Category: Lajme

  • Parlamentarët mblidhen sot, çka pritet të ndodhë?

    Parlamentarët mblidhen sot, çka pritet të ndodhë?

    Parlamentarët mblidhen sot, çka pritet të ndodhë?

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

    Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të këtyre komisioneve për Legjislaturën XI.

    Në këtë seancë është paraparë edhe shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, ndërsa më pas do të zhvillohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    RENDI I DITËS

    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

    Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,

    Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

  • Ditë e ftohtë në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 8°C

    Ditë e ftohtë në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 8°C

    Ditë e ftohtë në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 8°C

    Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 8°C, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

  • Presidentja pret në takim kryediplomatin zviceran

    Presidentja pret në takim kryediplomatin zviceran

    Presidentja pret në takim kryediplomatin zviceran

    Presidentja Justina Shiroka Pula, do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis.

    Sipas njoftimit, takimi pritet të mbahet në ora 11:00.

    Pas takimit pritet të ketë vetëm komunikatë për media, ndërsa nuk është paralajmëruar konferencë me gazetarë. /Klankosova.tv

  • Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe dialogu me Serbinë

    Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe dialogu me Serbinë

    Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet nga 4 deri më 6 nëntor.

    Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e integrimit evropian dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

    Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

    Në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e arritur në kuadër të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

    Një tjetër çështje me rëndësi pritet të jetë mbështetja e Zvicrës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Agjenda e ministrit zviceran përfshin edhe një vizitë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ku Zvicra kontribuon që nga viti 1999 përmes kontingjentit të saj SWISSCOY.

    Cassis, i cili aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të vizitojë gjithashtu misionet e kësaj organizate në Kosovë për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe sfidat e tyre në terren.

    Autoritetet zvicerane kanë theksuar se vizita riafirmon lidhjet e ngushta ndërmjet Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë forcuar ndër vite edhe falë diasporës së madhe nga ky rajon që jeton në Zvicër.

    Në takimet e parapara pritet të theksohet rëndësia e dialogut, trajtimit të së kaluarës dhe garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në rajon. /Telegrafi/

  • Como hyn në histori të Ligës së Kampionëve pas fitores shkatërruese ndaj Lensit

    Como hyn në histori të Ligës së Kampionëve pas fitores shkatërruese ndaj Lensit

    Skuadra italiane, Como barazoi rekordin e Liverpoolit dhe Real Madridit për fitoren më të thellë në histori të garës, ndërsa u bë ekipi i parë mysafir që shënon nëntë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

    Como ka hyrë në librat e historisë së Ligës së Kampionëve, duke regjistruar një prej fitoreve më të mëdha që ka njohur ndonjëherë gara më prestigjioze evropiane për klube.

    Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas ka shkatërruar Lensin me rezultat të pabesueshëm 1-9 në udhëtim, duke barazuar rekordin historik për fitoren më të thellë në Ligën e Kampionëve, me diferencë prej tetë golash.

    Me këtë rezultat, Como barazoi dy fitoret më të thella të regjistruara më parë në këtë garë. Liverpooli kishte mposhtur Besiktasin me rezultat 8-0 në vitin 2007, ndërsa Real Madridi kishte shkatërruar Malmon me të njëjtin rezultat në vitin 2015.

    Megjithatë, skuadra italiane vendosi një rekord të veçantë, pasi u bë ekipi i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon nëntë gola në një ndeshje si mysafir. Vetëm Bayern Munichu kishte arritur më parë të shënonte nëntë gola në një takim, në fitoren 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit në vitin 2024.

    Protagonisti kryesor i kësaj mbrëmjeje ishte Tasos Douvikas, i cili realizoi het-trik, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe Matteo Papaccioli.

    Fitorja ndaj Lensit është një tjetër dëshmi e kampanjës mbresëlënëse të Comos në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e Fabregasit po vazhdon të befasojë Evropën. /Telegrafi/

  • Fishekë për miletin naiv: ja një shembull i mashtrimit nga ana e Qeverisë së Kosovës

    Fishekë për miletin naiv: ja një shembull i mashtrimit nga ana e Qeverisë së Kosovës

    Para dy vjetësh u tha se në fshatin Jahoc të Gjakovës do të hapej një fabrikë për prodhimin e municionit. Para një viti u tha se në fshatin Jahoc të Gjakovës do të hapej një fabrikë për prodhimin e municionit dhe se plumbat e parë «Made in Kosova» do të prodhoheshin deri në fund të vitit 2026. Jemi në fund të vitit 2026 – në vend të plumbave kemi përralla. Pse rren kjo qeveri?

    Më 27 nëntor 2025, eksponentë të Qeverisë së Kosovës, me tupanë e me brohoritje, premtuan se fabrika për prodhimin e municioneve në fshatin Jahoc të Gjakovës do t’i nxirrte në treg municionet e para deri në fund të vitit 2026. Ky vit i shkretë është afër fundit. Kanë mbetur më pak se dy muaj. E fabrika? Po municioni? S’janë askund, s’duken askund, nuk shihet asnjë gjurmë. Kështu njofton «Koha Ditore». Tash militantët e Vetëvendosjes le t’i pështyjnë duart e të nisin një seri sulmesh kundër gazetarëve – këtyre armiqve të shtetit dhe të prosperitetit.

    Procedurat për ndërtimin e fabrikës filluan më 2024. Më 2025 u tha se «hapësira prej më shumë se 100 hektarësh në këtë fshat afër qytetit të Gjakovës do të shndërrohet në zonë industriale dhe do të shërbejë për prodhimin e municionit për ushtri e polici, pasi Qeveria në detyrë ka marrë vendim në mbledhjen e së enjtes për t’i shpronësuar për këtë destinim pronat e ish-kombinatit Ereniku». Hajde mashalla!

    Gazetarja e «Kohës Ditore», Valbona Bytyçi, profesioniste dhe e vëmendshme, tani ka shtruar pyetjen më normale gazetareske: çka u bë me fabrikën për të cilën kam shkruar vitin e kaluar? U ndërtua? Ku janë fishekët? Ajo ka shkuar në vendin e ngjarjes, në fshatin Jahoc. Me vete kishte edhe këtë informatë: «…më 13 shtator, në ekspozenë e tij si mandatar për kryeministër, (Albin) Kurti deklaroi se ‘prodhimi i municionit është paraparë të nisë brenda vitit 2026’».

    Vetëm nëse fishekët i prodhon inteligjenca artificiale ose nëse fabrika është ndërtuar nën sipërfaqen e tokës, sepse, sipas «Kohës Ditore», «të mërkurën u panë kamionë e eskavatorë duke lëvizur dheun nga një pjesë në tjetrën, ndonëse qasja për të parë nga afër punimet që këto makineri kryenin nuk qe e mundur».

    Kur ndërtojnë fabrika të paqena, zyrtarët e kësaj qeverie nuk i lënë gazetarët të afrohen. Ama premtimet i kanë të bukura këta qeveritarët e Kosovës. «Mund të them që në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë», tha një anëtar i Qeverisë së Kosovës më 27 nëntor 2025.

    Por krejt çka ka ndodhur ndërkohë është një lëvizje e dheut. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se «mbetemi të përkushtuar» për realizimin e projektit. Sa i përket përkushtimit, kjo qeveri është kampione botërore. Realizimi çalon pak, por kush e këqyr për pak.

    Nuk po e këqyrim për pak as këtë fakt: më 2018, para tetë vjetësh, nisi ndërtimi i autostradës për Gjilan, por ende nuk ka përfunduar as segmenti i parë, Banullë–Bresalc, prej 22,31 kilometrash. Lexoni mirë: tetë vjet – as 22 kilometra. Gjashtë qeveri nuk e kanë përfunduar, por prej tyre më së gjati në pushtet ka qenë qeveria e Vetëvendosjes. Qeveria e fjalëve të mëdha dhe e dembelisë epokale.

    Projekti i plotë deri te Dheu i Bardhë parashihet të ketë 47,1 kilometra. Sipas raportimit të fundit të Radios Evropa e Lirë, më 27 tetor 2026, deri në fund të vitit 2025 ishin shpenzuar rreth 50,2 milionë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e parashikuar në buxhetin e vitit 2026 është 183,7 milionë euro. Milionat parashihen, planifikohen, disa digjen, harxhohen, zhduken, avullohen, ama autostrada nuk është askund. Arsyetimet janë këto: gabime në projektim dhe rrëshqitje të dheut. (Nuk e kanë ditur që autostrada shtrohet mbi dhe, kanë menduar se shtrohet në hava.) Një problem tjetër: shpronësimet e papërfunduara. Probleme të tjera: zvarritja e punimeve dhe ndërprerja e kontratave. Plus: dobësi në mbikëqyrje dhe parregullsi në pagesa. Holy shit! Do të thoshte ndonjë zëdhënës i Gjeneratës Z.

    Sipas Radios Evropa e Lirë, ish-ministri Liburn Aliu ka përmendur edhe pandeminë dhe shtrenjtimin e materialeve pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë si faktorë që vështirësuan zbatimin e kontratave të lidhura me çmime më të hershme. E gjetëm fajtorin: Vlladimir Putini e ka bllokuar ndërtimin e autostradës për në Gjilan.

    Për rajonin e Anamoravës nuk duhet pasur mëshirë fare. Ka dërguar në Prishtinë deputetë të paaftë, të cilët në Kuvendin e Kosovës janë keqpërdorur vetëm si «shtazë për votim» – tingëllon tragjike, por është e vërtetë.

    Të kthehemi pak në botën e fantazisë: Hasan Hyseni, mërgimtar me banim në Zürich, me origjinë nga fshati Muçibabë, do të vijë në Kosovë për festat e Vitit të Ri, bashkë me kushërinjtë e tij nga fshati Muçivërc. Që tani kanë filluar të gëzohen të gjithë: kur të kalojnë nëpër autostradën e re për në Gjilan, më 31 dhjetor 2026, do t’i nxjerrin alltitë e reja dhe do të shtijnë në ajër me fishekët e prodhuar në fshatin Jahoc të Gjakovës. Gëzuar Vitin e Ri!

  • Mbrëmje e çmendur në Champions: Shënohen plot 44 gola – Como shkatërron Lensin, triumfojnë City e Real Madridi

    Mbrëmje e çmendur në Champions: Shënohen plot 44 gola – Como shkatërron Lensin, triumfojnë City e Real Madridi

    Mbrëmje e çmendur në Champions: Shënohen plot 44 gola – Como shkatërron Lensin, triumfojnë City e Real Madridi

    Nëntë përballjet e mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampionëve kanë dhuruar një spektakël të vërtetë futbolli, ku rrjetat u tundën plot 44 herë, me një mesatare mbresëlënëse prej pothuajse pesë golash për ndeshje.

    Vëmendjen kryesore dhe ballinat e mediave sportive i mori skuadra italiane Como, e cila arriti një fitore historike dhe të pabesueshme në udhëtim kundër Lensit, duke e mposhtur me shifrat astronomike 1:9. Kjo paraqitje e çmendur e italianëve u shënua si një nga fitoret më të thella dhe më spektakolare të këtij edicioni.

    Përballje me mjaft rivalitet dhe gola pati edhe në Gjermani, ku Manchester City mori tri pikë të mëdha në udhëtim ndaj RB Leipzig me rezultat 2:3. Me të njëjtin rezultat 2:3, Real Madridi triumfoi si mysafir ndaj AEK Athinës, ndërsa Arsenali arkëtoi pikët e plota në Pragë duke mposhtur Slavia Pragën me shifrat 1:2.

    Ndeshje dramatike u zhvillua edhe në Stamboll, ku Fenerbahçe arriti të shkaktojë befasi duke e mposhtur me përmbysje Liverpoolin me rezultat 3:2.

    Në sfidat e tjera të mbrëmjes:

    Porto dominoi në shtëpi duke e mposhtur shkatërrueshëm Napolin me rezultat 4:1.

    Viking realizoi fitore bindëse 4:1 ndaj Sabah FC.

    Borussia Dortmund triumfoi para tifozëve të vet kundër Real Betis me rezultat 2:1.

    Club Brugge mori një fitore të rëndësishme në udhëtim te PSV-ja me rezultat 1:2.

    Mbrëmja e djeshme në elitën e futbollit evropian do të mbahet mend gjatë për efikasitetin e lartë para portave dhe dominimin absolut të Comos që arriti suksesin e vitit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive| “Kjo është prona ime!” – gjyqtarja sulmohet gjatë seancës në terren në Viti, 40 vjeçari dyshohet se e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë, përfundon në pranga

    Ekskluzive| “Kjo është prona ime!” – gjyqtarja sulmohet gjatë seancës në terren në Viti, 40 vjeçari dyshohet se e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë, përfundon në pranga

    Ekskluzive| “Kjo është prona ime!” – gjyqtarja sulmohet gjatë seancës në terren në Viti, 40 vjeçari dyshohet se e kapi për krahu dhe e shtyu disa herë, përfundon në pranga

    Një seancë gjyqësore për një kontest pronësor në Viti është shndërruar në incident të rëndë, ku cak i sulmit dyshohet se ka qenë vetë gjyqtarja që po zhvillonte procedurën. I pakënaqur me një vendim gjyqësor, një burrë dyshohet se e ka kapur gjyqtaren për krahu, e ka shtrënguar dhe e ka shtyrë disa herë, duke këmbëngulur se prona ishte e tij. Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyshuarit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 14:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë.

