Category: Lajme

  • Studentët ndryshojnë strategjinë e protestave, dy tubime kombëtare në javë – protesta e radhës më 7 nëntor

    Studentët ndryshojnë strategjinë e protestave, dy tubime kombëtare në javë – protesta e radhës më 7 nëntor

    Pas më shumë se 150 ditësh në shesh, studentët kanë vendosur të ndryshojnë strategjinë e protestës, duke kaluar në një kalendar të ri organizimi me dy tubime kombëtare çdo javë.

    Lëvizja studentore njofton se protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00, duke synuar të mbajnë të vazhdueshëm presionin ndaj qeverisë dhe të zgjerojnë mobilizimin qytetar.

    Protesta e parë sipas këtij kalendari është thirrur për të shtunën, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

    Në deklaratën e tyre, organizatorët theksojnë se më shumë se pesë muaj protesta nuk kanë sjellë ende përgjigje për kërkesën kryesore të lëvizjes: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Studentët e cilësojnë situatën politike në vend si një realitet autokratik dhe paralajmërojnë se përballja me qeverinë do të jetë afatgjatë. Sipas tyre, vendimi për të zhvilluar dy protesta kombëtare në javë synon të forcojë organizimin dhe t’u japë mundësi rrjetit studentor dhe mbështetësve të jenë më të mobilizuar.

    Një tjetër element i rëndësishëm i qëndrimit të tyre është mbështetja për çdo protestë tjetër qytetare kundër qeverisë, pavarësisht datës kur ajo organizohet.

    Në mesazhin e publikuar, studentët shprehin vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke e lidhur kauzën e tyre me një betejë më të gjerë për demokracinë në Shqipëri.

  • Students change protest strategy, two national gatherings per week. Next protest on November 7th

    After more than 150 days in the square, students have decided to change the protest strategy, moving to a new agenda of two national gatherings each week.

    The student movement reports that the protests will take place every Wednesday and Saturday, at 2: 00 p.m., aiming to maintain continued pressure on the government and enhance civic mobilization.

    The first protest in this calendar was called for Saturday, November 7, at 2: 00 a.m., in front of the Ministry of Education.

    In their statement, organisers stress that more than five months of protests have not yet brought answers to the main motion requirement: the resignation of Prime Minister Edi Rama.

    Students describe the political situation in the country as an autocratic reality and warn that facing the government will be long-term. According to them, the decision to hold two national protests a week aims to strengthen organisation and enable the student network and supporters to be more mobilised.

    Another important element of their position is support for any other civic protest against the government, regardless of the date it is organised.

    In the published message, students express determination not to back down, linking their cause to a broader battle for democracy in Albania.

  • Sopaj: Vështirësitë ekonomike dhe politika e jashtme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

    Sopaj: Vështirësitë ekonomike dhe politika e jashtme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

    Sopaj: Vështirësitë ekonomike dhe politika e jashtme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

    Arbenita Sopaj, ligjëruese në Universitetin Amerikan të Kosovës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

    Ajo në emisionin ” Edicioni Special” në Klan Kosova ka vlerësuar se ndër faktorët që ndikuan në këtë rezultat janë vështirësitë ekonomike të qytetarëve amerikanë, si dhe politika e jashtme e presidentit Donald Trump.

    “Parimisht është arsyeja ekonomike, qytetarët kanë filluar të kenë probleme financiare që të mbijetojnë e disa premtime që Trump veçse ka thënë se do t’i mbajë, por që realisht është në kundërshtim me politikën e tij…Pastaj, arsyeja e dytë dhe më e rëndësishmja mendoj është që Trump ka vendosur që të ketë një politikë shumë të ashpër në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare ku edhe ka pasur përfshirje të hatashme në luftën e Izraelit me Palestinën dhe tash këtë të fundit me Iranin, gjë që e ka dëmtuar ekonominë e Amerikës edhe konsumimin e derivateve etj…”, tha mes tjerash Sopaj.

    Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA sollën përmbysje në fuqinë e republikanëve në dy dhomat e Kongresit.

    Për më shumë:

  • Sopaj: Economic woes, foreign policy impacted US election outcome ( VIDEOS)

    ARbenita Sopaj, a legalist at the American University of Kosovo, has commented on the results of the elections in the United States of America, on the Special edition show in Klan Kosova.

    It has estimated that among the factors affecting this outcome are the economic woes of American citizens, as well as President Donald Trump’s foreign policy.

    It’s basically the economic reason, citizens are starting to have financial problems to survive some of the promises Trump has already said he’s going to hold, but it’s really in conflict with his policy… then, the second and most important reason I think is that Trump has decided to have a very tough policy in terms of international relations where there has been a tremendous involvement in Israel’s war with Palestine and now the latter with Iran, which has damaged America’s economy and the consumption of until… etc. He said among other things, Sopi.

    The U.S. Muslim elections brought collapse to the powers of the Republicans in the two chambers of Congress.

    For more:

  • Mega-aksion kundër lojërave të fatit – disa të arrestuar në Prizren, Suharekë e Dragash

    Mega-aksion kundër lojërave të fatit – disa të arrestuar në Prizren, Suharekë e Dragash

    Mega-aksion kundër lojërave të fatit – disa të arrestuar në Prizren, Suharekë e Dragash

    Një aksion i madh policor, i nisur në orën 18:00 në tri qytete të vendit – Suharekë, Prizren dhe Dragash, tashmë ka përfunduar me disa të arrestuar.

    Aksioni u zhvillua kundër lojërave të fatit, teksa mësohet se janë bastisur 20 lokacione në këto tri qytete.

    Sipas gazetares së Klan Kosova, Vesa Hoda, janë dhjetëra të arrestuar për bixhoz të paligjshëm nga ky mega-aksion, që u zhvillua nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti.

    “Aksioni që ka filluar nga ora 18:00 në Suharekë, Prizren dhe Dragash, ka përfunduar para pak minutash. Ky mega aksion është zhvilluar në 20 lokacione në këto tre qytete. Në Suharekë, në shesh, në dy-tre vende ka pasur aksione ku kanë zbarkuar dhjetëra forca policore. Nga zyrtarët policorë, u mësua se krejt aksioni u organizua me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në atë qytet”.

    “Informacionet që i kemi thonë se përpos që janë bastisur 20 lokacione, nga to ka pasur dhjetëra të arrestuar që tashmë në kohën e raportimit, ata janë duke u intervistuar, dhe kuptuam se rastet do të trajtohen veç-e-veç”, deklaroi Hoda.

    Sipas saj, “aksioni ka të bëjë kundër lojërave të fatit, të cilat në vendin tonë janë të paligjshme. Në lokacionet e bastisura janë sekuestruar pajisje që mundësojnë të zhvillojnë këto lojëra të fatit, por përveç tyre janë sekuestruar edhe armë e municion”.

    Gazetarja e Klan Kosova theksoi se aksioni ka përfunduar para pak minutash, ndërsa nga Prokuroria thanë se për detaje, opinioni do të informohet me kohë. /Klankosova.tv

  • Mega-action against lucky games some arrested in Prizren, Suhareka and Dragash

    – What?A major police action, launched at 6:00 in three cities in the country — Suhareka, Prizren and Dragash — has already ended with several detainees.

    The action took place against the game of fate, as it is taught that 20 locations have been raided in these three cities.

    According to Klan Kosova journalist Vesa Hoda, there are dozens arrested for illegal gambling by this mega-action, which was conducted by the Prizren Regional Police Directorate, in co-operation with the City’s Founding Prosecutor.

    The action, starting at 6:00 in Suhareka, Prizren and Dragash, was completed just minutes ago. This mega action has been developed at 20 locations in these three cities. In Suhareka, on the ground, in two or three countries there have been shares where dozens of police forces have landed. Police officials learned that the entire action was organised with the Prizren Regional Police Directorate, in co-operation with the Special Prosecutor in that city.

    The things we’ve been telling them that unless 20 locations have been raided, there have been dozens of detainees already arrested since the reporting time, they’re being interviewed, and we realized that the cases will be dealt with separately-of-wech, Hoda said.

    According to her, the action is against the games of fate, which in our country are illegal. Checked locations have seized equipment that enables them to develop these lucky games, but in addition to them, weapons and ammunition have been seized.

    Klan Kosovo columnist stressed that the action ended just minutes ago, while the prosecution said that for details, the opinion will be informed over time. /I did. tv

  • Demokratët sigurojnë 240 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, vazhdon numërimi i votave

    Demokratët sigurojnë 240 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, vazhdon numërimi i votave

    Demokratët sigurojnë 240 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, vazhdon numërimi i votave

    Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 240 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, pas disa fitoreve të tjera të konfirmuara gjatë pasdites së së mërkurës, ndërsa numërimi i votave vazhdon në dhjetëra gara ku ende nuk dihen fituesit.

    Sipas projeksioneve të CNN-it, rezultati përbën një sukses të madh për Partinë Demokratike dhe një goditje të fortë politike për presidentin amerikan Donald Trump, në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat zakonisht shërbejnë si një matës i mbështetjes publike për presidentin dhe administratën e tij.

    Në Senat, demokratët kanë siguruar tashmë 54 ulëse, pasi arritën të fitojnë shtatë vende që më parë mbaheshin nga republikanët. Megjithatë, gara në shtetet e Misisipit dhe Alaskës mbetet e hapur, ndërsa diferencat mes kandidatëve janë shumë të vogla. Përfundimi i numërimit në këto dy shtete mund të marrë disa ditë, madje edhe javë.

    Rezultatet e deritanishme u japin demokratëve kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Ky ndryshim do të marrë formë zyrtarisht në janar të vitit 2027, kur anëtarët e rinj të Kongresit të nisin mandatin.

    Ndërkohë, brenda Partisë Republikane kanë nisur reagimet dhe përpjekjet për të gjetur përgjegjësit për rezultatin e dobët zgjedhor. Në anën tjetër, demokratët kanë filluar të paraqesin prioritetet e tyre për periudhën kur do të marrin kontrollin e Kongresit.

