Category: Lajme

  • Katër cisterna nafte shkatërrohen nga minat detare në Ngushticën e Hormuzit, pretendon Irani

    Katër cisterna nafte shkatërrohen nga minat detare në Ngushticën e Hormuzit, pretendon Irani

    Katër cisterna nafte janë shkatërruar pasi kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit, ka njoftuar të mërkurën Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), një ditë pasi zyrtarët amerikanë deklaruan se ushtria e SHBA-së kishte kryer sulme ndaj objektivave në këtë vend.

    Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, IRGC-ja ka bërë të ditur se dy nga cisternat vazhdonin të digjeshin, ndërsa dy të tjera ishin sekuestruar. Sipas pretendimeve të saj, anijet po përpiqeshin të kalonin përmes një korridori jugor të ndaluar në ngushticë.

    BBC-ja ka theksuar se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Garda Revolucionare kishte raportuar gjithashtu se tri cisterna ishin shkatërruar pasi kishin goditur mina në orët e para të së martës, si dhe se kishte rrëzuar një dron amerikan MQ-9 mbi Ngushticën e Hormuzit.

    Zhvillimet vijnë në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të larta, ndërsa negociatat për përfundimin e konfliktit janë bllokuar prej muajsh, transmeton Telegrafi.

    Kryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i është referuar edhe rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët pësuan humbje të konsiderueshme. Ai tha se rezultatet tregojnë se qytetarët amerikanë nuk e mbështesin luftën.

    “Qoftë për arsye ndërgjegjeje apo për shkak të kostos së jetesës, amerikanët thanë jo luftës dhe ne e mbështesim këtë mesazh”, shkroi Ghalibaf në rrjetin social X.

    Ai paralajmëroi Uashingtonin që të mos e shpërfillë vullnetin e qytetarëve amerikanë, duke shtuar se nëse administrata amerikane vepron në kundërshtim me këtë vullnet, do të përballet me pasoja të rënda.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, pranoi të martën se rezultatet e dobëta të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit ishin ndikuar pjesërisht nga lufta me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburanteve. Megjithatë, ai tha se nuk pendohej për vendimin për nisjen e sulmeve.

    Në një intervistë për CBS News, Trump deklaroi se konflikti do të përfundonte “kur të vendos unë”.

    Ndërkohë, në një intervistë për Financial Times para zgjedhjeve, ai u shpreh se ishte i kënaqur me gjendjen e konfliktit dhe se nuk e konsideronte atë si një luftë të mirëfilltë. I pyetur për deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se mund të kishte një tjetër sulm ndaj Iranit gjatë kësaj jave, Trump tha se forcat amerikane ishin të gatshme për veprim, por se një sulm i ri mund të mos ishte i nevojshëm.

    Të martën në mbrëmje, në një intervistë për Fox News, Trump tha se kishte persona që do të dëshironin një goditje të fuqishme ndaj Iranit. Ai përsëriti se, sipas tij, Teherani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë armë bërthamore.

    Konflikti nisi në shkurt, pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Iranit. Që atëherë, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve kanë ngecur, pa shenja të qarta për një marrëveshje.

    Ghalibaf deklaroi në një seancë parlamentare të martën se Irani nuk do të dorëzohej dhe se përgjegjësia për parandalimin e një lufte të re i takonte Shteteve të Bashkuara. Ai paralajmëroi se çdo gabim tjetër strategjik i Uashingtonit do ta përballte atë me një situatë edhe më të vështirë.

    Nga ana tjetër, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se qeveria e tij kishte vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e krizës përmes dialogut. Ai paralajmëroi se rifillimi i luftimeve nuk do t’i sillte përfitime asnjërës palë.

    Irani e mbylli Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve ndaj vendit dhe ka deklaruar se do ta rihapë atë vetëm nëse SHBA-ja pranon kërkesat e përfshira në planin iranian të paqes.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, bëri të ditur se plani fillestar prej shtatë pikash ishte përmbledhur dhe se mund të zbatohej brenda dy ditësh, nëse Uashingtoni do të pranonte kushtet e propozuara nga Teherani. /Telegrafi/

  • Oberhausen bashkon shqiptarët në Gjermani për Ditën e Alfabetit Shqip

    Oberhausen bashkon shqiptarët në Gjermani për Ditën e Alfabetit Shqip

    Një mbrëmje festive kushtuar gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar do të organizohet më 22 nëntor në qytetin e Oberhausenit të Gjermanisë. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë artistë të njohur shqiptarë dhe bashkatdhetarë nga vende të ndryshme.

    Qyteti i Oberhausenit në Gjermani do të jetë nikoqir i një koncerti të veçantë me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, e cila shënohet më 22 nëntor në përkujtim të Kongresit të Manastirit të vitit 1908.

    Koncerti do të mbahet në sallën Luise-Albertz-Halle, duke filluar nga ora 18:00, në kuadër të programit kulturor Westbalkantage NRW 2026, shkruan Telegrafi.

    Në mesin e artistëve që do të ngjiten në skenë janë Elita 5 & Friends, Mustafa Imeri, Miranda Hashani dhe Jehona Shaqiri & Band.

    Sipas Oculus News, kjo ngjarje synon të bashkojë komunitetin shqiptar në Gjermani përmes muzikës dhe një feste të përbashkët kushtuar gjuhës dhe trashëgimisë kombëtare.

    Njëri nga organizatorët, Afrim Farizi, është i angazhuar në organizimin e kësaj mbrëmjeje, e cila synon të krijojë një hapësirë ku shqiptarët e diasporës mund të takohen, të festojnë së bashku dhe të ruajnë lidhjen me gjuhën e kulturën e tyre.

    Dita e Alfabetit Shqip ka një rëndësi të veçantë në historinë kombëtare. Më 22 nëntor 1908 përfundoi Kongresi i Manastirit, i cili përcaktoi bazat e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, duke shënuar një hap vendimtar për zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare.

    Për shqiptarët që jetojnë larg atdheut, aktivitete të tilla përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për t’ua përcjellë gjeneratave të reja gjuhën, traditat dhe identitetin kombëtar.

    Koncerti në Oberhausen pritet të jetë një mbrëmje ku muzika dhe kultura do të bashkojnë shqiptarët e të gjitha moshave në Gjermani./Telegrafi/

  • Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen e brazilianes në Pejë – njëri bleu varëse “Pandora” me paratë e grabitura, tjetrit i gjendet iPhone-i i dëmtuar

    Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen e brazilianes në Pejë – njëri bleu varëse “Pandora” me paratë e grabitura, tjetrit i gjendet iPhone-i i dëmtuar

    Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen e brazilianes në Pejë – njëri bleu varëse “Pandora” me paratë e grabitura, tjetrit i gjendet iPhone-i i dëmtuar

    Grabitja e dhunshme e një shtetaseje braziliane në Pejë, për të cilën Gazeta Sinjali raportoi më herët, ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve. Hetuesit kanë arritur t’i identifikojnë të dyshuarit, ndërsa gjatë hetimeve kanë zbuluar edhe se ku përfundoi një pjesë e parave dhe sendeve të marra nga viktima. Njëri prej tyre ka deklaruar se me pjesën e tij të parave kishte blerë një varëse “Pandora”, ndërsa te një tjetër është gjetur telefoni i grabitur, tashmë i dëmtuar.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e tre personave të arrestuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ledion Qereti (2007), Nart Beka (2008) dhe Endi Devolli (2008), të cilët janë arrestuar më 2 nëntor, rreth orës 17:30, pas veprimeve intensive hetimore.

    Siç raportoi më herët Sinjali, grabitja kishte ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 01:10, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

    Viktima, një shtetase braziliane 24-vjeçare, kishte raportuar se tre të rinjtë fillimisht e kishin takuar në rrugë dhe i kishin kërkuar numrin e telefonit.

    Më vonë, njëri prej tyre kishte shkuar në banesën e saj, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kishin hyrë me forcë.

    Gruaja kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe se i ishin marrë 800 euro, një telefon iPhone 17 Pro Max dhe sende të tjera personale.

    Me pjesën e parave të grabitura bleu varëse “Pandora”

    Hollësitë e reja që ka siguruar Sinjali zbulojnë edhe çfarë dyshohet se ndodhi me paratë pas grabitjes.

