Category: Lajme

  • U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e martë në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

    Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

    Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Lamine Yamal i shton listës së tij një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve

    Lamine Yamal i shton listës së tij një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve

    Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit.

    Këtë të martë, kundër Aston Villas, Yamal shtoi një tjetër arritje në karrierën e tij të shkurtër, por të suksesshme dhe të frytshme: me golin e tij kundër skuadrës së Unai Emery në Camp Nou, ai u bë lojtari me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve nën moshën 20 vjeç.

    Yamal ishte i barabartë me Kylian Mbappen me 13 gola. Por, lojtari nga Rocafonda tani ka lëshuar golin e 14-të duke vendosur rekord të ri.

    Reprezentuesi spanjoll shënoi pesë gola në garën më të madhe kontinentale në sezonin 2024-25, gjashtë në 2025-26, dhe tashmë ka tre këtë sezon: ai gjeti rrjetën kundër Feyenoord, PSG dhe këtë të martë kundër Aston Villa. Por ky nuk është rekordi i vetëm që 19-vjeçari ka thyer në Ligën e Kampionëve.

    Lamine, një histori e Ligës së Kampionëve

    Lista e tij është pothuajse e pafundme. Ndër arritjet e tij në turneun më elitar evropian të klubeve, ai spikat me: të qenit lojtari më i ri që ka filluar një ndeshje (16 vjeç e 83 ditë); më i riu që ka arritur dhjetë ndeshje (16 vjeç e 278 ditë); më i riu që ka shënuar dhe ka asistuar në një ndeshje (17 vjeç e 241 ditë); më i riu që ka arritur 20 ndeshje (17 vjeç e 270 ditë); më pak përvojë për të shënuar gol në një gjysmëfinale (17 vjeç e 291 ditë); dhe lojtari me më shumë gola para se të mbushte 19 vjeç (11 gola).

    Megjithatë, Lamine Yamal nuk është profesionisti më i ri që ka marrë pjesë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pasi ky rekord mbahet nga Max Dowman i Arsenalit, i cili e bëri këtë në moshën 15 vjeç e 308 ditë, më 4 nëntor 2025. /Telegrafi/

  • KOMF bë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

    KOMF bë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, Action for Mothers and Children, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe Institute of Southeast Europe for Health and Social Policy (IEJL-PShS) shprehin shqetësimin për rritjen e rasteve me fruth në Kosovë dhe u bëjnë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve, si një nga mënyrat më efektive për mbrojtjen e shëndetit të tyre.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë periudhës 16 prill – 1 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 269 raste me fruth, prej të cilave 27 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

    “Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë ndërlikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Këto të dhëna rikujtojnë rëndësinë e vaksinimit në kohë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së sëmundjes”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se programi i vaksinimit të fëmijëve në Kosovë përfaqëson një arritje të rëndësishme të shëndetit publik, të mundësuar falë angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve shëndetësore, profesionistëve, komunave, prindërve dhe partnerëve të tjerë.

    “Megjithatë, rënia e mbulueshmërisë me dozën e parë të vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR), nga 95% në vitin 2019 në 89% në vitin 2024 dhe 82% në vitin 2025, thekson rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim. KOMF, AMC, PRAK dhe IEJL-PShS u bëjnë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë marrjen e të gjitha dozave të rekomanduara sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit. Prindërit, fëmijët e të cilëve nuk i kanë marrë të gjitha dozat e rekomanduara, inkurajohen të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare për këshillim dhe vaksinim plotësues”.

    Në njoftim thuhet se profesionistët shëndetësorë janë ndër burimet më të besueshme të informacionit dhe këshillimit për prindërit dhe familjet.

    “Prandaj, është e rëndësishme që pyetjet dhe shqetësimet e prindërve lidhur me vaksinimin të trajtohen përmes komunikimit të hapur, të respektueshëm dhe informacionit të bazuar në dëshmi shkencore. Në këtë drejtim, vlerësimi më i fundit i OBSH-së, i publikuar në shtator 2026, rikonfirmon se dëshmitë shkencore nuk mbështesin ekzistencën e një lidhjeje shkakësore ndërmjet vaksinave, përfshirë vaksinën MMR, dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/


  • Volvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik

    Volvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik

    Modeli më i ri 100% elektrik i Volvo-s, EX60, është prezantuar për herë të parë në Kosovë, në një ngjarje të organizuar nga Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markës suedeze në vend.

    Prezantimi u mbajt në showroom-in e Auto Mita-s, ku të pranishmit patën mundësinë ta shohin nga afër modelin e ri, i cili shënon një tjetër hap të rëndësishëm të Volvo-s në drejtim të elektrifikimit të automjeteve.

    Volvo EX60 vjen si një model që synon të sjellë një përvojë të re të lëvizjes plotësisht elektrike, duke vazhduar rrugëtimin e prodhuesit suedez drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në industrinë e automobilizmit.

    Për të gjithë të interesuarit, showroom-i i Auto Mita-s mbetet i hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin nga afër modelin më të ri elektrik të Volvo-s dhe të njihen me konceptin e ri të markës suedeze për mobilitetin elektrik.

    Me prezantimin e EX60, Volvo vazhdon të forcojë prezencën e saj në tregun e automjeteve elektrike, ndërsa Auto Mita sjell edhe një tjetër risi të markës në Kosovë. /Telegrafi/

  • Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

    Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi i shkollave, faktorët kryesorë të rezultateve të dobëta në PISA sipas lexuesve të Telegrafit

    Cilësia e mësimdhënies dhe politizimi e menaxhimi joefektiv i shkollave janë vlerësuar si faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultatet e dobëta të nxënësve nga Kosova në testin ndërkombëtar PISA, sipas pjesëmarrësve në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi.

    Në pyetjen “Cili është shkaku kryesor i rezultateve të dobëta në testin PISA të nxënësve nga Kosova?”, kanë votuar gjithsej 779 lexues.

    Nga rezultatet e publikuara, 309 pjesëmarrës, apo 40 për qind, kanë vlerësuar se shkaku kryesor është cilësia e mësimdhënies.

    Në vendin e dytë renditet politizimi dhe menaxhimi joefektiv i shkollave, të cilin e kanë përzgjedhur 199 pjesëmarrës, apo 26 për qind e votuesve.

    Ndërkaq, 163 pjesëmarrës, përkatësisht 21 për qind, kanë vlerësuar se rezultatet e dobëta lidhen me kurrikulat që nuk u përgjigjen nevojave të nxënësve.

    Trajnimin e mësimdhënësve për metoda moderne të mësimdhënies e kanë përzgjedhur 58 votues, apo shtatë për qind, ndërsa 50 pjesëmarrës, apo gjashtë për qind, kanë konsideruar se një nga shkaqet kryesore janë tekstet e papërshtatshme.

    Rezultatet e këtij pyetësori pasqyrojnë perceptimet e lexuesve të Telegrafit për faktorët që ndikojnë në performancën e nxënësve në testin PISA. Ato nuk përbëjnë një matje përfaqësuese të opinionit të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Pyetja është pjesë e angazhimit të Telegrafit për të trajtuar gjendjen në sektorin e arsimit dhe për të nxitur diskutimin publik mbi sfidat dhe reformat e nevojshme në këtë fushë. /Telegrafi/

  • Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit në Spanjë

    Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit në Spanjë

    Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit në Spanjë

    Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik të trenave të shpejtësisë së lartë, ku humbën jetën të paktën 69 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

    Ai njoftoi vendimin e tij në Parlament, pasi dëshmoi lidhur me aksidentin e së mërkurës së kaluar pranë qytetit Urda, në jug të kryeqytetit Madrid, ku një tren u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër që kishte ndaluar në të njëjtën linjë.

    “Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle brenda më pak se një viti”, deklaroi ai, duke iu referuar edhe aksidentit të janarit në të njëjtën linjë, ku humbën jetën 46 persona.

    Aksidenti i javës së kaluar ishte një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës dhe aksidenti më fatal në Spanjë që prej vitit 2013.

    Puente njoftoi dorëheqjen në përfundim të seancës parlamentare të së martës në mbrëmje, gjatë së cilës kishte prezantuar masa të reja për sigurinë hekurudhore dhe ishte përballur me pyetjet e opozitës.

    Ai tha se vendimin për t’u larguar nga detyra e kishte marrë menjëherë pas aksidentit të 28 tetorit, por nuk e kishte bërë publik.

    Ministri ishte përballur me presion gjithnjë e më të madh pas tragjedisë, pasi partitë opozitare dhe disa aleatë të qeverisë kishin kërkuar dorëheqjen e tij.

