Category: Lajme

  • Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

    Gruaja e Eric Dane foli për vdekjen e tij: Nuk e dija që ishte fundi

    Aktorja Rebecca Gayheart ka folur për javën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj, yllit të “Grey’s Anatomy”, Eric Dane, i cili vdiq nga ALS në shkurt. Ajo thotë se as ajo dhe as vajzat e saj nuk e dinin se qëndrimi i tij i fundit në spital do të ishte gjithashtu një lamtumirë.

    Gayheart, 55 vjeç, foli për incidentin në një intervistë me gazetaren Maria Shriver, një pjesë e së cilës u transmetua në emisionin “Today” të NBC të martën. Intervista u zhvillua për të shënuar publikimin e kujtimeve pas vdekjes së Dane, “Libri im i Ditëve”.

    Siç tha ajo, Dane kishte përfunduar në spital shumë herë më parë. Ata do ta ndihmonin atje dhe pastaj ai do të kthehej në shtëpi. Kështu e kuptoi ajo largimin e tij të fundit, thotë ajo.

    “Thashë, ‘Dëgjo, do të kthehem. Do të ha darkë, do të shkoj në një aktivitet,’” kujtoi ajo, “Nuk e kisha idenë se ishte aty. As vajzat e mia nuk ishin. Na u deshën disa ditë për të kuptuar se çfarë do të thoshte ai udhëtim i fundit në spital.”

    “Gjithçka ka ndryshuar”

    Sipas saj, pika e kthesës erdhi në ditën e tretë në spital.

    “Gjithçka ka ndryshuar. Vetë toni me të cilin na u drejtuan mjekët dhe disa nga informacionet që morëm”, tha ajo.

    Dane, shtoi ajo, ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që po ndodhte dhe vazhdoi të komunikonte me familjen e tij.

    “Nuk ishte shumë i mirë në të folur, por unë mund ta kuptoja kryesisht. Fëmijët mund ta kuptonin kryesisht, dhe kështu mund ta bënin edhe miqtë e tij më të ngushtë. Por më kujtohet kur Eriku vendosi të merrte disa vendime, dhe ai i mori ato. Ai e kishte në dorë mënyrën se si do të largohej”, tha Gayheart.

    Ajo dhe vajzat e saj Billie (16) dhe Georgia (14) i kaluan ditët e fundit me të në dhomën e spitalit. Atje, ato vazhduan traditën familjare të kalimit të natës së bashku. Ato sollën qirinj me bateri dhe vunë muzikën e tij të preferuar. Siç tha ajo, ato u përpoqën ta bënin dhomën sa më të rehatshme të ishte e mundur në një dhomë spitali.

    Ajo thotë se ishte veçanërisht e vështirë për vajzat ta shihnin atë teksa bëhej gjithnjë e më i pranishëm mendërisht, ndërkohë që humbiste fizikisht të gjitha aftësitë.

    “Por në përgjithësi, është si të jesh në mjegull, sepse ishte thjesht shumë,” tha ajo.

    Eric Dane vdiq më 19 shkurt në moshën 53 vjeç, më pak se një vit pasi njoftoi publikisht se vuante nga ALS. Gayheart dhe Dane u martuan në vitin 2004 në Las Vegas. Ajo kërkoi divorc në vitin 2018, por procedurat u pezulluan në vitin 2025, pas së cilës ajo ishte pranë tij gjatë sëmundjes së tij.

  • “Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë - katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça

    “Ditët e Nëntorit” rikthehet në Gjakovë – katër netë me muzikë e traditë nga Gjakova, Berati, Ulqini dhe Korça

    Gjakova do të mirëpresë edicionin e tretë të festivalit “Ditët e Nëntorit”, i cili do të mbahet nga 20 deri më 28 nëntor. Organizuar nga Fondacioni për Gjakovën, festivali sjell katër mbrëmje koncertale, panele diskutimi, ekspozitë dhe aktivitete që ndërthurin muzikën, trashëgiminë kulturore dhe dialogun shoqëror.

    Programi koncertal hapet më 20 nëntor me “Natën Gjakovare”, ku do të interpretojnë Edi Furra, Ardian Këpuska, Hyda Osa dhe Orkestri Lirikët. Më 21 nëntor, “Nata e Beratit” sjell grupin “Pulsi i Beratit”, ndërsa më 27 nëntor, “Nata e Ulqinit” prezanton SHKA “Olcinium”. Festivali përmbyllet më 28 nëntor me “Natën e Korçës”, me Eli Farën dhe Ansamblin “Skënderbeu”.

    Të katër koncertet do të mbahen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00.

    Pjesë e këtij edicioni janë edhe panelet me Fatos Lubonjën, Lucy Duran dhe Edit Pulën, Vllaznim Xhihën e Veton Surroin. Programi përfshin gjithashtu debate historike e kulturore mes nxënësve të shkollave të mesme nga Kosova dhe Shqipëria, duke krijuar hapësirë për shkëmbim mendimesh dhe përfshirjen e të rinjve.

    Më 20 dhe 21 nëntor, publiku do të mund të vizitojë ekspozitën “Veshje origjinale të nuseve shqiptare”, nga Eralda Baze dhe grupi. Ndërkaq, më 27 nëntor do të shfaqet premiera e filmit “Cigarja e fundit” nga Enis Murati, ndërsa më 28 nëntor do të lansohet platforma digjitale e Shtëpisë së Durimit, me një tur virtual të Muzeut Historik të Familjes Qerkezi 1999.

    Fondacionit për Gjakovën ka potencuar se të gjitha të ardhurat nga festivali do të shkojnë për promovimin e turizmit kulturor në Çarshinë e Madhe të Gjakovës.

    Biletat mund të rezervohen online përmes platformës: appfondacionipergjakoven.org. /Telegrafi/

  • Chelsea monitoron katër mesfushorë, Alex Scott mbetet objektivi kryesor

    Chelsea monitoron katër mesfushorë, Alex Scott mbetet objektivi kryesor

    Chelsea pritet të përforcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e drejtuesve të klubit londinez janë katër emra me profile të ndryshme.

    Chelsea e la të papërfunduar një nga objektivat kryesore gjatë afatit kalimtar të verës, përforcimin e repartit të mesfushës.

    Klubi londinez humbi Enzo Fernandezin në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe kur gjithçka dukej se ishte drejt transferimit të Lamine Camarasë nga Monaco, klubi francez vendosi të tërhiqej nga marrëveshja.

    Si rrjedhojë, trajneri Xabi Alonso mbeti pa një tjetër alternativë për mesfushën, ndaj drejtuesit e Chelseat pritet të ndërhyjnë në këtë repart gjatë afatit kalimtar të janarit, me synimin për të transferuar të paktën një futbollist, e ndoshta edhe dy.

    Objektivi kryesor i londinezëve mbetet Alex Scott, i cili prej kohësh është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve sportivë. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi për shërbimet e mesfushorit pritet të nevojitet një investim që mund t’i afrohet shifrës prej 100 milionë eurosh.

    Për këtë arsye, Chelsea po shqyrton edhe alternativa të tjera në treg, për të pasur më shumë mundësi në dispozicion, qoftë gjatë janarit apo në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

    Sipas gazetarit Simon Phillips, në listën e klubit londinez janë edhe katër emra të tjerë, me profile dhe potencial të ndryshëm.

    Emri më i mundshëm është Harrison Armstrong, 19-vjeçari i Evertonit, i cili po kalon një sezon të mirë dhe po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij. Një profil i ngjashëm është edhe Lewis Miley, 20-vjeçari i Newcastle United, i cili konsiderohet një futbollist me perspektivë të madhe për të ardhmen.

    Në listë gjendet edhe Josh King, 19-vjeçari i Fulhamit, i cili ka karakteristika më sulmuese dhe mund të luajë në pozicionin e mesfushorit ofensiv, por edhe si anësor i sulmit.

    Ndërkohë, alternativa më pak e mundshme konsiderohet Myles Lewis-Skelly i Arsenalit. 20-vjeçari ka fituar një vend të rëndësishëm në formacionin e skuadrës londineze, çka e bën largimin e tij një operacion mjaft të vështirë.

    Megjithatë, sipas burimit në fjalë, Chelsea po i monitoron të gjithë këta futbollistë, por transferimet e tyre duken më të mundshme për afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

    Kjo për shkak se të gjithë janë pjesë e rëndësishme e skuadrave të tyre aktuale, ndërsa klubi londinez duhet të përgatitet edhe për investimin e madh që kërkohet për Alex Scott. /Telegrafi/

  • Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

    Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

    Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 5 nëntor, seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.

    Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për Legjislaturën e 11-të.

    Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor nga Kryesia e Kuvendit të hënën. Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, bëri të ditur se debati për energjinë dhe zhvillimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tomorrow the Assembly meets under three bills

    The Kosovo Assembly will hold tomorrow, November 5th, the plenary session, which will begin at 12:00.

