rënda. Për familje që për një natë e shohin jetën t’u ndryshojë. Për prindër që kërkojnë çdo mundësi trajtimi për fëmijët e tyre dhe për të rinj e të reja që, në vend se të mendojnë për të ardhmen, detyrohen të luftojnë për shëndetin dhe jetën.

    Kushdo që e ka parë nga afër vuajtjen e një familjeje përballë kancerit, e di se çfarë vlere marrin papritur gjërat që deri dje i konsideronim të zakonshme.

    Një mëngjes pa dhimbje. Një analizë e mirë. Një telefonatë me lajmin se trajtimi po jep rezultat. Edhe vetëm një ditë tjetër pranë njerëzve që duam.

    Natyrisht, jo çdo kancer lidhet me duhanin dhe as çdo sëmundje mund të parandalohet. Por shkenca e ka vërtetuar prej kohësh se duhani dhe ekspozimi ndaj tymit të tij shkaktojnë sëmundje të rënda, përfshirë kancerin.

    Prandaj nuk arrij ta kuptoj këtë kundërthënie.

    Si mund të shpenzojmë aq shumë për të trajtuar sëmundjet dhe njëkohësisht të tregojmë kaq pak vendosmëri për të zvogëluar rreziqet që mund t’i parandalojmë?

    Si mund të flasim për reforma në shëndetësi, për spitale më të mira e barna më të shtrenjta, ndërsa vazhdojmë ta tolerojmë shkeljen e një ligji që synon pikërisht mbrojtjen e shëndetit?

    Nuk pretendoj se zbatimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit do ta zgjidhte problemin e kancerit në Kosovë. Do të ishte e pasaktë dhe e papërgjegjshme ta thosha këtë.

    Por jam i bindur se një shtet që nuk merr seriozisht parandalimin nuk mund të pretendojë se e ka vendosur shëndetin e qytetarit në krye të përparësive të veta.

    Pikërisht këtu përgjegjësia nuk mund të mbetet pa adresë.

    Inspektorati nuk është krijuar për të ekzistuar vetëm në organograme. Ligji nuk është miratuar për t’u kujtuar vetëm gjatë fushatave ndërgjegjësuese. As gjobat nuk janë parashikuar për të mbetur kërcënime në letër.

    Institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë, sa kanë kontrolluar, sa shkelje kanë konstatuar dhe çfarë masash kanë marrë për të garantuar respektimin e ligjit.

    Nuk na duhen aksione njëditore që prodhojnë fotografi për publikun. Na duhet një rend ku respektimi i ligjit është normalitet dhe shkelja e tij ka pasoja.

    Mbi të gjitha, duhet ta ndryshojmë bindjen se shëndeti publik është përgjegjësi vetëm e mjekut dhe e spitalit.

    Jo. Shëndeti mbrohet edhe jashtë spitaleve. Në shkolla, në vende pune, në lokale, në institucione dhe kudo ku një vendim i përgjegjshëm mund ta kursejë një njeri nga një rrezik i panevojshëm.

    Unë e di se sa e vështirë është ta kthesh shpresën te një familje që sapo ka marrë një diagnozë të rëndë. E di gjithashtu se nuk ekziston ligj që mund ta largojë çdo sëmundje apo çdo dhimbje.

    Pikërisht për këtë arsye, shteti nuk ka të drejtë të jetë indiferent ndaj atyre rreziqeve për të cilat ka njohuri, kompetencë dhe detyrim ligjor të veprojë.

    Nuk është detyrë e qytetarit t’i lutet shtetit që ta zbatojë ligjin. Është detyrë e shtetit që qytetarit të mos ia bëjë të nevojshme këtë lutje.

    Do të doja që për këtë çështje të flisnim më shumë, jo vetëm kur shënojmë ndonjë ditë ndërkombëtare, jo vetëm kur humbim dikë dhe jo vetëm kur sëmundja na troket në derën tonë.

    Për fat të keq, shpesh mësohemi ta kuptojmë vlerën e shëndetit vetëm kur fillojmë ta humbim.

    Atëherë, ajo që dje na dukej një pakujdesi e vogël, mund të marrë një kuptim krejt tjetër.

    Shteti nuk mund të na premtojë se nuk do të sëmuremi. Por e ka për detyrë të mos na lërë të pambrojtur përballë rreziqeve që ligji ia ka ngarkuar t’i parandalojë.

    Në fund, dua ta shtroj vetëm një pyetje.

    Nëse sot nuk e zbatojmë një ligj që mbron shëndetin, me çfarë të drejte do t’u flasim nesër për përgjegjësi familjeve që po luftojnë për jetën e më të dashurve të tyre?

    Besnik R. BERISHA, avokat

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • How many lives must be risked for the State to enforce a law?

    I’ve long wanted to raise a public concern that, every time I think about it, it seems even more serious.

