Category: Lajme

  • Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

    Tahiri akuzon Qeverinë: Premtoi luftë kundër nepotizmit, por e ktheu në praktikë

    Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë për nepotizëm, punësim të familjarëve dhe favorizim të militantëve partiakë në pozita publike.

    Tahiri ka deklaruar se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është shndërruar në një nga mënyrat kryesore të funksionimit të qeverisë.

    “Nepotizmi, apo thënë më troç, punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve, është bërë një prej mënyrave kryesore të funksionimit të kësaj qeverie”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka kritikuar edhe emërimin e militantëve partiakë në pozita publike, duke theksuar se këto pozita duhet t’u takojnë profesionistëve të pavarur dhe kompetentë.

    “Klientelizmi politik dhe vendosja e militantëve partiakë në pozita publike tashmë janë shndërruar në praktikë të zakonshme të këtij pushteti”, ka theksuar ai.

    Sipas Tahirit, qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që kishte premtuar gjatë fushatës politike, kur luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte paraqitur si një nga zotimet kryesore.

    “Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/

  • Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person ndalohet në Pejë për dy vepra penale seksuale, Prokuroria kërkon paraburgim

    Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka konfirmuar Nikçi për Insajderin.

    Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

    Burimi: Insajderi

  • A person banned in Pec for two sexual offenses, Prosecution seeks detention

    One person has been detained for 48 hours under suspicion of committing two criminal acts against sexual integrity.

    The news about Inseder has confirmed Shkodra Nikci, spokesperson for the Basic Prosecutor in Pec.

    He has indicated that the State Prosecutor has filed a request for the appointment of the detention measure against the suspects.

    A person has been detained for 48 hours under suspicion of committing two criminal acts against sexual integrity. For the same, the State Prosecutor has filed a request for the appointment of the detention measure for criminal acts that he is charged with. The victim has received the right treatment, Nikchi confirmed on Insider.

    The prosecution has not provided further details concerning the case.

    Source Layer: Insander

  • Veteranët paralajmërojnë aktivitet solidarizues për ish-krerët e UÇK-së

    Veteranët paralajmërojnë aktivitet solidarizues për ish-krerët e UÇK-së

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, të cilët do të përcjellin mesazhe publike lidhur me procesin gjyqësor.

    Syla ka njoftuar se organizatat kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që t’u drejtohet komunave me kërkesë që, në të njëjtën kohë, kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

    Ai ka theksuar se qëllimi është që kjo çështje të mos mbetet vetëm shqetësim i organizatave të dala nga lufta, por të marrë edhe dimension institucional dhe qytetar.

    Sipas Sylës, aktiviteti do të jetë paqësor dhe simbolik, përmes të cilit organizatat synojnë të shprehin shqetësimin për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, edhe pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

    Burimi: RTKLive

  • Individuals warn solidifying activity for former KLA leaders

    The deputy chairman of the KLA War Veterans’ Organisation, Gazmend Syla, has indicated that representatives of veterans, war invalids and families of martyrs who will convey public messages concerning the judicial process will participate in the event.

    Syla has announced that organisations have also called on the Kosovo Communist Association to address municipalities on demand that, at the same time, mayors and municipal administrations appear before municipal facilities as a sign of solidarity.

    He has stressed that the goal is that this issue remains not only a concern of war-free organisations but also an institutional and civic dimension.

    According to Syla, the event will be peaceful and symbolic, through which organisations aim to express concern for the continuation of the detention of former KLA leaders, even after declaring the first degree of bias.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

    Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

    Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

    Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ka deklaruar ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas njoftimit të ambasadës gjermane, në këtë takim është diskutuar për ambiciet evropiane të Kosovës dhe mënyrat e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

    Ambasadori Rudolph ka theksuar se Gjermania mbetet e përkushtuar në mbështetjen e agjendës evropiane të Kosovës, duke inkurajuar anëtarët e komisionit që punën e nevojshme për këtë proces ta çojnë përpara me ritëm të plotë.

