Category: Lajme

  • Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

    Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

    Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

    Shpend Gjocaj, ish-kandidat për deputet në Kosovë, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.

    Në Edicionin Special të Klan Kosova, Gjocaj tha se rezultatet në disfavor të republikanëve erdhën si pasojë e pakënaqësive në administratën e presidentit Donald Trump.

    Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen ushtarake në Iran, duke theksuar se shumica e amerikanëve nuk kanë qenë të kënaqur me këtë ndërhyrje.

    “Ka ardhë si pasojë e disa pakënaqësive në administratën e Presidentit Trump, niveli ekonomik, inflacioni, emigracioni, qasja e kësaj administrate ndaj emigracionit, ndërhyrja ushtarake në Iran, ku shumica e amerikanëve nuk kanë qenë të kënaqur me ndërhyrjen”, u shpreh Gjocaj.

    Megjithatë, ai vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve ka sjellë një balancim të pushtetit, duke e cilësuar këtë zhvillim si të shëndetshëm për sistemin politik amerikan.

    “…Kjo që ka ndodhur është e shëndetshme sepse pushteti është i balancuar…” – tha mes tjerash ai.

    Për më shumë, ndiqeni videon:

  • Fine. US election results stemmed from discontent with Trump administration

    SHpend Jocaj, former Kosovo MP candidate who lives and acts in the United States, has commented on the results of the US’s Muslim elections.

    In the special edition of Klan Kosova, Jocaj said the results in the republican dissult came as a result of dissatisfaction in President Donald Trump’s administration.

    He also cited military intervention in Iran, stressing that most Americans have not been satisfied with this intervention.

    It has come as a result of some disappointment in President Trump’s administration, economic level, inflation, immigration, approach to immigration, military intervention in Iran, where most Americans have not been satisfied with intervention, That’s it.

    However, he estimated that the election outcome has brought a balance of power, naming this development healthy for the American political system.

    What happened is healthy because power is balanced… He said, among other things.

    For more, follow the video:

  • Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

    Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

    Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

    Një 24-vjeçare nga Lewisberry, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, ka humbur jetën pasi u rrëzua gjatë Maratonës së Nju-Jorkut të dielën. E reja, Rachel Apa, ndërroi jetë në spital, vetëm pak kilometra larg vijës së finishit, bëjnë të ditur autoritetet policore të Nju-Jorkut.

    Vdekjet gjatë maratonave janë jashtëzakonisht të rralla, thonë ekspertët, edhe pse numri i njerëzve që marrin pjesë në gara të tilla, me gjatësi prej 42.2 kilometrash, është në rritje.

    Zyra e Mjekësisë Ligjore në Nju-Jork njoftoi të martën se ende është duke hetuar rrethanat e vdekjes së Apas. Ndërkohë, babai i saj, Steve Apa, i tha gazetës The New York Times se shkak i vdekjes ishte rabdomioliza, e njohur edhe si “rhabdo” – një gjendje e rrallë në të cilën indet e muskujve skeletorë shpërbëhen dhe dëmtohen me shpejtësi, duke çliruar substanca që mund të helmojnë organizmin, raporton CNN.

    Kjo gjendje mund të dëmtojë veshkat, të shkaktojë probleme serioze dhe potencialisht fatale me zemrën, si dhe të çojë në dështim të shumë organeve.

    Në momentin kur Apa u rrëzua, një person i pranishëm në vendngjarje i kreu reanimimin kardiopulmonar (CPR), ndërsa pjesëtarët e stafit të maratonës përdorën defibrilatorin. Paramedikët e dërguan me urgjencë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

    Rabdomioliza dhe ndikimi i temperaturave të larta

    Dr. Doug Farrell, nefrolog në spitalin Mount Sinai, i cili nuk ishte i përfshirë në trajtimin e Apas, tha se rabdomioliza është e rrallë, por se ai ka trajtuar raste të tilla edhe në Maratonën e Nju-Jorkut.