    Në atë kohë, gjyqtarja Q.S, nga Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti, po zhvillonte një seancë në terren në kuadër të një procedure kontestimore.

    Sinjali mëson se personi i dyshuar për sulmin është H.Y., rreth 40-vjeçar, i cili, sipas informacioneve të siguruara, ishte shprehur i pakënaqur me një vendim të gjyqtares.

    E kapi për krahu dhe e shtyu, duke këmbëngulur se prona ishte e tij

    Situata dyshohet se është përshkallëzuar gjatë zhvillimit të seancës, kur H.Y e ka kapur gjyqtaren për krahu dhe e ka shtrënguar, duke e shtyrë fizikisht.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, veprimi është përsëritur dy deri në tri herë, ndërsa i dyshuari këmbëngulte me fjalët: “Kjo është prona ime!”

    Incidenti ka vazhduar deri në mbërritjen e njësive policore në vendngjarje.

    Gjyqtarja ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka siguruar raport mjekësor pas sulmit të raportuar.

    Arrestohet i dyshuari, ndalohet për 48 orë

    Pas ndërhyrjes së Policisë, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

    Me vendim të Prokurorisë, Herion Ymeri është ndaluar për 48 orë, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore po zhvillohen nga Hetimet Rajonale në Gjilan.

    Rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit mbeten për t’u përcaktuar gjatë procedurës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive This is my property! The judge is attacked during the ground hearing in the year, 40-year-old allegedly took him by arm and pushed him several times, ends up in handcuffs.

    A court hearing for a property dispute in the year has turned into a serious incident, where the target of the attack allegedly was the judge himself conducting the procedure. Frustrated with a judicial ruling, a man allegedly captured the judge by his arm, pressed him, and pushed him several times, insisting that the property was his own. The event has ended with police intervention and the arrest of the suspect.

    Signal Journal sources suggest that the incident occurred on Wednesday, November 4th, at around 2: 00 p.m., in the village of Sadivee of the Year.

    At that time, Judge Q. S, from the Constitutional Court in Gjilan é branch in the Year, was holding a field hearing under an contrary procedure.

    The signal teaches that the suspected person for the attack is H.Y., about 40-year-old, who, according to information provided, had voiced dissatisfaction with a judge’s decision.

    He grabbed his arm and pushed him, insisting that his property was his own

    The situation is suspected to have escalated during the session’s development, when H.Y. has captured the arm judge and tightened him, physically pushing him.

    According to information provided by the signal, the action has been repeated two to three times, while the suspect insisted with the words: This is my property! )

    The incident has continued until the arrival of police units at the scene.

    The judge has sought medical assistance and provided medical reports after the reported attack.

    Arrested suspect, forbidden for 48 hours

    After the police intervention, the State Attorney has been announced in the case, which has directed the initiative of investigations into criminal activity HINA towards the official person.

    At the prosecution’s decision, Harrison Ymer has been detained for 48 hours, while further investigative actions are being conducted by Regional Investigations in Gjilan.

    Full circumstances of the incident and eventual criminal responsibility and suspects remain to be determined during the procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Crazy evening in Champions: Marked in 44 goals ? Cosmo destroys Lance, triumphs City and Real Madrid

    The nine encounters of yesterday’s evening in the Champions League have donated a real football show, where the nets were shaken full of 44 times, with an impressive average of almost five goals per match.

    Italian Como, which won a historic and incredible victory on the journey against Lance, took top attention and sports media covers, defeating him with astronomical figures 1:9. This insane presentation of the Italians was marked as one of the deepest and most spectacular victories of this edition.

    Facing a lot of rivalry and goals also took place in Germany, where Manchester City took three major points on the trip to RB Leipzig with a score of 2:3. With the same score of 2:3, Real Madrid triumphed as guests to AEK Athens, while Arsenal collected full scores in Prague, defeating Slavia Prague with figures of 1:2.

    Dramatic matches took place in Istanbul, where Fenerbahce managed to cause surprise by defeating Liverpool with a score of 3:2.

    On other challenges at night:

    Porto dominated the house by crushing Naples by 4:1.

    Vikings made a 4:1 convincing victory over Sabah FC.

    Borussia Dortmund triumphed in front of his fans against Real Batis with a score of 2:1.

    Club Brugge won an important victory on the journey to the SPV with a score of 1:2.

    The evening of yesterday’s European football elite will be long remembered for the high efficiency in front of the gates and absolute domination of Cosmo that achieved the success of the year.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal