Category: Lajme

  • Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona

    Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë kontrolluar tre persona, të cilët po qëndronin në një kafeteri në qytetin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, tri karikatorë, 25 fishekë dhe një thikë.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Klankosova.tv

  • 10-vjetori i rastit të Deharit, këto janë aktivitetet gjatë ditës së sotme

    10-vjetori i rastit të Deharit, këto janë aktivitetet gjatë ditës së sotme

    10-vjetori i rastit të Deharit, këto janë aktivitetet gjatë ditës së sotme

    Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të zhvillohen disa aktivitete.

    Sipas njoftimit për media aktivitetet nisi që nga ora 09:30 e mëngjesit dhe përfundojnë në orën 20:00.

    Aktivitetet:

    09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar

    11:00 – Dhurim vullnetar i gjakut në Zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së në Prishtinë

    11:00 – Konferencë për media nga familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi para Prokurorisë Speciale në Prishtinë

    11:30 – Bashkëbisedim me brezat e rinj në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë

    14:00 – Ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit” në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së në Prishtinë

    17:30 – Akademi Përkujtimore në Kino ABC, Prishtinë

    18:30 – Ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari” te Kino ABC, Prishtinë

    20:00 – Natë përkujtimore: “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve” në kafenenë “Retrovers”, afër Menzës së Studentëve, Prishtinë

  • Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

    Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

    Konfirmohet viktima e dytë nga ngjarja në pallatin në Elbasan

    Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

    Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura.

    69-vjeçari rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit.

    Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

    Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

    Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

  • "Nuk dua të hyj në gjynah", Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

    “Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

    Banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Xuxi, ka folur për rëndësinë e fesë dhe praktikimin e namazit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

    I ftuar në emisionin dhe podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova, Xuxi është pyetur nga gazetarja Blinera Vitija nëse një banor mund të arrijë deri në finale apo ta fitojë Big Brother-in pa u mbështetur te Zoti dhe pa u lutur.

    Këngëtari, i cili gjatë edicionit të kaluar ishte ndër banorët që praktikonin namazin brenda shtëpisë së BBVK-së, theksoi se falja është pjesë e përditshmërisë së tij dhe nuk lidhet me dëshirën për të arritur rezultate të caktuara në garë.

    “Unë nuk jam lutur për të shkuar në finale. Unë e kam pjesë të përditshmërisë. Praktikimi i fesë islame, namazi, është i përditshëm, i përjetshëm. Ti lutesh, por padyshim, kurrë në jetën time, as që më ka shkuar mendja të lutem ‘ishalla e fitoj’. Nuk mundet në namaz të të shkojë diçka e tillë në mendje”, u shpreh Xuxi.

    Ai u pyet gjithashtu nëse në shtëpinë e këtij edicioni ka banorë të tjerë që praktikojnë fenë islame.

    Xuxi tha se nuk ka informacion për këtë, duke theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë apo të flasë për diçka që nuk e di me siguri.

    “Nuk dua të hyj në gjynah se a është dikush në atë shtëpi duke u falur”, u shpreh këngëtari. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • 140 mijë euro dëm, aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

    140 mijë euro dëm, aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për fajde dhe manipulim me prova, në një rast ku dyshohet se të dëmtuarve u është shkaktuar dëm financiar prej 140 mijë eurosh.

    Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndaj B.K. dhe F.S., ky i fundit që gjendet në arrati, për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ndaj H.T., për veprën penale “Manipulimi me prova”.

    Sipas aktakuzës, B.K. dhe F.S. dyshohet se, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë atij hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

    Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e borxheve, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa të dëmtuarit L.S. dhe babait të tij, M.S., u kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 140 mijë eurosh.

    Ndërkaq, H.T. dyshohet se në prill të vitit 2024, në Suharekë, kishte marrë nga M.S. origjinalin e marrëveshjes së huasë ndërmjet B.K. dhe L.S., me arsyetimin se do t’ia prezantonte B.K.-së.

    Megjithatë, sipas Prokurorisë, pasi ia kishte prezantuar dokumentin, ai e kishte shkatërruar atë dhe e kishte bërë të papërdorshëm, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

    Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

  • Rokas ia sjell qeverisë raportin e KE-së, ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për përparimin drejt Bashkimit Evropian

    Rokas ia sjell qeverisë raportin e KE-së, ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për përparimin drejt Bashkimit Evropian

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, sot do t’ia dorëzojë Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026 për Maqedoninë e Veriut kryeministrit Hristijan Mickoski. Një konferencë e përbashkët për shtyp është planifikuar të zhvillohet pas takimit në Qeveri.

    Në raportin e publikuar, Komisioni Evropian arrin në përfundimin se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në zbatimin e Agjendës së Reformave, por thekson se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e procesit të integrimit evropian.

    Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, tha se qëllimi i Komisionit mbetet të hapë grupin e parë negociues menjëherë pasi të përmbushen kushtet.

    “Tani varet nga Maqedonia e Veriut”, theksoi Kos.

    Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 thotë se nuk janë bërë përpjekje për të miratuar ndryshimet kushtetuese të parashikuara nga përfundimet e Këshillit të 18 korrikut 2022, të cilat duhet të përfshijnë qytetarët që i përkasin kombeve të tjera, përfshirë bullgarët, në Kushtetutë.

    Komisioni Evropian vlerëson se është bërë njëfarë progresi në reformat gjyqësore, por pavarësia dhe autonomia financiare e gjyqësorit vazhdojnë të minohen nga ndërhyrjet e degëve të tjera të qeverisjes dhe nga një mungesë serioze e burimeve financiare dhe njerëzore.

    Nuk është regjistruar asnjë progres në luftën kundër korrupsionit, dhe korrupsioni mbetet i përhapur dhe një shkak serioz për shqetësim. Komisioni gjithashtu thekson se ndryshimet në Kodin Penal të janarit 2026 nuk i kanë eliminuar pasojat negative të ndryshimeve në vitin 2023.

    Në fushën e institucioneve demokratike, KE vlerëson se polarizimi politik po ngadalëson miratimin e ligjeve të rëndësishme të reformës, ndërsa në një pjesë të madhe të kapitujve të negociatave progresi është i kufizuar ose mungon plotësisht.

    Vërejtje bëhen edhe për presionet ndaj gazetarëve, mbrojtjen e pamjaftueshme të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e rekomandimeve zgjedhore. Nuk është regjistruar asnjë progres në fushën e lirisë së shprehjes, dhe shërbimi publik i transmetimit dhe organi rregullator vazhdojnë të përballen me sfida që lidhen me autonominë financiare dhe administrative.

    Lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, Komisioni Evropian bën thirrje për përpjekje shtesë për të përmirësuar dialogun me Bullgarinë dhe zbatimin konsistent të marrëveshjeve dypalëshe. Raporti gjithashtu vëren se anëtarët e Qeverisë dhe zyrtarët e lartë herë pas here nuk e përdorin emrin kushtetues të vendit, gjë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë.

  • Vulin lajmërohet nga Moska

    Vulin lajmërohet nga Moska

    Aleksandar Vulin, kryetar i Lëvizjes Socialiste dhe drejtues i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas, ka reaguar nga Moska pas raportimeve se ishte larguar nga Serbia.

    Ai mohoi se kishte ikur nga vendi, duke akuzuar autoritetet e reja për, siç tha, gënjeshtra dhe ushtrim presioni politik.

    “Pas një nate të tërë të keqtrajtimit nga pushteti i ri, ja ku jam, megjithatë në Moskë. Kjo ishte një natë gënjeshtrash dhe dhune, gjatë së cilës pretendonin se në një çantë të vogël shpine kisha transportuar miliona euro dhe dhjetëra kilogramë ar”, deklaroi Vulin.

    Ai tha se, sipas tij, disa qindra udhëtarë në aeroplan ishin keqtrajtuar për shkak të interesave politike.

    Vulin mohoi gjithashtu se ishte larguar nga Serbia për t’iu shmangur ndonjë kontrolli apo hetimi.

    “Unë nuk kam shkuar askund, nuk kam ikur askund. Ata që publikojnë këto pretendime në Twitter ndoshta nuk kanë familje, sepse po të kishin fëmijë, do ta dinin se njeriu nuk mund të largohet pa fëmijët e tij. Mund të shkosh në një ndeshje, por nuk mund të jetosh pa djemtë e tu. Ashtu siç nuk mund të jetosh pa Serbinë”, tha ai.

    Pse u kthye aeroplani i Air Serbias nga Moska?

    Rasti lidhet me një incident të ndodhur të martën në mbrëmje, kur aeroplani i Air Serbias, me numër fluturimi JU134, i cili ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës, u kthye në kryeqytetin serb.

    Aeroplani kishte hyrë tashmë thellë në hapësirën ajrore evropiane, pranë kufirit ndërmjet Lituanisë dhe Bjellorusisë, kur u mor vendimi për kthimin e tij.

    Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd ka konfirmuar se do të kryejë verifikime shtesë lidhur me këtë ngjarje.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, një prokuror kujdestar ishte informuar atë mbrëmje nga policia se kërkesa për kthimin e aeroplanit ishte bërë pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

    Nga këto pamje ishte vërejtur se njëri prej udhëtarëve kishte kaluar kontrollin e sigurisë i shoqëruar nga një zyrtar i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), pa iu nënshtruar kontrollit të paraparë.

    Në një raport policor të dorëzuar më vonë janë zbuluar edhe rrethana të tjera: gjatë kalimit të njërit prej udhëtarëve në kontrollin e sigurisë ishte aktivizuar alarmi, por pavarësisht kësaj, ai nuk ishte kontrolluar më tej.

    Portali serb Nova.rs raportoi se udhëtari në fjalë ishte pikërisht Aleksandar Vulin.

    Në aeroplan ndodheshin gjithashtu drejtori i Srbijagasit, Dušan Bajatović, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popović.

    Rrethanat e plota të kthimit të aeroplanit dhe pretendimet lidhur me kontrollin e sigurisë mbeten objekt i verifikimeve nga autoritetet serbe. /Telegrafi/

  • The seal is announced by Moscow

    The seal is announced by Moscow

    Aleksandar Vulin, chairman of the Socialist Movement and chairman of the Supervising Board of the Srbijagas company, has reacted from Moscow after reports that he left Serbia.

    He denied that he had fled the country, accusing the new authorities of, as he said, lying and exercising political pressure.

    After a whole night of abuse by the new power, here I am, however, in Moscow. This was a night of lies and violence in which they claimed that millions of euros and tens of pounds of gold had been transported into a small backpack.

    He said that, according to him, several hundred passengers aboard the plane were mistreated because of political interests.

    Voulin also denied that he had left Serbia to avoid any control or investigation.

    I’m not going anywhere, I’m not going anywhere. Those who publish these claims on Twitter may not have a family because if they had children, they would know that man cannot leave without his children. You can go to a fight, but you can’t live without your boys. As you cannot live without Serbia, he said.

    Why did Air Serbia’s Moscow plane come back?

    The case relates to an incident taking place Tuesday evening, when Air Serbia’s plane — with a flight number of Jou134 — which was launched from the airport-Nikola Tesla in Belgrade towards Moscow — returned to the Serbian capital.

    The plane had already entered deep into European airspace, near the border between Lithuania and Belarus, when the decision to return it was made.

    The Third Public Foundation Prosecutor in Belgrade has confirmed that it will carry out additional verifications regarding this event.

    According to the prosecution’s announcement, a guardian prosecutor had been informed by police that the request for the plane’s return was made after examining the security camera footage.

    From these images it was noted that one of the travelers had passed security checks accompanied by an official from the Agency for Security and Information ( BIA, without prior control.

    A later submitted police report revealed other circumstances: During the transition of one of the travellers to security control, alarm had been activated, but despite that, it had not been further controlled.

    Serbian portal Nova.rs reported that the traveler in question was exactly Aleksandar Vulin.

    The director of Srbijagas, Dusan Bajatovic, and the president of the Serbian People’s Party, Nenad Popovic, were also on the plane.

    Full circumstances of the plane’s return and claims concerning security control remain the subject of verification by Serbian authorities. /Telegraphy/

  • Rokas brings government EC report, constitutional changes remain condition for progress towards European Union

    European Union Ambassador to the country Michalis Rokas will today hand over the European Commission’s Progress Report for 2026 for Northern Macedonia to Prime Minister Hristian Mickoski. A joint press conference is scheduled to take place after the meeting in Government.

    In the published report, the European Commission concludes that Northern Macedonia has made progress in implementing the Reforms’ agenda, but stresses that adoption of constitutional changes remains a necessary condition for continuing the European integration process.

    EU Enlargement Commissioner Marta Kos said the Commission’s goal remains to open the first negotiating group shortly after the conditions are met.

    It is now up to Northern Macedonia, Kos stressed.

    The European Commission’s report for 2026 says no efforts have been made to adopt constitutional changes envisioned by the conclusions of the July 18th 2022 Council, which should include citizens belonging to other nations, including Bulgarians, in the Constitution.

    The European Commission estimates that some progress has been made in judicial reforms, but the independence and financial autonomy of the judiciary continue to be undermined by the interventions of other branches of governance and a serious lack of financial and human resources.