    “Gjermania mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, ambasada ka vlerësuar se me institucione plotësisht të mandatuara dhe pa bllokada, Kosova tashmë i ka kushtet për të krijuar një bazë për përparim të qëndrueshëm.

    “Është koha për të krijuar kushte për përparim të qëndrueshëm”, thuhet më tej në njoftim.

    Në fund, ambasada gjermane ka rikonfirmuar se Kosova mund të llogarisë edhe më tej në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e saj të integrimit evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Germany reaffirms support for Kosovo on road to European integration

    Germany will continue to support Kosovo on its path towards European integration, German Ambassador to Kosovo Rainer Rudolph has declared, during a meeting with members of the Kosovo Parliament’s Foreign and Diaspore Commission.

    According to the German Embassy’s announcement, Kosovo’s European ambitions and ways of strengthening bilateral relations between the two countries have been discussed at this meeting.

    Ambassador Rudolf has stressed that Germany remains committed to supporting Kosovo’s European agenda, encouraging commission members to move the work needed for the process at full pace.

    Germany remains committed to helping Kosovo on its path towards European integration, the report said.

    Also, the embassy has estimated that with institutions fully mandated and without blockades, Kosovo already has the conditions to create a basis for sustainable progress.

    It is time to create conditions for sustainable progress, the announcement says.

    In the end, the German embassy has reconfirmed that Kosovo can even further count on Germany’s support in its European integration process.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

    Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

    Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

    Demokratët pritet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke i hapur rrugë mundësisë që udhëheqësi i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries, të bëhet kryetari i parë me ngjyrë i këtij institucioni.

    Rezultatet përbëjnë një goditje të madhe për republikanët, të cilët synonin ta ruanin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve përmes një procesi të rishikimit të hartës së distrikteve zgjedhore në mes të dekadës.

    Kandidatët demokratë arritën t’i mbajnë disa prej guvernatorateve ku gara ishte e ngushtë, përfshirë ato në Maine dhe Wisconsin, si dhe fituan në garat për postet e lira në Michigan. Partia shënoi gjithashtu përparime të rëndësishme në shtete që tradicionalisht kanë votuar për republikanët, duke fituar garat për guvernator në Texas, Georgia, Ohio dhe Iowa. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, presidenti Donald Trump i kishte fituar këto katër shtete me një diferencë të konsiderueshme.

    Në disa prej këtyre garave u shënuan edhe momente historike, pasi demokratët fituan postet e guvernatorëve:

    – Texas: Gina Hinojosa pritet të bëhet guvernatorja e parë hispanike e Texasit, pasi mposhti guvernatorin republikan Greg Abbott, i cili qëndroi në këtë detyrë për gati 12 vjet. Hinojosa, 52 vjeçe, do të jetë gjithashtu demokratja e parë që zgjidhet guvernatore e Texasit që nga viti 1990.

    – Georgia: Keisha Lance Bottoms mposhti republikanin Rick Jackson, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur guvernatore në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo është gjithashtu demokratja e parë që do ta drejtojë Georgiat që nga viti 2002.

    – Ohio: Amy Acton pritet të bëhet demokratja e parë që fiton postin e guvernatorit në Ohio që nga viti 2006, si dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë detyrë. Ajo mposhti republikanin Vivek Ramaswamy, në një garë që tërhoqi vëmendje të madhe në nivel kombëtar, veçanërisht për shkak të një reklame kontroverse të fushatës.

    – Iowa: Demokrati Rob Sand mposhti kundërshtarin e tij republikan, duke i dhënë fund një dekade të kontrollit republikan në këtë shtet.

    Burimi: Insajderi

  • Democrats towards regaining control of American Congress, historic victory in several states that earned Trump

    The Democrats are expected to regain control of the House of Representatives, giving way to the possibility that the leader of the Democrats in the Chamber, Hakeem JeffriesBe the first colored chairman of this institution.

    The results represent a major blow to the Republicans, who were aiming to preserve most in the House of Representatives through a revision process of the election district map in the middle of the decade.

    The democratic candidates managed to keep some of the governors where the race was narrow, including those in Maine and Wisconsin, and won in free positions in Michigan. The party also noted significant progress in states that have traditionally voted for republics, winning mayoral races in Texas, Georgia, Ohio and Iowa. In the 2024 presidential election, President Donald Trump had won these four states by a considerable margin.

    Some of these contests also marked historic moments, for the Democrats won governorial positions:

    Texas: Gina Hinojosa is expected to become Texas’s first Spanish governor after defeating Republican Governor Greg Abbott, who remained in office for nearly 12 years. Hinojosa, 52, will also be the first democrat to be elected mayor of Texas since 1990.

    Georgia: Keisha Lance Bottoms defeated Republican Rick Jackson, becoming the first woman of choice governorship in the history of the United States. She is also the first democrat to run Georgia since 2002.

    Ohio: Amy Acton is expected to become the first democrat to win the governor’s post in Ohio since 2006, as well as the first woman elected to the post. It defeated Republican Vivek Ramaswamy, in a race that drew great attention to the national level, especially because of a contracting campaign advertising.

    Iowa: Democrat Rob Sand defeated his Republican opponent, ending a decade of republican control in this state.

    Source Layer: Insander

  • Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

    Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

    Ekspertja e NDI-së, Luljeta Plakolli Kasumi, ka ngritur shqetësimin për zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, duke thënë se pavarësisht risive që ka sjellë, disa dispozita të tij nuk po funksionojnë në praktikë.

    Gjatë diskutimit për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij ligji, Plakolli Kasumi ka thënë se ligji ka hapësirë për përmirësime, për shkak të disa dispozitave kontradiktore dhe paqartësive në përkufizimet institucionale.

    Ajo ka theksuar se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e akteve nënligjore dhe mosfunksionalizimi i disa mekanizmave që janë paraparë me ligj.

    “Për me filluar ndoshta me ligjin vet, nga ajo çka kam parë edhe çfarë kam lexuar edhe diskutuar pak, nuk është ligj i keq, po, ka hapësirë për me u përmirësuar, ka dispozita kontradiktore, ka paqartësi sa i përket përkufizimeve institucionale, por në fund të fundit është një ligj i mirë, mirëpo si i tillë, domethënë, ka sjellë edhe risi të shumta, mbas parë ka zgjeruar rrugën mbrojtjen nga dhuna në familje, edhe ka përfshirë dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore, pastaj ka paraparë, domethënë, edhe ministrinë si koordinator, apo koordinatore kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje”, tha ajo.

    Plakolli Kasumi ka përmendur si risi edhe financimin shumëvjeçar të strehimoreve dhe ndalimin e ndërmjetësimit e pajtimit në rastet e dhunës në familje.

    Megjithatë, sipas saj, problemi kryesor paraqitet te zbatimi i ligjit, pasi disa mekanizma të paraparë nuk janë funksionalizuar, përfshirë linjën telefonike emergjente dhe fondin emergjent për viktimat e dhunës në familje.

    “Ka paraparë një financim shumëvjeçar të strehimoreve, domethënë që përkon me një prej rekomandimeve të Këshillit të Evropës që kjo duhet të jetë një financim shumëvjeçar. Një risi tjetër është që e ka ndaluar ndërmjetësimin edhe pajtimin në rastet e dhunës në familje, që është një gjë shumë pozitive, dhe domethënë, në letër është gjithçka çka kërkon Konventa e Stambollit. Kështu që problemi fillon kur fillojmë prej ligjit tek zbatimi, pikërisht tek kjo, sepse shumë prej këtyre dispozitave nuk funksionojnë vetvetiu, edhe ligji e ka paraparë hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se linja telefonike emergjente ekziston në letër, por ende nuk është funksionalizuar, ndërsa fondi emergjent për viktimat gjatë qëndrimit në polici nuk është vënë në funksion për shkak të mungesës së financimit. Sipas saj, ende mungojnë edhe disa akte nënligjore që duhet të hartohen nga ministritë përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë.

    Në këtë diskutim, kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, ka thënë se ligji parasheh përgjegjësi për një numër të madh institucionesh, duke filluar nga mekanizmat koordinues në nivel lokal e deri te institucionet shëndetësore, policia, gjykatat dhe prokuroria.

    Deputetja e VV-së ka theksuar se mbikëqyrja e këtyre mekanizmave dhe zbatimi i përgjegjësive institucionale janë të rëndësishme për reagimin ndaj rasteve të dhunës në familje.

    Kollçaku ka rikujtuar se në vitin 2020, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar përfshirjen e Konventës së Stambollit, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet e rëndësishme në luftën kundër dhunës në familje.

    Ajo ka kërkuar që të përshpejtohet hartimi i akteve nënligjore që ende mungojnë, duke vlerësuar se mosmiratimi i tyre në kohë mund ta bëjë ligjin të pazbatueshëm në disa pjesë.

    “Ky komision e ka shprehur vullnetin që një ligj që ka qenë në duart e disa prej neve këtu në legjislaturat e kaluara, mirëpo të cilët sot jemi të interesuar ta shohim se në aspektin, qysh ta fuqizojmë, cilat akte nënligjore ende nuk janë hartuar? Sepse është shumë e qartë që mos nxjerrja me kohë e akteve nënligjore në një pjesë ligjin e bën të pazbatueshëm. Andaj është i imediatë përpjekja që këto, ato që kanë mbetur pa u hartuar”, ka deklaruar Kollçaku.

    Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e parandalimit të dhunës përmes edukimit, veçanërisht në familje dhe në institucionet arsimore, duke kërkuar luftimin e stereotipeve dhe edukimin e brezave të rinj për barazi mes vajzave dhe djemve.

    Sipas Kollçakut, parandalimi duhet të nisë që në fëmijëri, në mënyrë që barazia gjinore të jetë pjesë e edukimit në familje dhe shoqëri.

    Deputetja Duda Balje ka ngritur shqetësimin për vazhdimin e rasteve të dhunës në familje, pavarësisht diskutimeve dhe angazhimeve institucionale për parandalimin e saj.

    Gjatë diskutimit për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, Balje ka thënë se nga rasti i fundit i raportuar e deri në ditën e diskutimit janë shënuar më shumë se shtatë ose tetë raste të tjera të dhunës në familje.

    Ajo ka kritikuar mungesën e veprimeve konkrete, duke thënë se institucionet duhet të kalojnë nga diskutimet dhe deklaratat në hartimin e një plani të qartë veprimi, me përgjegjësi të përcaktuara për secilin institucion.

    “Megjithëse është më mirë, se ne, qysh ne shumë jemi duke folur për këtë, edhe sa më shumë jemi duke folur na praktikisht në teren prapë kemi, na prej rastit më të fundit deri sot prapë kemi pasur më shumë se shtatë ose tetë raste e dhunës në familje. Edhe vërtet këtu na kemi ndonjë, se këtu kemi ndonjë, ndonjë gabim na, prapë, prapë kemi shumë gabime të cilat duhet me u hambulacuar diqysh edhe me, me bë puna konkrete, se na, vërtet shumë jemi duke folur. Jemi duke shkruar statuse, krejt na e dimë, është lehtë, na edhe përgjegjësi nuk mundemi me marrë, se unë nuk jam fajtor, ti je fajtor, jo prej këtij fajtori, këtij… ndoshta nuk kemi sa këtu mirë, domethënë kush është fajtor edhe ku është fajësia e parë?. Ne duhet tash për tash me u propozuar, se, ne s’mundemi jonë edhe në mënyrë elektronike na mundemi me, me e komunikuar deri takimin e radhës, me bë një, domethënë, me bë një plan ku me fillu. Domethënë prej cilit institucion, çështja e akteve nënligjore është me plotësu ligjin. Edhe vërtet duhet me dhënë edhe ministria e, domethënë punët e brendshme, edhe ministria e drejtësisë, me kontaktu edhe me nivelin lokal, qysh me ekspertë mendoni se është më mirë për me bë një plan, prej ku me fillu, edhe mbasi ne mundemi me, me diskutuar bashkë edhe me thënë personat që janë përgjegjës”, ka deklaruar Balje./EO

    Burimi: Dukagjini