Category: Lajme

  • Arlinda case: Special Prosecution Considering Suspects of Police, Prosecutors, Judges

    U nProsecution Chief Special Prosecutor Dren Paca’s chief prosecutor, has confirmed to Klan that this institution has accepted the file related to allegations of possible inaction and neglect by police officials, prosecutors and judges in the Arlinda Zekit case.

    Paca has indicated that the file has been accepted for review and that the Special Prosecutor will handle the eventual responsibility of officials involved.

    I can confirm that the Special Prosecution about three days ago has accepted the file under suspicion concerning police officials, prosecutors and judges who may eventually be suspected of their inactions, which have come to their neglect, Said Paca.

    Meanwhile, he made it known that the rest of the case is being handled by the Founding Prosecutor. /Klankosova. tv

  • Fernandez nĂ« radarĂ«t e tri gjigantĂ«ve spanjollĂ«, City kĂ«rkon 120 milionĂ« euro

    Fernandez në radarët e tri gjigantëve spanjollë, City kërkon 120 milionë euro

    Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga emrat më të kërkuar në verën e vitit 2027.

    Enzo Fernandez mund të jetë protagonist i një prej transferimeve të mëdha në verën e vitit 2027, pasi interesimi për shërbimet e tij po rritet.

    Sipas gazetarit Ekrem Konur, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi janë tri klubet spanjolle që po e përcjellin nga afër situatën e mesfushorit argjentinas.

    Futbollisti 25-vjeçar vlerësohet rreth 120 milionë euro, shumë që mund ta vështirësojë realizimin e transferimit.

    Manchester City e transferoi atë nga Chelsea më 1 shtator, për rreth 145 milionë euro, duke i ofruar kontratë deri në qershor të vitit 2031.

    Real Madridi e sheh Fernandezin si një alternativë për përforcimin e mesfushës, sidomos pas largimit të Toni Kroosit dhe Luka Modricit.

    Edhe Barcelona vlerëson aftësitë e tij në organizimin e lojës, ndërsa Atletico Madridi është një tjetër klub që po e monitoron situatën e argjentinasit.

    Interesimi për të lidhet edhe me kontributin e tij ofensiv. Gjatë sezonit 2025/26, Fernandez realizoi 10 gola dhe dhuroi katër asistime në 36 paraqitje në Ligën Premier me fanellën e Chelseat.

    Megjithatë, Manchester City nuk pritet ta ketë të lehtë të heqë dorë nga një futbollist për të cilin ka investuar një shumë kaq të madhe dhe që ka kontratë deri në vitin 2031.

    Deri më tani nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare, por vera e vitit 2027 mund ta rikthejë Fernandezin në qendër të vëmendjes së merkatos evropiane. /Telegrafi/

  • Reali nuk heq dorĂ« nga Alexander-Arnold, Liverpooli nĂ« pritje

    Reali nuk heq dorë nga Alexander-Arnold, Liverpooli në pritje

    Sipas mediave angleze, gjiganti spanjoll planifikon ta mbajë 28-vjeçarin për një kohë të gjatë, duke i mbyllur kështu dyert një largimi të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Alexander-Arnold u largua nga Liverpooli në maj të vitit 2025, pasi nuk rinovoi kontratën me klubin ku ishte formuar si futbollist. Ai iu bashkua Real Madridit për vetëm 10 milionë euro, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët e skuadrës angleze.

    MegjithatĂ«, aventura e tij nĂ« SpanjĂ« nuk ka shkuar sipas pritshmĂ«rive. NdonĂ«se ka treguar herĂ« pas here cilĂ«sitĂ« e tij, anglezi nuk ka arritur ta pĂ«rsĂ«risĂ« formĂ«n qĂ« kishte nĂ« “Anfield”.

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, këtë sezon ka preferuar Federico Valverden dhe Denzel Dumfriesin në pozitën e mbrojtësit të djathtë, duke e kufizuar Alexander-Arnoldin në vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat.

    Kjo situatë ka nxitur spekulimet për një rikthim të mundshëm në Angli, ku Liverpooli është përmendur si një destinacion i mundshëm, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Chelsea.

    MegjithatĂ«, sipas “Football Insider”, Real Madridi nuk dĂ«shiron ta shesĂ« futbollistin dhe Mourinho nuk ka ndĂ«rmend tĂ« heqĂ« dorĂ« nga shĂ«rbimet e tij.

    Vetë Alexander-Arnold është i vendosur të fitojë një vend të rëndësishëm në skuadër dhe rikthimi i tij në formacionin titullar në fitoren 3:0 ndaj Racing Santanderit shihet si një hap pozitiv.

    NdĂ«rkohĂ«, ish-mbrojtĂ«si i Liverpoolit, Glen Johnson, ka shprehur qĂ«ndrimin e tij kundĂ«r njĂ« rikthimi tĂ« mundshĂ«m tĂ« Alexander-Arnoldit nĂ« “Anfield”.

    Sipas tij, anglezi nuk është më në nivelin që kishte gjatë aventurës së parë te Liverpooli dhe një rikthim mund ta dëmtonte edhe trashëgiminë që ka lënë në klub.

    “Trent nuk ka qenĂ« i njĂ«jti futbollist qĂ« kur u largua nga Liverpooli. Ai ishte i jashtĂ«zakonshĂ«m te ky klub dhe ndonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« qĂ« gjĂ«rat tĂ« mbeten ashtu siç janĂ«â€, ka deklaruar Johnson.