    Në një studim të publikuar në prill, Farrell dokumentoi një rritje të ndjeshme të rasteve të rabdomiolizës gjatë Maratonës së Nju-Jorkut në vitin 2022. Atë vit, mjekët trajtuan 24 pjesëmarrës me këtë gjendje, krahasuar me tre ose katër raste që zakonisht regjistrohen gjatë garës.

    Sipas Farrell, ndryshimi lidhej me temperaturat e larta dhe lagështinë e madhe të ajrit.

    Në vitin 2022, indeksi i nxehtësisë kishte kaluar 76 gradë, duke e bërë atë maratonën më të nxehtë të Nju-Jorkut që nga zhvendosja e garës në muajin nëntor, në vitin 1986. Gjithashtu, dita e garës ishte dukshëm më e nxehtë se dy javët paraprake, ndaj vrapuesit nuk kishin pasur kohë të përshtateshin me temperaturat, shpjegoi Farrell.

    Ndërkaq, të dielën temperaturat ishin më të buta dhe lëviznin rreth 18 gradë Celsius.

    Nxehtësia mund të ndikojë në performancën e vrapuesve dhe ta ngadalësojë ritmin e tyre, pasi e bën më pak efektiv procesin e ftohjes së trupit përmes djersitjes.

    “Kur vraponi, muskujt tuaj prodhojnë shumë nxehtësi. Detyra kryesore e trupit është ta largojë atë”, tha Farrell.

    Sipas tij, temperatura e brendshme e trupit të disa maratonistëve mund të kalojë 40 gradë Celsius. Në kushte të nxehta dhe me lagështi të lartë, djersa nuk avullon siç duhet dhe trupi nuk arrin të ftohet në mënyrë efektive. Nxehtësia gjithashtu përshpejton dëmtimin e muskujve, ndërsa dehidratimi mund ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

    Simptomat e rabdomiolizës mund të ngatërrohen me shqetësimet e zakonshme që shfaqen gjatë një gare të gjatë. Shenjat e para mund të përfshijnë lodhje të skajshme, dobësi, të përziera, të vjella dhe dhimbje muskulore.

    Farrell tha se disa nga maratonistët që kishte trajtuar për këtë gjendje kishin kërkuar ndihmë mjekësore vetëm pasi ishin alivanosur ose kishin shfaqur çrregullime të vetëdijes gjatë garës.

    Vdekjet gjatë maratonave janë të rralla

    Dr. Jonathan Kim, drejtor themelues i Kardiologjisë Sportive në Universitetin Emory, tha se vdekjet gjatë maratonave janë jashtëzakonisht të rralla, ndërsa vdekjet që shkaktohen nga rabdomioliza janë edhe më të pazakonta.

    Kim, i cili nuk ishte i përfshirë në rastin e Apas, është bashkautor i dy studimeve të mëdha që analizuan të dhënat për vdekjet gjatë garave gjysmëmaratonë dhe maratonë në Shtetet e Bashkuara, përgjatë një periudhe 23-vjeçare.

    “Kjo vdekje është jashtëzakonisht tragjike”, tha ai, duke shtuar se humbja e jetës së një gruaje të re gjatë vrapimit të një maratone nuk është diçka e zakonshme.

    Sipas Kim, shkaku më i shpeshtë i arrestit të papritur kardiak gjatë maratonave është infarkti i miokardit, i njohur ndryshe si sulmi në zemër, dhe jo rabdomioliza.

    Tek vrapuesit më të rinj, shkaku i dytë më i shpeshtë i vdekjes nga arresti kardiak mbetet i pashpjeguar, edhe pas ekzaminimeve të hollësishme të zemrës, tha ai.

    Rastet më të lehta të rabdomiolizës shfaqen edhe te vrapuesit e distancave të gjata, pasi gjatë aktivitetit fizik ndodh një shkallë e caktuar e dëmtimit të muskujve. Kim shpjegoi se edhe pas një ndeshjeje futbolli, analizat e gjakut mund të tregojnë rritje të enzimave muskulore, por këto raste zakonisht kalojnë pa u vënë re.