    Gjatë intervistimit në praninë e avokatit mbrojtës, njëri prej të dyshuarve ka deklaruar se nga paratë e grabitura i kishin takuar 280 euro.

    Prej tyre, 106 euro i kishte shpenzuar për blerjen e një varëseje “Pandora”, ndërsa pjesën tjetër e kishte shpenzuar.

    Por hetuesit kanë arritur të gjejnë edhe para dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin viktimës.

    Gjenden 455 euro, mbushësi i telefonit dhe iPhone-i i dëmtuar

    Te i dyshuari i dytë janë sekuestruar 265 euro para të gatshme, për të cilat dyshohet se janë pjesë e shumës së grabitur.

    Atij i është gjetur edhe një mbushës telefoni i markës “Power Up”, që dyshohet se ishte marrë gjatë grabitjes.

    Ndërkaq, te i dyshuari i tretë është gjetur telefoni iPhone 17 Pro Max, ngjyrë hiri, i raportuar si i grabitur, por tashmë i dëmtuar.

    Nga i njëjti janë sekuestruar edhe 190 euro, të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga grabitja.

    Tre të arrestuar, ndalohen për 48 orë

    Pas identifikimit dhe arrestimit, të tre të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës.

    Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, Ledion Qereti, Nart Beka dhe Endi Devolli janë ndaluar për 48 orë.

    Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e grabitjes, rolin e secilit prej të dyshuarve dhe fatin e sendeve të tjera të raportuara si të marra.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Exclusive These are the three suspects in the Brazilian robbery in Pec. One bought the Pandoraway necklace with the money stolen, the other found the iPhone damaged.

    The violent robbery of a Brazilian citizen in Pec, for which the Signal newspaper reported earlier, has ended with the arrest of three young people. Investigators have managed to identify the suspects, while during the investigation they have also discovered where part of the money and items received from the victim ended. One of them has claimed that with his share of the money, he had purchased a necklace from Pandora, while a stolen telephone has been found in another already damaged.

    The signal paper has secured exclusively the names of three people arrested.

    Signal sources suggest it is for Ledio Qereti (2007), Nart Beka (2008) and Andy Devolli (2008), who were arrested on November 2nd, about 17:30, following intensive investigative actions.

    As the signal reported earlier, the robbery occurred on November 2nd, about 1:10 a.m., on the Gervallah Brothers Street in Pec.

    The victim, a 24-year-old Brazilian citizen, had reported that the three young men had first met her on the street and had asked for her phone number.

    Later, one had gone to her apartment, while the other two were suspected of having broken in.

    The woman had reported being physically assaulted and received 800 euros, an iPhone phone 17 For Max and other personal items.

    With the stake of money stolen, he bought necklaces

    The new details provided by the signal also reveal what allegedly happened to the money after the robbery.

    During the interview in the presence of the defence attorney, one of the suspects has claimed that 280 euros had been met by the robbed money.

    Of them, 106 euros had been spent on the purchase of a Pandorah necklace, while the rest had been spent.

    But investigators have managed to find money and other items allegedly belonging to the victim.

    There’s 455 euros, phone filler and iPhone damaged

    The second suspect has seized 265 euros of cash, allegedly part of the looted sum.

    He’s also been found with a brand phone filler, which allegedly was taken during the robbery.

    Meanwhile, the third suspect has found iPhone 17 But Max, ashes, reported as robbed, but already damaged.

    Of the same has been seized 190 euros, which are allegedly derived from robbery.

    Three arrested, detained for 48 hours

    Following identification and arrest, the three suspects have been interviewed in the presence of defence attorneys.

    Under State Attorney Ledio Qeretti’s decision, Nart Beka and Andy Devolli have been detained for 48 hours.

    Investigations continue to document fully the circumstances of the robbery, the role of each suspect, and the fate of other items reported as foolish.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

    Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

    Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan.

    Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se Moska nuk pret ndryshime të menjëhershme në politikën e jashtme amerikane, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

    “Presidenti Trump do të mbetet president deri në fund të mandatit të tij dhe do të zbatojë politikën e tij të jashtme”, u shpreh Peskov.

     Deklarata sugjeron se Kremlini pret vazhdimësinë e politikës së administratës Trump, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në balancat politike në Kongres.

    Sipas analizës, politika e jashtme e Trump ka sjellë disa zhvillime që janë konsideruar në favor të interesave ruse. Mes tyre përmenden pezullimi i disa sanksioneve kundër Rusisë, vendimi për blerjen e naftës ruse dhe qëndrimi më kritik i presidentit amerikan ndaj homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, krahasuar me deklaratat e tij për Vladimir Putinin.

    Megjithatë, Moska nuk ka arritur ende të sigurojë një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë sipas kushteve që kërkon.

    Ndërkohë, gazeta ruse Nezavisimaya Gazeta paralajmëroi se humbja e kontrollit të Kongresit nga republikanët mund ta vendosë Trumpin përballë hetimeve të shumta të nisura nga demokratët.

    Sipas gazetës, një situatë e tillë mund t’ia vështirësojë presidentit amerikan zbatimin e politikave të tij, përfshirë edhe ato që lidhen me Rusinë.

    Kështu, ndryshimi i shumicës në Kongres mund të ndikojë në hapësirën politike të Trump për të ndjekur agjendën e tij të jashtme, ndërsa Kremlini duket se po pret të shohë se si do të zhvillohet situata në Uashington.

    Burimi: Insajderi

  • Mesmandati elections, what do these results mean for US-Russia relations?

    The results of mid-term elections in the United States may also have implications for relations between Washington and Moscow, especially if the Democrats take over from the US Congress.

    Russian President Vladimir Putin’s spokesman, Dmitry Peskov, said on Monday that Moscow does not expect immediate changes in American foreign policy, despite the election outcome.

    President Trump will remain president by the end of his mandate and implement his foreign policy, Peskov said.

     The statement suggests the Kremlin awaits the continuation of the Trump administration’s policy, despite possible changes in the political balances in Congress.

    According to the analysis, Trump’s foreign policy has brought about some developments that are considered in favour of Russian interests. Among them are cited the suspension of several sanctions against Russia, the decision on buying Russian oil, and the American president’s most critical attitude towards Ukrainian counterpart Voldymyr Zelensky, compared to his statements to Vladimir Putin.

    However, Moscow has not yet managed to secure an agreement on ending the war in Ukraine on terms it requires.

    Meanwhile, the Russian newspaper Nezavisjaya Gazeta warned that losing the control of Congress by the Republicans could place Trump in the face of numerous investigations initiated by the Democrats.

    According to the paper, such a situation could make the American president difficult to implement his policies, including those related to Russia.

    Thus, changing the majority in Congress may affect Trump’s political space to follow his external agenda, while the Kremlin seems to be waiting to see how the situation will develop in Washington.

    Source Layer: Insander

  • Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

    Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

    Siç është paralajmëruar më herët, Kosova pritet të renditet në grupin e vendeve me përparim të kufizuar.

    Kriza e zgjatur politike, bllokada në funksionimin e Kuvendit dhe mungesa e reformave në fushën e sundimit të ligjit janë evidentuar si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ngecjen e vendit në procesin e integrimit evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një rast është regjistruar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Një tjetër rast është raportuar në Ranilluk, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Dy raste të tjera janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, të regjistruar dje në orën 21:30, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin policor.

    Ndërkaq, në rastin e dytë, të raportuar një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

    Po ashtu, një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Skenderaj. Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

    Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar. Rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Burimi: RTKLive

  • Për herë të parë në histori, një mysliman bëhet senator në SHBA

    Për herë të parë në histori, një mysliman bëhet senator në SHBA

    Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers dhe duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Fitorja e tij përbën një moment historik për përfaqësimin politik të myslimanëve në SHBA, por edhe një sukses të rëndësishëm për krahun progresist të Partisë Demokratike.

    El-Sayed, 42-vjeçar, me prejardhje egjiptiane dhe i lindur në Michigan, është ish-zyrtar i shëndetit publik dhe nuk ka mbajtur më parë ndonjë post të zgjedhur politik. Fushatën e tij e ndërtoi rreth kujdesit shëndetësor universal, uljes së kostos së jetesës dhe kufizimit të ndikimit të korporatave dhe financuesve të mëdhenj në politikë.

    Gjatë fjalimit të fitores në Detroit, ai kritikoi ashpër kundërshtarin republikan, duke e cilësuar fushatën e tij si një prej më të shëmtuarave që kishte parë në jetën e tij, për shkak të sulmeve ndaj besimit të tij mysliman.

    “Ju zgjodhët urrejtjen, ndërsa Michigani zgjodhi shpresën”, deklaroi El-Sayed para mbështetësve të tij.

    Ai tha se sulmet nuk kishin qenë vetëm ndaj tij, por edhe ndaj njerëzve që përfaqëson dhe idesë së një Amerike ku të gjithë, pavarësisht prejardhjes apo besimit, kanë vend.

    Gjatë fushatës, El-Sayed ishte përballur me sulme raciste dhe islamofobike nga kundërshtarët republikanë.

    Presidenti Donald Trump dhe figura të tjera republikane kishin vënë në pikëpyetje besnikërinë e tij ndaj SHBA-së dhe e kishin lidhur pa prova me ekstremizmin islamik.

    Sipas raportimeve të Reuters, pretendimet për lidhje të tij me Vëllazërinë Myslimane nuk janë mbështetur me prova. Po ashtu, disa pretendime të shpërndara në rrjete sociale për qëndrimet e tij ndaj ligjit të Sheriatit dhe sulmeve të 11 shtatorit janë vlerësuar si të pavërteta ose çorientuese.

    Në anën tjetër, kandidati republikan Mike Rogers, ish-anëtar i Kongresit dhe ish-agjent i FBI-së, kishte pasur mbështetjen e Trumpit dhe udhëheqjes republikane. Megjithatë, ai u përball me pakënaqësi të votuesve për gjendjen ekonomike, rritjen e çmimeve dhe politikat e administratës Trump, përfshirë tarifat tregtare dhe luftën në Iran.

    Fushata e El-Sayed u përkrah nga figura të njohura të krahut progresist demokrat, përfshirë kongresisten Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatorin Bernie Sanders.

    Fitorja e tij shihet gjithashtu si një shtysë për lëvizjen progresiste brenda demokratëve, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028.

    Ndërkohë, organizata për të drejtat civile të myslimanëve dhe arabëve në SHBA, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), e cilësoi fitoren e tij si historike, duke thënë se ajo u arrit përkundër sulmeve të vazhdueshme islamofobike.

    Burimi: Dukagjini

  • LSDM: Faji për Alta Bank është i Mickoskit dhe Slaveskit, ata e sollën në Maqedoni

    LSDM: Faji për Alta Bank është i Mickoskit dhe Slaveskit, ata e sollën në Maqedoni

    Nga LSDM thonë se “për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën bankën e Vuçiçit në Maqedoni, e cila tani është e falimentuar”.

    Nga LSDM thonë se qytetarët në Maqedoni nuk mund të kenë qasje në paratë e tyre, në kursimet e tyre.

    “Ata nuk kanë asgjë për ushqim, fatura, ilaçe, nuk kanë asgjë për të jetuar. Degët nuk punojnë, ka orë pritjeje në bankomate. Vetëm kompanive iu lejua të transferonin para lirisht. Qeveria e Mickoskit hapi rrugën që Alta Bank të hynte në Maqedoni, dhe Guvernatori Slaveski dha pëlqimin e tij për marrjen e Stopanska Banka Manastir. LSDM paralajmëroi për kapital të dyshimtë 11 muaj më parë”.

    “Slaveski siguroi se gjithçka ishte në rregull dhe asgjë nuk ishte e gabuar. Tani ai po merr vendime të gabuara në dëm të qytetarëve. Ajo që ka vërtetuar skandali i Bankës Alta është se ishte një operacion pastrimi parash për sindikatën mafioze SNS të Vuçiçit në Serbi dhe VMRO-OKG të Mickoskit këtu”.

    “Duhet të ketë përgjegjësi për këtë skandal, për këtë aferë financiare. Trajko Slaveski duhet të japë dorëheqjen për të parandaluar vendimet e tij të tjera të dëmshme. Prokuroria duhet të hapë një hetim dhe të ndjekë penalisht Mickoskin, Slaveskin dhe të gjithë të lidhur me Bankën Alta”, thonë nga LSDM.