Category: Lajme

  • Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen

    Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen

    Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Hargreaves ka bërë të ditur në Facebook se gjatë takimit kanë diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni.

    Një nga temat e diskutimit ishte edhe roli i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi për të siguruar që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe mbështetjes së sundimit të ligjit.

  • Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas

    Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas

    Doli nga shtëpia më 1 nëntor, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit deçanas

    Policia Rajonale e Ferizajt, përmes hetuesve rajonalë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kërkon bashkëpunimin e mediave dhe qytetarëve për gjetjen e të miturit Ismail Qekiqaj, 13 vjeç, nga Deçani.

    Policia thotë se sipas informatave të pranuara, i mituri është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt, më 01 .11.2026.

    Sipas njoftimit, deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

    “Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia publikon fotografinë dhe të dhënave të tij në media, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të fëmijës”.

    “Ftohen të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në numrin aplikacionin digjital Lajmëro Policinë. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij”, njoftoi Policia e Kosovës. /Klankosova.tv

  • “Nichi apo Snitchi?”/ Xuxi thumbon banorin e BBVK5 (VIDEO)

    “Nichi apo Snitchi?”/ Xuxi thumbon banorin e BBVK5 (VIDEO)

    “Nichi apo Snitchi?”/ Xuxi thumbon banorin e BBVK5 (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi, ka komentuar lojën e banorëve të edicionit të pestë sot në podcastin “BIG CAST” në Klan Kosova.

    Ai është ndalur veçanërisht te Nichi, duke rikthyer edhe deklaratën e bërë në rrjetet sociale.

    “Nichi a Snichi, se nuk pe njoh garant prishtinali… Riprogramoje lojën djalë se keq ja ke nisë”, kishte shkruar Xuxi, deklaratë të cilën e rikonfirmoi edhe gjatë bisedës në “BIG CAST”.

    Duke folur për lojën e banorëve, ai theksoi se nuk mjafton vetëm të krijosh përplasje brenda shtëpisë.

    “S’osht forja veç për m’u kap, se sa kanë hi”, u shpreh ai.

    Xuxi tregoi gjithashtu se këtë vit po e përcjell më shumë edicionin, krahasuar me vitin e kaluar, duke komentuar edhe disa nga personazhet që janë pjesë e shtëpisë.

    Deklaratat e tij dhe komentet për banorët mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Lushaku pret shefin e grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

    Lushaku pret shefin e grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

    Lushaku pret shefin e grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

    Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka pritur sot Thorsten Frei, Shef i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Gjermani.

    Ajo njoftoi se me të biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, zhvillimet politike në vendet tona dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

    “Vëmendje të veçantë i kushtuam forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy grupeve tona parlamentare, atij të LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman. Shkëmbimi i përvojave parlamentare, dialogu politik dhe angazhimi i përbashkët për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës do të jenë në fokus të bashkëpunimit tonë.

    Gjermania mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm strategjikë. Miqësia jonë do të forcohet përmes bashkëpunimit konkret shtetëror, por edhe në nivel parlamentar dhe ndërmjet partive tona simotra.”

    Në fund, Lushaku-Sadriu shkroi se “trashëgimia politike e Konrad Adenauerit dhe Dr. Ibrahim Rugovës mbetet frymëzim për forcimin e partneritetit tonë dhe rrugëtimin e përbashkët drejt vlerave evropiane.” /Klankosova.tv

  • Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

    Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

    Zhduket 13-vjeçari nga Deçani, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një të mituri 13-vjeçar nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt dhe prej disa ditësh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Bëhet fjalë për Ismail Qekiqajn, për të cilin Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar fotografinë dhe të dhënat, me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë të tij.

    Sipas njoftimit të Policisë, i mituri është larguar nga shtëpia më 1 nëntor 2026 dhe deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

    Publikimi i fotografisë është bërë me autorizimin e prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan.

    Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e 13-vjeçarit, ta njoftojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

    “Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Missing 13-year-old from Decani, police seek citizens’ help finding him

    Kosovo police have called for citizens’ help to locate a 13-year-old minor from Decani who has left home in the village of Dardani, Ferizaj, and for several days nothing is known about his whereabouts.

    It’s about Ismail Qekkiqaj, about whom Ferizaj Regional Police have published the photo and data, with the aim of helping find him fast.

    According to the Police report, the minor has left home on November 1st 2026 and so far has no information on his whereabouts.

    The publication of the photo was done with authorisation of the competent attorney for minors and in co-ordination with the Social Work Centre in Decani.

    Police have invited all citizens who have any information that can help locate 13-year-olds, report to 192, or through digital app, give warning to the police.

    Any information, however small, can be important for finding him, says the police report.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

    Edhe Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

    Kurti tha se e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

    “Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik.

    Biseduam për hapat tonë të parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u pajtuam për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”

    Burimi: Dukagjini

  • Kurt also hosts General Osborn at the meeting: We agreed on Kosovo’s role in Balkan stability

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has hosted a meeting of US National Guard General General Stephen E. Osborn.

    Kurti said she thanked her for the excellent co-operation and continued support in the process of transforming the KSF, modernising and building its capacities.

    The dual partnership of our Republic, with Iowa as one and the United States of America as a whole. We are grateful for the valuable and beneficial support of the National Guard of this American state for the Kosovo Security Force, focused on professional training, military education and leadership, and operational and logistics planning.

    We discussed our first, extremely important steps in developing the defence industry, as well as the security situation in the country and the region, and agreed to the key role of the Republic of Kosovo in the stability of the Western Balkans. )

    Source Layer: Dukeagini

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit të zhdukur në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit Ismail Qekiqaj, nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.

    Sipas Policisë, deri më tani nuk dihet vendndodhja e të miturit.

    Policia Rajonale e Ferizajt, në koordinim me Prokurorin kompetent për të mitur dhe Qendrën për Punë Sociale në Deçan, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë.

    Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, dekorata iu nda gjeneralit Osborn në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Gjatë këtij rasti, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë së Kosovës.

    “Në këtë kontekst, Presidentja shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Ajo theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali