Category: Lajme

  • Aeroplani i Vulinit kthehet mbrapsht pasi ishte nisur për në Moskë

    Aeroplani i Vulinit kthehet mbrapsht pasi ishte nisur për në Moskë

    Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, kur aeroplani i tipit Airbus A320, me numër fluturimi JU134, u nis nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd rreth orës 18:48.

    Pasi arriti mbi jugun e Lituanisë, pranë kufirit me Bjellorusinë, aeroplani ndryshoi drejtimin dhe u kthye në Beograd, ku u ul rreth orës 22:00.

    Fluturimi tërhoqi vëmendje të madhe dhe u bë një nga më të ndjekurit në platformën e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

    Dyshimet për anashkalimin e kontrolleve të sigurisë

    Sipas portalit serb Nova.rs, kthimi i aeroplanit ndodhi pasi u konstatua se Aleksandar Vulin, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dyshohet se kishte hipur në të pa kaluar kontrollin e detyrueshëm të sigurisë.

    Sipas këtij mediumi, drejtori i sigurisë korporative të Aeroportit të Beogradit, Milan Kuq, pasi shqyrtoi pamjet e kamerave të mbikëqyrjes, konstatoi parregullsi në procedurat e kontrollit dhe urdhëroi kthimin e aeroplanit.

    Nova.rs raportoi se Vulin dyshohet të ketë marrë ndihmë për të anashkaluar procedurat e sigurisë. Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e aeroportit.

    Air Serbia konfirmoi se vendimi për kthimin e aeroplanit u mor pasi kompania kishte marrë informacion nga shërbimet kompetente të aeroportit, të cilat kërkonin kontrolle shtesë të sigurisë për një pasagjer. Kompania nuk e identifikoi pasagjerin dhe as nuk dha hollësi të tjera për parregullsinë e dyshuar.

    Vulin: Po udhëtoja për marrëveshjen e gazit me Rusinë

    Aleksandar Vulin konfirmoi se ndodhej në aeroplan dhe deklaroi se udhëtimi drejt Moskës kishte karakter zyrtar.

    Ai tha se po udhëtonte për të diskutuar vazhdimin e marrëveshjes së furnizimit me gaz ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

    Vulin deklaroi se gjatë fluturimit kishte qenë në gjumë dhe ishte zgjuar vetëm pasi aeroplani ishte kthyer në Beograd.

    Sipas tij, pas uljes, të gjithë pasagjerët iu nënshtruan sërish kontrolleve të sigurisë, ndërsa ai vetë kaloi edhe një kontroll të veçantë.

    “Tek unë nuk është gjetur asgjë e paligjshme”, deklaroi Vulin, duke i cilësuar raportimet si gënjeshtra dhe duke pretenduar se bëhej fjalë për një përpjekje për ta vënë nën presion.

    Vulin ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes në Serbi, si dhe drejtor i BIA-s. Ai është një nga figurat politike serbe me qëndrime të afërta me Moskën dhe është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara që nga korriku i vitit 2023.

    Bajatoviq konfirmon udhëtimin për çështjet e gazit

    Edhe Dushan Bajatoviq, drejtor i kompanisë shtetërore të gazit Srbijagas, konfirmoi se ndodhej në aeroplan.

    Në një intervistë për televizionin N1, ai tha se po udhëtonte drejt Moskës për të diskutuar çështje të furnizimit me gaz, nevojat e Serbisë për sasitë shtesë gjatë dimrit dhe problemet me pagesat përmes bankave ruse.

    Bajatoviq përmendi në veçanti vështirësitë që lidhen me Alta Bankën.

    Ai tha se pas kthimit në Beograd, të gjithë pasagjerët dhe bagazhet iu nënshtruan kontrolleve të hollësishme. Shtoi se nuk i dinte arsyet e udhëtimit të Vulin dhe Nenad Popovićit drejt Moskës.

    Edhe Nenad Popoviq nën sanksione amerikane

    Në aeroplan ndodhej edhe Nenad Popoviq, lider i Partisë Popullore Serbe dhe ish-ministër në qeverinë e Serbisë.

    Popoviq ka interesa të shumta biznesi në Rusi dhe gjithashtu figuron në listën e sanksioneve amerikane.

    Ndërkaq, Bajatović është një nga zyrtarët kryesorë të sektorit energjetik serb dhe ka qenë i përfshirë në marrëveshjet e furnizimit me gaz ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ai është gjithashtu konsull nderi i Rusisë në Novi Sad.

    Pas kontrolleve në Beograd, udhëtimi drejt Moskës vazhdoi me një fluturim tjetër të Air Serbia. Sipas të dhënave të Flightradar24, fluturimi JU130 u nis nga Beogradi më 4 nëntor, në orën 04:42, dhe mbërriti në Moskë në orën 07:24.Ngjarja ka nxitur reagime edhe në Serbi. Analisti politik serb Aleksandar Gjokiq, në një reagim në platformën X, i ka cilësuar Vulin, Popović dhe Bajatović si tre bashkëpunëtorë të presidentit Aleksandar Vuçiq, duke vënë në pah lidhjet e tyre me Rusinë.

    Sipas Gjokiqit, Vulin ka pasur marrëdhënie të afërta me Nikolai Patrushevin, ish-shefin e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Analisti pretendon se Vulin i kishte ndarë me Patrushevin përgjime të figurave të opozitës ruse dhe kishte ndihmuar në krijimin e një ekipi të përbashkët serbo-rus për monitorimin e aktivistëve.

    Për Nenad Popoviqin,Gjokiqi thotë se një pjesë të madhe të pasurisë e ka krijuar përmes bizneseve në Rusi, ndërsa për Dushan Bajatoviqin thekson se ai është konsull nderi i Rusisë në Novi Sad.

    Analisti rikujton gjithashtu se Vulin dhe Popoviq janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

     

    Burimi: RTKLive

  • Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

    Ministria e Mbrojtjes njofton se sot nga ora 10:30 deri në 12:00, pranë aeroportit të Rinasit do të zhvillohet stërvitja e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”.

    Në ushtrim do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, shërbimet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse të aviacionit.

    Stërvitja parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen jashtë rrethimit të aeroportit, me qëllim testimin e reagimit dhe koordinimit për shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

    Ministria sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe jo për një emergjencë reale. Gjatë saj, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.

    MINISTRIA E MBROJTJES – INFORMIM

    Mbi zhvillimin e Stërvitjes së Kërkim-Shpëtimit “SAR-2026” në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

    Sot, më datë 4 Nëntor 2026, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.

    Në stërvitje do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), Policia e Shtetit, ALBCONTROL, Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

    Stërvitja do të zhvillohet mbi bazën e një skenari të simuluar, që parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit.

    Qëllimi është testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të njësive të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

    Gjatë zhvillimit të stërvitjes, qytetarët mund të konstatojnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.

    Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale.

    Stërvitja synon rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave pjesëmarrëse dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.

    Ministria e Mbrojtjes falënderon qytetarët për mirëkuptimin

    Burimi: Insajderi

  • The search-saving exercise near Rinas Airport, simulated crash of a plane off the runway

    The defence ministry reports that from 10:30 to 12:00 today, at Rinas airport, the search-saving exercise will take place. SAR-2026.

    The Armed Forces, State Police, Emergency Services and responsible aviation institutions will participate in the exercise.

    The exercise envisions the exit of a plane from the runway and the crash outside the airport’s siege, with the aim of testing responses and co-ordination for the rescue of passengers and crews.

    The ministry explains that it is a planned exercise and not a real emergency. During it, citizens may notice increased movement of emergency vehicles in the area near the airport.

    THE FRIENDS OF THE KING INFORMIM

    On Development of Search-Peace Training SAR-2022- near Tirana International Airport

    Today, on November 4, 2026, between 10:30 and 12: 00 p.m., near Tirana International Airport, Mother Teresa, the planned search-saving exercise will take place. SAR 1926, organised by the National Peace Research Centre ( The QKKSH, in co-operation with institutions and structures responsible for emergency response to cases of air accidents.

    Armed Forces, Tirana International Airport ( TIA), State Police, A LBCONTROL, National Investigative Authority for Civil Aviation Security ( AK ISA), National Medical Emergency Center ( CENTURY, Fire and Salvation Protection Service, as well as the Albanian Red Cross.

    The exercise will take place on the basis of a simulated scenario, envisioning the exit of a plane from the track and its collision outside the airport’s siege.

    The goal is to test response procedures, inter-institute co-ordination and commitment to the search-saving units for evacuation and rescue of passengers and crew.

    During the exercise’s development, citizens can find increased movement of emergency vehicles in the area near the airport.

    The defence ministry explains that there is only one planned exercise and that there is no real emergency.

    The exercise is aimed at boosting operational readiness, improving co-operation among participating structures, and strengthening national capacities for coping with emergency situations in civilian aviation.

    Defence Ministry Thanks Citizens for Understanding

    Source Layer: Insander

  • An accident in Durres, loses passenger life &#82/11; driver abandons car and leaves

    – What?A fatal accident occurred today in Durres, Albania, where a 48-year-old person lost his life.

    According to the Albanian Police’s announcement, the accident occurred at around 4:30, on the secondary road, in the district of No. 13 of Durres.

    Police announce that a 39-year-old resident in Kavaja, driving the vehicle, has lost control of it and crashed into the sideboard of the road, broadcast Klankosova.tv.

    As a result of the crash, the passenger life has been lost, 48-year-old with initials L. L.

    Meanwhile, the driver left the scene after the accident.

    The investigative group is on the scene and is working on the full documentation and clarification of the accident’s circumstances, as well as the capture of the vehicle director, the police report said.

  • Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë Konferencës së Sigurisë në Berlin.

    Përmes një postimi në Facebook,, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në rajon, thellimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, transmeton Klankosova.tv.

    Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe avancimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    “Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit, ministri gjerman Florian Hahn ka shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike./Klankosova.tv

  • Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit cakton prokurorët mbikëqyrës të punës së prokurorive

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve të Zyrës së tij si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ky vendim ka si qëllim ngritjen e efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë.

    Prokurorët e caktuar, thuhet në vendim, do të jenë kompetentë për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen, këshillimin dhe monitorimin e prokurorive në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Gjithashtu, do të mbikëqyrin trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, gjithmonë duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.

    Në njoftim thuhet se do të mbikëqyrin edhe identifikimin e sfidave dhe problematikave institucionale dhe adresimin e tyre, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve, si dhe pjesëmarrjen në kolegjiumet e prokurorive ku janë të caktuar si mbikëqyrës.

    “Ky vendim ka për qëllim forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe fuqizimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në funksion të përmbushjes së prioriteteve dhe objektivave të Prokurorit të Shtetit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri - shoferi braktis makinën dhe largohet

    Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri – shoferi braktis makinën dhe largohet

    Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri - shoferi braktis makinën dhe largohet

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës të Shqipërisë, ku ka humbur jetën një person 48-vjeçar.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, në lagjen nr. 13 të Durrësit.

    Policia bën të ditur se një 39-vjeçar, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, transmeton Klankosova.tv.

    Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçar me inicialet L. L.

    Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

    “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon

    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar përmes një postimi pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.

    Ai ka shkruar se amerikanët kanë dërguar një mesazh të qartë për politikën që duan, transmeton Klankosova.tv

    “Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë: ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen.

    Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zona që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe përkushtimi për t’i vënë në radhë të parë qytetarët e zonave dhe shteteve që përfaqësojnë.”

    Obama shtoi se ndonëse puna e administratës Trump do të vazhdojë edhe për dy vjet, ata duhet të nisin punën.

    “Gjithashtu, u kemi një borxh mirënjohjeje mijëra zyrtarëve dhe vullnetarëve zgjedhorë nga të dyja partitë, të cilët ndihmuan që zgjedhjet të zhvilloheshin pa probleme dhe përmbushën një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë.

    Edhe pse kjo administratë do të qëndrojë në detyrë edhe për dy vjet të tjera, detyra jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi mundësi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të përgatisim terrenin për të ardhmen.”

    Demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke shënuar fitore edhe në bastione tradicionale republikane.

  • Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

    Meteorologu Mendim Rugova ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike gjatë ditëve të para të nëntorit, duke thënë se ky muaj ka nisur me reshje të konsiderueshme të shiut.

    Sipas tij, gjatë këtyre ditëve janë akumuluar rreth 20 milimetra reshje, që përbëjnë afërsisht një të tretën e sasisë së reshjeve që pritet për tërë muajin nëntor.

    “Gjatë këtyre ditëve të nëntorit janë rreth 20 milimetra që janë akumuluar në këto ditë të para, një e treta e të reshurave për muajin nëntor. Ka filluar mirë nëntori. Fillimisht shkojmë te fushat barike. Kemi pasur stuhinë Agneta, e cila është emërtuar nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik Italian, dhe ka sjellë mjaft shumë të reshura, sidomos ka pasur vërshime në pjesën jugore të Italisë dhe në Greqi”, ka deklaruar Rugova në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

    Duke folur për ditët në vijim, meteorologu ka bërë të ditur se stuhia që ka ndikuar në rajon tashmë është duke u larguar dhe po zhvendoset drejt lindjes, në drejtim të Detit të Zi dhe më tej kah Rusia perëndimore.

    Ndërkohë, sipas tij, nga zonat veriore po zhvendosen fusha të presionit të lartë atmosferik drejt jugut, të cilat pritet të ndikojnë edhe në vendin tonë nga fundjava.

    “Për ditët e ardhshme, kjo stuhi që po largohet, ka kaluar ai syri i ciklonit i ditëve të kaluara, pasi po zhvendoset në lindje dhe pritet të kalojë nga Deti i Zi edhe më thellë kah Rusia perëndimore. Tash, prej zonave më veriore ku janë instaluar fushat e presionit të lartë, kemi fusha që po zhvendosen më kah jugu dhe që pritet nga fundjava të na afektojnë edhe neve. Po pritet një përmirësim i përkohshëm i motit”, ka thënë ai.

    “Gjatë javës së ardhshme ekziston mundësia që një ciklon të depërtojë prej Atlantikut, por ndërkohë kjo tërheq rryma më të ngrohta për nga rajoni ynë. Po pritet një rritje e temperaturave”, ka bërë të ditur meteorologu Mendim Rugova./Klankosova.tv

  • Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Ky është banori që mori më së shumti vota brenda BBVK5 për të mos shkuar në finale!

    Akili është shpallur nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, si më i votuari për të mos shkuar në finale.

    Pas këtij vendimi, ai ka reaguar duke ndarë mendimin e tij lidhur me votat që mori nga banorët.

    Reagimin e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.