    In Kosovo, smoking in closed public spaces is prohibited by law. However, in many locals and environments where people work, serve, or spend their time, smoke continues to be part of the day.

    What worries me is not just smoke. It’s how we’re used to accepting law violations as quite common.

    We have come to a point where the law – seeking citizen may feel more uncomfortable than the violator.

    This, for me, is much more than a tobacco issue.

    It’s a matter of law authority, of the responsibility of institutions and, above all, of respect for human life.

    I have nothing against those who smoke. It’s a personal choice, with consequences everyone should know about. But no one has the right to impose their choice on someone else.

    A child does not choose to smoke adults. A waiter should not choose between his workplace and his health. A pregnant woman or one with respiratory problems should not seek understanding of a right that the law already guarantees.

    My right to do something cannot be greater than your right not to suffer its consequences.

    Meanwhile, we hear more and more about people who face serious diagnosis. For a family who see life change for one night. For parents who look for every opportunity to treat their children and young ones who, instead of thinking about the future, are forced to struggle for their health and life.

    Anyone who has witnessed a family’s suffering in the face of cancer knows the sudden value of what we considered ordinary until yesterday.

    One morning without pain. A good analysis. A phone call with news that treatment is working. One more day with the people we love.

    Of course, not every cancer is linked to tobacco, nor can any disease be prevented. But science has long confirmed that smoking and exposure to its smoke cause serious diseases, including cancer.

    That’s why I can’t understand this contradiction.

    How can we spend so much to treat illness and at the same time show so little determination to reduce the dangers we can prevent?

    How can we talk about reforms in health, better hospitals, and more expensive drugs as we continue to tolerate violating a law aimed at just protecting health?

    I do not claim that applying the Law on Tobacco Control would solve the problem of cancer in Kosovo. It would be inaccurate and irresponsible to say that.

    But I am convinced that a state that does not take seriously prevention cannot claim to have put the citizens’ health at the top of its priorities.

    This is where the responsibility cannot be left without an address.

    The inspectorship was not designed to exist only in organograms. The law has not been adopted to be remembered only during awareness campaigns. Even the fines are not designed to remain threats on paper.

    The responsible institutions must show what they have done, how much they have checked, how many violations they have ascertained and what measures they have taken to ensure law enforcement.

    We don’t need one day shares that produce pictures for the public. We need a order where law enforcement is normal and its violation has consequences.

    Above all, we need to change our belief that public health is solely responsible for the doctor and the hospital.

    No. Health is also protected outside hospitals. Schools, jobs, locals, institutions, and wherever a responsible decision may save a person from unnecessary danger.

    I know how difficult it is to turn your hope to a family who has just received a serious diagnosis. I also know there is no law that can remove any disease or pain.

    That is why the State has no right to be indifferent to the dangers of knowledge, competence, and legal obligation to act.

    It is not a citizen’s duty to pray to the State to enforce the law. It is a State duty not to make such a prayer necessary for the citizen.

    I would like to talk more about the matter, not only when we mark an international day, not just when we lose someone and not just when our illness knocks on our door.

    Unfortunately, we often learn to understand the value of health only when we start to lose it.

    What we saw yesterday, then, may take on a completely different meaning.

    The state can’t promise us that we won’t get sick. But he is obligated not to leave us vulnerable in the face of the dangers that the law has imposed upon him to prevent.

    In the end, I just want to ask one question.

    If we do not apply a health – protection law today, what right will we address to families who are struggling for the lives of their loved ones tomorrow?

    Loyal R. B ERISHA, lawyer

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së

    6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së

    6 vjet nga arrestimi i çlirimtarëve, OVL UÇK-ja me aksion para zyrës së BE-së

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot do të mbajë aksion para zyrës së Bashkimit Evropian.

    Aksioni është njoftuar të fillojë në orën 12:00.

    Protesta u njoftua dje nga nënkryetari i OVL-së, Gazmend Syla.

    “Nesër bëhen gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Me këtë rast, do të organizojmë një aktivitet simbolik për të shprehur solidaritetin tonë me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti do të mbahet nesër, në orën 12:00, para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë”, tha ai.

    “Kemi kërkuar nga Asociacioni i Komunave që kryetarët e komunave të dalin para objekteve të komunave për t’u solidarizuar me ne. Aktiviteti do të jetë paqësor dhe institucional. Përmes tij duam të tregojmë se nuk jemi indiferentë ndaj kësaj padrejtësie”, shtoi.

    Syla, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si të papranueshëm.

    “Ka qenë e papranueshme. Është ndërtuar një kauzë që të votohet ai ligj dhe e gjithë ajo kauzë, me kthimin e tij, ra poshtë. Jemi shumë të zhgënjyer dhe po presim reflektimin edhe një herë të deputetëve. Jemi të bindur se çfarëdo ligji që vjen pas tij do të jetë më i dobët se ky që ka qenë, prandaj kjo çështje mbetet në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës”, potencoi Syla.

    Burimi: Insajderi