    Fitorja u jep demokratëve mundësinë të pengojnë një pjesë të agjendës së Trumpit, të shtojnë mbikëqyrjen ndaj administratës së tij dhe të nisin hetime parlamentare.

    Zgjedhjet e mesmandatit mbahen në mes të mandatit katërvjeçar të presidentit amerikan dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për mbështetjen ndaj tij. Këtë herë, rezultati paraqet një goditje të madhe për Trumpin, i cili kishte kërkuar mbështetje për kandidatët republikanë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Democrats provide 240 seats in House of Representatives, vote count continues

    Democrats in the United States have reached 240 seats in the House of Representatives, following several other confirmed victories during Wednesday afternoon, while counting votes continues in dozens of contests where winners are not yet known.

    According to CNN projections, the result represents a major success for the Democratic Party and a strong political blow to American President Donald Trump, in the Muslim elections, which usually serve as a measure of public support for the president and his administration.

    In the Senate, the Democrats have already secured 54 seats, as they managed to win seven seats previously held by the Republicans. However, competitions in Mississippi and Alaska remain open, while differences between candidates are very small. The outcome of the count in these two countries may take several days, even weeks.

    The results thus far give the Democrats control of both chambers of the American Congress, the House of Representatives and the Senate. This change will take place officially in January 2027, when the new members of Congress begin their mandate.

    Meanwhile, reactions and efforts to find those responsible for the poor election outcome have started within the Republican Party. On the other hand, Democrats have begun to present their priorities for the period when they will take over Congress.

    The victory gives the Democrats the opportunity to prevent part of Trump’s agenda, increase oversight of his administration and launch parliamentary investigations.

    The Muslim elections are held amid the US president’s four-year mandate and are considered an important test for his support. This time around, the result presents a major blow to Trump, who had sought support for republican candidates. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • JD Vance distancohet nga Trumpi?

    JD Vance distancohet nga Trumpi?

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, duket se ka nisur përpjekjet për t’u distancuar politikisht nga presidenti Donald Trump, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, me synimin për të ruajtur shanset e tij për të qenë kandidat i partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

    Në një reagim të publikuar të mërkurën në platformën X, Vance kritikoi strategjinë zgjedhore të republikanëve dhe mesazhet e tyre ekonomike, duke argumentuar se partia kishte humbur kontaktin me shqetësimet e qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës.

    Deklarata më e drejtpërdrejtë e tij ishte “arsyeja pse humbëm është lufta”, duke iu referuar konfliktit në Iran dhe ndikimit të tij në rritjen e çmimeve të karburanteve, shkruan cnn.

    Vance paraqiti edhe katër hapa që, sipas tij, mund t’i rikthejnë votuesit në anën e republikanëve – përfundimin e luftës, përqendrimin te kostoja e jetesës dhe inflacioni, vendosjen e interesave amerikane në plan të parë dhe ndryshimin e marrëdhënieve me Izraelin.

    Reagimi i tij shihet edhe si një përpjekje për t’iu afruar krahut izolacionist të lëvizjes MAGA, të përfaqësuar nga komentatori Tucker Carlson, i cili mbështeti Trumpin pikërisht për shkak të premtimeve për t’i dhënë fund përfshirjes amerikane në luftëra të huaja.

    Ndërkohë, pas humbjes së republikanëve, mbetet e paqartë nëse Vance dhe zyrtarët e tjerë të administratës Trump, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, do të arrijnë të distancohen nga lufta në Iran gjatë fushatës presidenciale të vitit 2028.

    Reagimi i Vance vjen në një kohë kur kanë nisur diskutimet për garën e ardhshme presidenciale, ndonëse kanë mbetur edhe dy vjet deri në zgjedhjet e vitit 2028. /Telegrafi/

  • JD Vance distanced from Trump?

    JD Vance distanced from Trump?

    The US vice president, JD Vance, appears to have launched efforts to politically distance himself from President Donald Trump after losing the Republicans in the Muslim elections, with a view to preserving his chances of being party candidate in the 2028 presidential election.

    In a response released Wednesday on the X platform, Vance criticised the republican election strategy and their economic messages, arguing the party had lost touch with citizens’ concerns about raising the cost of living.

    His most direct statement was why we lost war, referring to the Iran conflict and its impact on rising fuel prices, writes cn.

    Vance also presented four steps that, according to him, can bring voters back to the republican side of the war’s conclusion, focus on the cost of living, and inflation, the putting American interests first, and changing relations with Israel.

    His reaction is also seen as an attempt to approach the isolationist wing of the MAGA movement, represented by commentator Tucker Carlson, who supported Trump precisely because of promises to end American involvement in foreign wars.

    Meanwhile, after the republican loss, it remains unclear whether Vance and other administration officials, including Secretary of State Marco Rubio, will be able to distance themselves from the war in Iran during the 2028 presidential campaign.

    Vance’s reaction comes at a time when discussions have begun on the upcoming presidential race, though two years have remained until the 2028 elections. /Telegraphy/