Category: Lajme

  • Nine goals in a guest match, Cosmo enters the history of Champions

    The Cosmo of Cesc Fàbrgas has recorded a historic victory in the Champions League, defeating Lance with a deep score of 1:9 in the match held in France.

    With this triumph, the Italian team has set a record in the most important European competition for clubs, becoming the first team to score nine goals in a guest match at the Champions League.

    The extraordinary result puts Cosmo among the teams that have managed to score nine goals in a match of this competition, while deep victory represents a historic moment for club and coach Cesc Fàbrgas.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nëntë gola në një ndeshje si mysafir, Como hyn në historinë e Championsit

    Nëntë gola në një ndeshje si mysafir, Como hyn në historinë e Championsit

    Nëntë gola në një ndeshje si mysafir, Como hyn në historinë e Championsit

    Como e Cesc Fàbregasit ka regjistruar një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Lensin me rezultat të thellë 1:9 në ndeshjen e zhvilluar në Francë.

    Me këtë triumf, skuadra italiane ka vendosur një rekord në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, duke u bërë ekipi i parë që shënon nëntë gola në një ndeshje si mysafir në Ligën e Kampionëve.

    Rezultati i jashtëzakonshëm e vendos Comon në mesin e skuadrave që kanë arritur të shënojnë nëntë gola në një ndeshje të këtij kompeticioni, ndërsa fitorja e thellë përbën një moment historik për klubin dhe trajnerin Cesc Fàbregas.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, por thotë se do ta bënte sërish

    Trump pranon se lufta me Iranin ndikoi në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, por thotë se do ta bënte sërish

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pranuar se lufta me Iranin ishte një nga faktorët kryesorë që ndikuan në humbjen e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, por ka thënë se do ta ndërmerrte sërish të njëjtin veprim nëse do të ishte e nevojshme.

    Në komentet e tij të para para kamerave pas zgjedhjeve, Trump tha se ishte “kryesisht e vërtetë” se lufta me Iranin kishte ndikuar në humbjen e republikanëve.

    Më herët, edhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, kishte deklaruar se lufta ishte “arsyeja pse humbëm”, duke iu referuar rezultatit zgjedhor.

    Ndërkohë, demokratët kanë fituar bindshëm zgjedhjet e mesmandatit, duke marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

    Megjithatë, rezultatet për dy vende në Senat ende nuk janë përcaktuar. Në Misisipi, gara mes dy partive mbetet jashtëzakonisht e ngushtë, ndërsa në Alaskë numërimi i votave po vazhdon me ritëm të ngadaltë.

    Pas humbjes, vëmendja është përqendruar te hapat e ardhshëm të Trumpit dhe mënyrat se si ai mund të pengojë nismat e demokratëve në Kongres.Bottom of Form

    Burimi: Dukagjini

  • Trump admits that the Iran war had an impact on the republican’s loss in the Mesmandat elections, but he says he would do it again.

    US President Donald Trump has acknowledged that fighting Iran was one of the main factors affecting the loss of the Republican Party in the US Muslim elections, but has said he would again take the same action if necessary.

    In his first remarks to the cameras after the elections, Trump said it was absolutely true that the war with Iran had affected the republican loss.

    Earlier, even American Vice President JD Vance had claimed that war was the reason we lost, referring to the election outcome.

    Meanwhile, the Democrats have won the Muslim elections, taking over the Senate and House of Representatives from the Republicans.

    However, results for two countries in the Senate have not yet been determined. In Mississippi, the race between the two parties remains extremely tight, while in Alaska the vote count is continuing at a slow pace.

    After the loss, attention has focused on Trump’s future steps and ways in which it can hinder the democrat initiatives in Congress. Bottom of Form

    Source Layer: Dukeagini

  • Dortmundi triumfon ndaj Betisit në një ndeshje dramatike

    Dortmundi triumfon ndaj Betisit në një ndeshje dramatike

    Dortmundi triumfon ndaj Betisit në një ndeshje dramatike

    Borussia Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2–1 ndaj Real Betisit, në një përballje të luftuar të Ligës së Kampionëve.

    Skuadra gjermane arriti të marrë tri pikët përballë një kundërshtari të fortë spanjoll, duke vazhduar garën për një pozitë sa më të mirë në fazën e ligës.

    Real Betisi u përpoq të largohej me rezultat pozitiv nga Gjermania, por Dortmundi arriti ta ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren para tifozëve të tij.

    Me këtë sukses, verdhezinjtë marrin tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

    Betisi zë vendin e 11-të, kurse Dortmundi të 12-tin me nga 9 pikë respektivisht. /Klankosova.tv

  • Zelensky në Spanjë për bisedime me udhëheqësit botërorë

    Zelensky në Spanjë për bisedime me udhëheqësit botërorë

    Zelensky në Spanjë për bisedime me udhëheqësit botërorë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Madrid të mërkurën për një sërë takimesh të nivelit të lartë, që përkojnë me Samitin Ibero-Amerikan.

    Vizita e tij, e cila u mbajt e fshehtë për arsye sigurie derisa avioni i tij u ul, përfshin një agjendë takimesh me udhëheqës ndërkombëtarë gjatë dy ditëve të samitit.

    Të enjten, Zelenskyy do të marrë pjesë në një takim me disa nga udhëheqësit që kanë udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll, mes të cilëve Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

    Pritet gjithashtu prania e Kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, si dhe e përfaqësuesve të tjerë ibero-amerikanë. Përveç këtij takimi, presidenti ukrainas do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Sánchez-in dhe me Mbretin e Spanjës, Felipe VI.

    Mbajtja e samitit në Madrid është gjithashtu një mundësi për Kievin që të forcojë kontaktet me vendet e Amerikës Latine, një rajon ku lufta e shkaktuar nga pushtimi rus vazhdon të krijojë qëndrime të kundërta. Sipas burimeve qeveritare, Zelenskyy planifikon të zhvillojë takime me përfaqësues të disa prej 22 delegacioneve ibero-amerikane që ndodhen në kryeqytet.

  • Vedat Muriqi emocionohet pas golit: 18 vite më parë e shikoja derbin Fenerbahce – Chelsea me miq në Kosovë

    Vedat Muriqi emocionohet pas golit: 18 vite më parë e shikoja derbin Fenerbahce – Chelsea me miq në Kosovë

    Sulmuesi Vedat Muriqi ka kujtuar se para 18 viteve ishte duke e shikuar derbin Fenerbahce – Chelsea në Kosovë, ndërsa tani shënoi për ta festuar fitoren e parë të gjigantit turk.

    Ylli nga Prizreni ishte heroi i Fenerit në fitoren e madhe 3-2 ndaj Liverpoolit, ku shënoi disa minuta pas inkuadrimit.

    Pas ndeshjes, Muriqi për mediat deklaroi se është e pabesueshme se tani pas 18 viteve realizoi golin e triumfit.

    “Më kujtohet kur e shikoja lojën Fenerbahce – Chelsea shumë mirë. Po e shikoja me miqtë e mi në Kosovë, para se të bëhesha futbollist”.

    “Është e pabesueshme se ai fëmijë u rrit dhe shënoi golin e fitores për fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, 18 vite më vonë”.

    Muriqi ndër të tjera edhe deklaroi se është tepër i lumtur me fitoren e arritur ndaj skuadrës angleze.

    “Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem. Kjo është madhështia e Fenerbahces. Sinqerisht i falënderoj të gjithë. Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”, shtoi Muriqi.

    Përndryshe, Muriqi me Fenerbahcen do të kërkojnë edhe një fitore në vikend para se të udhëtojë për në Kosovë, për dy ndeshjet e muajit nëntor./Telegrafi/

  • Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h, gjobitet me 650 euro

    Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h, gjobitet me 650 euro

    Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h, gjobitet me 650 euro

    Një 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia në Shtime, pasi është kapur duke vozitur me 193 kilometra në orë në një segment rrugor ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 80 km/h. Përveç tejkalimit të madh të shpejtësisë, i riu kishte injoruar edhe urdhrin e policisë për ndalim.

    Sipas njoftimit të Policisë, shoferi me inicialet D.Q., duke drejtuar një veturë BMW me targa vendore, ishte evidentuar në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc.

    Ai nuk ishte ndalur me kërkesë të zyrtarëve policorë, por është identifikuar më vonë përmes kamerave të sigurisë.

    Për tejkalimin e shpejtësisë, 19-vjeçarit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

    Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit të zyrtarëve policorë, ai është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The 19-year-old driver caught driving 193km/h in the area where restriction was 80km/h, fined 650 euros

    A 19-year-old has been punished by police in Shtime after being caught driving 193 km per hour in a stretch of road where the speed allowed was only 80 km/h. In addition to the great speed limit, the young man had ignored the police order to stop.

    According to the Police’s announcement, the driver with the initial D.Q., running a BMW car with local license plates, was listed on the route of Tahir Sinaniı, towards the village of Djuric.

    He had not stopped at the request of police officials, but was later identified through security cameras.

    In order to exceed speed, the 19-year-old has been fined 500 euros, five negative points and a six-month ban on driving.

    While disobeying the order of police officials, it has been fined 150 euros and a negative point.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Çeku takon prindërit në Prizren, diskuton për reformën në arsim

    Çeku takon prindërit në Prizren, diskuton për reformën në arsim

    Përmes një njoftimi, Çeku ka bërë të ditur se gjatë takimit janë dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe propozimet e prindërve, të cilat do të merren parasysh në procesin e reformës në arsim.

    Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të prindërve në këtë proces, duke bërë të ditur se takimet e tilla do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës.

    Sipas ministrit, bashkëpunimi ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve është i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi arsimor më të mirë.

    Burimi: RTKLive