    Grupe rastesh të rabdomiolizës janë regjistruar edhe më herët te sportistët. Në vitin 2011, raste të tilla u shfaqën te lojtarët e futbollit amerikan në një kolegj në Iowa, ndërsa në vitin 2007 u raportuan raste te notarët në Karolinën e Jugut. Në vitin 2024, nëntë anëtarë të ekipit të lakrosit për meshkuj të Universitetit Tufts u shtruan në spital për shkak të kësaj gjendjeje.

    Rastet më serioze mund të shfaqen te sportistët që stërviten në temperatura të larta ose që nuk janë përgatitur mjaftueshëm për një garë në distanca të gjata. Megjithatë, shumica e pacientëve trajtohen me lëngje intravenoze dhe arrijnë të shërohen, tha Kim.

    “Kur mendoni për shkaqet e zakonshme të arrestit të papritur kardiak te sportistët e rinj, rabdomioliza sigurisht që nuk është në mesin e shkaqeve të shpeshta”, theksoi ai.

    Kim tha se që nga koha kur nisi të studionte të dhënat për vdekjet gjatë maratonave, ka vërejtur një rritje të interesimit për këtë sport.

    Gara e së dielës në Nju-Jork theu rekordin botëror për numrin më të madh të pjesëmarrësve që kanë përfunduar një maratonë, me gjithsej 61 mijë e 146 vrapues që arritën në vijën e finishit.

    Sipas Kim, nga viti 2010 deri në vitin 2023, në gara të ndryshme kanë marrë pjesë afro 30 milionë njerëz. Megjithatë, gjasat që një vrapues të humbiste jetën nga arresti i papritur kardiak gjatë garës janë përgjysmuar, ndërsa shkalla e mbijetesës për personat që pësojnë arrest kardiak gjatë vrapimit është afër 70 për qind.

    “E vetmja gjë që mund të krahasohet me 70 për qind janë kazinotë, aeroportet dhe shkollat e mesme që kanë defibrilatorë automatikë të jashtëm (AED)”, tha ai, duke theksuar se kjo shifër është shumë më e lartë krahasuar me shkallën e zakonshme të mbijetesës jashtë spitaleve, e cila është rreth 10 për qind.

    Çfarë duhet të dinë sportistët?

    Kim u bëri thirrje personave që përgatiten për maratonë t’u kushtojnë vëmendje shenjave që mund të tregojnë probleme me zemrën, si shtrëngimi në gjoks, marramendja, vështirësitë në frymëmarrje dhe rrahjet e shpejta të zemrës.

    Ai këshilloi që vrapuesit të konsultohen me mjekun para se të regjistrohen në një maratonë, veçanërisht nëse kanë faktorë rreziku për sëmundje të zemrës, si histori familjare të infarktit, duhanpirje ose nivel të lartë të kolesterolit.

    “Thjesht duhet të siguroheni që faktorët tuaj tradicionalë të rrezikut të jenë trajtuar dhe diskutuar”, tha Kim.

    Ndërkohë, historia shëndetësore e Rachel Apas, programi i saj i stërvitjes dhe historia mjekësore familjare nuk janë bërë ende të ditura.

    Kjo ishte maratona e saj e parë. Apa kishte qenë pjesë e ekipit të hokejit në fushë të Universitetit Bucknell, ku kishte garuar në nivelin e parë të sportit universitar amerikan (Division I) dhe ishte diplomuar në vitin 2024.

    Ajo kishte vendosur të merrte pjesë në Maratonën e Nju-Jorkut për të mbledhur fonde në mbështetje të personave të prekur nga sëmundja e Parkinsonit, në nderim të gjyshit të saj, i cili kishte ndërruar jetë nga kjo sëmundje në vitin 2022.

    Në faqen e saj të mbledhjes së fondeve për maratonën, Apa kishte shkruar se gjyshi i saj “më mësoi të qëndroja aktive, t’i shtyja kufijtë e mi dhe t’i përqafoja sfidat, duke formësuar dashurinë time për sportin dhe aktivitetin fizik”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fituan 9-1, Fabregas mesazh Comos: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

    Fituan 9-1, Fabregas mesazh Comos: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

    Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga futbollistët e tij që të mos e humbin përqendrimin dhe të mbeten me këmbë në tokë, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm.