    Ai ka shtuar se nëse Alexander-Arnold do të rikthehej dhe tifozët do të prisnin të njëjtin nivel si më parë, por ai nuk do të arrinte ta ofronte atë, mund të dëmtonte imazhin që kishte ndërtuar te Liverpooli. 

    Burimi: RTKLive

  • Real doesn’t give up Alexander-Arnold, Liverpool waiting

    According to English media, the Spanish giant plans to keep the 28-year-old for a long time, thus closing the doors for a possible departure during the passing January deadline.

    Alexander-Arnold left Liverpool in May 2025, after failing to renew the contract with the club he formed as a football player. He joined Real Madrid for only 10m euros, causing great dissatisfaction with English team fans.

    However, his adventure in Spain has not gone according to expectations. Although he has repeatedly demonstrated his qualities, the English man has failed to repeat the form he had in Énfield.

    Real Madrid coach Jose Mourinho, this season has preferred Federico Valverden and Denzel Dumfrees to the right guard position, limiting Alexander-Arnold to only eight performances in all races.

    This situation has sparked speculations of a possible return to England, where Liverpool has been mentioned as a possible destination, while Chelsea has also shown interest in it.

    However, according to FOotball Insiverı, Real Madrid does not want to sell footballer, and Mourinho does not intend to give up his services.

    Alexander-Arnold himself is determined to win an important position on the team and return it to the title formation in the 3:0 victory over Racing Santander is seen as a positive step.

    Meanwhile, Liverpool’s former defender, Glen Johnson, has expressed his stance against a possible return of Alexander-Arnold to England.

    According to him, the Englishman is no longer at the level he had during his first adventure at Liverpool, and a return could damage his legacy at the club.

    Trent hasn’t been the same footballer since he left Liverpool. He was extraordinary at this club and sometimes it’s best to keep things as they are, Johnson has declared.

    He added if Alexander – Arnold would return and fans would expect the same level as before, but he couldn’t afford it, could damage the image he built on Liverpool. 

    Source Layer: RTKLive

  • A mund tĂ« jetĂ« ky vendi nga ku do tĂ« nisĂ« pandemia e ardhshme?

    A mund të jetë ky vendi nga ku do të nisë pandemia e ardhshme?

    A mund të jetë ky vendi nga ku do të nisë pandemia e ardhshme? A mund të jetë pikërisht kjo pika ku shpërthen pandemia e radhës? Sigurisht që është një mundësi, veçanërisht kur zinxhiri i ngjarjeve që mund të shkaktojnë një epidemi shumë më të rëndë se COVID-19 ngjan me skenarin hyrës të një filmi katastrofë. Një filmi vërtet të keq katastrofash, në të cilin niveli i pakujdesisë dhe papërgjegjshmërisë është i pabesueshëm.

    Një raport i publikuar nga organizata hulumtuese ProPublica zbulon se gripi i shpendëve ka përhapur prej muajit gusht në një fermë vizonësh në Utah të SHBA-së, ndërsa autoritetet publike, siç duket, pothuajse nuk kanë ndërmarrë asgjë.

    Në vitin 2023, në një shkrim për The Guardian, paralajmërova se fermat e vizonëve vështirë se mund të ishin projektuar më mirë për të krijuar kushte për shpërthimin e pandemive vdekjeprurëse. Kjo për tri arsye: vizonët ushqehen me mbetje të pulave, lopëve dhe kafshëve të tjera të fermave, ku shpesh zhvillohen variante të reja të viruseve; vizonët mund të infektohen lehtësisht si nga viruset e gripit të shpendëve, ashtu edhe nga ato të gripit njerëzor, të cilat më pas mund të shkëmbejnë material gjenetik, duke e shndërruar një sëmundje të shpendëve në një sëmundje që mund të prekë njerëzit; dhe vizonët kanë një potencial jashtëzakonisht të lartë zoonotik, pra aftësinë për të infektuar kafshë të llojeve të tjera, përfshirë njerëzit.

    Kam theksuar se viruset e gripit të shpendëve që kalojnë te njerëzit mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme: nga personat që dihet se janë infektuar me variantin H5N1 që nga viti 1997, 48 për qind kanë vdekur.

    Vdekja e parë në SHBA nga gripi i shpendëve këtë vit sapo është konfirmuar. Viktima ishte infektuar nga një tufë lopësh qumështore të prekura nga virusi. Ndonëse ky virus po shkakton dëme shkatërruese te popullatat e shpendëve të egër dhe disa gjitarë, për fat të mirë, transmetueshmëria e tij nga njëri njeri te tjetri deri më tani është shumë e ulët.

    Nëse ky mjedis ideal për përzierjen e viruseve, siç janë fermat e vizonëve, do të krijonte një variant që njëkohësisht është shumë vdekjeprurës dhe më lehtë i transmetueshëm, do të ishte mirë të fillonit të përgatitnit testamentin tuaj. Për këtë arsye, por edhe për shkak të mizorisë së panevojshme të industrisë së gëzofit, kam bërë thirrje për një traktat global që do ta ndalonte kultivimin e vizonëve.

    Nuk prisja që qeveritë të ndërmerrnin veprime të menjëhershme, sado bindëse të ishte kjo çështje. Megjithatë, nuk prisja as që ato të silleshin sikur qëllimi i tyre të ishte ndihma për përhapjen e një virusi vdekjeprurës. Kështu duket se kanë vepruar zyrtarët në SHBA.

