Category: Lajme

  • Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Tentuan t’i iknin Policisë në parkingun e “Hib Petrol” në Ferizaj – shoferi mbyllet në veturë, policët ia thyejnë xhamat dhe gjejnë marihuanë

    Një tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor është kthyer në një ndërhyrje të tensionuar në parkingun e pikës së karburantit “Hib Petrol”, në Bibaj të Ferizajt. Një drejtues automjeti, pasi është bllokuar nga njësitë policore, ka tentuar të largohet duke lëvizur veturën prapa. Kur nuk ka arritur të ikë, dyshohet se ka mbyllur dyert dhe ka refuzuar urdhrat e policëve, të cilët kanë ndërhyrë duke thyer xhamat e automjetit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të hënën, më 2 nëntor, rreth orës 19:55, pasi hetuesit e antidrogës kishin siguruar informacione se dy persona nga Gjilani mund të posedonin substanca narkotike.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy personat e dyshuar janë Dionis Selimi (2001) dhe Enis Fazliu (1998), të cilët ndodheshin në një veturë të tipit Volkswagen Polo, ngjyrë hiri.

    Automjeti ishte identifikuar i ndaluar në parkingun e “Hib Petrol”, në Bibaj, ku njësitë e antidrogës, të mbështetura nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe një patrullë policore, kanë ndërmarrë veprime për kontrollimin e tij.

    Tentoi të largohej, pastaj u mbyll brenda veturës

    Sapo njësitë policore e kanë bllokuar automjetin, shoferi Enis Fazliu dyshohet se ka tentuar të largohet duke e lëvizur veturën prapa.

    Megjithatë, pasi nuk ka arritur të largohet, ai dyshohet se ka mbyllur dyert e automjetit, duke penguar policët të kryenin kontrollin.

    Situata është tensionuar më tej kur, sipas burimeve të Sinjalit, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin forcën për të marrë kontrollin e situatës.

    Hetuesit dhe pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kanë thyer xhamat e veturës për të hapur dyert dhe për të ndërhyrë.

    Por edhe pas hapjes së automjetit, drejtuesi dyshohet se ka vazhduar të kundërshtojë urdhrat, duke bërë rezistencë aktive dhe duke shfaqur sjellje agresive ndaj policëve.

    Gjithë ndërhyrja, për 0.1 gram marihuanë

    Pas vënies së situatës nën kontroll, është kryer kontrolli i Volkswagen Polos.

    Në sirtarin e kroskotit është gjetur një sasi prej vetëm 0.1 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është autorizuar intervistimi i të dyshuarve dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale të secilit prej të dyshuarve.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • They tried to escape the police in the Hong Petrol parking lot in Ferizaj the driver locked himself in the car, the police broke his glass and found marijuana

    An attempt to avoid police control has turned into a tense intervention in the gas station parking lot ofHib Petrol) in Bibaij, Ferizaj. A driver, after being blocked by police units, tried to leave by moving the car back. When he failed to escape, he allegedly closed his doors and refused police orders, who intervened by breaking the windows of the vehicle.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on Monday, November 2nd, around 19:55, as anti-drug investigators had provided information that two persons from Gjilan could possess narcotics.

    According to information provided by the signal, the two suspected persons are Dionys Selimi (2001) and Enis Fazliu (1998), who were in a Volkswagen Polo, grey car.

    The vehicle had been identified as detained in the parking lot of JHib Petroló, in Bibaij, where the anti-drug units, supported by the Speed Response Unit and a police patrol, have taken action to control it.

    He tried to leave, then he locked himself inside the car.

    As soon as police units blocked the vehicle, driver Enis Fazliu allegedly tried to escape by moving the car back.

    However, after failing to leave, he allegedly closed the vehicle’s doors, preventing police from carrying out the search.

    The situation is further tense when, according to signal sources, police officials have been forced to use force to take control of the situation.

    Investigators and members of the Speed Response Unit have broken car windows to open doors and intervene.

    But even after the opening of the vehicle, the driver has allegedly continued to oppose orders, resisting active resistance and showing aggressive behavior toward police.

    All interference, for 0.1 grams of marijuana

    After the situation is brought under control, the control of Volkswagen Polo has been conducted.

    In the glove box, a mere 0.1 grams [1.1 g] of the suspected narcotic substance of marijuana, which has been seized as material evidence, has been found.

    After consulting with the State Prosecutor, an interview with suspects has been authorized and the 48-hour ban has been imposed.

    The case has been initiated for criminal acts such as unauthorized possession of narcotics, psychotrope and analogue substances and the alleged person involved in performing official duty.

    Investigations continue to clear up the circumstances and eventual responsibility of each of the suspects.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan

    Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan

    Në një deklaratë publike, Obama u shpreh se rezultati i zgjedhjeve përcolli një mesazh të qartë për drejtimin që, sipas tij, qytetarët amerikanë presin nga udhëheqësit politikë.

    “Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë – ata duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo t’i përçajë ata, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, deklaroi Obama.

    Obama vlerësoi gjithashtu angazhimin e kandidatëve demokratë, të cilët, sipas tij, arritën të mobilizojnë mbështetje në rajone të ndryshme të vendit, përfshirë edhe zona që më parë konsideroheshin të vështira për t’u fituar.

    Ai theksoi se kandidatët vinin nga prejardhje të ndryshme dhe përfaqësonin qëndrime të ndryshme politike, por ishin të bashkuar nga vlerat e përbashkëta dhe përkushtimi ndaj shërbimit publik.

    “Këto rezultate ishin të mundshme vetëm sepse kandidatë të shquar dolën përpara në çdo rajon të vendit, përfshirë edhe zonat që dikur konsideroheshin të vështira për t’u fituar”, thuhet në deklaratën e tij.

    Ish-presidenti amerikan shprehu gjithashtu mirënjohje për mijëra zyrtarë zgjedhorë dhe vullnetarë nga të dyja partitë politike, të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    “Ne gjithashtu u detyrohemi një borxh mirënjohjeje mijëra zyrtarëve zgjedhorë dhe vullnetarëve nga të dyja palët, të cilët ndihmuan në sigurimin e zgjedhjeve të qeta dhe kryen një nga funksionet më thelbësore të demokracisë sonë”, theksoi Obama.

    Obama bëri thirrje për angazhim politik dhe përqendrim në hapat e ardhshëm, duke nënvizuar se periudha e mbetur e mandatit të administratës aktuale duhet të shfrytëzohet për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të përgatitur terrenin për të ardhmen.

    “Ndërsa kësaj administrate i kanë mbetur edhe dy vjet në detyrë, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime kudo që kemi fuqinë ta bëjmë këtë, të parandalojmë dëmtimin e mëtejshëm dhe të vendosim bazat për të ardhmen”, përfundoi ish-presidenti amerikan.

    Reagimi i Obamës vjen në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve politike në SHBA, pas zgjedhjeve të së martës, të cilat përcaktuan një pjesë të rëndësishme të përfaqësimit politik në nivel federal dhe shtetëror.

    Burimi: RTKLive

  • Obama: Americans want a policy that unites, not divides

    In a public statement, Obama said the election outcome conveyed a clear message about the direction American citizens, according to him, expect from political leaders.

    The American people sent a clear message. They want a policy that unites people and not divides them, as well as leaders offering concrete solutions to the challenges they face, Obama declared.

    Obama also praised the commitment of democratic candidates, who, according to him, managed to mobilise support in different regions of the country, including areas that were previously considered difficult to win.

    He stressed that the candidates came from different backgrounds and represented different political attitudes, but were united by common values and devotion to the public service.

    These results were possible only because prominent candidates appeared in every region of the country, including areas once considered difficult to win, it says in its statement.

    The former US president also expressed gratitude for thousands of election officials and volunteers from both political parties who contributed to the success of the election process.

    We also owe a debt of gratitude to thousands of election officials and volunteers from both sides, who helped secure peaceful elections and carried out one of the most essential functions of our democracy, Obama stressed.

    Obama called for political commitment and focus on future steps, underlining that the remaining period of the current administration’s mandate should be used to protect citizens’ interests and prepare the ground for the future.

    While this administration has been in charge for two years, our job now is to roll up our sleeves, make changes wherever we have the power to do so, prevent further damage and lay the groundwork for the future, concluded the former American president.

    Obama’s reaction comes at an important moment of political developments in the US, following Tuesday’s elections, which defined a significant part of political representation at the federal and state level.

    Source Layer: RTKLive

  • U la në stol pas Carrick, Bruno Fernandes befason me deklaratën për trajnerin anglez

    U la në stol pas Carrick, Bruno Fernandes befason me deklaratën për trajnerin anglez

    Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të trajnerit të Manchester Unitedit, Michael Carrick, pas përmbysjes dramatike dhe fitores ndaj Romës në Ligën e Kampionëve. Mesfushori portugez pranoi se trajneri kishte pasur të drejtë ta linte në stol në ndeshjet e fundit, pas kritikave të tij publike ndaj taktikave të skuadrës.

    Fernandes ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 3-2 të Unitedit ndaj Romës. Skuadra angleze arriti të përmbyste disavantazhin prej dy golash, duke i dhënë fund një serie prej nëntë ndeshjesh pa fitore.

    Portugezi zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të sezonit, duke shënuar nga penalltia dhe më pas duke asistuar për golin e barazimit të Matheus Cunhas. Ky triumf lehtësoi presionin mbi skuadrën, e cila po kalonte fillimin më të dobët të një sezoni që nga viti 1986.

    Pas ndeshjes, Fernandes foli hapur për marrëdhënien e tij me Carrickun dhe komentoi vendimin e trajnerit për ta lënë në stol, duke hedhur poshtë spekulimet për një përçarje mes tyre.

    “Ka qenë e vështirë, ka pasur shumë spekulime në media. Shumë gënjeshtra për gjëra të ndryshme që kanë ndodhur mes meje dhe trajnerit. Ne i kemi sqaruar gjërat mes nesh, ndërsa më pas trajneri mori vendimin të më linte në stol, sepse nuk po performoja mirë”, deklaroi Fernandes.

    “Shumëkush mendoi se kjo ishte një ndëshkim për fjalët që kisha thënë. Nëse ishte kështu, atëherë ishte i drejtë. Trajneri është ai që merr vendimet”, shtoi mesfushori.

    Ai theksoi se kjo situatë nuk e ka ndryshuar besimin e tij te Carricku, stafi teknik dhe bashkëlojtarët.

    “Kjo nuk e ndryshon besimin që kam te trajneri, stafi dhe çdo lojtar i këtij klubi. Gjithashtu, nuk e ndryshon synimin tim për të fituar çdo ndeshje që më pret përpara”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

  • Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

    Anjeza Gubetini: E njoh burrin tim, frikësohet vetëm kur më sheh pranë djemve

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza Gubetini, ka diskutuar me Behare Maksutajn, për raportet me banorët meshkuj brenda shtëpisë, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si mund të perceptohen këto afrimitete nga partneri i saj jashtë.

    Gjatë bisedës, tregoi se ndihet në siklet kur partneri e sheh duke komunikuar me Akilin apo Fuegon, pasi mendon se disa nga këto situata mund të keqinterpretohen.

    Anjeza veçoi edhe raportin me Sharrin, duke përmendur se ata zakonisht qëndrojnë në shoqërinë e Antonetës dhe se nuk mendon që kjo mund të ngjallë dyshime te partneri i saj.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Megjithatë, për komunikimin me Akilin dhe Fuegon, pranoi se ndihet më e rezervuar, sidomos kur bëhet fjalë për sjelljet që mund të duken provokuese.

    “Për shoqërinë tem me Sharrin, diqysh na jena nonstop treshe, Sharri, Antoneta. S’menoj që dyshon… Kur më sheh mu t’u komuniku me Akilin, Fuegon, se edhe Akili pak provokues…”, u shpreh ajo.

    Më tej, banorja theksoi se e njeh mirë partnerin dhe se mendon që ai mund të shqetësohet edhe nga afrimiteti i zakonshëm me ndonjë prej djemve brenda shtëpisë.

    “Unë e njoh burrin tem, e njoh edhe e di, veç pse rri afër me dikon, tutet mos po ndodh najsen me mu sa t’jom mrena qitu”, deklaroi Anjeza mes tjerash. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Zgjedhjet e mesmandatit: Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën

    Zgjedhjet e mesmandatit: Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën

    Zgjedhjet e mesmandatit: Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën

    Ndërsa Frank Underwood është ide e skenaristit amerikan Pack Beauregard Willimon, intrigat në të cilat ai është protagonisti qendror në serialin televiziv House of Cards i detyrohen shumë pak fantazisë. Sepse dy miljet që ndajnë Shtëpinë e Bardhë nga Kapitoli – midis National Mall, obeliskut kushtuar George Washington dhe memorialeve që përkujtojnë fituesit e Luftës Civile, Abraham Lincoln dhe Ulysses Grant – janë vërtet skena në të cilën shpaloset performanca e përditshme e pushtetit amerikan: pazarllëqe, shkëmbime favoresh, ndarje pozicionesh, emërime, truke, mashtrime, shantazhe…

    Personazhet kryesorë janë Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe i gjithë shoqëruesi i tij, dhe më pas, me radhë, kryetarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, udhëheqësit e partive, kryetarët e komisioneve parlamentare, lobistët, grupet e interesit, ndërmjetësit me profesion ose me vokacion.

    Duke filluar nga 3 janari, dita kur dhomat e reja të zgjedhura dje në zgjedhjet e mesit të mandatit do të vendosen në Kapitol , pjesa më e madhe e kastës është e destinuar të ndryshojë. Meqenëse ata që ushtrojnë pushtetin legjislativ të garantuar nga tekstet e shenjta, Kushtetuta dhe 27 amendamentet e saj të mëvonshme, do të jenë anëtarët e Kongresit të 120-të: 435 përfaqësues të sapozgjedhur dhe 100 senatorë (nga të cilët 65 janë tashmë në detyrë dhe 35 po fillojnë një mandat të ri gjashtëvjeçar). Ky kontingjent është rezultat i një gjysmë-revolucioni, falë dominimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesit të mandatit: skenari do të kishte ndryshuar ndjeshëm nëse ata do të kishin fituar shumicën vetëm në njërën nga dy dhomat; por progresivët fituan të dyja.

    Kryetarët e komisioneve , të cilët i takojnë partisë më të madhe, janë vendimtarë për menaxhimin e Kongresit : ata janë përgjegjës për mbledhjen e të gjitha propozimeve individuale, miratimin e tekstit që do t’i paraqitet për votim dhe caktimin e tyre. Kjo përfaqëson një pushtet të madh. Nuk është rastësi që në fillim të çdo sesioni legjislativ, është zakon të grindemi për vendet, dhe midis të gjithëve, për dy vende në veçanti: kryetarin e Komitetit për Mënyrat dhe Mjetet (i cili është përgjegjës për gjetjen e fondeve tatimore) dhe atë të Komitetit të Buxhetit (i cili përcakton se sa shpenzohet dhe për çfarë). Po aq të lakmuar janë edhe Komiteti Gjyqësor (i cili kryen procedurat e shkarkimit), Komiteti i Mbrojtjes (i cili mbikëqyr forcat e armatosura) dhe Komiteti i Punëve të Jashtme.Në fund të fundit, është në Kongres ku lindin ligjet.

    Në Shtetet e Bashkuara, mbizotëron parimi i dydhomësisë së përsosur, që do të thotë se çdo masë duhet të miratohet në të njëjtin version nga Dhoma dhe Senati përpara se të arrijë në tavolinën e Presidentit për nënshkrim. Megjithatë, dhe kjo është shpesh ajo që ndodh kur ka një shumicë në Parlament armiqësore ndaj Presidentit, Kreu i Shtetit mund të vendosë ta kundërshtojë atë (dhe duke e ndjerë situatën, Trump tashmë e kishte kërcënuar: ” Unë do të jem Z. Veto “). Në atë pikë, zakonisht fillon një pazarllëk i gjatë dhe i mundimshëm për të arritur në një tekst të përbashkët. Nëse ka sukses, dhomat miratojnë versionin e ri të rënë dakord me Shtëpinë e Bardhë, e cila më pas e zbaton atë, dhe çështja mbaron. Megjithatë, nëse kjo dështon dhe Presidenti riafirmon kundërshtimin e tij, ka dy mundësi: ose të dy dhomat, secila duke vepruar veçmas, e anashkalojnë veton dhe e riaprovojnë ligjin e kontestuar me një shumicë të kualifikuar prej dy të tretash, ose masa nuk miratohet.

    Është e vetëkuptueshme që procesi është i gjatë, i mundimshëm, i kushtueshëm dhe shpesh joefikas. Por ky është çmimi i demokracisë dhe i një arkitekture institucionale të bazuar në ndarjen e pushteteve. Alternativa është diktatura.Duke lënë mënjanë dekretet presidenciale , të cilat gjithsesi janë jetëshkurtra, mekanizmi zbatohet për të gjitha ligjet e Unionit: qofshin ato reforma të mëdha, rregullime të vogla funksionale apo Moloku që zë pjesën më të madhe të punës së parlamentit çdo vit: ligji i buxhetit.

    Në vitin 2026, shpenzimet federale të SHBA-së arritën në total 7.4 trilionë dollarë: pothuajse dyfishi i atyre të Kinës, më shumë se pesë herë më i lartë se ai i Italisë dhe 21 herë më i lartë se ai i Holandës. Një shifër astronomike. Nga këto 7.4 trilionë dollarë, 4.4 trilionë dollarë janë “të detyrueshëm”, që do të thotë se shkuan për të paguar pensionet, kujdesin shëndetësor publik për pensionistët dhe të varfrit ( Medicare dhe Medicaid ) dhe artikuj të ngjashëm: të gjitha artikuj të vendosur tashmë në të kaluarën, por ende të përcaktuar nga ligjet e miratuara nga Kongresi. Pastaj është interesi mbi borxhin , 950 miliardë dollarë të tjerë, mbi të cilët Kongresi në fakt ka shumë pak fjalë. Por mbi të gjitha, ka afërsisht 1.65 trilionë dollarë – nga të cilët 886 dollarë janë për mbrojtje – në Projektligjet e Buxhetit, ligjet e shpenzimeve që përcaktojnë çdo vit, artikull pas artikulli, se sa duhet të ndahet për të drejtuar makinën shtetërore. Infrastruktura, pagat publike, drejtësia, financimi për agjencitë qeveritare, lehtësimet tatimore dhe, sigurisht, buxheti i Pentagonit.

    Gjithçka varet nga kjo. I vetmi ndryshim domethënës nga projektligjet e tjera është se projektligji i buxhetit nuk mund të mbetet një shkronjë e vdekur: nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit, gjë që ndodh shpesh, vjen një mbyllje dhe shteti fillon të mbyllë dyert e tij, një zyrë ose departament pas tjetrit, derisa të arrihet një marrëveshje.Për të gjitha çështjet e zakonshme, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë përgjegjësi pothuajse të barabarta. Megjithatë, ka raste specifike. Dhoma e Përfaqësuesve është përgjegjëse për kryerjen e procedurave të shkarkimit, si për presidentin ashtu edhe për figurat e vogla si ministrat, megjithëse vota e dënimit ose e lirimit në fund të fundit i takon të gjithë Kongresit.

    Ndërkohë, Senati ka fuqinë ekskluzive për të miratuar nominimet: nëse presidenti vendos të zëvendësojë një ministër, u takon senatorëve të thërrasin një seancë dëgjimore për kandidatin e pasardhësit dhe të japin dritën jeshile (ose të kuqen, nëse i zgjedhuri nuk është mjaftueshëm i kualifikuar ose ka një skelet në dollap). E njëjta gjë vlen edhe për krerët e agjencive qeveritare dhe organet mbikëqyrëse (Fed, SEC, FBI, CIA dhe NSA, për shembull), ambasadorët jashtë vendit dhe – më e rëndësishmja – gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kur njëri nga nëntë të tillë vdes ose jep dorëheqjen.

    Deri më tani, Donald Trump e ka pasur të lehtë : Kongresi ishte tërësisht në duart e tij dhe askush nuk ia pengonte. Duke filluar nga 3 janari, gjithçka do të jetë më e ndërlikuar./ La Republicca

    Burimi: Insajderi

  • Dyshohet për dhunim në Ferizaj, policia shoqëron një person

    Dyshohet për dhunim në Ferizaj, policia shoqëron një person

    Dyshohet për dhunim në Ferizaj, policia shoqëron një person

    Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Ferizaj më 27 tetor 2026, rreth orës 19:00.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kishte kryer këtë vepër ndaj një viktime femër kosovare.

    Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Demokrati El-Sayed fiton zgjedhjet, bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

    Demokrati El-Sayed fiton zgjedhjet, bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

    Demokrati El-Sayed fiton zgjedhjet, bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

    Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar të mërkurën zgjedhjet e mesmandatit për Senatin amerikan, duke përfaqësuar shtetin e Michigan.

    Ai ka mposhtur kandidatin republikan, Mike Rogers dhe do të pasojë senatorin demokrat Gary Peters, i cili po tërhiqet nga detyra, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Ai do të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara.

    El-Sayed ka krijuar një përshtypje krejt të ndryshme nga politikanët tipikë, ku 42-vjeçari është vlerësuar edhe për mënyrën e veshjes.

    Ndryshe, zgjedhjet e mesmandatit i kanë fituar demokratët, duke marrë kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

  • “Nëna nuk e lejon babanë ta takojë fëmijën”, avokatja rrëfen rastin (VIDEO)

    “Nëna nuk e lejon babanë ta takojë fëmijën”, avokatja rrëfen rastin (VIDEO)

    “Nëna nuk e lejon babanë ta takojë fëmijën”, avokatja rrëfen rastin (VIDEO)

    Mbi 1 mijë çifte në Kosovë i kanë dhënë fund martesës gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Rritja e numrit të shkurorëzimeve po vë në pah sfidat me të cilat po përballen familjet, ndërsa për këtë çështje ka folur edhe avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi.

    Ajo thotë se nga përvoja e saj profesionale dhe rastet që trajton në gjykata, ka vërejtur rritje të numrit të çifteve që kërkojnë t’i japin fund martesës.

    Gashi-Bytyqi thekson se, ndonëse është për ruajtjen e familjes, në rastet kur martesa shoqërohet me dhunë dhe stres të vazhdueshëm, ndarja mund të jetë zgjidhje më e mirë sesa vazhdimi i një jete të tillë.

    “Qysh i shoh shpesh çiftet nëpër gjykata, e shoh që është rritur numri i tyre. Natyrisht, unë jam pro familjes që të jetë e bashkuar, por duke u nisur nga rrethanat e fundit, kur dhuna në familje është rritur dhe është mjaft prezente, në këtë drejtim mendoj dhe bëj apel që çiftet t’i japin fund një martese që nuk shkon, sesa të jetojnë gjithmonë me stresin se duke i shtyrë problemet tutje, një ditë ato mund të shpërthejnë dhe të përfundojnë edhe më keq”, ka deklaruar ajo në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

    Avokatja ka folur edhe për ndikimin që konfliktet dhe raportet e tensionuara mes prindërve mund të kenë te fëmijët. Sipas saj, është e rëndësishme që fëmijët të mos rriten në një ambient të mbushur me trauma dhe konflikte familjare.

    “Fëmijët gjithmonë janë më të lumtur nëse rriten me dy prindërit, megjithatë traumat që ua sjellin prindërit dhe raportet e tyre shpesh u lënë pasoja edhe në jetën e tyre, për shkak se ata janë në formim të personalitetit. Mirë është që po i zgjedhin rrugët e gjykatës dhe po i shkëputin këto raporte”, është shprehur Gashi-Bytyqi.

    Një tjetër problem që ajo e ka ngritur lidhet me kontaktin e fëmijëve me prindin tjetër pas ndarjes. Sipas saj, në praktikën gjyqësore hasen raste kur njëri prind pengon kontaktin e fëmijës me prindin tjetër, pavarësisht vendimeve dhe të drejtave të përcaktuara.

    “Problem hasim në praktikë, këtë e kam edhe unë, që një klientit tim, përkundër faktit që ai është burrë, nuk i jepet mundësia, nuk e lejon nëna që ta kontaktojë fëmijën me babanë. Këto janë probleme mjaft serioze”, ka theksuar avokatja.

    Gashi-Bytyqi ka bërë apel që vendimet e gjykatave të respektohen dhe të zbatohen nga të gjitha palët, duke paralajmëruar se moszbatimi i tyre mund të sjellë edhe pasoja juridike në aspektin penal.

    “Shfrytëzoj rastin që ta kuptojnë të gjitha kategoritë se vendimet e gjykatës, çfarëdo qofshin ato, duhet të zbatohen. Përndryshe, prej kësaj pjese të kontesteve familjare, çështja kalon në pjesën e lëmisë penale, për arsye se bie ndesh me ligjin”, ka përfunduar ajo./Klankosova.tv