    Burimi: Insajderi

  • Pse nuk duhet ta lini rezervuarin e karburantit gjysmë të zbrazur gjatë muajve të ftohtë

    Pse nuk duhet ta lini rezervuarin e karburantit gjysmë të zbrazur gjatë muajve të ftohtë

    Pse nuk duhet ta lini rezervuarin e karburantit gjysmë të zbrazur gjatë muajve të ftohtë

    Me rënien e temperaturave dhe afrimin e muajve të ftohtë, drejtuesit e automjeteve duhet t’i kushtojnë vëmendje jo vetëm gjendjes së gomave, vajit të motorit dhe sistemit të ngrohjes, por edhe nivelit të karburantit në rezervuar.

    Edhe pse mund të duket si një detaj i parëndësishëm, mbajtja e rezervuarit pothuajse të zbrazët gjatë dimrit mund të krijojë disa probleme, veçanërisht në kushtet e temperaturave të ulëta dhe kur automjeti qëndron për periudha të gjata pa u përdorur.

    Shumë shoferë kanë zakon ta furnizojnë makinën me karburant vetëm kur ndizet sinjali i rezervës. Të tjerë preferojnë ta mbajnë rezervuarin përgjysmë të mbushur, duke e shtyrë furnizimin deri në momentin kur u nevojitet patjetër.

    Megjithatë, gjatë dimrit, ekspertët e mirëmbajtjes së automjeteve rekomandojnë që niveli i karburantit të mos lejohet të bjerë vazhdimisht në nivele shumë të ulëta.

    Arsyet lidhen kryesisht me mundësinë e krijimit të kondensimit, funksionimin e pompës së karburantit, rrezikun e pranisë së ujit në sistemin e furnizimit dhe problemet që mund të shkaktohen nga temperaturat nën zero.

    Kondensimi i lagështisë, një nga faktorët që duhet pasur parasysh

    Një nga arsyet që përmendet më shpesh për mbajtjen e rezervuarit të mbushur gjatë dimrit është kondensimi i lagështisë.

    Kur rezervuari ka pak karburant, pjesa e mbetur e hapësirës zëhet nga ajri. Në kushte të caktuara, ndryshimet e temperaturës mund të shkaktojnë kondensimin e lagështisë së pranishme në ajër, duke krijuar pika uji në sipërfaqet e brendshme të rezervuarit.

    Me kalimin e kohës, nëse grumbullohet ujë, ai mund të krijojë probleme në sistemin e furnizimit me karburant. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për automjetet që qëndrojnë gjatë të parkuara ose përdoren rrallë.

    Megjithatë, duhet theksuar se ky fenomen nuk do të thotë se çdo rezervuar gjysmë bosh do të grumbullojë sasi të rrezikshme uji. Automjetet moderne kanë sisteme të mbyllura të ventilimit dhe kontrollit të avujve të karburantit, të cilat e kufizojnë shkëmbimin e ajrit me ambientin e jashtëm.

    Uji në karburant mund të dëmtojë sistemin e injektimit

    Prania e ujit në rezervuar nuk duhet neglizhuar. Nëse ai arrin në sistemin e furnizimit me karburant, mund të shkaktojë korrozion, probleme me filtrat dhe dëmtime të komponentëve të sistemit të injektimit.

    Rreziku është veçanërisht i rëndësishëm te motorët diesel, të cilët kanë sisteme injektimi që punojnë me presione të larta dhe kërkojnë karburant me cilësi të përshtatshme.

    Uji mund të grumbullohet në filtrin e karburantit ose në ndarësin e ujit, nëse automjeti është i pajisur me një të tillë. Në rastet kur nuk largohet në kohë, mund të ndikojë në funksionimin normal të motorit dhe të rrisë kostot e mirëmbajtjes.

    Për këtë arsye, kontrolli periodik i filtrit të karburantit dhe i sistemit të furnizimit është veçanërisht i rëndësishëm gjatë sezonit të ftohtë.

    Pse nuk duhet vozitur vazhdimisht me rezervuar pothuajse të zbrazët?

    Një tjetër arsye lidhet me pompën elektrike të karburantit. Në shumë automjete moderne, kjo pompë është e vendosur brenda rezervuarit dhe përdor vetë karburantin për ftohje, ndërsa lubrifikimi i saj varet nga projektimi dhe lloji i pompës.

    Kur automjeti përdoret vazhdimisht me nivel shumë të ulët të karburantit, pompa mund të jetë më e ekspozuar ndaj mbinxehjes, sidomos nëse furnizimi me karburant ndërpritet ose pompa punon në kushte jo të përshtatshme.

    Kjo nuk do të thotë se mbajtja e rezervuarit në gjysmën e kapacitetit është kusht për funksionimin normal të pompës. Problemi lidhet kryesisht me përdorimin e vazhdueshëm të automjetit në nivele shumë të ulëta dhe me rrezikun që pompa të punojë pa furnizim të mjaftueshëm.

    Burimi: Insajderi

  • Why not leave the fuel tank half empty during the cold months

    As temperatures drop and the approaching cold months, drivers should pay attention not only to the state of tires, motor oil, and heating systems but also to the fuel level in the reservoir.

    While it may seem like a trivial detail, keeping the tank almost empty during winter may cause some problems, especially in low – temperature conditions, and when the vehicle stays for long periods without use.

    Many drivers are accustomed to fueling their car only when the reserve signal is on. Others prefer to keep the reservoir partially filled, pushing the supply to the point of need.

    During winter, however, vehicle maintenance experts recommend that fuel levels be not allowed to steadily decline to very low levels.

    The reasons are mainly related to the possibility of establishing condensation, operating fuel pumps, the risk of water presence in the supply system, and problems caused by temperatures below zero.

    Condensation of moisture, one of the factors to consider

    One of the most often mentioned reasons for maintaining a reservoir filled during winter is condensation of moisture.

    When the reservoir has little fuel, the rest of the space is filled with air. Under certain conditions, temperature changes can result in condensation of moisture present in the air, creating drops of water on the water’s internal surfaces.

    In time, if water is collected, it can create problems in the fuel supply system. This is especially important for automobiles that are parked or rarely used.

    It should be noted, however, that this phenomenon does not mean that each semiempty reservoir will store dangerous amounts of water. Modern cars have closed ventilation systems and fuel vapor control that limit air exchange with the outside environment.

    Fuel water can damage the injection system

    The presence of water in the reservoir should not be neglected. If it reaches the fuel supply system, it can cause corruption, filtration problems, and damage to the components of the injection system.

    The danger is especially important in diesel engines, which have high – pressure injection systems and require adequate fuel.

    Water can be collected into the fuel filter or water distributor if the vehicle is equipped with one. In times when it does not leave in time, it can affect normal engine function and increase maintenance costs.

    For this reason, periodic control of fuel filter and supply system is especially important during the cold season.

    Why shouldn’t you drive with an almost empty tank?

    Another reason is related to the fuel pump. In many modern vehicles, this pump is placed inside the reservoir and uses its own cooling fuel, while lubricating depends on design and type of pump.

    When the vehicle is constantly used at very low levels of fuel, the pump may be more exposed to overheating, especially if the fuel supply is cut off or the pump works in inadequate conditions.

    This does not mean that holding the reservoir in half of capacity is a condition for normal operating of the pump. The problem is mainly related to the continued use of vehicles at very low levels and the risk of the pump working without sufficient supplies.

    Source Layer: Insander

  • Train Accident With 69 Victims Resigns Transport Minister in Spain

    Spain’s Transport Minister, ãoscar Puente, has resigned six days after the tragic accident of high – speed trains, where at least 69 people lost their lives and dozens of others were injured.

    He announced his decision in Parliament after witnessing about last Wednesday’s accident near the town of Urda, south of Madrid, where a train crashed into the back of another train that had stopped on the same line.

    A transport minister in a country like Spain cannot stay in office after two accidents of this scale in less than a year, he said, referring to the January accident on the same line where 46 people died.

    Last week’s accident was one of the worst railway tragedies in modern European history and the most fatal accident in Spain since 2013.

    Puente announced his resignation at the end of Tuesday’s evening parliamentary session, during which he had presented new measures for railway security and had faced opposition questions.

    He said the decision to leave the post had been made shortly after the October 28th accident, but had not made public.

    The minister had faced ever greater pressure after the tragedy, as opposition parties and some government allies had called for his resignation.

    Source Layer: Insander

  • Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

    Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

    Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar edhe sot, me ftesën e njëjtë për dialog drejtuar studentëve, që po protestojnë që disa javë në Tiranë.

    Protesta studentore raportohet se do të vazhdojë, ndërsa thirrjet e shefit të qeverisë janë refuzuar në vazhdimësi, transmeton Klankosova.tv

    Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, ndërsa në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.