    ProPublica zbuloi se, në vend që të përpiqeshin ta përmbanin virusin duke e mbyllur fermën dhe duke asgjësuar vizonët, departamentet e shtetit të Utah-s janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë rastin. Zyrtarët e shëndetit publik nuk kanë testuar punëtorët e fermës për simptoma dhe nuk kanë gjurmuar kontaktet e tyre, pavarësisht se ata janë në kontakt të përditshëm me vizonët e infektuar dhe shpesh kafshohen apo gërvishten prej tyre.

    Pse? PĂ«r shkak tĂ« ankesave nga departamenti shtetĂ«ror i bujqĂ«sisĂ« se “fermerĂ«t ishin tĂ« bezdisur” nga testimet.

    Veterinerja shtetĂ«rore e Utah-s, Amanda Price, tha se shpĂ«rthimi i virusit ishte “shkatĂ«rrues”. Por ajo nuk po fliste pĂ«r shĂ«ndetin publik. Ajo po fliste pĂ«r pasojat te fermeri.

    “Kjo Ă«shtĂ« puna e jetĂ«s sĂ« tij qĂ« po e sheh tĂ« shkatĂ«rrohet. Shpresoj vĂ«rtet qĂ« ta kuptoni anĂ«n njerĂ«zore tĂ« kĂ«saj situate”, tha ajo.

    Po, ne e kuptojmë: tetë miliardë njerëz mund të jenë në rrezik nëse nuk ndërmerret diçka. Asgjësimi i vizonëve mund ta shkatërrojë biznesin e fermerit dhe ai duhet të kompensohet për këtë. Por mosasgjësimi i tyre mund të shkaktojë pasoja shumë më të rënda. A mund të ketë rast më të qartë të vendosjes së interesave të veçanta mbi interesin e përgjithshëm?

    Ajo gjithashtu deklaroi:

    “Nuk ka shumĂ« mundĂ«si tĂ« tjera pĂ«rveçse tĂ« ulemi, tĂ« presim dhe tĂ« shohim se çfarĂ« do tĂ« ndodhë  NĂ«se fillojmĂ« tĂ« shohim njerĂ«z qĂ« vdesin aktivisht nga kjo, atĂ«herĂ«, natyrisht, do tĂ« ndryshonim mĂ«nyrĂ«n se si reagojmĂ«â€.

    Deri atëherë, mund të jetë tepër vonë.

    PĂ«rpjekja kryesore duket se ka qenĂ« mbrojtja e interesave tĂ« fermĂ«s. Shteti nuk ka shpallur gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme, sepse zyrtarĂ«t arsyetojnĂ« se kjo mund tĂ« “alarmojĂ« organizatat pĂ«r tĂ« drejtat e kafshĂ«ve”. Por njĂ« veprim i tillĂ« mund tĂ« alarmonte edhe organizatat e shĂ«ndetit publik, apo kĂ«do qĂ« shqetĂ«sohet pĂ«r jetĂ«n e njerĂ«zve.

    Tashmë kemi hyrë në sezonin e gripit. Sa më gjatë të vazhdojë kjo situatë, aq më të mëdha janë gjasat që në fermën e vizonëve të zhvillohet një variant shumë më lehtë i transmetueshëm i virusit.

    Këta zyrtarë bëjnë që shkencëtarët në episodin e parë të serialit Pluribus të duken si qytetarë të përgjegjshëm. Zyrtarët në këtë rast nuk po ndjekin sinjale të dërguara nga jashtëtokësorët. Përkundrazi, duket se po ndjekin sinjale të dërguara nga interesat tregtare.

    Nëse ka diçka që kemi mësuar nga ndikimi i industrisë së duhanit dhe sheqerit, është se lobistët e korporatave nuk duhet të kenë asnjë rol në vendimmarrjen për shëndetin publik. Megjithatë, ata janë të përfshirë në çdo formë të procesit të vendimmarrjes. Pavarësisht se cila çështje do të na japë goditjen përfundimtare, kjo mund të jetë ajo që do të na çojë drejt shkatërrimit.

    Ndonëse fermat e vizonëve paraqesin rrezik të veçantë, të gjitha format e blegtorisë industriale përbëjnë rrezik të lartë për krijimin dhe përhapjen e pandemive. Në të vërtetë, është kombinimi i fermave të vizonëve me ato të pulave, derrave dhe lopëve qumështore që krijon një potencial kaq të madh për katastrofë.

    Industritë e prodhimit të mishit mund të konsiderohen si përforcuese të sëmundjeve, pasi krijojnë kushtet në të cilat një virus me patogjenitet të ulët mund të shndërrohet lehtësisht në një variant më patogjen. Ushqejini vizonët me organet e brendshme të kafshëve, në mënyrë që ky virus të përzihet me viruset e gripit njerëzor, dhe pastaj gjithçka mund të marrë përmasa katastrofike.

    Edhe nĂ« kĂ«tĂ« aspekt, niveli i neglizhencĂ«s duket i frikshĂ«m. Sekretari amerikan i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Robert F. Kennedy Jr., ka argumentuar se fermerĂ«t e pulave “duhet tĂ« shqyrtojnĂ« ndoshta mundĂ«sinĂ« qĂ« ta lejojnĂ« gripin e shpendĂ«ve tĂ« pĂ«rhapet nĂ« tĂ« gjithĂ« tufĂ«n, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« identifikojnĂ« dhe tĂ« ruajnĂ« shpendĂ«t qĂ« janĂ« imunĂ« ndaj tij”.

    Sekretari amerikan i Bujqësisë ka shprehur mbështetje për këtë ide. Një qasje e tillë jo vetëm që do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, por edhe e kotë, pasi ndryshueshmëria gjenetike e pulave është zvogëluar në minimumin absolut, me qëllim që të prodhohen pula pothuajse identike.

    Kjo ngjason me qĂ«ndrimet e tipit “le tĂ« pĂ«rhapet virusi”, tĂ« administratave tĂ« Donald Trumpit dhe Boris Johnsonit gjatĂ« valĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« COVID-19.

    Kennedy ka pretenduar gjithashtu se varianti H5N1 “nuk duket se i dĂ«mton shpendĂ«t e egĂ«r – ata kanĂ« njĂ« lloj imuniteti”. Kjo Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pavĂ«rtetĂ«.

    Megjithëse sot jemi më të vetëdijshëm se më parë për ndikimin e industrive të duhanit, sheqerit, alkoolit, ushqimeve të pashëndetshme, bixhozit dhe karburanteve fosile, shumica e njerëzve ende nuk i kuptojnë përmasat e rrezikut që paraqet industria e blegtorisë.

    Ajo nuk është vetëm një nga shkaktarët kryesorë të emetimeve të gazrave serrë, shkatërrimit të habitateve, pakësimit dhe zhdukjes së kafshëve të egra, si dhe ndotjes së lumenjve dhe deteve. Ajo është gjithashtu faktori më i madh i rrezikut në zhvillimin e pandemive të reja, si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes shndërrimit të ekosistemeve në toka bujqësore.

    Ajo mund të jetë gjithashtu shkaktari kryesor i përhapjes së rezistencës antimikrobike.

    Të gjitha këto pasoja vijnë nga industria që na furnizon me mish, vezë dhe qumësht.

    Shpesh jemi paralajmëruar se gjërat nga të cilat duhet të frikësohemi më së shumti janë ato për të cilat nuk mendojmë. Ka ardhur koha që të fillojmë të mendojmë për këtë.

    George Monbiot është kolumnist i gazetës The Guardian.

    Burimi: Dukagjini

  • Google zgjeron “ofertat e largimit vullnetar” pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« disa vende

    Google zgjeron “ofertat e largimit vullnetar” pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« disa vende

    Google i Alphabet, ka zgjeruar “ofertat e largimit vullnetar” pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« disa vende kĂ«tĂ« vit, ndĂ«rsa synon tĂ« frenojĂ« kostot nĂ« rritje pĂ«r shkak tĂ« shpenzimeve tĂ« mĂ«dha pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale.

    Kompania e motorĂ«ve tĂ« kĂ«rkimit konfirmoi pĂ«r Reuters se filloi tĂ« ofrojĂ« “paketa largimi vullnetar” nĂ« qershor pĂ«r disa punonjĂ«s nĂ« Kanada, FrancĂ«, Gjermani, Japoni dhe ZvicĂ«r.

    Reuters nuk mundi të përcaktojë se sa punonjës kanë pranuar raundin e fundit të ofertave, të cilat nuk ishin raportuar më parë.

    “NĂ« vitin 2025, disa nga ekipet tona prezantuan njĂ« program daljeje vullnetare me ndĂ«rprerje tĂ« kontratĂ«s”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Google nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

    “VerĂ«n e kaluar, nĂ« qershor, ne e zgjeruam kĂ«tĂ« program globalisht nĂ« disa vende pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur punĂ«n tonĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«rpara”.

    Ky veprim vjen në mes të rritjes së shpenzimeve për inteligjencën artificiale që kanë shqetësuar Wall Street dhe kanë dëmtuar çmimin e aksioneve të Alphabet. /Telegrafi/

  • Dy ditĂ« operacion shpĂ«timi pĂ«r njĂ« mace qĂ« vendosi tĂ« “pushojĂ«â€ nĂ« njĂ« varr nĂ« Poloni

    Dy ditĂ« operacion shpĂ«timi pĂ«r njĂ« mace qĂ« vendosi tĂ« “pushojĂ«â€ nĂ« njĂ« varr nĂ« Poloni

    Në Poloni, ekipet e shpëtimit kaluan dy ditë duke shpëtuar një mace të bllokuar brenda një varri në një varrezë në qytetin e Radomit.

    Operacioni për shpëtimin e saj përfshiu disa shërbime emergjente, derisa më në fund arritën ta nxirrnin të sigurt.

    Macja u pagĂ«zua me emrin Duszek, qĂ« nĂ« polonisht do tĂ« thotĂ« “FantazmĂ«â€.

    Ajo aktualisht ndodhet në një klinikë veterinare dhe, sipas shpëtimtarëve, gjendja e saj është e mirë, megjithëse ende është shumë e frikësuar.

    Pasi të përfundojnë kontrollet veterinare, për të do të kërkohet një shtëpi e re.

    NdonĂ«se pĂ«rjetoi njĂ« aventurĂ« tĂ« frikshme, kjo mace duket se ka ende “tetĂ« jetĂ« pĂ«rpara”!. /Telegrafi/

  • Fitimi operativ i gjigantit gjerman tĂ« automjeteve BMW bie nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t qĂ« nga viti 2020

    Fitimi operativ i gjigantit gjerman të automjeteve BMW bie në nivelin më të ulët që nga viti 2020

    Fitimi operativ i prodhuesit gjerman të automjeteve BMW ka shënuar rënie me 35,2 për qind në baza vjetore, duke arritur në 5.2 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) në nëntë muajt e parë të vitit, niveli më i ulët për këtë periudhë që nga viti 2020.

    Sipas gazetĂ«s sĂ« pĂ«rditshme “Die Welt”, prodhuesi i automjeteve me seli nĂ« Mynih raportoi gjithashtu rĂ«nie tĂ« tĂ« ardhurave dhe fitimeve nĂ« tremujorin e tretĂ«, duke pĂ«rmendur rĂ«nien e ndjeshme tĂ« tregut kinez tĂ« automjeteve.

    Të ardhurat ranë me 5,8 për qind në baza vjetore, në 30.45 miliardë euro ndërsa fitimi para interesave dhe tatimeve (EBIT) ra me 29,7 për qind, në 1.59 miliardë euro.

    Divizioni i automjeteve i BMW-së regjistroi një marzhë operative prej 3,4 për qind në tremujorin e tretë, me një rënie prej 1.8 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Pavarësisht shitjes së më shumë automjeteve në SHBA dhe Evropë, kompania u përball me presion në rritje për shkak të kërkesës më të dobët në Kinë, ku shitjet e saj ranë me rreth 25 për qind.

    Të martën, BMW uli për herë të dytë këtë vit parashikimin për të gjithë vitin, duke paralajmëruar se marzha e fitimit të divizionit të saj të automjeteve mund të arrijë vetëm rreth 0,5 për qind, qoftë mbi apo nën zero.

    Parashikimi i rishikuar nënkupton se prodhuesi i automjeteve mund të përballet me vështirësi për të realizuar fitime nga aktiviteti i tij kryesor i prodhimit të automjeteve.

    Kompania rishikoi gjithashtu parashikimin për shitjet e automjeteve, duke pritur tashmë një rënie të moderuar prej 5 deri në 9,9 për qind, krahasuar me parashikimin e mëparshëm për një rënie të lehtë prej 1 deri në 4,9 për qind. /AA/

  • Qeverisja, zgjedhjet, gjyqĂ«sori, liria e medias dhe ekonomia – çka thotĂ« Raporti i Komisionit Evropian pĂ«r KosovĂ«n?

    Qeverisja, zgjedhjet, gjyqĂ«sori, liria e medias dhe ekonomia – çka thotĂ« Raporti i Komisionit Evropian pĂ«r KosovĂ«n?

    Komisioni Evropian ka paraqitur sot Raportin për Kosovën, ndërsa referuar këtij raporti vendi ka shënuar përparim të kufizuar në disa segmente e ka stagnuar në disa tjera.

    Raporti thekson funksionimi i institucioneve demokratike u ndikua negativisht nga mungesa e zgjatur e një Kuvendi funksional dhe vonesat në formimin e Qeverisë. Kjo thuhet se dobësoi mbikëqyrjen legjislative, kufizoi mekanizmat e kontrollit dhe balancimit të pushteteve, si dhe ngadalësoi zbatimin e reformave.

    Po ashtu vihet në pah se diskursi politik në Kuvend mbetet tejet i polarizuar, me raste të retorikës diskriminuese, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste.

    Raporti për Kosovën

    Zgjedhjet

    Kosova mbajti zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025, zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor 2026. Të gjitha këto zgjedhje u zhvilluan në mënyrë paqësore, ishin konkurruese dhe përgjithësisht u administruan mirë.

    Administrimi i zgjedhjeve dëshmoi kapacitet të mjaftueshëm për organizimin e procesit të votimit, përfshirë edhe në kushte të afateve të shkurtra kohore.

    Pas mangësive në numërimin e votave dhe administrimin e rezultateve, të cilat e karakterizuan procesin zgjedhor të dhjetorit 2025, gjatë zgjedhjeve të qershorit 2026 u shënua përmirësim i ndjeshëm në procesin e tabelimit dhe administrimit të rezultateve.

    Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përfshirë përpjekjet për të penguar certifikimin e Listës Serbe dhe rezultateve të saj zgjedhore, mekanizmat mbikëqyrës funksionuan në mënyrë efektive dhe përpjekjet për politizim ishin zbutur deri në kohën e zgjedhjeve të qershorit 2026.

    Mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve vepruan në mënyrë efektive dhe me kohë për trajtimin e ankesave.

    Kuvendi

    Kuvendi i ushtroi kompetencat e tij në një mënyrë tejet të kufizuar. Paraliza e zgjatur institucionale dhe bllokada politike çuan në pezullimin pothuajse të plotë të veprimtarisë parlamentare dhe në shpërndarjen e Kuvendit në nëntor 2025. Kuvendi i ri, i zgjedhur dhe i konstituuar më 11 shkurt 2026, por jetëshkurtër, mbeti i brishtë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, paqartësive procedurale, përdorimit të gjerë të procedurave të përshpejtuara dhe mungesës së bashkëpunimit.

    Gjykata Kushtetuese luajti rol të rëndësishëm në tejkalimin e bllokadave, rivendosjen e sigurisë juridike dhe ruajtjen e garancive për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, duke nxjerrë disa aktgjykime lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb i Kosovës. Kjo nxori në pah dobësitë sistemike dhe respektimin e pamjaftueshëm të kërkesave kushtetuese dhe procedurale.

    Përfaqësimi i grave gjatë të dy legjislaturave të përfshira në periudhën raportuese ishte pak mbi kuotën ligjore prej 30%: 33,33% (40 nga 120 deputetë) pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025 dhe 34,2% (41 nga 120 deputetë) pas zgjedhjeve të qershorit 2026. Gratë mbanin pozita kyçe udhëheqëse, përfshirë pozitën e Kryetares së Kuvendit dhe shtatë nga 16 pozitat e kryetarëve të komisioneve. Megjithatë, nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të forcuar më tej pjesëmarrjen e tyre politike.

    Komunitetet joshumicë vazhdojnë të përfaqësohen përmes garancive kushtetuese, ndonëse pjesëmarrja e tyre herë pas here u la në hije nga polarizimi i vazhdueshëm.

    Pavarësisht shumicës së fortë të koalicionit qeverisës, ai nuk angazhoi në bashkëpunim strategjik me opozitën, duke bllokuar kështu reformat kyçe për integrimin në BE dhe duke penguar arritjen e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit.

    Procesi ligjvënës ishte shpesh i paparashikueshëm dhe jo mjaftueshëm gjithëpërfshirës, me konsultime të kufizuara me palët e interesit, integrim të dobët të kontributit të shoqërisë civile dhe përfshirje jo të qëndrueshme të perspektivës gjinore. Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit ishte tejet e kufizuar, ndërsa të drejtat e opozitës u dobësuan nga polarizimi, bojkotet dhe mungesa e dialogut të strukturuar.

    Diskursi politik në Kuvend mbetet tejet i polarizuar, me raste të retorikës diskriminuese, gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës seksiste. Kuvendit i mungojnë mekanizmat efektivë disiplinorë për të trajtuar retorikën diskriminuese dhe gjuhën e urrejtjes. Nxitja e një dialogu politik konstruktiv në të gjithë Kuvendin, forcimi i respektimit të rregullave procedurale, përmirësimi i cilësisë së legjislacionit dhe i procesit të konsultimit, si dhe fuqizimi i funksioneve mbikëqyrëse janë thelbësore për rikthimin e rolit të Kuvendit në qeverisjen demokratike dhe integrimin në BE.

    Kuvendi duhet të procedojë urgjentisht me emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe me emërimet në institucionet kryesore të pavarura, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, Organin Shqyrtues të Prokurimit, Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe Autoritetin e Konkurrencës.

    Integrimi në BE

    Qeveria emëroi një kryenegociator/koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), një hap që dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm politik ndaj integrimit evropian.

    Qeveria gjithashtu themeloi një Komision Ekzekutiv për koordinimin e procesit të anëtarësimit në BE.

    Kuvendi i ratifikoi marrëveshjet që lidhen me Instrumentin për Reforma dhe Rritje më 13 shkurt.

    Përparimi në reformat që lidhen me BE-në mbeti i pabarabartë për shkak të paqëndrueshmërisë së zgjatur politike, joefikasitetit të Kuvendit dhe bllokadës paszgjedhore.

    Ndonëse situata politike u përmirësua pas formimit të Qeverisë, efektiviteti i strukturave të reja për integrimin në BE ende nuk është dëshmuar.

    Para zgjedhjeve, Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian hasi vështirësi në përmbushjen e rolit të tij, pasi vonesat procedurale dhe kapacitetet e kufizuara administrative dobësuan koordinimin e reformave që lidhen me BE-në.

    Organet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit vazhduan të mbajnë takime gjatë periudhës raportuese, pas heqjes së masave të BE-së.

    Qeverisja

    Qeveria ishte në detyrë kujdestare gjatë pjesës më të madhe të periudhës raportuese, gjë që kufizoi efektivitetin e qeverisjes dhe vonoi reformat strukturore. Kompetencat e plota u rikthyen vetëm për një periudhë të shkurtër pas formimit të Qeverisë në shkurt 2026 dhe përsëri, pas përfundimit të periudhës raportuese, në shtator 2026. Gjatë periudhës raportuese, një numër i konsiderueshëm i deputetëve të sapozgjedhur vazhduan të ushtronin njëkohësisht edhe funksionet e tyre në ekzekutiv, gjë që dukej e papajtueshme me dispozitat e Kushtetutës dhe të Ligjit për Qeverinë. Transparenca e vendimmarrjes u ruajt formalisht, por mungesa e mbikëqyrjes parlamentare e uli efektivitetin e mekanizmave të llogaridhënies.

    Autoritetet e pavarura rregullatore dhe Avokati i Popullit vazhduan të funksiononin, ndonëse ndikimi i tyre i përgjithshëm mbeti i kufizuar.

    Koordinimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal mbetet kryesisht reaktiv, duke ndikuar në zbatimin e përgjegjësive të deleguara dhe në planifikimin e zhvillimit lokal.

    Zgjedhja e kryetarëve serbë të komunave në veri të Kosovës në dhjetor 2025 ishte një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të qeverisjes lokale përfaqësuese. Megjithatë, udhëheqjet e komunave veriore përballen me pengesa të konsiderueshme, përfshirë mungesën e qasjes në arkivat e plota dhe faktin se një pjesë e stafit të punësuar nga administratat e mëparshme komunale nuk e zotëron gjuhën e komunitetit shumicë në komunat përkatëse dhe nuk pasqyron siç duhet përbërjen e komunitetit. Marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të nivelit qendror dhe të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë mbeten të tensionuara, me shqetësime lidhur me respektimin e kërkesave gjuhësore, pengesat procedurale dhe rastet kur Policia dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kufizojnë ushtrimin e kompetencave komunale ose të aktiviteteve të miratuara rregullisht nga autoritetet komunale.

    Përfaqësimi i komuniteteve joshumicë në strukturat e qeverisjes mbetet i pamjaftueshëm si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal. Emërimi i dy zëvendësministrave nga komuniteti serb i Kosovës në mars 2026, pa miratimin formal të shumicës së deputetëve serbë të Kosovës, siç kërkohet me Kushtetutë, ngriti shqetësime lidhur me përfaqësimin e pakicave dhe dobësoi të drejtat e tyre kushtetuese.

    Reforma e administratës publike

    Kosova ka arritur një nivel të caktuar të përgatitjes në fushën e reformës së administratës publike. Gjatë periudhës së raportimit është shënuar njëfarë përparimi, përfshirë fillimin e rekrutimeve të centralizuara, publikimin për herë të parë të raportit vjetor mbi menaxhimin e burimeve njerëzore në shërbimin publik, zgjerimin e mëtejshëm të shërbimeve digjitale dhe forcimin e drejtësisë administrative.

    Megjithatë, vazhdojnë të ekzistojnë mangësi të konsiderueshme në zbatimin e kuadrit strategjik dhe ligjor. Ka vonesa të mëdha në miratimin e organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës publike, si dhe në përfundimin e klasifikimit të vendeve të punës dhe sistematizimit, të cilat mbeten thelbësore për modernizimin e administratës së Kosovës.

    Rekomandimet e Komisionit Evropian nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht.

    Gjyqësori dhe të drejtat themelore

    Kosova ndodhet ndërmjet një faze të hershme të përgatitjes dhe arritjes së një niveli të caktuar të përgatitjes, ndërsa në përgjithësi nuk ka shënuar asnjë përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor. Ndikimi i papërshtatshëm nga brenda sistemit dhe nga faktorë të ndryshëm të jashtëm, siç janë interesat politike dhe ekonomike, jo vetëm që vazhdon të përbëjë një pengesë të konsiderueshme për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, por në disa aspekte edhe është intensifikuar.

    Paketa e projektligjeve për sistemin e drejtësisë ende nuk është miratuar, gjë që po pengon realizimin e reformave shumë të nevojshme në këtë fushë. Kjo ka ndikuar negativisht në përpjekjet për forcimin e llogaridhënies dhe efikasitetit brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

    Më 6 tetor 2026, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Më 22 tetor, Presidenti ia ktheu Kuvendit ligjin për rishqyrtim.

    Ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, veçanërisht në aspektin e pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe sigurimit të llogaridhënies efektive për krimet e luftës. Këto ndryshime gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.

    Lufta kundër korrupsionit

    Kosova ndodhet ndërmjet një faze të hershme të përgatitjes dhe arritjes së një niveli të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit dhe ka shënuar përparim të kufizuar.

    Sa u përket rasteve të korrupsionit që nuk përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë, numri i vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe i dënimeve është rritur ndjeshëm. Megjithatë, në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë është shënuar rënie e numrit të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe e dënimeve.

    Kosova ende nuk ka një kornizë të plotë strategjike për luftimin e korrupsionit dhe mungon një qasje koherente për forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

    Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është në përputhje me legjislacionin më të fundit të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

    Numri i raportimeve për sinjalizim të pranuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) është rritur ndjeshëm, duke u dyfishuar pothuajse në krahasim me vitin e kaluar. Kjo tregon një prirje më të lartë për raportimin e praktikave korruptive.

    Për më tepër, APK-ja ka dëshmuar një qasje proaktive dhe ka ndërmarrë veprime përcjellëse të kënaqshme gjatë referimit të rasteve tek autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit, për veprime të mëtejshme.

    Agjencia ka administruar me sukses dorëzimin dhe regjistrimin e deklarimeve të pasurisë, por duhet të ndërmarrë përpjekje të mëtejshme për të forcuar kontrollin dhe verifikimin efektiv të këtyre deklarimeve.

    TĂ« drejtat themelore

    Kuadri ligjor dhe institucional pĂ«r promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e tĂ« drejtave tĂ« njeriut Ă«shtĂ« kryesisht i vendosur, por nevojitet njĂ« zbatim mĂ« i fuqishĂ«m i tij. PĂ«rpjekjet e vazhdueshme pĂ«r harmonizimin e legjislacionit me standardet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, pĂ«rfshirĂ« ato tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« KonventĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« Drejtat e Personave me AftĂ«si tĂ« Kufizuara, janĂ« pĂ«r t’u vlerĂ«suar, por kĂ«rkojnĂ« njĂ« dinamikĂ« dhe intensitet mĂ« tĂ« madh.

    Kuvendi gjithashtu duhet të nisë me shpejtësi një proces transparent për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, pas konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të vitit 2026.

    Operacionet e fundit të zbatimit të ligjit në veri të Kosovës, përfshirë rrënimin e pronave private pa respektimin e duhur të procedurave ligjore, evidentojnë mangësi në mbrojtjen efektive të së drejtës së pronës. Masat e pakthyeshme po zbatohen ndërkohë që kontestimet gjyqësore janë ende në shqyrtim, duke ngritur shqetësime lidhur me qasjen në mjete juridike efektive.

    Liria e shprehjes dhe liria e medias

    Kosova ka arritur një nivel të caktuar të përgatitjes në këtë fushë dhe ka shënuar përparim të kufizuar.

    Anëtarët e bordeve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), transmetuesit publik, dhe të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) janë emëruar në pjesën më të madhe, ndërsa katër vende në Bordin e RTK-së ende mbeten të paplotësuara. Ligjet e reja për KPM-në dhe RTK-në ende nuk janë miratuar.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës u ka dhënë përparësi trajtimit të rasteve që përfshijnë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC).

    Megjithëse peizazhi mediatik vazhdon të jetë pluralist, ai ende përballet me sfida që lidhen me transparencën e pronësisë së mediave dhe qëndrueshmërinë financiare.

    Mjedisi në zonat e banuara me shumicë serbe, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, vazhdon të jetë kufizues, duke nxitur vetëcensurën në mesin e publikut, mediave dhe shoqërisë civile.

    Lufta kundër krimit të rëndë dhe krimit të organizuar

    Kosova ka arritur një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka shënuar njëfarë përparimi në këtë fushë, veçanërisht përmes:

    1. Miratimit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Policisë së Kosovës;

    2. Miratimit të Strategjisë për Policimin e Integruar, të Bazuar në Inteligjencë dhe Policimin në Bashkësi;

    3. Miratimit të Strategjisë së Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës;

    4. Zhvillimit të kapaciteteve operacionale për sekuestrimin dhe administrimin e aseteve në kriptovaluta.

    Zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmĂ«ria – ekzistenca e njĂ« ekonomie funksionale tĂ« tregut

    Kosova ka arritur një nivel të caktuar të përgatitjes dhe ka shënuar njëfarë përparimi në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut.

    Aktiviteti ekonomik është ngadalësuar si pasojë e rritjes më të dobët të konsumit të ekonomive familjare dhe një mjedisi të jashtëm më pak mbështetës.

    PavarĂ«sisht performancĂ«s sĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« tĂ« hyrave buxhetore, deficiti i pĂ«rgjithshĂ«m buxhetor u rrit lehtĂ« gjatĂ« vitit 2025, pjesĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« konsiderueshme tĂ« shpenzimeve sociale dhe pagave nĂ« sektorin publik para zgjedhjeve. KĂ«to rritje ndikojnĂ« gjithashtu nĂ« buxhetin e vitit 2026 dhe pengojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r uljen e presioneve inflacioniste dhe kufizimin e ç’ekuilibrave tĂ« jashtĂ«m.

    Megjithëse borxhi publik mbetet në nivel të ulët, sfidat fiskale vazhdojnë të jenë të pranishme. Ato burojnë nga baza e ngushtë tatimore, joefikasiteti në menaxhimin e investimeve publike, përfitimet sociale të cilat nuk janë të orientuara mirë, si dhe problemet e qeverisjes dhe performanca e dobët financiare e ndërmarrjeve publike (NP).

    Tregu i punës karakterizohet nga një nivel i ulët i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe norma ende të larta të papunësisë, veçanërisht në mesin e grave dhe grupeve të cenueshme.

    Sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm, por forcimi i mëtejshëm i mbikëqyrjes mbetet i rëndësishëm, në kushtet e rritjes së konsiderueshme të kreditimit.

    ËshtĂ« shĂ«nuar njĂ«farĂ« pĂ«rparimi nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit tĂ« biznesit dhe nĂ« zvogĂ«limin e ekonomisĂ« sĂ« madhe informale. MegjithatĂ«, dobĂ«sitĂ« nĂ« sundimin e ligjit vazhdojnĂ« tĂ« pengojnĂ« zhvillimin e sektorit privat.

    Raportin e plotĂ« mund ta lexoni KËTU: /Telegrafi/

  • LEX | U dĂ«nua me 13 vjet burg pĂ«r krime lufte – Apeli rrĂ«zon aktgjykimin ndaj Muhamet Alidemajt, rasti sĂ«rish nĂ« rigjykim

    LEX | U dĂ«nua me 13 vjet burg pĂ«r krime lufte – Apeli rrĂ«zon aktgjykimin ndaj Muhamet Alidemajt, rasti sĂ«rish nĂ« rigjykim

    LEX | U dĂ«nua me 13 vjet burg pĂ«r krime lufte – Apeli rrĂ«zon aktgjykimin ndaj Muhamet Alidemajt, rasti sĂ«rish nĂ« rigjykim

    Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin me tĂ« cilin Muhamet Alidemaj ishte dĂ«nuar me 13 vjet burg pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile. Çështja Ă«shtĂ« kthyer sĂ«rish nĂ« rigjykim, ndĂ«rsa Alidemaj do tĂ« mbetet nĂ« paraburgim deri nĂ« vendimin e radhĂ«s tĂ« gjykatĂ«s sĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ«.

    Departamenti Special i Apelit i aprovoi ankesat e të akuzuarit dhe të mbrojtjes, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 2 shkurtit 2026, e anuloi sipas detyrës zyrtare.

    Pse u anulua aktgjykimi?

    Apeli konstatoi se Themelorja, edhe gjatë rigjykimit, nuk i kishte korrigjuar mangësitë e evidentuara në vendimin e mëparshëm. Sipas kolegjit, aktgjykimi nuk shpjegonte se cilat veprime konkrete kishte ndërmarrë Alidemaj dhe cili kishte qenë kontributi i tij në kryerjen e veprës në bashkëkryerje.

    Sipas Apelit, Themelorja kishte vlerësuar vetëm deklaratat e tre dëshmitarëve, duke lënë pa vlerësuar provat e tjera të administruara në gjykim. Ajo gjithashtu nuk kishte dhënë arsyetim për provat dhe pretendimet e mbrojtjes. Apeli i cilësoi këto mangësi si shkelje esenciale të procedurës penale.

    Në rigjykim, Themelorja duhet ta vlerësojë secilën provë veçmas dhe në lidhje me provat e tjera, si dhe të arsyetojë se cilat fakte i konsideron të vërtetuara dhe mbi çfarë provash mbështetet.

    Me aktgjykimin tashmë të anuluar, Themelorja e kishte shpallur Alidemajn fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile në bashkëkryerje. Në dënimin prej 13 vjetësh i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga 30 marsi 2021.

    I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali