Category: Lajme

  • Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

    Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

    Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar të martën, me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, raporton mediumi serb Nova.rs.

    Sipas informacioneve jozyrtare të këtij mediumi, Zhmiric është njëri nga pesë personat e arrestuar në një aksion të madh të inspektorëve të Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

    Përveç tij, janë arrestuar edhe katër ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Njësisë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve (JZO).

    Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në ndërhyrjet policore gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2025, në bulevardin “Kralja Aleksandra”, pranë Fakultetit Juridik në Beograd.

    Gjatë këtyre ndërhyrjeve, disa studentë u lënduan dhe u shoqëruan në polici. Në një rast, policia hyri edhe në ambientet e Fakultetit Juridik, duke cenuar autonominë universitare.

    Ndaj Zhmiricit ishte ngritur kallëzim penal për pjesëmarrje në arrestimin dhe keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave të 14 gushtit të vitit të kaluar në Beograd.

    Karrierën e tij ai e kishte nisur në Njësinë për Operacione Speciale (JSO), ndërsa më vonë kishte shërbyer në Xhandarmëri, Njësinë Kundër Terrorizmit dhe në Njësinë për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve, ku kishte mbajtur pozitën e zëvendëskomandantit.

    Pas shkarkimit të Spasoje Vuleviqit dhe emërimit të Zhmiricit, ky i fundit ishte vendosur në krye të SAJ-it.

    Nova.rs shkruan se arrestimet lidhen me hetimet për keqtrajtimin e studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave në Serbi. /Telegrafi/

  • Kurti kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

    Kurti kërkon nga BE-ja hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

    Duke prezantuar të arriturat e evidentuara në raport, në një konferencë për medie Kurti ka përmendur rritjen ekonomike prej 5.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, rritjen e të hyrave buxhetore për 8.3 për qind, si dhe përmirësimin e ambientit të biznesit dhe reduktimin e ekonomisë informale.

    Ai ka theksuar se është rritur edhe punësimi dhe pjesëmarrja në tregun e punës, ndërsa skema “Superpuna”, sipas tij, ka dhënë rezultate shumë të mira. Kurti ka përmendur edhe zgjerimin e mbulimit me shtesa për fëmijë, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe shtimin e numrit të inspektorëve të punës në 120.

    Në arsim, ai ka veçuar rritjen e regjistrimit të fëmijëve pesëvjeçarë në arsimin parafillor në 87 për qind, zgjerimin e arsimit dual në 16 profile dhe rritjen e buxhetit për kërkime shkencore për 85 për qind.

    Kurti ka përmendur gjithashtu progresin në fushën e energjisë, mbrojtjen e mjedisit, tregtinë dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, përfshirë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me EFTA-n.

    Sa i përket procesit të integrimit evropian, Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa statusin e vendit kandidat, ndonëse, sipas tij, ka dëshmuar përkushtim ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

    Ai ka pranuar se bllokada institucionale e Kuvendit ka ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe në vonesat për ratifikimin e marrëveshjeve të Planit të Rritjes, si dhe për miratimin e disa ligjeve.

    Kreu i Qeverisë ka bërë me dije se institucionet do të vazhdojnë me miratimin e ligjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë, punën, sigurinë në punë, prokurimin publik dhe fusha të tjera, duke i cilësuar ato të rëndësishme për përafrimin e Kosovës me standardet evropiane.

    Në fund, Kurti ka përsëritur kërkesën që Bashkimi Evropian t’ia dorëzojë Kosovës sa më parë pyetësorin për statusin e vendit kandidat dhe të marrë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.

    Ai ka theksuar se reformat do të vazhdojnë, pasi, sipas tij, rruga drejt anëtarësimit në BE kalon përmes tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti urges EU to open Kosovo membership negotiations

    Presenting the findings listed in the report, Kurti has mentioned economic growth of 5.4 percent in the first quarter of this year, increased budget revenues by 8.3 percent, and improved business environment and reduced the informal economy.

    He has stressed that employment and participation in the labour market have also increased, and the scheme, according to him, has produced very good results. Kurti has also mentioned expanding coverage with additions for children, increasing the minimum wage to 500 euros, and increasing the number of job inspectors to 120.

    In education, it has singled out the increase in enrollment of five-year-old children in primary education to 87 percent, increased dual education to 16 profiles, and increased the scientific research budget by 85 percent.

    Kurti has also cited progress in the field of energy, environmental protection, trade and co-operation with the European Union, including entry into force of the Free Trade Agreement with EFTA.

    As for the European integration process, Kurti has said that Kosovo continues to be the only country in the Western Balkans without candidate status, although, according to him, has testified to democracy, rule of law and human rights.

    He has acknowledged that the Parliament’s institutional blockade has impacted the slowdown in reforms and delays in ratifying growth Plan agreements, as well as on the adoption of certain laws.

    The Government head has suggested that institutions will continue with the adoption of laws related to the justice system, work, labour security, public procurement and other areas, naming them important for the approach of Kosovo to European standards.

    In the end, Kurti has reiterated the requirement for the European Union to hand over Kosovo as soon as before the candidate country’s status questionnaire and make the decision to open membership negotiations.

    He has stressed that reforms will continue, as according to him, the path towards EU membership passes through them.

    Source Layer: RTKLive

  • Anjeza ndihet e rrezikuar nga nominimet e kësaj jave (VIDEO)

    Anjeza ndihet e rrezikuar nga nominimet e kësaj jave (VIDEO)

    Anjeza ndihet e rrezikuar nga nominimet e kësaj jave (VIDEO)

    Anjeza, banorja e Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me nominimet e kësaj jave, duke diskutuar për mundësinë e largimit nga shtëpia.

    Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, Shqiponjën, Anjeza tha se mendon që ajo ose Ardiani mund të jenë në rrezik, pasi sipas saj, të dy nuk kanë qenë mjaftueshëm aktivë brenda shtëpisë.

    “Unë mendoj që Ardiani ose unë… As unë e as Ardiani nuk jena aktivë”, u shpreh Anjeza.

    Megjithatë, ajo i tha Shqiponjës se nuk beson që kjo e fundit do të largohet nga shtëpia.

    Mbetet të shihet se cili prej banorëve do të jetë më i rrezikuar nga nominimet e kësaj jave dhe kush do të dalë të premten.

    Ndiqeni videon:

  • Agnes feels threatened by this week’s nominations ( VIDEOS)

    ALadies, Big Brother resident V IP Kosova 5, has expressed concern over this week’s nominations, discussing the possibility of leaving home.

    During a conversation with the other resident of the house, Eagle, Anjaza said she feels that she or Ardian may be in danger, since, according to her, both have not been active enough inside the house.

    I think Ardian or I… Neither I nor Ardian are active, Agnes said it.

    However, she told Eagle that she does not believe this will leave the house.

    It remains to be seen which of the residents will be most endangered by the nominations this week and who will be released Friday.

    Follow the video:

  • Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së, zotohet për avancim të reformave

    Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së, zotohet për avancim të reformave

    Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, të cilin e priti në takim.

    Në njoftim Presidenca tha se Shiroka-Pula theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave.

    “Ajo theksoi se Kosova është vend proeuropian dhe se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës dhe se institucionet e vendit janë të përkushtuara për avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit, funksionimin demokratik të institucioneve dhe përmbushjen e standardeve europiane”, thuhet në njoftim.

    Presidenca tha se ambasadori Schuebel e përgëzoi Presidenten Shiroka-Pula për qasjen e saj “konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar për frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës”.

    Shiroka-Pula vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Europian për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës europiane të vendit.

  • Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

    Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

    Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

    Raphinha po kalon një periudhë të shkëlqyer sa i përket realizimit të golave, gjë që e dëshmoi edhe në përballjen me Aston Villën në Ligën e Kampionëve, ku braziliani shënoi dy herë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP).

    Për Raphinhan, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën arrin të gjejë rrugën drejt rrjetës. Forma e tij e mirë është reflektuar edhe në aspektin kontraktual, pasi ai ka arritur marrëveshje me Barcelonën për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2030.

    Drejtori sportiv i klubit, Deco, e kishte bërë të ditur marrëveshjen gjatë Asamblesë së fundit të Barcelonës, të mbajtur në shtator. Ndërkaq, këtë të enjte, braziliani pritet të nënshkruajë zyrtarisht kontratën e re, së bashku me presidentin e klubit katalanas, Joan Laporta.

    Ndërkohë, me golat e realizuar ndaj Aston Villas, Raphinha është ngjitur në mesin e golashënuesve më të mirë të Barcelonës në historinë e Ligës së Kampionëve.

    Braziliani ka arritur në kuotën e 23 golave në këtë kompeticion, duke barazuar Robert Lewandowskin. Para tyre renditet Luis Suarez me 25 gola në 55 ndeshje, ndërsa në krye mbetet Lionel Messi, i cili ka shënuar 120 gola në 149 paraqitje.

    Dy golat ndaj Aston Villas e kanë çuar gjithashtu Raphinhan në kuotën e 94 golave me fanellën e Barcelonës, duke barazuar ish-futbollistin brazilian Ronaldinho.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Raphael is writing the story at Barcelona, Brazilian is expected to sign the new contract by 2030.

    Raphinha is going through a fine period of goals, which proved even in the face of Aston Ville in the Champions League, where the Brazilians scored twice and was declared the best player in the match ( MVP).

    For Raphael, this was the third consecutive match in which he can find his way to the net. His good form has also been reflected in contractual terms, as he has reached agreement with Barcelona on continuing co-operation until 2030.

    The club’s sports director, Deco, had announced the agreement during the recent Barcelona Assembly, held in September. Meanwhile, this Thursday, Brazilian is expected to officially sign the new contract, along with the president of the Catalan club, Joan Laporta.

    Meanwhile, with goals towards Aston Willlas, Raphael has climbed among Barcelona’s best goal scorers in the history of the Champions League.

    Brazilian has reached 23 goals in this competition, evening Robert Leandowski. Before them is Luis Suarez, with 25 goals in 55 matches, while the top remains Lionel Messi, who scored 120 goals in 149 presentations.

    Two goals against Aston Villas have also led Raphael to the 94 goals quota with Barcelona’s fan, equalizing former Brazilian football player Ronaldinho.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

    A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

    A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

    Afrimiteti mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Sharrit dhe Antonetës, ka zgjuar kureshtjen e publikut.

    Dyshja është parë duke kaluar momente të afërta me njëri-tjetrin, ndërsa një përqafim mes tyre ka nxitur spekulime se raporti i tyre mund të jetë duke kaluar përtej shoqërisë.

    Pamjet kanë marrë vëmendjen e fansave të formatit, të cilët po pyesin nëse Sharri dhe Antoneta do të bëhen çifti i parë i këtij edicioni të BBVK-së.

    Për momentin, mbetet të shihet nëse kjo afërsi do të marrë një drejtim tjetër gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në vend.

    Burimi: Insajderi

  • Is a new couple being born in BBVK? Two residents embrace in front of the cameras

    Africa Among the Two People of the Big Brother V The IP Kosovo, Sharrit and Antonette, has aroused public curiosity.

    The duo has been seen spending close moments with each other, while a hug between them has sparked speculation that their report may be passing beyond society.

    The images have received the attention of the format fans, who are wondering if Sharri and Antoneta will become the first couple of this BBVK edition.

    For now, it remains to be seen whether this approach will take a different course during their stay at the most famous home in the country.

    Source Layer: Insander