    No progress in fighting corruption has been recorded, and corruption remains widespread and a serious cause for concern. The Commission also stresses that changes to the January 2026 Criminal Code have not eliminated the negative consequences of changes in 2023.

    In the field of democratic institutions, The EC estimates that political polarisation is slowing down the adoption of important reform laws, while in much of the negotiation chapters, progress is limited or completely lacking.

    Notes are also made about pressure on journalists, insufficient human rights protection, and implementation of election recommendations. No progress in the area of freedom of expression has been recorded, and the public broadcasting service and regulatory body continue to face challenges related to financial and administrative autonomy.

    Regarding good neighbourly relations, the European Commission calls for additional efforts to improve dialogue with Bulgaria and consistent implementation of bilateral agreements. The report also notes that members of the government and senior officials occasionally do not use the country’s constitutional name, which could negatively affect relations with Greece.

  • Melania Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë zyrtarë ukrainas dhe rusë

    Melania Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë zyrtarë ukrainas dhe rusë

    Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga Moska dhe Kievi, përpara bisedimeve në Abu Dhabi që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

    Takimi vjen në një kohë kur negociatat kanë ringjallur shpresat për paqe, ndërsa pushtimi i plotë rus i Ukrainës po hyn në vitin e pestë. Afrimi i fundit mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin ka ngritur gjithashtu shqetësime se Shtetet e Bashkuara mund të distancohen nga Kievi.

    Këshilltari i Kremlinit për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, Kirill Dmitriev, dhe ombudsmania për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova, planifikojnë të takohen me Melania Trump të enjten, “nëse realizohen të gjitha përgatitjet logjistike”, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse TASS, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

    Edhe ombudsmani ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, njoftoi se do të takohet me zonjën e Parë amerikane në Uashington, transmeton Telegrafi.

    “Jam nisur drejt Uashingtonit. Na presin takime të rëndësishme. Por, derisa jam rrugës, dua t’ju pyes diçka: Nëse do të mund t’i përcillnit një mesazh të vetëm zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, çfarë do t’i thoshit”, shkroi ai të mërkurën në Facebook.

    Zyra e Melania Trump kishte bërë të ditur më herët se ajo do të bashkonte personalisht në Shtëpinë e Bardhë përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës, dy vende që aktualisht janë në luftë.

    Takimi zhvillohet pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se kishte zhvilluar bisedime “shumë të hollësishme, që zgjatën një orë e gjysmë” me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në prag të takimit të javës së ardhshme në Abu Dhabi. Këto pritet të jenë bisedimet e para mes të tri palëve që nga shkurti.

    Të mërkurën, Zelenskyy i akordoi Melania Trump një dekoratë shtetërore ukrainase, në shenjë vlerësimi për rolin e saj në ndërmjetësimin e një armëpushimi të pjesshëm, i cili mundësoi evakuimin e civilëve nga një qytet nën pushtimin rus.

    “Me këtë dekret, Urdhri i Princeshës Olga, i Klasit të Parë, i akordohet Melania Trump, Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës ukrainase.

    Në arsyetimin e dekoratës përmendet “kontributi i saj i rëndësishëm personal në mbështetjen humanitare për Ukrainën, si dhe angazhimi aktiv në fushën e të drejtave të njeriut dhe veprimtarinë bamirëse”.

    Sipas një deklarate të zyrës së saj, Melania Trump kishte ndërmarrë vetë nismën për të siguruar një armëpushim në Oleshky dhe në zonat përreth të rajonit të Hersonit.

    Zonja e Parë pritej të mbante një fjalim në Shtëpinë e Bardhë të enjten, në orën 11:00 sipas kohës lokale.

    Muajin e kaluar, Melania Trump kishte njoftuar për një armëpushim të lokalizuar mes forcave ukrainase dhe ruse, me qëllim që banorët e Oleshky-t, në frontin jugor, të mund të largoheshin pas disa javësh mungese të ushqimit dhe ilaçeve.

    Ndalimi i rrallë i luftimeve, i respektuar nga të dyja palët, mundësoi çminimin e rrugëve dhe largimin e banorëve drejt Ukrainës ose Rusisë.

    “Ky rezultat shënon një nismë diplomatike të paprecedentë nga ana e një Zonje të Parë amerikane”, thuhej në deklaratën e zyrës së saj.

    Melania Trump është përfshirë gjithashtu në përpjekjet për kthimin e fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi. /Telegrafi/