    Skuadra italiane regjistroi fitoren e parë si mysafire në histori të Ligës së Kampionëve, por e bëri këtë në një mënyrë që pak kush e kishte parashikuar. Plot nëntë gola shënoi Como në Francë, duke vendosur një rekord të ri për klubet italiane në këtë garë.

    Tasos Douvikas shkëlqeu me het-trik, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nico Paz, Lucas Da Cunha, Marc-Oliver Kempf, Mattia Liberali, Martin Baturina dhe debutuesi 17-vjeçar Matteo Papaccioli.

    Kjo ishte ndeshja e katërt e Comos në histori të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Fabregasit kishte fituar më parë 4-1 ndaj RB Leipzigut dhe Manchester Unitedit, ndërsa kishte pësuar humbje 3-2 nga Feyenoordi.

    “Është edhe ndeshja jonë e katërt në histori të Ligës së Kampionëve, kështu që numri katër është kyç për ne”, u shpreh me buzëqeshje Fabregas për Sky Sport Italia.

    Trajneri spanjoll pranoi se gjithçka kishte shkuar në favor të skuadrës së tij, por theksoi se tashmë vëmendja duhet të jetë te sfida e radhës në Serie A, ku Como do të përballet me kampionin në fuqi, Interin.

    “Jam i lumtur. Ky është futbolli dhe gjithçka shkoi në favorin tonë. Djemtë bënë një punë të shkëlqyer, por tani duhet të përgatitemi për një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën”, deklaroi ai.

    Como po kalon një formë fantastike, pasi kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në të gjitha garat. Për më tepër, suksesi 9-1 ndaj Lensit ishte historik, pasi asnjë skuadër italiane nuk kishte shënuar më shumë se gjashtë gola në një ndeshje si mysafire në Ligën e Kampionëve apo në Kupën e Evropës.

    “Është një natë e mrekullueshme për Comon, për të gjithë tifozët tanë dhe për shumë futbollistë që janë në fillim të karrierës. Por duhet t’i mbajnë këmbët në tokë, të jenë modestë, të vazhdojnë të mësojnë dhe të mos mendojnë se gjithçka do të shkojë mirë edhe në të ardhmen. Duhet të vazhdojnë të punojnë për t’i përsëritur këto paraqitje”, shtoi Fabregas.

    Pas kësaj fitoreje, Como renditet në vendin e katërt në tabelën e përgjithshme të Ligës së Kampionëve, në gjysmë të fazës së ligës. Italianët do të përballen me AEK Athinën në shtëpi, Real Betisin në udhëtim, ndërsa më pas i presin dy sfida të vështira ndaj Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

    Fabregas pranoi se këto dy përballje të fundit e kishin shtyrë të kërkonte sa më shumë pikë në ndeshjet e para.

    “Kur pashë se dy ndeshjet e fundit ishin ndaj PSG-së dhe Barcelonës, mendova se duhej të merrnim sa më shumë pikë në fillim. Asgjë nuk është e pamundur, por këto janë dy skuadra të një niveli më të lartë se të tjerat”, përfundoi trajneri spanjoll./Telegrafi/

  • Zelensky mbërrin në Madrid, në agjendë takimet me liderët e OKB-së dhe BE-së

    Zelensky mbërrin në Madrid, në agjendë takimet me liderët e OKB-së dhe BE-së

    Zelensky mbërrin në Madrid, në agjendë takimet me liderët e OKB-së dhe BE-së

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur të mërkurën në Madrid, në një vizitë të papritur që përfshin një varg takimesh të nivelit të lartë me udhëheqës ndërkombëtarë, në kuadër të Samitit Ibero-Amerikan.

    Vizita e tij ishte mbajtur e fshehtë për arsye sigurie deri në momentin kur avioni presidencial u ul në kryeqytetin spanjoll. Gjatë qëndrimit dyditor, Zelensky pritet të zhvillojë takime me disa prej liderëve që janë mbledhur në Madrid për samitin.

    Të enjten, presidenti ukrainas do të marrë pjesë në një takim me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ku pritet të jenë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, raporton Euronews.

    Në takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, së bashku me përfaqësues të tjerë të vendeve ibero-amerikane.

    Përveç takimit të përbashkët, Zelensky do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Sánchez-in dhe Mbretin e Spanjës, Felipe VI.

    Samiti në Madrid shihet gjithashtu si një mundësi për Ukrainën që të forcojë marrëdhëniet me vendet e Amerikës Latine, një rajon ku lufta e nisur pas pushtimit rus të Ukrainës ka nxitur qëndrime të ndryshme.

    Sipas burimeve qeveritare, Zelensky planifikon të takohet edhe me përfaqësues të disa prej 22 delegacioneve ibero-amerikane që ndodhen në kryeqytetin spanjoll.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky arrives in Madrid, meeting with UN, EU leaders

    Ukraine’s president, Voldymyr Zelensky, has arrived in Madrid on Wednesday, on a surprise visit involving a series of high-level meetings with international leaders, under the Ibero-American Summit.

    His visit was kept secret for security reasons until the moment the presidential plane landed in the Spanish capital. During the two-day stay, Zelensky is expected to hold meetings with some of the leaders who have gathered in Madrid for the summit.

    On Thursday, the Ukrainian president will participate in a meeting with top international representatives, where UN Secretary General António Guterres and European Council President António Costa are expected to attend, reports Euronews.

    Spanish Prime Minister Pedro Sánchez, along with other Ibero-American representatives, is also expected to attend the meeting.

    In addition to the joint meeting, Zelensky will hold bilateral talks with Sánchez and Spain’s King Felipe VI.

    The summit in Madrid is also seen as an opportunity for Ukraine to strengthen relations with Latin American countries, a region where war launched after the Russian invasion of Ukraine has fostered different attitudes.

    According to government sources, Zelensky also plans to meet with representatives of some of the 22 Ibero-American delegations in the Spanish capital.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • KEDS paralajmëron punime në rrjet, në këto zona s’do të ketë rrymë nesër

    KEDS paralajmëron punime në rrjet, në këto zona s’do të ketë rrymë nesër

    KEDS paralajmëron punime në rrjet, në këto zona s’do të ketë rrymë nesër

    KEDS ka njoftuar se të enjten, më 5 nëntor 2026, do të realizohen punime në rrjetin elektrik, me qëllim të mirëmbajtjes dhe rritjes së sigurisë së sistemit energjetik.

    Për shkak të këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.

    Më poshtë gjeni orarin e ndërprerjeve sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J03 Orllani (kodi: 14015002) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti. Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10[kV].

    Punime në projekte investive

    Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10 [kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ora 09:00 deri në orën 18:00 Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Burice, Gllamnik, Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Punime në rrjet.

    Punime nga pala e tretë

    Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re, montimi i konzollës anije, montimi i izolatorëve etj. Energjizimi i TS-së nuk do të bëhet deri pas rregullimit të të gjithë dokumentacionit.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Klina do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J11 Klinavci (kodi: 52000002) nga ora 08:00 deri në ora 14:00. Vendet: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë, Rudica. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i defekteve të gjetura me dron.

    Prizren

    Nga NS 35/10 [kV] Zhuri do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J07 Gorozhupi Dobrusht (kodi: 30035008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Vendet: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë e Zhurit. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Përmirësimi i defekteve të gjetura me dron.

    Nga NS 35/10[kV] Dikanca do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J05 Radesha (kodi: 30037006) nga ora 10:00 deri në ora 15:00. Vendet: Fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh. Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të gjetura me dron.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J14 Bodrumi (kodi: 30000014) nga ora 10:00 deri në orën 15:30 Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave të TM.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Bablaku (kodi: 41000001) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Fshatrat: Bablak, Babush, Babush i Ri, Cërnillë, Kojskë, Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Mirash, Prelez i Muhaxherëve (një pjesë), Surqinë, Tërn, Rubofc dhe një pjesë e Trim (Tërni). Arsyeja: Energjizimi i segmentit të fshatit Mirash.

    Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërpritet: Dalja 10[kV] J02 Kosharja (kodi: 41046005) nga ora 10:00 deri në orën 14:00 Vendet: Fshatrat: Gllavicë, Koshare, Lagjja e Salihajve (një pjesë) dhe Lubovci. Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve nga droni.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Martiraj (kodi: 73000009) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 Vendet: Rrugët: Bahri Kuqi, Ismajl Qemajli (një pjesë). Fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skroma, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Nga NS 110/10[kV] Skenderaj do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006) nga ora 10:00 deri në orën 16:00 Vendet: Fshatrat: Açarevë, Burojë, Burojë – Lagjja: Beqani, Duraku, Haliti, Hoti, Kastrati, Man Hajdini, Shala, Thaqi dhe te Xhamia, Izbicë (një pjesë), Klladernicë (një pjesë), Klinë e Ulët (një pjesë), Kopiliç, Kopiliç – Lagjja: Marinëve, Hatalaku, Kadrija, Kuqani, Smaka dhe Veseli, Kopiliç i Epërm, Kopiliç i Poshtëm, Turiçevc, Turiçevc – Lagjja: Abazi, Ali Obrija, Halimi, Hoti dhe Lutani, Llaushë, Rakinicë (një pjesë), Resnik (një pjesë) dhe Vojnik. Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe i një segmenti të linjës së re, Projekti Turiqefci.

    Nga NS 110/10[kV] Vushtria 2 do të ndërpritet: Dalja 10[kV] Tregu i Blertë (kodi: 73000002) nga ora 10:00 deri në orën 11:00 Vendet: Shtëpia e Mallrave, Kalaja, Posta Vushtrri, Isuf Zhegrova (banesat), TSB, Ariani Company, Sami Ferizi te Çerdhja, Përparimi, TSM-Nr. 3. Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.

    Gjakovë

    Punime nga pala e tretë

    NS 35/10[kV] Gjakova I Nga dalja 10[kV] Beci do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 13:00 NS 10/0.4[kV] Burim Mirakaj Axians Software Development Consulting LL-C (kodi: 80080010291) Vendet: Burim Mirakaj Axians Software Development Consulting LL-C. Arsyeja: Rregullimi i ormanit 0.4 kV sipas projektit të aprovuar.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga NS 110/35/10kV Vitia (H06) do të ndërpritet: NS 35/10kV Kllokoti (H04) me kod: 610650 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10[kV] prej orës 10:30 deri në ora 15:30. Vendet: Fshatrat: Pozharan, Sadovinë e Qerkezve, Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme dhe Tërstenik, Kllokot, Budrikë e Epërme, Budrikë (një pjesë), Gjylekar, Kllokot (një pjesë), Radivojc dhe Remnik, Mogillë. Rrugët: Viti-Kllokot (një pjesë), Preshevës (një pjesë) dhe Fabrika e ujit në Zonën Industriale, konsumatorë komercialë dhe Shtëpia e Shëndetit në Viti, Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti, F. Jeta, Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.

    Arsyeja: Kyçja e kabllove hyrëse të TM, energjizimi i transformatorit energjetik TR3.

    Burimi: Insajderi

  • Ekstradohen dy të kërkuar, njëri në Gjermani e tjetri nga Italia në Kosovë

    Ekstradohen dy të kërkuar, njëri në Gjermani e tjetri nga Italia në Kosovë

    Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it, një nga Kosova në Gjermani dhe një tjetër nga Italia në Kosovë.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 4 nëntor 2026, shtetasi gjerman D.J. është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet gjermane të drejtësisë për përfshirje në veprat penale të trafikimit me narkotikë.

    Po të njëjtën ditë, nga Italia në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar B.B., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

    Policia ka bërë të ditur se ekstradimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, falë bashkëpunimit me shtetet partnere.

    Burimi: RTKLive

  • Switzerland lifts sanctions on two Russian oligarchs close to Putin

    Switzerland has lifted sanctions against Russia from the list, due to the war in Ukraine, the Russian-Suzbek oligarch Alisher Ussnovo, 73, thus following the European Union’s decision. According to a document published on November 4th 2026 by the State Secretariat for Economic Affairs of Switzerland and secured by the Italian newspaper Corriere della Seraão, Usnovo’s name has been erased from the list of sanctioned persons.

    Usnovo, who heads the USM group, owned important interests in the steel industry, mines, copper, cement, telecommunications and the digital sector. When sanctions were imposed in 2022, he was named one of the most influential and close businessmen with Russian President Vladimir Putin. According to then reasoning, his companies provided considerable revenue for the Russian state, making it an important figure for the country’s economy.

    The document also cited his ties to former president and former Russian Prime Minister Dmitry Medvedev, who allegedly had used luxury residence under Usnovo’s control. On the list of reasons for imposing sanctions was also the ownership of the newspaper “Commersant,” which, after passing on into his hands, had received an apparently progovernmental editorial line.

    Swiss sanctions list has also removed billionaire Russian-Israel businessman Mikhail Friedman, 62, born in Lviv, Ukraine. He is a co-founder of the group BAR Alfaʹ, one of the largest private conglomerates in Russia, with activities in the banking sector, insurance, retail trade and infrastructure.

    Friedman is considered one of the richest men in Russia. In 2022, when the European Union imposed sanctions, which were later adopted by Switzerland, he was accused of benefiting from the Russian economic system and of having financially supported this system, also having circuit connections near the Kremlin.

    After those decisions, sanctions in Europe for both businessmen remain in force only in the United Kingdom.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë të afërt me Putinin

    Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë të afërt me Putinin

    Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë të afërt me Putinin

    Zvicra ka hequr nga lista e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, oligarkun ruso-uzbek Alisher Usmanov, 73 vjeç, duke ndjekur kështu vendimin e Bashkimit Evropian. Sipas një dokumenti të publikuar më 4 nëntor 2026 nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës dhe siguruar nga gazeta italiane “Corriere della Sera”, emri i Usmanov është fshirë nga lista e personave të sanksionuar.

    Usmanov, i cili drejton grupin USM, zotëronte interesa të rëndësishme në industrinë e çelikut, miniera, bakër, çimento, telekomunikacion dhe sektorin dixhital. Kur u vendosën sanksionet në vitin 2022, ai u cilësua si një nga biznesmenët më me ndikim dhe më të afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas arsyetimit të atëhershëm, kompanitë e tij siguronin të ardhura të konsiderueshme për shtetin rus, duke e bërë atë një figurë të rëndësishme për ekonominë e vendit.

    Dokumenti përmendte gjithashtu lidhjet e tij me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin rus Dmitry Medvedev, i cili dyshohet se kishte përdorur rezidenca luksoze nën kontrollin e Usmanov. Në listën e arsyeve për vendosjen e sanksioneve ishte edhe pronësia e gazetës “Kommersant”, e cila, pas kalimit në duart e tij, kishte marrë një linjë editoriale dukshëm proqeveritare.

    Nga lista e sanksioneve zvicerane është hequr edhe biznesmeni miliarder ruso-izraelit Mikhail Fridman, 62 vjeç, i lindur në Lviv të Ukrainës. Ai është bashkëthemelues i grupit “Alfa”, një nga konglomeratet më të mëdha private në Rusi, me aktivitete në sektorin bankar, sigurime, tregti me pakicë dhe infrastrukturë.

    Fridman konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në Rusi. Në vitin 2022, kur Bashkimi Evropian vendosi sanksionet, të cilat më pas u miratuan edhe nga Zvicra, ai u akuzua se kishte përfituar nga sistemi ekonomik rus dhe se kishte mbështetur financiarisht këtë sistem, duke pasur gjithashtu lidhje me qarqe pranë Kremlinit.

    Pas këtyre vendimeve, për të dy biznesmenët sanksionet në Evropë mbeten në fuqi vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali