Category: Lajme

  • Sot mbahet aktivitet simbolik para zyrës së BE-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Sot mbahet aktivitet simbolik para zyrës së BE-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Sot mbahet aktivitet simbolik para zyrës së BE-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Në përvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në orën 12:00 do të mbahet një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe për të shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, ftesë për pjesëmarrje u është drejtuar edhe kryetarëve të komunave dhe administratave komunale, të cilëve u është kërkuar të shprehin solidaritet duke dalë para objekteve komunale në të njëjtën orë./Klankosova.tv

  • Gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dërgojnë në polici

    Gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Ferizaj, qytetarët e dërgojnë në polici

    Është gjetur 13-vjeçari me inicialet I.Q., i cili ishte raportuar si i zhdukur më 1 nëntor, pasi ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale.

    Sipas njoftimit të Policisë, i mituri është gjetur në orët e para të së enjtes, më 5 nëntor rreth orës 00:15, pranë një qendre tregtare në Ferizaj.

    Policia bëri të ditur se disa qytetarë e kishin vërejtur të miturin dhe më pas e kishin dërguar në stacionin policor në Ferizaj.

    Gjetja e tij erdhi pas angazhimit të hetuesve rajonalë, në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në Ferizaj dhe Deçan.

    Pas intervistimit nga hetuesit dhe përfaqësuesit e QPS-së, 13-vjeçari është vendosur për strehim të përkohshëm në një strehimore të sigurt, deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga institucionet kompetente.

    Policia dhe institucionet përkatëse kanë bërë të ditur se po vazhdojnë trajtimin e rastit në përputhje me procedurat ligjore. /Telegrafi/

  • Exclusive This is my property! ) This is the suspect of the attack on the judge during the hearing in the year, grabbed him by the arm and pushed him several times.

    A court hearing for a property dispute in the year has taken a sudden turn when a man, dissatisfied with the judge’s decision, allegedly physically attacked him in the middle of the procedure. Insisting that the property was his own, he allegedly captured the judge’s arm, pressed him, and pushed him several times. The incident has ended with police intervention and the arrest of the suspect.

    The signal newspaper has secured the identity of the person arrested for the case, which took place on Wednesday, November 4th, at around 2: 00 p.m., in the village of Sadivee of the Year.

    Signal sources suggest it is Harrison Ymer, about 40 years old, who allegedly attacked Judge Q.S., from the Constitutional Court at Gjilan branch in the Year.

    At the moment of the incident, the judge was on the ground, where she was holding a session under a controversial procedure regarding a property issue.

    According to information provided by the signal, Ymer was expressing disappointment with a judge’s decision, while the dispute allegedly escalated into physical assault.

    This is my property.

    The suspect allegedly captured the judge by arm, clutching and pushing, while insisting: This is my property! )

    According to signal sources, such actions are allegedly repeated two to three times, until the arrival of police units at the scene.

    After the incident, the judge has received medical treatment and provided medical reports concerning her condition.

    Heion Yemmer arrested, forbidden for 48 hours

    After the police intervention, the State Attorney has been announced in the case, which has ordered the initialisation of the investigation into criminal work HINA against the official person.

    Hermione Ymer has been arrested and, with the prosecution’s decision, a 48-hour ban has been imposed on him.

    Regional investigators in Gjilan, who are working on a full record of the circumstances of the incident, are being taken into account.

    The case remains under investigation, while the suspect’s eventual criminal responsibility will be determined during the procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | “Kjo është prona ime!” – Ky është i dyshuari për sulmin ndaj gjyqtares gjatë seancës në Viti, e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë

    Ekskluzive | “Kjo është prona ime!” – Ky është i dyshuari për sulmin ndaj gjyqtares gjatë seancës në Viti, e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë

    Ekskluzive | “Kjo është prona ime!” – Ky është i dyshuari për sulmin ndaj gjyqtares gjatë seancës në Viti, e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë

    Një seancë gjyqësore për një kontest pronësor në Viti ka marrë një rrjedhë të papritur, kur një burrë, i pakënaqur me vendimin e gjyqtares, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në mes të procedurës. Duke këmbëngulur se prona ishte e tij, ai dyshohet se e ka kapur gjyqtaren për krahu, e ka shtrënguar dhe e ka shtyrë disa herë. Incidenti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të arrestuar për këtë rast, i cili ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 14:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Herion Ymerin, rreth 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar gjyqtaren Q.S., nga Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti.

    Në momentin e incidentit, gjyqtarja ndodhej në terren, ku po zhvillonte një seancë në kuadër të një procedure kontestimore lidhur me një çështje pronësore.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Ymeri ishte shprehur i pakënaqur me një vendim të gjyqtares, ndërsa mosmarrëveshja dyshohet se kishte përshkallëzuar në sulm fizik.

    “Kjo është prona ime!” – momentet kur dyshohet se u sulmua gjyqtarja

    I dyshuari pretendohet se e ka kapur gjyqtaren për krahu, duke ia shtrënguar dhe duke e shtyrë, ndërkohë që këmbëngulte me fjalët: “Kjo është prona ime!”

    Sipas burimeve të Sinjalit, veprimet e tilla dyshohet se janë përsëritur dy deri në tri herë, deri në mbërritjen e njësive policore në vendngjarje.

    Pas incidentit, gjyqtarja ka marrë trajtim mjekësor dhe ka siguruar raport mjekësor lidhur me gjendjen e saj.

    Arrestohet Herion Ymeri, ndalohet për 48 orë

    Pas ndërhyrjes së Policisë, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    Herion Ymeri është arrestuar dhe, me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonalë në Gjilan, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.

    Rasti mbetet nën hetime, ndërsa përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit do të përcaktohet gjatë procedurës.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovari përballet me të paktën pesë vjet burgim në Zvicër, pas aksidentit ku vdiq 27-vjeçarja

    Kosovari përballet me të paktën pesë vjet burgim në Zvicër, pas aksidentit ku vdiq 27-vjeçarja

    Një 30-vjeçar i lindur në Kosovë, po përballet me të paktën pesë vjet burgim në Zvicër, pasi akuzohet për vrasjen eventuale me dashje të pasagjeres së tij, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në korrik të vitit 2023, në Elgg të kantonit të Cyrihut.

    Sipas raportimit të gazetës zvicerane Blick, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 22 korrikut 2023, kur i akuzuari ishte duke drejtuar një veturë të tipit “Seat”, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të papërshtatshme.

    Ai kishte konsumuar disa birra dhe, në momentin kur mori pasagjeren 27-vjeçare në Winterthur, niveli i alkoolit në gjak ishte mbi 0.83 promilë.

    Rreth 20 minuta më vonë, në një kthesë në afërsi të Elggut, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas në një mbrojtëse anësore të rrugës.

    Si pasojë e goditjes, vetura u ngrit rreth 20 metra në ajër dhe përfundoi e përmbysur pranë një traseje hekurudhore, transmeton Telegrafi.

    Shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta, ndërsa pasagjerja, e cila nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë.

    Prokuroria e akuzon 30-vjeçarin për vrasje eventuale me dashje, duke argumentuar se ai kishte marrë përsipër rrezikun e shkaktimit të një aksidenti fatal, pasi kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë.

    Sipas aktakuzës, në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 80 kilometra në orë, ai po voziste me të paktën 88 kilometra në orë, duke tejkaluar shpejtësinë e sigurt për kthesën.

    Në rast të shpalljes fajtor për këtë vepër, ligji zviceran parasheh së paku pesë vjet burgim. I akuzuari rrezikon gjithashtu dëbimin nga Zvicra për një periudhë dhjetëvjeçare.

    Seanca gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Winterthur, rreth tre vjet e gjysmë pas aksidentit tragjik./Telegrafi/

  • Kosovar faces at least five years in prison in Switzerland after the 27-year-old accident

    A 30-year-old born in Kosovo is facing at least five years in prison in Switzerland, after being accused of deliberately killing his passenger, who lost his life in a traffic accident in July 2023, in Elgg in the Cyril canton.

    According to Swiss newspaper report BlackThe accident occurred on the night of July 22, 2023, when the accused was running a type Seat’s car under the influence of alcohol and inadequate speed.

    He had consumed several beers, and by the time he received the 27-year passenger in Winterthur, the level of blood alcohol was over 0.83 billion.

    About 20 minutes later, at a bend near Elgg, the driver lost control of the vehicle, took the opposite lane, and crashed into a side guard on the road.

    As a result of the shock, the car rose about 20m in the air and ended up turned upside down by a railway bag, broadcast Telegragraphy.

    The driver suffered only minor injuries, while the passenger, who had not placed his seat belt, lost his life at the scene as a result of severe head injuries.

    The prosecution accuses the 30-year-old man of deliberate eventual murder, arguing that he had taken the risk of causing a fatal accident after driving the vehicle drunk and at high speed.

    According to the indictment, in a segment where the allowed speed was 80 miles per hour [80 km], it was driving at least 88 miles [88 km] an hour, exceeding the safe speed for the turn.

    In the event of conviction for this work, Swiss law envisions at least five years in prison. The accused also risks being expelled from Switzerland for a ten-year period.

    The trial hearing is being held at the Winter District Court about three and a half years after the tragic accident./Telegraphy/

  • Ekskluzive | Këta janë dy të dyshuarit që grushtuan shoferin e “Barileva Trade” në Obiliq, gjithçka nisi për udhëtarët

    Ekskluzive | Këta janë dy të dyshuarit që grushtuan shoferin e “Barileva Trade” në Obiliq, gjithçka nisi për udhëtarët

    Ekskluzive | Këta janë dy të dyshuarit që grushtuan shoferin e “Barileva Trade” në Obiliq, gjithçka nisi për udhëtarët

    Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e dy personave që dyshohet se sulmuan fizikisht një shofer të kompanisë “Barileva Trade” në stacionin e autobusëve në Obiliq, pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se lidhej me konkurrencën për udhëtarë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Avni Tërhollin, rreth 29-vjeçar dhe Bislim Thaqin, rreth 32-vjeçar, të cilët janë arrestuar nga Policia pas denoncimit të rastit.

    Sinjali mëson se personi që raportoi sulmin është F.S, rreth 42-vjeçar, shofer i kompanisë “Barileva Trade”, i cili në momentin e incidentit nuk ishte në detyrë.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 08:30, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

    Sipas informacioneve fillestare, përplasja dyshohet se ka nisur për shkak të marrjes së udhëtarëve dhe ndërhyrjes në oraret e linjave të autobusëve. Shoferë të kompanisë “Kastrioti” dyshohet se kishin marrë udhëtarë që pritej të udhëtonin me autobusët e “Barileva Trade”.

    Pas arrestimit, Tërholli dhe Thaqi janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të Prokurorisë së Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive These are the two suspects who punched Barileva Trade’s driver in Obilic, it all started for travellers.

    The signal newspaper has exclusively learned the identity of two people suspected of physically assaulting a company’s driver, Barileva Tradeı, at the bus station in Obilic, following an alleged dispute with competition for travelers.

    Signal sources suggest that it is Avni Tarholl, about 29-year-old and Bislim Thaci, about 32-year-olds who were arrested by police after the case was denounced.

    The signal teaches that the person reporting the attack is F. S, about 42-year-old, company driver Barileva Tradeı, who was off duty at the moment of the incident.

    The event took place on Wednesday, November 4th, about 08:30, on the street of Hasan Pristina in Obilic.

    According to initial information, the crash is suspected to have been initiated due to the capture of travelers and interventions at bus lines. Company drivers suspected of taking passengers who were expected to travel by the buses of Barileva Trade.

    After the arrest, Tarholl and Thaci have been interviewed by law enforcement agencies, while with State Prosecutor’s decision they have been detained for 48 hours.

    The case has been initiated for the criminal work, a slight bodily launch, while investigations into the full extent of the circumstances are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KEDS paralajmëron se në cilat zona s’do të ketë rrymë sot

    KEDS paralajmëron se në cilat zona s’do të ketë rrymë sot

    KEDS paralajmëron se në cilat zona s’do të ketë rrymë sot

    KEDS ka njoftuar se të enjten, më 5 nëntor 2026, do të realizohen punime në rrjetin elektrik, me qëllim të mirëmbajtjes dhe rritjes së sigurisë së sistemit energjetik.

    Për shkak të këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

    Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Orllani (kodi: 14015002) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti. Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10[kV].

    Punime në projekte investive

    Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 09:00 deri në orën 18:00 Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Punime në rrjet.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollës anije, montimi i izolatorëve etj. Energjizimi i TS-së nuk do të bëhet deri pas rregullimit të të gjithë dokumentacionit.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Klina do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J11 Klinavci (kodi: 52000002) nga ora 08:00 deri në ora 14:00. Vendet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë, Rudica. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i defekteve të gjetura me dron.

    Prizren

    Nga NS 35/10 [kV] Zhuri do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J07 Gorozhupi Dobrusht (kodi: 30035008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Vendet: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i defekteve të gjetura me dron.

    Nga NS 35/10[kV] Dikanca do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J05 Radesha (kodi: 30037006) nga ora 10:00 deri në ora 15:00. Vendet: Fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh. Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të gjetura me dron.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J14 Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri në orën 15:30 Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave të TM.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Bablaku (kodi: 41000001) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Fshatrat: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mirash, Prelez i Muhaxherëve (një pjesë), Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Trim (Tërni). Arsyeja: Energjizimi i segmentit të fshatit Mirash.

    Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J02 Kosharja (kodi: 41046005) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Gllavicë, Koshare, Lagjja e Salihajve (një pjesë) dhe Lubovci. Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve nga droni.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Martiraj (kodi: 73000009) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Rrugët: Bahri Kuqi, Ismajl Qemajli (një pjesë). Fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skroma, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Nga NS 110/10[kV] Skenderaj do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:00 deri në orën 16:00 Vendet: Fshatrat: Açarevë, Burojë, Burojë – Lagjja: Beqani, Duraku, Haliti, Hoti, Kastrati, Man Hajdini, Shala, Thaqi dhe te Xhamia, Izbicë (një pjesë), Klladernicë (një pjesë), Klinë e Ulët (një pjesë), Kopiliç, Kopiliç – Lagjja: Marinëve, Hatalaku, Kadrija, Kuqani, Smaka dhe Veseli, Kopiliç i Epërm, Kopiliç i Poshtëm, Turiçevc, Turiçevc – Lagjja: Abazi, Ali Obrija, Halimi, Hoti dhe Lutani, Llaushë, Rakinicë (një pjesë), Resnik (një pjesë) dhe Vojnik. Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe i një segmenti të linjës së re, Projekti Turiqefci.

    Nga NS 110/10[kV] Vushtria 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Tregu i Blertë (kodi: 73000002) nga ora 10:00 deri në orën 11:00 Vendet: Shtëpia e Mallrave, Kalaja, Posta Vushtrri, Isuf Zhegrova (banesat), TSB, Ariani Company, Sami Ferizi te Çerdhja, Përparimi, TSM-Nr. 3. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    Gjakovë

    Punime nga pala e tretë

    NS 35/10[kV] Gjakova I Nga dalja 10[kV] Beci do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 13:00 NS 10/0.4[kV] Burim Mirakaj Axians Software Development Consulting LL-C (kodi: 80080010291) Vendet: Burim Mirakaj Axians Software Development Consulting LL-C. Arsyeja: Rregullimi i ormanit 0.4 kV sipas projektit të aprovuar.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10kV Vitia (H06) do të ndërpritet: NS 35/10kV Kllokoti (H04) me kod: 610650 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10[kV] prej orës 10:30 deri në ora 15:30. Vendet: Fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik, Kllokot, Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Gjylekar, Kllokot (një pjesë), Radivojc dhe Remnik, Mogillë. Rrugët: Viti-Kllokot (një pjesë), Preshevës (një pjesë) dhe Fabrika e ujit në Zonën Industriale, konsumatorë komercialë dhe Shtëpia e Shëndetit në Viti, Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti, F. Jeta, Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

    Arsyeja: Kyçja e kabllove hyrëse të TM, energjizimi i transformatorit energjetik TR3.

    Burimi: Insajderi

  • “Sofra e Gurtë” me mesazhin “dialog”, Rama tenton sërish afrimin me studentët (VIDEO)

    “Sofra e Gurtë” me mesazhin “dialog”, Rama tenton sërish afrimin me studentët (VIDEO)

    “Sofra e Gurtë” me mesazhin “dialog”, Rama tenton sërish afrimin me studentët (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe një herë ftesën për dialog drejtuar studentëve që prej javësh protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

    Edhe këtë të enjte, para godinës së kryeministrisë është vendosur e ashtuquajtura “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, transmeton Klankosova.tv.

    Pamjet e tryezës prej guri Rama i ka publikuar në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me mesazhin e shkurtër “Mirëmëngjes”, në një tjetër përpjekje për t’i ftuar studentët në bisedime.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e studentëve dhe pedagogëve, si dhe të shqyrtojë propozimet e tyre përmes dialogut./Klankosova.tv