    On the agenda, the first review of three bills has been provided: the Emergency Management Agency, the Registering Agriculture, and the Central Agriculture, Food Safety, Veterina and Forestry Inspectorate.

    MPs will also review the Report on Kosovo’s 2025 Budget auditing, as well as vote for the scope of parliamentary commissions on the 11th legislature.

    The decision to hold the session Thursday was made by the Parliament’s Headship on Monday. After the meeting, Alliance Parliamentary Group chief Besnik Tahiri indicated that the energy and development debate in this sector has been postponed for next week.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

    Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

    Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi dy kilogramë kokainë të fshehura në një hapësirë të posaçme në automjetin me të cilin udhëtonin.

    Sipas medies italiane Teleromanga, kontrolli u krye nga Policia e Shtetit në zonën e Bolonjës, pasi automjeti, i cili vinte nga Valsamoggia dhe ishte në pronësi të një gruaje me banim në provincën e Sienës, tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të sjelljes së dy personave që ndodheshin në të.

    Nervozizmi i tyre gjatë kontrollit bëri që policët të kryenin verifikime më të hollësishme dhe të kontrollonin automjetin, transmeton Telegrafi.

    Gjatë kontrollit, efektivët vunë re një parregullsi në tapicerinë poshtë pedaleve të drejtuesit të mjetit, ku ishte krijuar një hapësirë e fshehtë brenda shasisë së makinës, e pajisur me një mekanizëm të posaçëm hapjeje dhe mbylljeje.

    Në këtë hapësirë u gjetën dy pako me më shumë se dy kilogramë kokainë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Në kuadër të operacionit u sekuestrua edhe automjeti.

    Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë, nën dyshimin për mbajtje dhe transport të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

    Ata u shoqëruan në ambientet e policisë rrugore, në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore./Telegrafi/

  • Over 2kg of cocaine hidden in their car, two Albanians arrested in Italy

    Two Albanian citizens, 23, and 28, respectively, have been arrested in Italy after police discovered over two kilograms of cocaine hidden in a special space in the vehicle they traveled with.

    According to Italian media TelerongaThe search was conducted by State Police in the Bologna area, as the vehicle, which came from Valsamoggia and owned by a woman living in the province of Siena, attracted the attention of the effective because of the conduct of two people in her.

    Their nervousness during the check prompted the police to conduct more detailed verifications and to check the vehicle, broadcast thegraphy.

    During the search, the effectives noticed an irregularity in tapiser below the vehicle manager’s pedals, where a secret space was created within the drive’s chassis, equipped with a special opening and closing mechanism.

    Two packets of more than two kilograms of cocaine were found in this space, which were seized by authorities. The vehicle was seized under the operation.

    The two Albanians were arrested influenza, under suspicion of maintaining and transporting narcotics in co-operation.

    They were escorted to road police facilities pending further judicial procedures. /Telegraphy/

  • Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

    Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite disa projektligje

    Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për Legjislaturën e 11-të.

    Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor nga Kryesia e Kuvendit të hënën. Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, bëri të ditur se debati për energjinë dhe zhvillimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

     

    Burimi: RTKLive

  • The Assembly meets on Thursday, several bills in order.

    On the agenda, the first review of three bills has been provided: the Emergency Management Agency, the Registering Agriculture, and the Central Agriculture, Food Safety, Veterina and Forestry Inspectorate.

    MPs will also review the Report on Kosovo’s 2025 Budget auditing, as well as vote for the scope of parliamentary commissions on the 11th legislature.

    The decision to hold the session Thursday was made by the Parliament’s Headship on Monday. After the meeting, Alliance Parliamentary Group chief Besnik Tahiri indicated that the energy and development debate in this sector has been postponed for next week.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

    Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

    Gjashtë gjigantë evropianë në garë për Alex Baenan, Atletico kërkon 80 milionë euro

    Alex Baena është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian. Arsenal, Bayern Munich, Newcastle, Tottenham, Manchester City dhe Aston Villa po e përcjellin nga afër mesfushorin spanjoll, i cili po kalon një sezon të mirë te Atletico Madrid.

    Megjithatë, klubi madrilen nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e tij. Atletico kërkon 80 milionë euro për kartonin e Baenas, i cili ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 14 paraqitje këtë sezon. Me kontratë deri në vitin 2030, largimi i tij në janar duket pak i mundshëm, përveç nëse vjen një ofertë jashtëzakonisht e lartë.