Category: Lajme

  • President Shiroka-Pula decorated US General Osborn with the Military Presidency Medal

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has decorated US General Steven Osborn, Adjutant General of the Ioua National Guard, with the Military Presidency Medal of the Republic of Kosovo.

    According to the presidency’s announcement, the award was given to General Osborn in recognition of his leadership, contribution to the development and advance of Kosovo’s defence capacities, as well as to strengthening the partnership between the Iowa National Guard and the Kosovo Security Force.

    During this case, President Shiroka Pula stressed the importance of co-operation between the Ioua National Guard and the KSF, which over the past fifteen years has contributed to the development of the Kosovo Army’s professional and operational capacities.

    In this context, the president expressed gratitude for General Osborn’s dedication and his support for the development and advancement of the KSF. She stressed that partnership with the US is strategic for Kosovo and is built on mutual trust and shared values. In this context, President Shiroka Pula argued that this friendship and partnership will continue to develop in the future.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

    Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

    Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim për Valon Currin, pronarin e poligonit të armëve “Tactical”, i cili dyshohet se shiti në mënyrë të kundërligjshme mbi 110 armë zjarri dhe më pas raportoi rrejshëm se ato i ishin vjedhur.

    Prokuroria ka njoftuar të mërkurën se ndaj Currit ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, raporton Insajderi.

    Sipas dyshimeve të Prokurorisë, nga fillimi i tetorit deri më 30 tetor 2026, në poligonin e armëve në Gjakovë, Curri dyshohet se ua ka shitur pa autorizim mbi 110 armë zjarri dy personave me inicialet D.P. dhe L.U.

    “Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C. nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më datë 30.10.2026 në Gjakovë, konkretisht në poligonin e armëve “T…”, me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për armët dhe materiet plasëse, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 (njëqind e dhjetë) armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte në depon e poligonit të licencuar, personave me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët aktualisht gjenden në arrati. Pas kësaj, i pandehuri rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët e njëjta i ishin vjedhur”, thuhet në njoftim.

    Armët, sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se gjendeshin në depon e poligonit të licencuar.

    Pas shitjes së tyre, Curri dyshohet se e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke pretenduar se armët i ishin vjedhur.

    Ndaj dy personave që dyshohet se i kanë blerë armët, D.P. dhe L.U., Prokuroria ka nisur gjithashtu hetimet, por ata aktualisht gjenden në arrati.

    Valon Curri dyshohet për dy vepra penale: shitje të paautorizuar të armëve dhe lajmërim apo kallëzim të rremë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • The case of the theft of over 100 thousand euros from the owner of the weapons depot T> Tactics, prosecution expands investigations- Two Others Are Named

    The Constitutional Prosecutor in Gjakova has called for the appointment of a month’s detention for Valon Currin, the owner of the military station Tactical, who allegedly sold illegally over 110 firearms and later reported falsely that they were stolen.

    The prosecution has announced on Wednesday that Curri has made a decision to start investigations, while at the Constitutional Court in Gjakova has filed a request for the appointment of a 30-day detention measure, says Insander.

    According to prosecution allegations, from October early October 30th to October 2026, at the Gjakova arms range, Curri allegedly sold over 110 firearms to two people with the initials D.P. and L.U.

    In response to the prosecution’s request, among other things, it is suggested that there is a suspicion that the defendant with the initial V.C. From the beginning of October 2026 through the 30.10,2026th, in Gjakova, specifically in the artogenous range of arms… who are currently on the run. After that, the defendant reported the case to the Kosovo Police, claiming that the same weapons had been stolen, the report said.

    The weapons, at the request of the Prosecutor, were allegedly found in the warehouse of the licensed range.

    After their sale, Curri allegedly reported the case to the Kosovo Police, claiming his weapons had been stolen.

    To the two allegedly bought the weapons, the D.P. and L.U., the prosecution has also launched investigations, but they are currently on the run.

    Valon Curri is suspected of two criminal acts: unauthorized arms sales and false announcements or confessions. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Dhimbja në anën e majtë të qafës, cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbja në anën e majtë të qafës, cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbja në anën e majtë të qafës, cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbja në anën e majtë të qafës mund të jetë shqetësuese dhe të ndikojë në aktivitetet e përditshme, duke vështirësuar punën para kompjuterit, lëvizjen e kokës, por edhe gjumin.

    Megjithatë, çfarë mund të qëndrojë pas kësaj dhimbjeje dhe në cilat raste nuk duhet të neglizhohet?

    Dhimbja e qafës është një problem i zakonshëm shëndetësor dhe, në shumicën e rasteve, nuk lidhet me ndonjë sëmundje serioze. Sipas klinikës Mayo, shkaktarët më të shpeshtë përfshijnë tendosjen e muskujve, qëndrimin jo të mirë të trupit, përdorimin e zgjatur të telefonit dhe ndryshimet degjenerative në nyjet e qafës.

    Pse dhimbja shfaqet në anën e majtë?

    Dhimbja e lokalizuar vetëm në anën e majtë të qafës nuk nënkupton domosdoshmërisht një sëmundje të caktuar. Ajo mund të ketë disa shkaqe, ndër të cilat:

    Tendosja muskulore: Qëndrimi për shumë orë në të njëjtin pozicion ose gjumi në një pozitë jo të përshtatshme mund të shkaktojnë tendosje dhe dhimbje të muskujve të qafës.

    Përdorimi i telefonit: Mbajtja e kokës të përkulur për periudha të gjata rrit ngarkesën mbi muskujt e qafës dhe mund të shkaktojë dhimbje.

    Ngjeshja e nervave: Mund të shkaktojë dhimbje që nis në qafë dhe përhapet drejt shpatullës apo krahut.

    Ndryshimet degjenerative të shtyllës kurrizore: Me kalimin e moshës, nyjet dhe disqet e qafës mund të pësojnë ndryshime që shkaktojnë dhimbje dhe ngurtësi.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Edhe pse shumica e rasteve përmirësohen me masa të thjeshta, disa simptoma kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

    Sipas rekomandimeve të Mayo Clinic, duhet të kërkoni ndihmë urgjente nëse dhimbja e qafës:

    Shfaqet pas një aksidenti ose lëndimi;

    Shoqërohet me dobësi të krahëve ose këmbëve;

    Shkakton mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash;

    Shoqërohet me temperaturë të lartë dhe dhimbje të fortë koke;

    Përhapet drejt krahëve dhe shoqërohet me simptoma neurologjike.

    Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe rasteve kur dhimbja e qafës shoqërohet me shtrëngim në gjoks, vështirësi në frymëmarrje, djersitje të ftohta ose të përziera. Këto simptoma mund të jenë shenja të një problemi kardiak dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme emergjente.

    Si mund ta lehtësoni dhimbjen?

    Për rastet kur dhimbja nuk shoqërohet me shenja alarmuese, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë disa masa të thjeshta që mund të ndihmojnë në lehtësimin e saj:

    Mbajtjen e një pozicioni të drejtë të trupit gjatë punës;

    Shmangien e qëndrimit për periudha të gjata në të njëjtin pozicion;

    Aplikimin e kompresave të ngrohta ose të ftohta;

    Kryerjen e lëvizjeve të buta të qafës, pa ushtruar forcë;

    Përdorimin e një jastëku që ndihmon në mbajtjen e kokës në pozicion të përshtatshëm.

    Nëse dhimbja vazhdon për disa javë, përkeqësohet ose shoqërohet me simptoma të tjera, rekomandohet konsultimi me mjekun për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur.

    Dhimbja në anën e majtë të qafës nuk është domosdoshmërisht shenjë e një problemi serioz, por nuk duhet as të neglizhohet. Identifikimi i shkakut dhe vlerësimi në kohë nga profesionistët shëndetësorë janë të rëndësishëm për trajtimin e duhur dhe parandalimin e komplikimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pain on the left of your neck, the causes, and when to worry

    The pain on the left of the neck can be disturbing and affect daily activities, making it difficult to work in front of the computer, move in the head, and sleep.

    What, though, can remain behind this pain, and in what cases should it not be neglected?

    The pain of the neck is a common health problem, and in most cases it is not related to serious illness. According to the Maino Clinic, the most frequent causes include muscle strain, poor body attitude, prolonged phone use and degenerative changes in neck joints.

    Why does the pain appear on the left side?

    The pain located only on the left side of the neck does not necessarily mean a certain disease. It may have some causes, among which:

    Muscle Tendos: Staying in the same position or sleep in an inappropriate position can cause strain and pain of neck muscles.

    Telephone usage: Keeping the head bent for long periods increases the load on the neck muscles and can cause pain.

    Nervous strain: It can cause pain that starts in the neck and spread toward the shoulder or arm.

    Degenerative spinal changes: With age, joints and neck disks can undergo changes that cause pain and rigidity.

    When should you seek medical help?

    Although most cases are improved by simple measures, some symptoms require immediate medical evaluation.

    According to Mayo Clinic’s recommendations, you should seek urgent help if the neck pain:

    It appears after an accident or injury;

    Accompanied with weakness of arms or feet;

    Causes numbness or sense of needle piercing;

    Accompanied with high fever and severe headache;

    It spreads toward its wings and is accompanied by neurologic symptoms.

    Special attention should also be given when the pain of the neck is accompanied by chest handshakes, difficulties in breathing, cold or mixed sweats. These symptoms may be signs of a heart condition and require immediate emergency assistance.

    How can you ease the pain?

    For cases where pain is not accompanied by alarming signs, health experts recommend some simple measures that can help alleviate it:

    Keeping a fair position of the body at work;

    avoid staying for long periods in the same position;

    Application of warm or cold compressors;

    The making of soft neck movements, without exercising strength;

    Using a pillow that helps keep the head in its proper position.

    If the pain continues for several weeks, it gets worse, or is associated with other symptoms, medical consultation is recommended to determine the right cause and treatment.

    Pain on the left side of the neck is not necessarily a sign of a serious problem, but neither should it be neglected. Identification of cause and time assessment by health professionals is important for proper treatment and prevention of complications.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërkuan ndihmë për shërimin e vajzës, por u mashtruan: Kjo është gruaja që dyshohet se nuk ia dorëzoi familjes 50 mijë frangat e mbledhura

    Kërkuan ndihmë për shërimin e vajzës, por u mashtruan: Kjo është gruaja që dyshohet se nuk ia dorëzoi familjes 50 mijë frangat e mbledhura

    Kërkuan ndihmë për shërimin e vajzës, por u mashtruan: Kjo është gruaja që dyshohet se nuk ia dorëzoi familjes 50 mijë frangat e mbledhura

    Një rast shqetësues lidhur me një fond humanitar në platformën “GoFundMe” është bërë publik nga Aida Krasniqi Fekaj, nëna e vajzës Ajra, e cila pretendon se paratë e mbledhura për trajtimin dhe operimin e vajzës së saj nuk i janë dorëzuar as familjes dhe as spitalit ku ajo po trajtohet në Turqi, shkruan Insajderi.

    Sipas një statusi në Facebook të nënës, fondi ishte hapur nga Atifete Berisha, me banim në Zvicër, me lejen e familjes dhe me qëllimin që donacionet të përdoreshin për shpenzimet mjekësore të Ajrës.

    Por, familja pretendon se për gati dy muaj është përballur me premtime se paratë janë transferuar ose se transferimi drejt spitalit Memorial në Turqi është në proces. Megjithatë, sipas nënës, asnjë pagesë nuk ka arritur në llogarinë e spitalit dhe as në llogarinë bankare të familjes.

    “Personi në fjalë ka pretenduar vazhdimisht se paratë e mbledhura nga GoFundMe janë transferuar në llogarinë bankare të spitalit Memorial. Por, pavarësisht të gjitha pretendimeve, paratë nuk kanë arritur kurrë në llogarinë e spitalit! 3–4 HERË PREMTIME, DOKUMENTE DHE PRETENDIME TË PAREALIZUARA”, shkruan ajo në status.

    Aida Krasniqi Fekaj pretendon se në disa raste u janë dërguar dokumente që ngrehin dyshime për autenticitetin e tyre. Njëra prej tyre, sipas familjes, dyshohet se është përgatitur me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe nuk përbën dëshmi të vlefshme të një transferimi bankar.

    Familja pretendon se Atifete Berisha kishte premtuar edhe ardhjen personalisht në Turqi për t’i dorëzuar paratë, madje kishte deklaruar se kishte siguruar bileta udhëtimi, por as ky premtim nuk ishte realizuar.

    “Personi me inicialet A.B. ka pretenduar madje se do të vinte personalisht në Turqi për t’i dorëzuar paratë e GoFundMe. Ka deklaruar se kishte nxjerrë edhe bileta udhëtimi dhe se do të vinte për ta zgjidhur çështjen personalisht. Edhe ky premtim nuk u realizua”, shkruan tutje ajo.

    Sipas nënës, pasojat e kësaj situate po i bart drejtpërdrejt vogëlushja Ajra. Për shkak të mospagesës së shërbimeve, familja thotë se spitali Memorial ka ndërprerë disa shërbime, ndërsa ekziston shqetësimi se mund të mos realizohet as aktivizimi i aparaturës VNS, e rëndësishme për trajtimin e saj.

    Reagimi i plotë:

    Burimi: Insajderi

  • I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

    I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

    I shiti mbi 100 armë dhe raportoi rrejshëm për vjedhje, kërkohet paraburgimi i gjakovarit

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit lidhur me rastin e armëve që u denoncua si vjedhje, por doli inskenim.

    I dyshuari për këtë rast, me dashje dhe kundërligjshëm ka bërë shitjen e 110 armëve të zjarrit, që i mbante në poligon e më pas kishte kërkuar ndihmë nga Policia, duke e denoncuar rastin si vjedhje.

    Dosja e Prokurorisë thotë se, “ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C. nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më datë 30.10.2026 në Gjakovë, konkretisht në poligonin e armëve “T…”, me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për armët dhe materiet plasëse, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 (njëqind e dhjetë) armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte në depon e poligonit të licencuar, personave me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët aktualisht gjenden në arrati. Pas kësaj, i pandehuri rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët e njëjta i ishin vjedhur.”

    I njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

    Ndërkaq, ndaj dy të dyshuarve të tjerë, D.P. dhe L.U. të cilët gjenden në arrati, Prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Klankosova.tv

  • Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

    Në njoftim thuhet se dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Shiroka Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

    Gjithashtu, ajo shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

    Presidentja theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.”

  • Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

    Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

    Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

    Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për të parandaluar një përleshje fizike mes tifozëve të dy ekipeve futbollistike.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, kur tifozët e të dyja ekipeve kanë tentuar të përleshen mes vete.

    Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, policia ka ndërhyrë, me ç’rast janë lënduar tre zyrtarë policorë.

    Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    “Gjatë ndërhyrjes janë lënduar tre zyrtarë policorë të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit mjekësor lëndime të lehta trupor.

    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, deklaroi Osmani, njofton Klankosova.tv.

  • IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave

    IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave

    IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dëshmon për probleme serioze në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave.

    Sipas IKD-së, gjetjet e raportit tregojnë se Kosova vazhdon të përballet me sfida të përsëritura, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e viteve të kaluara, por që nuk janë adresuar në mënyrë të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse, transmeton Klankosova.tv.

    Veçanërisht shqetësues, sipas IKD-së, është vlerësimi i Komisionit Evropian se Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit. Ky vlerësim paraqet përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake, kur progresi ishte cilësuar si i kufizuar.

    IKD thekson se raporti evidenton gjithashtu zhvillime shqetësuese në respektimin e të drejtave themelore dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.

    Instituti vlerëson se këto probleme nuk janë të izoluara, por pasqyrojnë mangësi strukturore, vonesa në reforma dhe mungesë të përgjegjësisë institucionale.

    Mungesa e progresit në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit

    Në fushën e drejtësisë, IKD konsideron se sistemi vazhdon të përballet me sfida që ndërlidhen me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe funksionimin institucional.

    Sipas institutit, shqetësuese janë edhe konstatimet për ndikime të papërshtatshme politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë.

    Sa i përket luftimit të korrupsionit, IKD vlerëson se raporti evidenton progres të kufizuar dhe mungesë të rezultateve të qëndrueshme, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

    Instituti thekson se Kosova ende nuk ka një kornizë strategjike gjithëpërfshirëse për luftimin e korrupsionit dhe se nevojiten institucione të pavarura, hetime profesionale dhe rezultate të matshme.

    Kriza institucionale pengoi reformat

    IKD vlerëson se kriza politike dhe institucionale që e ka përcjellë Kosovën që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 ka ndikuar negativisht në zbatimin e reformave dhe agjendën e integrimit evropian.

    Sipas institutit, bllokadat në funksionimin e institucioneve, zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar procesin legjislativ dhe mbikëqyrjen parlamentare.

    Në raport, sipas IKD-së, evidentohen gjithashtu probleme në reformën e administratës publike, përfshirë profesionalizimin e shërbimit civil, rekrutimin mbi bazën e meritës dhe llogaridhënien.

    IKD ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe parregullsitë në përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së, si dhe për krizën financiare të transmetuesit publik.

    IKD kërkon përgjegjësi institucionale

    IKD u ka bërë thirrje Kuvendit, Qeverisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian.

    Instituti kërkon përcaktimin e përgjegjësive të qarta institucionale, afateve të matshme dhe mekanizmave transparentë të raportimit.

    Sipas IKD-së, prioritet duhet t’u jepet reformave që forcojnë pavarësinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit dhe prokurorisë, përmirësojnë luftimin e korrupsionit dhe sigurojnë funksionimin efektiv të institucioneve.

    “ Kosova nuk ka nevojë për përsëritjen e premtimeve për reforma, por për institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe rezultate të matshme”, thuhet në reagimin e IKD-së.

    Instituti thekson se vazhdimi i stagnimit dhe përkeqësimi i gjendjes në sundimin e ligjit dëmtojnë jo vetëm procesin e integrimit evropian, por edhe të drejtën e qytetarëve për drejtësi efektive, siguri juridike dhe qeverisje të përgjegjshme./Klankosova.tv/.