Category: Lajme

  • Ceku meets parents in Prizren, discusses education reform

    Through an announcement, Ceku has indicated that during the meeting, the parents’ thoughts, concerns and proposals, which will be taken into account in the reform process in education, have been heard.

    He has stressed the importance of active involvement of parents in the process, suggesting that such meetings will continue in all regions of Kosovo.

    According to the minister, co-operation between parents, teachers and institutions is important for building a better education system.

    Source Layer: RTKLive

  • Como i Fabregasit në histori, bëhet skuadra e parë që shënon nëntë gola në Champions

    Como i Fabregasit në histori, bëhet skuadra e parë që shënon nëntë gola në Champions

    Como i Fabregasit në histori, bëhet skuadra e parë që shënon nëntë gola në Champions

    Skuadra e Comos arriti fitore të çmendur në UEFA Champions League ndaj Lensit me rezultatin 1:9.

    Me këtë fitore, skuadra e Cesc Fabregasit është futur në histori, shkruan Indeksonline

    Como bëhet skuadra e parë që shënon nëntë gola si mysafir në Ligën e Kampionëve.

    Vetëm dy skuadra kanë fituar me nëntë gola në këtë kompeticion. Como dhe Bayern Munchen.

    Burimi: Insajderi

  • The Como of Fabregas in history becomes the first team to score nine goals in Champions

    Cosmo’s team has won a crazy victory at the U. EFA Champions League to Lance by 1:9.

    With this victory, Cesc Fabregas’ team has entered history, writes Indexline.

    Cosmo becomes the first team to score nine goals as guests in the Champions League.

    Only two teams have won nine goals in this competition. Como and Bain Munchen.

    Source Layer: Insander

  • Porto triumfon ndaj Napolit, fitore e rëndësishme për portugezët

    Porto triumfon ndaj Napolit, fitore e rëndësishme për portugezët

    Porto triumfon ndaj Napolit, fitore e rëndësishme për portugezët

    Porto merr fitore të madhe ndaj Napolit, triumfon me katër gola.
    Porto ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin me rezultat 4–1 në stadiumin “Estádio do Dragão”.
    Skuadra portugeze kaloi në epërsi në minutën e 11-të me Jan Bednarekin, ndërsa Scott McTominay barazoi përkohësisht për Napolin në minutën e 43-të.

    Në pjesën e dytë, Porto riktheu epërsinë me Gabri Veigën në minutën e 71-të, ndërsa Jakub Kiwior realizoi për 3–1 në minutën e 80-të. Samu Aghehowa vulosi fitoren me golin e katërt në minutën e 90-të nga pika e bardhë.

  • Como në histori të Ligës së Kampionëve, fitoi 1-9 te Lens

    Como në histori të Ligës së Kampionëve, fitoi 1-9 te Lens

    Como në histori të Ligës së Kampionëve, fitoi 1-9 te Lens

    Como ka regjistruar një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 9–1 në udhëtim ndaj Lensit francez, në një ndeshje spektakolare ku skuadra italiane ka dominuar plotësisht.

    Skuadra e Cesc Fabregas ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar nëntë gola dhe duke regjistruar një nga fitoret më të thella në historinë e këtij kompeticioni.

    Protagonist i madh ishte Anastasios Douvikas, i cili realizoi hat-trick, ndërsa Nico Paz dhe Assane Diao gjithashtu kontribuuan në këtë sukses historik.

    Kjo fitore merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi Como bëhet skuadra e parë që arrin të fitojë me rezultat 9–1 si mysafire në historinë e Ligës së Kampionëve.

    Më herët, Bayern Munich kishte regjistruar fitore 9–2 ndaj Dinamos së Zagrebit, por rezultati 9–1 si mysafir është një rekord i ri në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.

    Como kështu vazhdon të shkruajë histori në debutimin e saj në Champions League, duke treguar se mund të përballet me sukses edhe me skuadrat më të mëdha të Evropës.

  • Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë nga pasuria e babait për vete dhe vëllezërit

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë nga pasuria e babait për vete dhe vëllezërit

    Vajza e Michael Jackson kërkon 600 milionë dollarë nga pasuria e babait për vete dhe vëllezërit

    Paris Jackson ka paditur ekzekutorin e pasurisë së babait të saj Michael Jackson, duke kërkuar transferimin e 600 milionë dollarëve në një fond besimi për të dhe dy vëllezërit e saj.

    Sipas Daily Mail, padia u depozitua më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, transmeton klankosova.tv

    Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, vajza e Mbretit të Popit pretendon se përmbaruesi John Branca nuk ka vendosur asnjë para në “Michael Jackson Family Trust”, fondin që Michael Jackson kishte kërkuar në testamentin e tij para vdekjes në vitin 2009.

    “Më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, fondi familjar i Michael Jackson mbetet i pafinancuar”, thuhet në padi nga ekipi ligjor i Paris.

    Avokatët e Paris Jackson akuzojnë Branca-n se vazhdon ta mbajë secilin përfitues të detyruar ndaj tij me një kontroll të hekurt mbi kur dhe nëse paratë u shpërndahen atyre.

  • Michael Jackson’s daughter wants $600 million from father’s wealth for herself and the brothers

    PAlys Jackson has indicted the execution of her father’s wealth, Michael Jackson, demanding the transfer of 600 million dollars to a trust fund for her and her two brothers.

    By Daily MailThe indictment was filed on October 29th at the Los Angeles Supreme Court, broadcasts I did. tv

    According to the court documents provided by the Daily Mail, the daughter of the Pope King claims Master John Branca has not placed any money in the Michael Jackson Family Trust. The fund Michael Jackson had requested in his pre-death will in 2009.

    More than seventeen years after his death, Michael Jackson’s family fund remains unfinanced, Says the indictment by the Paris legal team.

    Paris Jackson lawyers accuse Branca of continuing to keep any beneficiaries forced against him with an iron control over when and if the money is distributed to them.

  • Të enjten moti kryesisht i vranët, temperaturat deri në 8 gradë

    Të enjten moti kryesisht i vranët, temperaturat deri në 8 gradë

    Të enjten moti kryesisht i vranët, temperaturat deri në 8 gradë

    Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

    Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

    Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv

  • FSK-ja ende s'e ka përditësuar foton e Presidentes - në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

    FSK-ja ende s’e ka përditësuar foton e Presidentes – në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

    FSK-ja ende s'e ka përditësuar foton e Presidentes - në mur vazhdon të qëndrojë Vjosa Osmani

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur të martën me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë agjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn.

    Me këtë rast Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, raporton Klankosova.tv.

    Për këtë takim, ekipi i Zyrës për Informim i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së shpërndau gjatë ditës së djeshme pamje.

    Derisa në pamjet e para që u shpërndanë, që ishin fotografi, ekipi ishte kujdesur që një detaj të mos vihej re, në videon e mëvonshme të publikuar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook, doli në pah një shkelje protokollare.

    Në murin e dhomës së takimeve zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, prapa dy gjeneralëve qëndronte portreti i ish-presidentes Vjosa Osmani.

    Kjo, edhe pse vendi është bërë me Komandante të re Supreme gati një muaj më parë.

    Në seancën e 6 tetorit, Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit.

    Sipas Ligjit për Protokollin e Shtetit (neni 20, paragrafi 3), “obligohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që në mjediset e tyre ta vendosin fotografinë e Presidentit”.

    Se pse ende nuk është zëvendësuar portreti i Presidentes, kjo mbetet mister.

    Redaksia ka dërguar pyetje te Ministria e Mbrojtjes lidhur me këtë çështje. /Klankosova.tv

  • Haaland vendos fatin e ndeshjes, City merr tri pikët në Gjermani

    Haaland vendos fatin e ndeshjes, City merr tri pikët në Gjermani

    Ndeshja u karakterizua nga pesë gola dhe emocione deri në minutat e fundit, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës arriti të marrë tri pikët falë një paraqitjeje efikase në fazën ofensive.

    City kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Castello Lukeba dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, në përpjekje për të larguar rrezikun.

    Vendasit reaguan në fillim të pjesës së dytë. Ridle Baku realizoi një gol të bukur në minutën e 49-të, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

    Megjithatë, epërsia e skuadrës angleze u rikthye në minutën e 58-të, kur Enzo Fernandez shënoi pas asistimit të Iliman Ndiaye.

    Leipzigu nuk u dorëzua dhe vetëm tri minuta më vonë Antonio Nusa realizoi një tjetër gol spektakolar, duke e bërë rezultatin 2-2.

    Golin e fitores për Manchester Cityn e shënoi Erling Haaland në minutën e 78-të, i cili përfitoi nga asistimi i Elliot Anderson për të dërguar topin në rrjetën e portës së zbrazët.

    Leipzigu arriti të shënonte edhe një herë përmes Brajan Grudës, por goli i anësorit shqiptar u anulua për pozitë jashtë loje.

    Me këtë fitore, Manchester City arrin në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa RB Leipzigu mbetet me tri pikë pas katër ndeshjeve.

    Të gjitha rezultatet:

    Burimi: RTKLive