Category: Lajme

  • Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Sa myslimanë u zgjodhën në Kongresin Amerikan?

    Të paktën shtatë ligjvënës myslimanë kanë fituar ulëse në Kongresin amerikan në zgjedhjet e mesmandatit të së martës, duke shënuar përparim historik në të dyja dhomat.

    Zgjedhjet ndryshuan balancën e pushtetit në Washington, me demokratët që fituan kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

    Abdul El-Sayed, Michigan

    Kandidati 42-vjeçar demokrat mposhti ish-deputetin republikan Mike Rogers, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan.

    Mjeku dhe ish-zyrtari i shëndetit publik fitoi ulësen e lënë të lirë nga senatori në pension Gary Peters.

    Adam Hamawy, New Jersey

    Demokrati 56-vjeçar mposhti republikanin Gregg Mele në Distriktin e 12-të Kongresional të shtetit, duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur për të përfaqësuar New Jerseyn në Kongres.

    Darializa Avila Chevalier, New York

    Demokratja siguroi një ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi më herët kishte mposhtur kongresistin shumëvjeçar Adriano Espaillat në zgjedhjet paraprake të qershorit.

    Chevalier, hetuese e të drejtave civile, studente e doktoratës dhe e konvertuar në fenë islame, fitoi më shumë se 85 për qind të votave.

    Ligjvënësit myslimanë që u rizgjodhën

    Katër anëtarë myslimanë të Dhomës së Përfaqësuesve fituan rizgjedhjen për mandate dyvjeçare, duke ruajtur rolin e tyre në debatet e Kongresit për politikën e jashtme dhe të drejtat e palestinezëve.

    Rashida Tlaib, Michigan

    Demokratja me origjinë palestineze siguroi mandatin e saj të pestë për të përfaqësuar Distriktin e 12-të Kongresional të shtetit, duke mposhtur republikanin James Hooper.

    Tlaib është e vetmja anëtare e Kongresit me origjinë palestineze.

    Ilhan Omar, Minnesota

    Demokratja fitoi mandatin e saj të pestë për të përfaqësuar Distriktin e 5-të Kongresional të shtetit, duke mposhtur republikanin John Nagel dhe kandidatin e pavarur DeVelle Jackson.

    Omar, e cila mbërriti në SHBA në moshën 12-vjeçare, u bë ligjvënësja e parë federale me origjinë somaleze në vend, kur mori detyrën në vitin 2019.

    Andre Carson, Indiana

    Demokrati ruajti ulësen e tij në Distriktin e 7-të Kongresional, me qendër në Indianapolis, duke mposhtur republikanin Patrick McAuley dhe kandidatin libertarian James Sceniak.

    Në detyrë që nga viti 2008, Carson është ligjvënësi mysliman me shërbimin më të gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve.

    Lateefah Simon, California

    Demokratja ruajti ulësen e saj për të përfaqësuar Distriktin e 12-të Kongresional në zonën East Bay, duke mposhtur bashkëpartiaken Jamie Joyce.

    Ndërkohë, kandidatja myslimane Aisha Wahab vazhdoi të kryesonte në rezultatet paraprake në një garë tjetër kongresionale në Kaliforni, ndërsa numërimi i votave vijonte, raporton Anadolu, transmeton Klankosova.tv

  • Zhduket një person në Pejë

    Zhduket një person në Pejë

    Zhduket një person në Pejë

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është zhdukur në Pejë.

    Sipas njoftimit, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia më 3 nëntor dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

    “Pejë / 03.11.2026 – 14:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

  • Bayern Munich zyrtarizon rinovimin e kontratës me Harry Kane

    Bayern Munich zyrtarizon rinovimin e kontratës me Harry Kane

    Bayern Munich ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin anglez, Harry Kane, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin bavarez deri në vitin 2029.

    Pas arritjes së marrëveshjes, 33-vjeçari ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e qëndrimit në “Allianz Arena”, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka krijuar me klubin, tifozët dhe trajnerin Vincent Kompany.

    “Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e Bayern Munichut. E dua këtë klub, tifozët dhe ‘Allianz Arenën’. Kemi një skuadër fantastike dhe një trajner të shkëlqyer si Vincent Kompany. Më bën shumë krenar ky vendim për të qëndruar”, deklaroi Kane.

    Rinovimi vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme për sulmuesin anglez, i cili së fundmi u shpall fitues i ‘Topit të Artë 2026’, duke fituar kështu çmimin e parë të këtij niveli në karrierën e tij.

    Kane zhvilloi një sezon mbresëlënës 2026/27, duke realizuar 61 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat.

    Edhe në edicionin aktual, anglezi po vazhdon me formën e shkëlqyer, pasi në 14 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka regjistruar tetë asistime. /Telegrafi/

  • Vidhet një veturë në Stanoc të Vushtrrisë, policia nis hetimet

    Vidhet një veturë në Stanoc të Vushtrrisë, policia nis hetimet

    Persona të panjohur kanë vjedhur veturën e një personi tjetër të mërkurën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të mërkurën në orën 09:00.

    Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

    “Fsh. Stanoc, Vushtrri / 04.11.2026 – 09:00. Është raportuar nga se persona të dyshuar të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore viktimës mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Planet e Evropës për gatishmëri ushtarake në rrezik, pavarësisht shpenzimeve rekord për mbrojtjen

    Planet e Evropës për gatishmëri ushtarake në rrezik, pavarësisht shpenzimeve rekord për mbrojtjen

    Ambicia e Evropës për të arritur gatishmëri të plotë ushtarake deri në vitin 2030 është “në rrezik”, pavarësisht vullnetit të paprecedentë politik dhe rritjes së madhe të shpenzimeve për mbrojtjen. Kështu thuhet në një draft të rrjedhur të programit të punës së Komisionit Evropian, të siguruar nga Euronews.

    “Territoret tona kufitare, infrastruktura kritike dhe vlerat mbi të cilat mbështetet ‘mënyra evropiane e jetesës’ po përballen gjithnjë e më shumë me kërcënime”, thuhet në dokument, ku përmenden edhe kërcënimet hibride.

    Dokumenti prej tetë faqesh pritet të miratohet dhe të publikohet të mërkurën nga Komisioni Evropian, duke përcaktuar prioritetet e ekzekutivit të BE-së për vitin 2027. Mbrojtja paraqitet si një nga sfidat kryesore të bllokut.

    Paralajmërimi përputhet me gjetjet e raportit të parë vjetor të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes për gatishmërinë ushtarake, i cili evidentoi mangësi të vazhdueshme në kapacitetet ushtarake të Evropës, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse Evropa po investon miliarda euro në forcimin e ushtrive të saj – 418 miliardë euro vetëm gjatë vitit 2025 – dhe po përballet me mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë, raporti paralajmëron se ambicia për të mbrojtur veten ende nuk është përkthyer në forca ushtarake që mund të dislokohen, të mbështeten në mënyrë të qëndrueshme dhe të veprojnë në koordinim me njëra-tjetrën.

    “Prandaj, duhet të bëjmë më shumë për t’i arritur këto objektiva dhe për të forcuar qëndrueshmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë tonë për t’iu përgjigjur shpejt krizave, apo edhe skenarëve më të rëndë”, thuhet në dokument.

    Sfidat e mbrojtjes evropiane janë shtuar edhe pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të zvogëluar praninë ushtarake amerikane në Evropë. Ky vendim përfshin edhe tërheqjen e disa kapaciteteve strategjike mbështetëse, në kuadër të rishikimit të pozicionimit të forcave amerikane.

    Komisioneri i BE-së për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, ka theksuar se blloku duhet të zhvillojë kapacitetet e veta strategjike mbështetëse, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga zvogëlimi i pranisë amerikane. Këto kapacitete përfshijnë infrastrukturën dhe mjetet që u mundësojnë forcave luftarake të dislokohen dhe të operojnë në mënyrë efikase. Megjithatë, zhvillimi i tyre mund të kushtojë deri në 500 miliardë euro.

    Brukseli ka paraqitur disa propozime për të mbështetur përpjekjet e 27 vendeve anëtare të BE-së për riarmatim deri në vitin 2030. Ky afat është identifikuar nga disa shërbime të inteligjencës si një periudhë në të cilën Rusia mund të vërë në provë NATO-n.

    “Do të krijojmë një instrument të ri evropian për kapacitetet strategjike mbështetëse, si asetet kritike dhe mjetet që shumëfishojnë fuqinë ushtarake. Këtu përfshihen transporti strategjik, furnizimi me karburant i avionëve gjatë fluturimit, si dhe mbrojtja në hapësirë dhe në hapësirën kibernetike, në bashkëpunim me shtetet anëtare”, thuhet në dokument.

    Komisioni do të vazhdojë gjithashtu punën për propozimet e paraqitura nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit për gjendjen e Bashkimit Evropian, të mbajtur në Strasburg.

    “Për t’iu përgjigjur natyrës gjithnjë në ndryshim të kërcënimeve ndaj sigurisë së Evropës, BE-ja duhet të krijojë një Protokoll Evropian për Emergjencat e Sigurisë. Ky mekanizëm do t’u mundësonte shteteve anëtare që përballen me një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm të përfitojnë nga një reagim i shpejtë dhe i përbashkët evropian”, thuhet më tej në dokument.

    “Do të shqyrtojmë gjithashtu mundësinë e krijimit të një Këshilli Evropian të Sigurisë me partnerët tanë më të afërt”, u tha ndër tjera.

    Protokolli i propozuar për Emergjencat e Sigurisë, të cilin von der Leyen e ka përshkruar si ekuivalentin e Nenit 4 të NATO-s në nivel të BE-së, nuk ka marrë mbështetjen unanime të vendeve anëtare.

    Ky mekanizëm u propozua në përgjigje të shtimit të kërcënimeve hibride që po vënë në provë gatishmërinë e Evropës për t’u përballur me to. Ndër rastet e përmendura janë zbulimi i një droni të pajisur me eksploziv pranë një ngarkese të ndjeshme ukrainase në një aeroport gjerman, si dhe fundosja e anijeve tregtare në Detin e Zi pas sulmeve me dronë.

    Në krahun lindor të Evropës janë regjistruar gjithashtu një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore nga dronë, çka e ka shtyrë NATO-n të krijojë programin shumëdimensional të mbrojtjes “Eastern Sentry”.

    Pavarësisht vullnetit politik dhe rritjes së investimeve në teknologjinë kundër dronëve në vendet e BE-së, të cilat raportohet se janë gjashtëfishuar mes viteve 2024 dhe 2025, vetëm një e treta e programeve evropiane për luftimin e dronëve pritet të përfundojnë deri në vitin 2030.

    Një tjetër prioritet i rëndësishëm i programit të punës së Komisionit është vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe nevojat e saj të mbrojtjes, në një tjetër vit të agresionit rus.

    “Do të vazhdojmë të investojmë dhe të forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, sistemeve të dronëve dhe kundër dronëve, si dhe municioneve”, thuhet në dokument.

    Ndërkohë, Ukraina planifikon të kanalizojë deri në një miliard euro nga kredia prej 90 miliardë eurosh për mbështetjen e saj drejt një programi të BE-së, që synon afrimin e industrisë ukrainase të mbrojtjes me partnerët evropianë. Fushat kryesore të bashkëpunimit do të jenë mbrojtja ajrore dhe kundër raketave, dronët, sistemet kundër dronëve dhe municionet. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Kryediplomati zviceran Ignazio Cassis sot për vizitë në Kosovë

    Kryediplomati zviceran Ignazio Cassis sot për vizitë në Kosovë

    Gjatë vizitës, Cassis do të takohet me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Pas takimit me Konjufcën, dy kryediplomatët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

    Burimi: RTKLive

  • Swiss top diplomat Ignazio Cassis today to visit Kosovo

    During the visit, Cassis will meet with Kosovo President Justina Shiroka Pula, as well as Foreign Affairs Minister Glauk Konjufca.

    After meeting with Konjufka, the two top diplomats will also hold a joint media conference.

    Source Layer: RTKLive

  • Zhduket një person në Pejë, rasti po hetohet

    Zhduket një person në Pejë, rasti po hetohet

    Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 03.11.2026, në Pejë.

    Tutje siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar.

    “Pejë / 03.11.2026 – 14:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Kthehet në Itali pavarësisht ndalesës pesëvjeçare, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

    Kthehet në Itali pavarësisht ndalesës pesëvjeçare, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

    Një shtetas shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Occhiobello të Italisë, pasi dyshohet se është kthyer në vend pavarësisht ndalesës pesëvjeçare për hyrje, të vendosur pas dëbimit të tij.

    Sipas BTZ, shqiptari ishte dëbuar nga Italia në maj të vitit 2026, ndërsa ndaj tij ishte vendosur ndalesa për t’u kthyer deri në vitin 2031.

    Rasti u zbulua gjatë kontrolleve të zakonshme të territorit nga karabinierët e Occhiobellos, të cilët ndaluan një automjet me dy persona të huaj brenda.

    Për shkak të një problemi të përkohshëm teknik me sistemet informatike të policisë, verifikimi i dokumentacionit të tyre përfundoi vetëm disa orë më vonë, transmeton Telegrafi.

    Kontrollet në bazat e të dhënave të autoriteteve italiane zbuluan se pasagjeri 32-vjeçar kishte qenë subjekt i një vendimi dëbimi, të nxjerrë në dhjetor të vitit 2025 nga prefekti dhe kuestori i Ferrarës.

    Pas konstatimit se ai ishte kthyer në Itali pa autorizimin përkatës, karabinierët e gjetën në banesën e një familjari dhe e arrestuan nën dyshimin për shkelje të rregullave të emigracionit.

    Megjithatë, Prokuroria e Rovigos urdhëroi lirimin e tij në pritje të seancës për vërtetimin e arrestimit.

    Ky vendim u mor pasi 32-vjeçari rezulton se është në procedurë për mbrojtje ndërkombëtare dhe se vendimi i dëbimit mund të jetë pezulluar deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së tij.

    Autoritetet italiane pritet të kryejnë verifikime të mëtejshme për statusin e procedurës së mbrojtjes ndërkombëtare dhe vlefshmërinë e vendimit të dëbimit./Telegrafi/

  • Back in Italy despite five-year ban, 32-year-old Albanian arrested

    A 32-year-old Albanian national has been arrested in Italy’s Occhiobello, after allegedly returning to the country despite a five-year entry ban imposed after his expulsion.

    By BTZ, the Albanian had been expelled from Italy in May 2026, while stops had been set for him to return until 2031.

    The case was discovered during the usual search of territory by Occhiobellos’ Carabinieri, who stopped a vehicle with two foreigners inside.

    Due to a temporary technical problem with police information systems, the verification of their documentation ended just hours later, Telegrafi broadcast.

    The raids on Italian authorities’ databases revealed that the 32-year-old passenger had been subject to an expulsion decision issued in December 2025 by the mayor and the Ferara cashier.

    After concluding that he had returned to Italy without due authorization, the Carabiniers found him in the residence of a family member and arrested him under suspicion of violating immigration rules.

    However, Rovigo’s prosecution ordered his release pending the arrest warrant.

    This decision was made because 32-year-old turns out to be in procedure for international protection and that the expulsion decision may have been suspended until the end of its application review.

    Italian authorities expected to carry out further verification of international defence procedure status and validity of expulsion decision. /Telegraphy/