Category: Lajme

  • “Luftë” për udhëtarë mes kompanive të autobusëve në Obiliq – shoferi i “Barileva Trade” sulmohet në stacion, arrestohen dy të dyshuar

    “Luftë” për udhëtarë mes kompanive të autobusëve në Obiliq – shoferi i “Barileva Trade” sulmohet në stacion, arrestohen dy të dyshuar

    “Luftë” për udhëtarë mes kompanive të autobusëve në Obiliq – shoferi i “Barileva Trade” sulmohet në stacion, arrestohen dy të dyshuar

    Gara për udhëtarë mes kompanive të transportit dyshohet se ka përfunduar me grushte në Obiliq. Një shofer i kompanisë “Barileva Trade” ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në stacionin e autobusëve, ndërsa shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë marrja e udhëtarëve dhe ndërhyrja në orarin e linjave të autobusëve. Rasti ka përfunduar me arrestimin e dy personave.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 08:30, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

    Personi që ka denoncuar sulmin është F.S., rreth 29-vjeçar, shofer i kompanisë “Barileva Trade”, i cili në momentin e incidentit nuk ishte në detyrë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Sadiku ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga dy persona në stacionin e autobusëve.

    Burimet e Sinjalit zbulojnë se të dyshuarit janë A.T., rreth 42-vjeçar dhe B.Th., rreth 32-vjeçar.

    Përplasja dyshohet se nisi për oraret dhe udhëtarët

    Në qendër të mosmarrëveshjes dyshohet të ketë qenë konkurrenca për udhëtarë ndërmjet kompanive të transportit.

    Sipas informacioneve fillestare, shoferë të kompanisë “Kastrioti” dyshohet se kishin ndërhyrë në itinerarin e autobusëve, duke marrë udhëtarë që pritej të udhëtonin me autobusët e “Barileva Trade”.

    Kjo situatë dyshohet se ka nxitur konfliktin që përfundoi me sulmin e raportuar ndaj F.S.

    Megjithatë, rrethanat e plota të mosmarrëveshjes dhe përgjegjësia eventuale e personave të përfshirë mbeten për t’u sqaruar gjatë hetimeve.

    Dy të arrestuar, ndalohen për 48 orë

    Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arrestuar dy personat e dyshuar.

    A.T dhe B.Th janë intervistuar dhe, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tyre është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shëndeti mendor i fëmijëve në Kosovë, raporti i UNICEF-it ngre alarmin – këto janë të dhënat shqetësuese

    Shëndeti mendor i fëmijëve në Kosovë, raporti i UNICEF-it ngre alarmin – këto janë të dhënat shqetësuese

    Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është një nga çështjet shëndetësore më të lëna pas dore në nivel global dhe vazhdon të mos marrë prioritetin e duhur.

    Vlerësohet se 10–20 për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve përjetojnë probleme të shëndetit mendor dhe se rreth gjysma e të gjitha çrregullimeve të shëndetit mendor te të rriturit fillojnë deri në moshën 14 vjeçare.

    Kështu thuhet në një raport të UNICEF-it lidhur me gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve në mbarë botën.

    Por, të mërkurën në një tryezë diskutimi organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me UNICEF-in lidhur me shëndetin mendor të fëmijëve në Kosovë u paraqitën statistika shqetësuese për shëndetin mendor të fëmijëve, referuar një raporti tjetër të UNICEF-it që ka të bëjë me Kosovën, e që është publikuar në gusht të këtij viti.

    Referuar këtij raporti u tha se përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në 10% në vitin 2024.

    Por, çka thuhet tjetër në raportin “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe atyre psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”?

    Raporti evidenton sfidat në rritje të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, përfshirë ankthin, depresionin, shqetësimin emocional dhe traumën, si dhe boshllëqet e rëndësishme në qasjen në shërbime mbështetëse.

    Gjetjet tregojnë se, ndonëse shërbimet ofrohen në disa sektorë, sistemet e mbështetjes mbeten të fragmentuara dhe qasja në to nuk është e barabartë. Kjo është veçanërisht e theksuar për fëmijët nga grupet e cenueshme dhe për ata që jetojnë jashtë zonave të mëdha urbane.

    Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, me më shumë se 423,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë.

    Në këtë raport të UNICEF-it thuhet se ky profil demografik krijon një mundësi të madhe për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por njëkohësisht u vë institucioneve një detyrim të qartë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Një fëmijë i lindur sot në Kosovë pritet të arrijë vetëm 57 për qind të potencialit të vet, kryesisht për shkak të kufizimeve në shëndetësi dhe arsim. Varfëria, papunësia, pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës dhe përqindja e lartë e të rinjve që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim krijojnë trysni strukturore që prek fëmijët, familjet dhe komunitetet.

    Më tej thuhet se fëmijët dhe adoleshentët në Kosovë rriten në një kontekst ku ndërthuren rreziqe të shumta. Dëshmitë në dispozicion tregojnë nivele të larta të shqetësimit emocional, ankthit, disponimit të ulët, simptomave të lidhura me traumën, përdorimit të substancave, rreziqeve digjitale, bullizmit dhe dhunës në shkolla e në shtëpi.

    Fëmijët nga grupet e cenueshme, duke përfshirë fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, fëmijët me aftësi të kufizuara, ata që jetojnë në zona rurale ose në familje me të ardhura të ulëta, fëmijët e prekur nga migrimi ose riatdhesimi dhe fëmijët nga komunitetet e tjera pakicë, preken në mënyrë joproporcionale dhe përballen me pengesa shtesë për sigurinë, përfshirjen dhe qasjen në shërbimet thelbësore.

    Tutje thuhet se këto sfida vënë në pah rëndësinë që të sigurohet që shërbimet e shëndetit mendor dhe shërbimet psikosociale të jenë të qasshme, të barabarta dhe t’u përgjigjen nevojave të ndryshme të fëmijëve dhe adoleshentëve.

    “Për ta kuptuar më mirë kapacitetin e sistemeve ekzistuese në adresimin e këtyre nevojave, UNICEF-i porositi hartëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe të shërbimeve psikosociale për fëmijët dhe adoleshentët në Kosovë, i cili u realizua në partneritet me Institutin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Qëllimi i hartëzimit ishte të vlerësonte shkallën e përgatitjes së sistemeve ekzistuese për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve dhe adoleshentëve, të identifikonte boshllëqet dhe pabarazitë në shërbime, si dhe të propozonte prioritete praktike për një përgjigje më koherente dhe shumësektoriale në fushën e Mbështetjes për Shëndetin Mendor dhe Mirëqenien Psikosociale (MSHMMPS)”, thuhet më tej.

    Gjetjet kryesore për nevojat dhe rreziqet

    Hartëzimi konfirmon një barrë të lartë dhe në rritje të shqetësimeve të shëndetit mendor dhe atyre psikosociale te fëmijët dhe adoleshentët në Kosovë.

    Referuar këtij raporti të UNICEF-it dëshmitë në dispozicion tregojnë nivele të konsiderueshme të ankthit, depresionit, ankesave somatike dhe simptomave të ndërlidhura me traumën te adoleshentët, ku nivele më të larta të shqetësimit raportohen te vajzat, të rinjtë që jetojnë në varfëri dhe fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës në familje ose në shkollë.

    Kosova gjithashtu mbart një trashëgimi të pasluftës, me dëshmi të transmetimit të traumës ndër breza nga prindërit te fëmijët.

    Kjo e bën shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve jo vetëm çështje klinike, por edhe një shqetësim më të gjerë shoqëror dhe zhvillimor.

    Një nga gjetjet më urgjente ka të bëjë me mendimet dhe tentativat për vetëvrasje te nxënësit e moshës 15 dhe 16 vjeç, të cilat janë rritur ndjeshëm përgjatë cikleve të Projektit Evropian të Anketave në Shkolla për Alkoolin dhe Drogat e tjera (ESPAD), ku tentativat për vetëvrasje të vetëraportuara në mesin e nxënësve në Kosovë u rritën nga 3.4 për qind në vitin 2011 në 10.0 për qind në vitin 2024.

    “Këto prirje dëshmojnë nevojën për parandalim më të fortë, identifikim të hershëm, reagim ndaj krizave dhe mbikëqyrje të vetëvrasjeve. Aktualisht, Kosova nuk ka një sistem unik regjistrimi e monitorimi të vetëvrasjeve, i cili mund të ofrojë të dhëna të besueshme dhe të ndara sipas moshës për vdekjet nga vetëvrasja te adoleshentët, tentativat për vetëvrasje, faktorët e rrezikut dhe kontaktet me shërbimet”, thuhet në raport.

    Rreziqet janë të pranishme në gjithë ekologjinë sociale të fëmijës.

    Në nivel të familjes, disiplina e dhunshme, dhuna në familje, komunikimi i dobët, migrimi i prindërve, vështirësitë ekonomike dhe trauma e prindërve shtojnë cenueshmërinë, ndërsa marrëdhëniet e qëndrueshme dhe kohezive familjare mbeten faktorë të fuqishëm mbrojtës.

    Në nivel të shkollës, bullizmi, dhuna nga bashkëmoshatarët e personeli, ngarkesa shkollore, krahasimi shoqëror dhe përfshirja jokonsistente e fëmijëve me aftësi të kufizuara e minojnë mirëqenien.

    Në nivel të komunitetit, stigma, diskriminimi, martesa e fëmijëve, puna e fëmijëve, migrimi dhe qasja e dobët në shërbime shtojnë rrezikun për fëmijët tashmë të margjinalizuar.

    Mjediset digjitale janë shndërruar në një burim shtesë shqetësimi, ku prindërit dhe fëmijët raportojnë bullizëm kibernetik, përmbajtje të dëmshme, kontakte të pasigurta në internet, llogari të rreme, imazhe të ndryshuara në mënyrë digjitale dhe prirje të internetit që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në jetën reale.

    Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU. /Telegrafi/

  • Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi

    Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi

    Aktori amerikan Chris Pratt zbuloi në rrjetet e tij sociale se rolin e tij të parë në film e mori rastësisht.

    Gjatë asaj periudhe, ai punoi si kamerier në Hawaii dhe e mori rolin pasi iu afrua aktores dhe regjisores Rae Dawn Chong në një restorant.

    Pratt deklaroi se para se të hynte në Hollywood, ai jetonte në një furgon në Hawaii dhe punonte në restorantin Bubba Gump Shrimp Company. Një ditë, Rae Dawn Chong erdhi në restorant.

    “Shkova te tavolina e saj dhe i thashë: ‘Hej, je një yll filmi! Çfarë po bën këtu?’” shkroi Pratt.

    Chong e pyeti nëse mund të aktronte dhe ai ia tha se mundej dhe i kërkoi ta zgjidhte atë në film. Kur ajo i kërkoi numrin e telefonit, Pratt ia dha numrin e mikut të tij, Mike, sepse ai nuk e kishte të vetin. Vetëm disa ditë më vonë, miku i tij përmendi rastësisht se dikush e kishte telefonuar. Pratt u përgjigj gjithsesi dhe e kuptoi se Chong e kishte seriozisht në lidhje me audicionin.

    “I lexova të 120 faqet tri herë radhazi. Ishte skenari i parë që kisha lexuar ndonjëherë”, kujtoi Pratt.

    Ai erdhi në audicion me një laps të shënuar me çdo rresht dhe intonacion, dhe Chong menjëherë i ofroi rolin e një personazhi me emrin Devon. Filmi po xhirohej në Los Angeles, dhe Pratt thotë se kishte rreth 60 dollarë, një çantë me rroba dhe patina. Chong premtoi të paguante për fluturimin e tij.

    “Atëherë mendova se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë. Do të bëhesha aktor”, shkroi Pratt.

    Ai e mbylli postimin duke falënderuar drejtorin që i dha një shans djalit të restorantit të karkalecave. Pratt më parë zbuloi në podkastin “Happy Sad Confused” në janar se kolegët e tij në restorant e quanin Kristo. Arsyeja ishte se fundi i etiketës së tij të emrit Kristofer ishte zbehur. Ai pranoi se pasi mbërriti në Los Anxhelos, e mendoi seriozisht ta merrte atë emër si emër skenik. /Telegrafi/

  • Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

    Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

    Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

    Ndeshja Drita–Prishtina është shoqëruar me skena të rënda jashtë stadiumit në Gjilan. Tifozë që vërsulen drejt njëri-tjetrit, sende të forta që fluturojnë dhe policë që ndërhyjnë për të ndalur përleshjen. Bilanci i incidentit është i rëndë: tre zyrtarë policorë të lënduar, njëri prej tyre rëndë në kokë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 14:00, në afërsi të palestrës “Bashkim Selishta” në Gjilan, rreth 100 metra larg stadiumit ku po zhvillohej ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës.

    Gjithçka është tensionuar pasi tifozëve të Prishtinës nuk u ishte lejuar hyrja në stadium, për shkak se nuk kishin marrë miratimin e organizatorit për të qenë të pranishëm.

    Teksa tifozët mysafirë ndodheshin jashtë stadiumit, një grup tifozësh vendas ka dalë nga objekti sportiv dhe është vërsulur në drejtim të tyre.

    Në ato momente ka nisur hedhja e sendeve të forta mes dy grupeve, duke detyruar Policinë të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e përleshjes.

    Por ndërhyrja për të ndalur dhunën ka përfunduar me lëndimin e tre policëve.

    Njëri nga policët pëson lëndime të rënda në kokë

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore në kokë, ndërsa dy kolegët e tij kanë marrë lëndime të lehta.

    Të tre janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nga radhët e tifozëve nuk është raportuar për të lënduar.

    Kamerat mund të zbulojnë kush qëndron pas dhunës

    Pas incidentit, hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave për të identifikuar personat përgjegjës.

    Janë siguruar video-incizime dhe dëshmi të tjera, të cilat po analizohen për të përcaktuar se kush i ka kryer veprimet që çuan në lëndimin e zyrtarëve policorë.

    Me udhëzim të Prokurorisë së Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të dyshuar dhe nuk ka informacion të konfirmuar për arrestime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • New details from the clash between light fans and Pristina, which ended with three injured police officers, one suffered serious head injuries

    The match, Drita Prishatina, is associated with heavy scenes outside the stadium in Gjilan. Fans attacking towards each other, hard things flying, and policemen interfering to stop the clash. The balance of the incident is serious: three injured police officials, one of them heavy on the head.

    Signal Journal sources suggest that the incident took place on Wednesday, November 4th, around 2: 00 p.m., in the vicinity of the Basskim Selosia in Gjilan, about 100m from the stadium where the remaining match of Kosovo Superleague was taking place.

    Everything is tense because Pristina fans were not allowed entry into the stadium because they had not received the organiser’s approval to be present.

    As guest fans were outside the stadium, a group of local fans has stepped out of the sports facility and rushed toward them.

    At that point, the throwing of solid items between the two groups has begun, forcing the police to intervene to prevent the escalation of the clash.

    But intervention to stop the violence has ended with the injury of three policemen.

    One of the policemen suffers serious head injuries

    According to information provided by the signal, a police official has suffered serious body injuries to the head, while two of his colleagues have suffered minor injuries.

    All three have been sent for medical treatment, while no injuries have been reported from the fan ranks.

    Cameras can detect who is behind violence

    After the incident, investigators have begun collecting evidence to identify responsible persons.

    Video recordings and other evidence have been provided, which is being analyzed to determine who has carried out the actions that led to the injuries of police officials.

    With State Attorney’s instructions, the case has been initiated as a serious bodily launch.

    So far, the identities of the suspected persons have not been disclosed and there is no confirmed information on the arrests.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Moti sot: Vranësira dhe reshje të izoluara, temperaturat deri në 12°C

    Moti sot: Vranësira dhe reshje të izoluara, temperaturat deri në 12°C

    Moti sot: Vranësira dhe reshje të izoluara, temperaturat deri në 12°C

    Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar në lokalitete.

    Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-27 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

    Burimi: Insajderi

  • 10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

    10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

    10-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale

    Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, të enjten, më 5 nëntor, do të organizohen një sërë aktivitetesh përkujtimore në Prishtinë dhe në Zllatar.

    Aktivitetet do të nisin në orën 09:30 me homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar.

    Në orën 11:00, në të njëjtën kohë, do të organizohen dhurimi vullnetar i gjakut në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një konferencë për media nga familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi, para objektit të Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

    Më pas, në orën 11:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet një bashkëbisedim me brezat e rinj.

    Në orën 14:00 do të hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në zyrat e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së.

    Ndërkaq, në orën 17:30, në Kino ABC do të mbahet Akademia Përkujtimore, ndërsa në orën 18:30 do të bëhet ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari”.

    Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në orën 20:00, me natën përkujtimore “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve”, në kafenenë “Retrovers”, afër Mensës së Studentëve.

    Burimi: Insajderi

  • 10th anniversary of Astrit Dehar’s death, a press conference held before Special Prosecutor

    On the occasion of the 10th anniversary of Astrit Dehar’s death on Thursday, November 5th, a series of commemorative activities will be organised in Pristina and Zolar.

    The events will begin at 09:30 p.m. in the homazhe at Astrit Dehar’s tomb in the village of Zlatar.

    At 11:00 p.m., at the same time, voluntary blood donation will be organised in the offices of the Vetvendosje Movement Secretary General Secretariat and a media conference by the Dehari family and lawyer Tome Gashi, ahead of the Special Prosecutor’s Act in Pristina.

    Then, at 11:30 a.m., the Amphitheatre of the Faculty of Medicine will be held a conversation with new generations.

    At 2: 00 a.m., the exhibition will open for the memory of the Astrit Deharité event at the offices of the LVV General Secretariat.

    Meanwhile, at 5:30 a.m., the Memorial Academy will be held in Kino ABC, while at 6:30, the lighting of candles at the mural house will be lit.

    The memorial events will be closed at 8:00 p.m., with the commemorative night of the memorial night of the memories of friends and friends at the Retrovers) cafe near Students’ Mensa.

    Source Layer: Insander

  • Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

    Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri lëndohet rëndë në kokë

    Detaje të reja nga përleshja mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës, që përfundoi me tre policë të lënduar – njëri pësoi lëndime të rënda në kokë

    Ndeshja Drita–Prishtina është shoqëruar me skena të rënda jashtë stadiumit në Gjilan. Tifozë që vërsulen drejt njëri-tjetrit, sende të forta që fluturojnë dhe policë që ndërhyjnë për të ndalur përleshjen. Bilanci i incidentit është i rëndë: tre zyrtarë policorë të lënduar, njëri prej tyre rëndë në kokë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur të mërkurën, më 4 nëntor, rreth orës 14:00, në afërsi të palestrës “Bashkim Selishta” në Gjilan, rreth 100 metra larg stadiumit ku po zhvillohej ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës.

    Gjithçka është tensionuar pasi tifozëve të Prishtinës nuk u ishte lejuar hyrja në stadium, për shkak se nuk kishin marrë miratimin e organizatorit për të qenë të pranishëm.

    Teksa tifozët mysafirë ndodheshin jashtë stadiumit, një grup tifozësh vendas ka dalë nga objekti sportiv dhe është vërsulur në drejtim të tyre.

    Në ato momente ka nisur hedhja e sendeve të forta mes dy grupeve, duke detyruar Policinë të ndërhyjë për të parandaluar përshkallëzimin e përleshjes.

    Por ndërhyrja për të ndalur dhunën ka përfunduar me lëndimin e tre policëve.

    Njëri nga policët pëson lëndime të rënda në kokë

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të rënda trupore në kokë, ndërsa dy kolegët e tij kanë marrë lëndime të lehta.

    Të tre janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nga radhët e tifozëve nuk është raportuar për të lënduar.

    Kamerat mund të zbulojnë kush qëndron pas dhunës

    Pas incidentit, hetuesit kanë nisur mbledhjen e provave për të identifikuar personat përgjegjës.

    Janë siguruar video-incizime dhe dëshmi të tjera, të cilat po analizohen për të përcaktuar se kush i ka kryer veprimet që çuan në lëndimin e zyrtarëve policorë.

    Me udhëzim të Prokurorisë së Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të dyshuar dhe nuk ka informacion të konfirmuar për arrestime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • New details from the clash between light fans and Pristina, which ended with three injured police officers, one seriously injured in the head