Category: Lajme

  • Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova

    Aktakuzë ndaj tre personave për fajde dhe manipulim me prova

    Aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda kundër B.K. dhe F.S., ky i fundit në arrati, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, në bashkëkryerje.

    Sipas Prokurorisë, të pandehurit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kishin dhënë hua shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

    Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e detyrimeve, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, ndërsa të dëmtuarve L.S. dhe babait të tij, M.S., u kanë shkaktuar dëm prej 140 mijë eurosh.

    Ndërkaq, aktakuzë është ngritur edhe ndaj H.T., nën dyshimin për veprën penale “Manipulimi me prova”.

    Sipas aktakuzës, në prill të vitit 2024, në Suharekë, H.T. kishte marrë nga M.S. origjinalin e marrëveshjes së huasë ndërmjet B.K. dhe L.S., me pretekstin se do t’ia prezantonte B.K.-së. Megjithatë, pasi ia kishte prezantuar, dyshohet se e kishte shkatërruar dokumentin, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Burimi: RTKLive

  • Qëndronin të armatosur në një kafiteri, arrestohen tre persona në Gjilan

    Qëndronin të armatosur në një kafiteri, arrestohen tre persona në Gjilan

    Tre persona janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli në kafiteri në Gjilan u janë gjetur armë pa leje.

    Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se

    “Më datën 05.11.2026 me dyshimin për armëmbajtje pa leje është realizuar kontrolle tek tre persona të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin duke qëndruar në një kafiteri në qytetin e Gjilanit.

    Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe dhjetë fishekë, një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7×62 mm me një karikator dhe tetë fishekë, një pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe shtatë fishekë dhe një mjet i ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç thuhet të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

    telegrafi.com

    telegrafi.com

    telegrafi.com

  • Rrezik në fshatin Pobërgjë të Deçanit, arusha me të vegjlit e saj zbret afër shtëpive

    Rrezik në fshatin Pobërgjë të Deçanit, arusha me të vegjlit e saj zbret afër shtëpive

    Rritja e pranisë së kafshëve të egra në zonat e banuara po vazhdon të shkaktojë shqetësim dhe frikë për banorët e rajonit të Deçanit.

    Së fundmi, një arushë së bashku me të vegjlit e saj ka zbritur nga malet në fshatin Pobërgjë, duke u afruar krejtësisht pranë oborreve të shtëpive, siç dëshmohet edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.

    Pamjet e kapura gjatë natës shfaqin qartë lëvizjen e kafshëve të egra në afërsi të zonave të banuara, duke ngritur alarmin për sigurinë e qytetarëve.

    Kjo ngjarje pason vëzhgimet dhe fotografimet e mëparshme të arinjve pranë vendbanimeve, çka ka detyruar banorët lokalë të lëshojnë thirrje urgjente për kujdes të shtuar.

    Duke qenë se ky rajon shquhet për pyje dhe se aktualisht është sezoni i mbledhjes së gështenjave, banorët e të gjithë rajonit të Deçanit janë paralajmëruar të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm gjatë lëvizjeve të tyre në zonat pyjore dhe periferike.

    Apeli thekson se qytetarët nuk janë të vetëm në natyrë, pasi prania e arinjve me të vegjël përbën një rrezik potencial direkt për sigurinë fizike, duke kërkuar vigjilencë maksimale nga secili banor. /Telegrafi/

  • Gjigantët anglezë vihen pas sensacionit të Galatasarayt

    Gjigantët anglezë vihen pas sensacionit të Galatasarayt

    Ylli rus i Galatasarayt, Aleksey Batrakov ka përfunduar në radarin e klubeve angleze të cilat duan transferimin e tij në janar ose në verën e 2027.

    Sipas TEAMtalk, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea kanë rritur interesin e tyre për mesfushorin sulmues të Galatasarayt, Aleksey Batrakov, me skautët nga të tre klubet që thuhet se e kanë ndjekur atë në Stamboll të martën.

    21-vjeçari bëri përshtypje në fitoren 2-0 të Galatasarayt ndaj Stuttgartit, duke shënuar të dy golat për të forcuar reputacionin e tij në rritje. Ai ka regjistruar pesë gola dhe tre asistime në nëntë ndeshje si titullar këtë sezon.

    Liverpooli, Manchester City dhe Tottenhami po e monitorojnë gjithashtu mesfushorin sulmues, së bashku me Bayern Munich, RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain.

    Një klauzolë lirimi që besohet të jetë rreth 60 milionë euro mund të lehtësojë një transferim në vitin 2027, megjithëse Galatasaray thuhet se po shqyrton një marrëveshje të re për ta hequr atë. /Telegrafi/

  • Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern

    Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur në një takim Don Kolë Dedajn, udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.

    Gjatë takimit u diskutua për traditën, trashëgiminë shpirtërore dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve që jetojnë në mërgatë, shkruan Telegrafi.

    Po ashtu, u shkëmbyen mendime për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e lidhjeve të mërgatës me atdheun dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër.

    Takimi u fokusua në vazhdimin e bashkëpunimit dhe në rolin që institucionet fetare e përfaqësitë diplomatike mund të kenë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare e kulturore të shqiptarëve në diasporë./Telegrafi/

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” dhe në Varosh

    Ndërpritet furnizimi me ujë në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” dhe në Varosh

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 5 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” dhe në fshatin Varosh.

    Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

    Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet rreth orës 16:00.

    KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/

  • Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

    Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

    Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e 24-rt të saj.

    Përmes sofrës së gurtë të vendosur përballë Kryeministrisë dhe ftesave me mbishkrimin “Dialog”, kreu i qeverisë u ka bërë sërish apel protestuesve që të ulen në tryezën e bisedimeve.

    Protesta e të rinjve vijon mes qëndrimeve të ndryshme të studentëve. Një pjesë e tyre janë rikthyer në auditore, ndërsa një grup i vogël vijon me thirrjen për ndërprerjen e mësimit dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar protestës.

    Edhe një ditë më parë, një grup të rinjsh u mblodhën fillimisht përpara Universitetit Politeknik dhe më pas marshuan drejt fakulteteve të tjera, ku hyn në auditore dhe ndërprenë zhvillimin e mësimit.

    Protestuesit kanë refuzuar deri më tani ftesat e Kryeministrit për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

    Rama është shprehur i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një paketë masash për adresimin e shqetësimeve të tyre. /Telegrafi/


  • Rama reiterates invitation for dialogue with students

    Prime Minister Edi Rama has reiterated today the invitation for dialogue with students and professors attending the protest on her 24th day.

    Through the stone sport set up in front of the prime minister and invitations with the inscription, the head of the government has again appealed to protesters to sit at the negotiating table.

    Young people’s protest follows among the students ‘ differing attitudes. Part of them have returned to the auditoriums, while a small group follows with calls for a break in teaching and mobilizing students to join the protest.

    Even the day before, a group of young people first gathered in front of Polytechnic University and then marched toward other schools, where they entered audiences and interrupted learning.

    Protesters have so far rejected the prime minister’s invitations for dialogue, demanding his resignation.

    Rama has expressed readiness to review any proposals of students and professors, while making it known that the government is preparing a package of measures to address their concerns. /Telegraphy/


  • Gjendet 13-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet 13-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj

    Sipas Policisë, i mituri është gjetur më 5 nëntor, rreth orës 00:15, pasi disa qytetarë e kishin vërejtur pranë një qendre tregtare në Ferizaj dhe e kishin dërguar në stacionin policor.

    Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, 13-vjeçari është vendosur përkohësisht në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

    Policia ka bërë të ditur se trajtimi i rastit po vazhdon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, sipas procedurave ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • Found 13-year-old reported missing at Ferizaj

    According to police, the minor was found on November 5th, about 00:15, after some citizens had observed him near a mall in Ferizaj and sent him to the police station.

    After interviewing by investigators and representatives of the Centre for Social Affairs, the 13-year-old has been temporarily placed in a safe haven until finding a solution from competent institutions.

    Police have indicated that handling the case is continuing in co-operation with relevant institutions, according to legal procedures.

    Source Layer: RTKLive