Category: Lajme

  • Krimet e luftës në Burim të Malishevës, Ramadan Morina sillet para gjykatës

    Krimet e luftës në Burim të Malishevës, Ramadan Morina sillet para gjykatës

    Krimet e luftës në Burim të Malishevës, Ramadan Morina sillet para gjykatës

    I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tij.

    Morina akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, shkatërrimin e pronës, dëbimin e popullatës civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1 mijë qytetarëve.

    Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

  • Vdiq në mal, dyshohej se u sulmua nga ariu - ekspertiza zbulon plagë plumbash

    Vdiq në mal, dyshohej se u sulmua nga ariu – ekspertiza zbulon plagë plumbash

    Vdiq në mal, dyshohej se u sulmua nga ariu - ekspertiza zbulon plagë plumbash

    Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës dhe u raportu se e sulmoi ariu në mal.

    Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

    Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes

  • Died in the mountain, suspected of being attacked by a bear & #82/11; expert discovers bullet wounds

    – What?A 53-year-old by Bulqiza was found lifeless yesterday on Bulqiza Mountain and reportedly attacked by bear on the mountain.

    After forensic expertise conducted in Tirana, it is suspected that a gunshot wound, caused by a bullet in the chest, is recorded in the victim’s body, reports Clankosova.tv.

    The prosecution and the investigative group are continuing to whiteen the scene and determine the cause of death

  • Rritja e shkurorëzimeve në Kosovë, sociologu: Gratë paragjykohen më shumë pas divorcit

    Rritja e shkurorëzimeve në Kosovë, sociologu: Gratë paragjykohen më shumë pas divorcit

    Rritja e shkurorëzimeve në Kosovë, sociologu: Gratë paragjykohen më shumë pas divorcit

    Rritja e numrit të shkurorëzimeve në Kosovë po shoqërohet edhe me sfida të shumta sociale, veçanërisht për gratë që pas përfundimit të martesës përballen me paragjykime, vështirësi ekonomike dhe probleme në kujdesin për fëmijët.

    Sociologu Eduart Sopaj vlerëson se martesa nuk duhet të shihet si një institucion i pathyeshëm, por si një raport në të cilin të dy partnerët duhet të ndihen të lumtur dhe të sigurt.

    Sipas tij, rritja e shkurorëzimeve tregon se njerëzit nuk po zgjedhin më të qëndrojnë në martesa ku përjetojnë dhunë apo nuk ndihen rehat.

    “Martesa nuk është një kështjellë e pathyeshme, por është diçka ku personat duan të ndihen rehat, jo ta shohin vetëm stabilitetin e tyre. Me rritjen e divorceve kuptojmë që njerëzit nuk po rrinë më në martesa të dhunshme apo ku nuk po ndihen rehat”, ka thënë Sopaj në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

    Ai ka përmendur edhe presionin shoqëror ndaj çifteve të reja si një nga faktorët që mund të ndikojë në marrjen e vendimeve të shpejta për martesë.

    “Pse po vijmë deri te kjo pjesë? E kemi një presion të madh shoqëror që u bëhet çifteve të reja për të shkuar deri te martesa, dhe kjo i shtyn ata të marrin vendime të shpejta. Po ashtu, më herët martesa ka qenë jo vetëm lidhje mes dy personave, por edhe mes familjeve. Kështu nuk shihet më”, është shprehur ai.

    Një tjetër çështje që sociologu e konsideron shqetësuese janë problemet me të cilat përballen çiftet pas shkurorëzimit, sidomos kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve dhe respektimin e vendimeve gjyqësore.

    Sopaj thotë se gratë e divorcuara mund të gjenden në pozitë të pafavorshme ekonomike, pasi një pjesë e tyre gjatë martesës janë marrë me përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe nuk kanë qenë të punësuara.

    “Problemi tjetër është se çfarë ndodh pas divorcit. Problemi që realisht nuk po i respektojnë vendimet. Problemi më i madh është te gratë. Një numër i madh i grave të divorcuara ose kanë qenë duke u përkujdesur për fëmijët, ose kanë qenë të papuna. Kur dalin para gjykatës, sigurisht që çështja e fëmijëve ndërlidhet edhe me gjendjen ekonomike. Është e padrejtë ndaj grave që t’u merren fëmijët nën përkujdesje të prindit tjetër vetëm për shkak të gjendjes ekonomike”, ka thënë Sopaj.

    Ai ka ngritur shqetësimin edhe për paragjykimet me të cilat përballen gratë pas përfundimit të martesës, duke theksuar se shoqëria kosovare ende nuk i trajton në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë e divorcuara.

    “Duhet të ndalemi edhe te pjesa e paragjykimeve dhe ky është problemi më i madh si shoqëri në Kosovë. Mendoj që prapë, për aspektin e djemve është më e lehtë, ndërsa gratë paragjykohen shumë pas divorcit. Ato kanë probleme në punë, përballen me ngacmime seksuale dhe është një numër i madh që nuk pranohen në shoqëri”, ka deklaruar sociologu./Klankosova.tv

  • Tensione në shtëpinë e BBVK5 mes Nichit dhe Akilit (VIDEO)

    Tensione në shtëpinë e BBVK5 mes Nichit dhe Akilit (VIDEO)

    Tensione në shtëpinë e BBVK5 mes Nichit dhe Akilit (VIDEO)

    Tensione të reja janë shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, këtë herë mes Nichit dhe Akilit.

    Nichi është parë teksa e ndiqte vazhdimisht Akilin nëpër shtëpi, duke mos iu ndarë në lëvizjet e tij.

    Situata eskaloi kur Akili ka reaguar duke i hedhur parfum në sy atij.

    Pamjet nga kjo situatë mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

  • Kur DZ Bank nga Gjermania ulet në tryezë me Kosovën në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Gjermani

    Kur DZ Bank nga Gjermania ulet në tryezë me Kosovën në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Gjermani

    Lulzim Syla

    Një sinjal, jo një vizitë protokollare

    Kur DZ Bank, banka e dytë më e madhe në Gjermani, dërgon përfaqësues në një forum ekonomik Kosovë-Gjermani, ky nuk është gjest mirësjelljeje. Është sinjal se kapitali gjerman po e vendos Kosovën në hartën e vet të interesit.

    Javën e kaluar, në Forumin Ekonomik Kosovë-Gjermani, prania e DZ Bank-ës u vu re nga shumë pjesëmarrës. DZ Bank përfaqësohej në Forum në nivelin më të lartë nga z. Frank Scheidig – drejtor global për Shërbimet Bankare për klientët e nivelit të lartë drejtues. Por, pak e dinë sa e madhe është kjo bankë dhe çfarë rrjeti qëndron pas saj. Ky shkrim e shpjegon pikërisht këtë dhe çka mund të nxjerrë Kosova prej saj.

    Çfarë është DZ Bank

    DZ Bank (Deutsche Zentral-Genossenschaftsbank), me seli në Frankfurt, është banka qendrore e sistemit bankar kooperativ gjerman dhe njëkohësisht bankë korporative. Aksionarët e saj kryesorë janë vetë bankat kooperative lokale, pra pronësia buron nga poshtë, nga rajonet.

    Shifrat flasin vetë:

    Treguesi

    Vlera

    Asetet totale të Grupit DZ (30 qershor 2026)

    676 miliardë €

    Asetet totale (31 dhjetor 2025)

    661 miliardë €

    Fitimi para tatimit 2025

    4.28 miliardë € (rekord)

    Fitimi neto 2025

    2.88 miliardë €

    Raporti kosto/të ardhura 2025

    49.3%

    Vlerësimi i kreditit (S&P / Moody’s / Fitch, qershor 2026)

    A+ / Aa2 / AA

    Punonjës në grup

    rreth 33 600

    Grupi DZ nuk është vetëm bankë. Në të bëjnë pjesë Union Investment (menaxhim asetesh, rreth 535 miliardë € në menaxhim, gjashtë milionë investitorë), R+V Versicherung (mbi 20 miliardë € pagesa në sigurime, rreth nëntë milionë klientë), Bausparkasse Schwäbisch Hall, DZ HYP, DZ PRIVATBANK, TeamBank dhe VR Smart Finanz. DZ Bank ka edhe degë e zyra përfaqësimi në qendrat kryesore ekonomike të botës, për t’i shoqëruar kompanitë gjermane në biznesin ndërkombëtar.

    Rrjeti që qëndron pas saj

    Fuqia e vërtetë e DZ Bank-ës nuk është vetëm bilanci i saj, por rrjeti Volksbanken Raiffeisenbanken. Ajo është institucioni qendror për 646 banka kooperative lokale në Gjermani (fundi i vitit 2025), të cilat zotërojnë shumicën e aksioneve të saj. Para pak vitesh numri ishte mbi 800; konsolidimi i ka zvogëluar bankat në numër, por i ka bërë më të mëdha.

    – 1.240 miliard euro – asetet totale të bankave kooperative lokale

    – mbi 30 milionë klientë dhe 17,5 milionë anëtarë-pronarë

    – rreth 140 000 punonjës në bankat lokale

    – mbi 6 800 degë në gjithë Gjermaninë

    – mbi 1 600 miliardë euro asete totale të rrjetit të konsoliduar (DZ + bankat lokale)

    Këto banka janë financuesi tipik i Mittelstand-it, ndërmarrjeve të vogla e të mesme familjare që përbëjnë shtyllën e industrisë gjermane. Edhe në vitin 2025, me ekonominë gjermane në stagnim, kreditë e tyre për bizneset u rritën katër përqindKjo është pikërisht kategoria e kompanive që Kosova synon t’i tërheqë: prodhues të mesëm, furnizues industrialë, firma energjetike dhe teknologjike.

    Çka do të thotë për Kosovën

    Prania e një institucioni të këtij kalibri në një forum kosovar ka të paktën pesë kuptime praktike.

    1. Besueshmëri. Bankat me vlerësim AA nuk shpenzojnë kohë në tregje që i konsiderojnë të parëndësishme. Pjesëmarrja e tyre i thotë çdo investitori gjerman se Kosova është temë që ia vlen të studiohet.

    2. Ura drejt Mittelstand-it. Përmes rrjetit kooperativ, DZ Bank prek mijëra kompani gjermane të mesme që kërkojnë diversifikim të zinxhirëve të furnizimit drejt Ballkanit Perëndimor. Kosova mund të hyjë në këto biseda jo një nga një, por përmes një kanali të vetëm.

    3. Financim për energji të gjelbër. Me kapacitetet e Union Investment, R+V dhe tregjeve të kapitalit, Grupi DZ është akter i rëndësishëm në financimin e infrastrukturës dhe energjisë së ripërtëritshme. Projektet kosovare të diellit, erës, biomasës dhe ruajtjes së energjisë (BESS) kanë nevojë pikërisht për kapital afatgjatë e të qëndrueshëm.

    4. Diaspora si klient dhe si investitor. Rreth 600 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, shumë prej tyre klientë të Volksbanken dhe Raiffeisenbanken. Instrumentet e përbashkëta të kursimit dhe investimit mund ta kthejnë kursimin e diasporës në kapital produktiv për Kosovën.

    5. Model institucional. Modeli kooperativ, banka në pronësi të anëtarëve, të rrënjosura në rajon, është mësim për Kosovën, ku qasja e NVM-ve dhe fermerëve në kredi të lirë mbetet e kufizuar.

    Për t’u qartësuar: pjesëmarrja në forum nuk është ende zotim investimi. Është derë e hapur. Sa larg do të shkojmë varet nga ajo që ne do të ofrojmë në javët e ardhshme.

    Nga forumi te projektet

    Diskutimi i kryeministrit Kurti ishte shumë mirë i strukturuar dhe ju pëlqeu pjesëmarrësve, por Forumi nuk duhet të mbetet fotografi por veprime konkrete. Hapat që e kthejnë një takim në bashkëpunim janë konkret:

    – Ekip i veçantë nga ana e qeverisë që i dedikohet një partneri të tillë strategjik dhe dosje investimesh për partnerët gjermanë – projekte të gatshme, me të dhëna financiare, rrezik dhe kthim, në gjuhën që e kupton një bankë gjermane.

    – Takime pasuese brenda 30 ditëve, me DZ Bank dhe me bankat kooperative rajonale që kanë klientë të interesuar për rajonin.

    – Produkt për diasporën – një instrument kursim-investimi për kosovarët në Gjermani, i ndërtuar bashkë me partnerë gjermanë.

    – Platformë institucionale e përhershme – Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), klasterët industrialë si KIMERK dhe institucionet shtetërore duhet ta mbajnë këtë kanal të hapur gjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditën e forumit.

    Gjermania është partneri ynë më i natyrshëm: na lidh diaspora, gjuha, tregu dhe vlerat. Prania e DZ Bank-ës në forum tregon se ura ekziston. Tani duhet të punojmë me projekte konkrete.

    (Autori është partner menaxhues i Elen Energy L.L.C. dhe bashkëthemelues i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare – OEGJK).

  • Çfarë parasheh ligji i ri për barnat, prodhuesit do të detyrohen të raportojnë mungesat me kohë

    Çfarë parasheh ligji i ri për barnat, prodhuesit do të detyrohen të raportojnë mungesat me kohë

    Ministria e Shëndetësisë po përgatit një ligj të ri për barnat, i cili parasheh rregulla më të rrepta për disponueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e tyre, si dhe mekanizma për përballimin në kohë të mungesës së terapive të caktuara. Një nga risitë kryesore është edhe propozimi që falsifikimi i barnave të trajtohet si vepër penale.

    Në konsultimin kombëtar, të organizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se ligji aktual daton nga viti 2007 dhe deri më tani është ndryshuar më shumë se 20 herë, prandaj është e nevojshme të miratohet një zgjidhje e re ligjore në tërësi.

    Sipas paralajmërimeve, ligji i ri do të rregullojë ekskluzivisht fushën e barnave, ndërsa pajisjet mjekësore dhe veprimtaria farmaceutike do të rregullohen në të ardhmen me ligje të veçanta.

    Rregulla të reja për mungesën e barnave

    Një nga ndryshimet më të rëndësishme është vendosja e procedurës së detyrueshme për raportimin e mungesës së barnave. Prodhuesit dhe bartësit e autorizimeve do të kenë detyrim që me kohë të informojnë për ndërprerjet e mundshme në prodhim ose furnizim, në mënyrë që institucionet shëndetësore të mund të sigurojnë terapi alternative.

    Klekovski theksoi se një pjesë e madhe e këtyre situatave mund të parashikohen paraprakisht dhe se nevojitet koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve dhe furnizuesve.

    Si shembull, ai përmendi barin „Dekotin“, për të cilin, sipas ministrit, aktualisht ekziston mungesë e vazhdueshme.

    Parashikohen gjithashtu rregulla të reja për raportimin e efekteve të padëshiruara të barnave, si dhe harmonizimi i legjislacionit vendor me standardet evropiane.

    Falsifikimi i barnave do të bëhet vepër penale

    Ministri paralajmëroi se zgjidhja e re ligjore do të përfshijë edhe masa më të rrepta kundër barnave të falsifikuara. Për këtë qëllim do të nevojitet harmonizimi me Kodin Penal, me ç’rast falsifikimi i barnave do të përfshihet në mënyrë të veçantë në legjislacionin penal.

    Sa i përket mungesës së terapive në klinika, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë, Klekovski theksoi se do të kërkohen zgjidhje alternative për pacientët, ndërsa kontratat për prokurimet publike duhet të përmbajnë sanksione për furnizimet që nuk realizohen në afatin e paraparë.

    Ministria planifikon gjithashtu bisedime me Fondin e Sigurimit Shëndetësor për vendosjen e planifikimit financiar afatgjatë gjatë prokurimit të barnave.

    Barna të reja në listën pozitive në vitin 2027

    Me ligjin e ri pritet të thjeshtohen një pjesë e procedurave për regjistrimin e barnave dhe të përmirësohet monitorimi i konsumit të tyre. Këto të dhëna do të jenë të rëndësishme gjatë vlerësimit të mundësive financiare për zgjerimin e listës pozitive të barnave.
    Klekovski paralajmëroi se pret që gjatë vitit 2027 në listën pozitive të përfshihen barna të reja.

    Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, doktor Akim Ali, e përshëndeti përgatitjen e zgjidhjes së re ligjore, duke vlerësuar se një legjislacion modern është i domosdoshëm për të garantuar barna të sigurta, efikase dhe të qasshme për qytetarët.

    Në përgatitjen e ligjit janë përfshirë përfaqësues të pacientëve, mjekëve, farmacistëve dhe industrisë farmaceutike. Vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të shqyrtohen para se propozim-ligji të dorëzohet në procedurë qeveritare.

  • Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    Mbappe shënon shumë, por Barcelona e ka një epërsi befasuese ndaj Real Madridit

    100 gola me fanellën e Real Madridit janë një arritje e jashtëzakonshme për Kylian Mbappen, por një analizë e statistikave ka nxjerrë në pah një kontrast interesant mes francezit dhe skuadrës së tij.

    Plot 21 nga këto 100 realizime kanë ardhur nga penalltitë, ndërsa sulmuesi ka shndërruar në gola 21 prej 26 ekzekutimeve nga pika e bardhë.

    Megjithatë, statistika që tërheq më shumë vëmendje lidhet me prodhimtarinë e dy rivalëve të mëdhenj në kampionatin spanjoll.

    Prej transferimit të Mbappes te Real Madridi, Barcelona ka realizuar 316 gola në La Liga, kundrejt 267 të madrilenëve. Diferenca është plot 49 gola në favor të skuadrës katalunase.

    Kështu, pavarësisht numrave mbresëlënës të Mbappes, Barcelona ka treguar më shumë fuqi ofensive si skuadër.

    Një tjetër dëshmi se golat individualë nuk garantojnë domosdoshmërisht suksesin kolektiv

    Burimi: Insajderi

  • Mbppe scores a lot, but Barcelona has a surprising advantage over Real Madrid

    A 100 goals with Real Madrid’s fanfare are an extraordinary achievement for Kylian Mbappen, but a statistical analysis has highlighted an interesting contrast between the French and his team.

    Full of 21 of these 100 realisations have come from penaltys, while the assailant has turned 21 of the 26 executions from the white dot.

    However, statistics that attract more attention are related to the productivity of two major rivals in the Spanish championship.

    From the transfer of Mbppes to Real Madrid, Barcelona has achieved 316 goals in La League, versus 267 of the Madrillians. The gap is full of 49 goals in favour of the Catalonian team.

    Thus, despite the impressive numbers of Mbarpps, Barcelona has shown more offensive powers as a team.

    Another evidence that individual goals do not necessarily guarantee collective success

    Source Layer: Insander

  • U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    U tha se e sulmoi ariu në mal dhe vdiq, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit

    Një 53-vjeçar nga Bulqiza u gjet i pajetë ditën e martë në malin e Bulqizës dhe u tha se e sulmoi ariu në mal.

    Pas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Tiranë, dyshohet se në trupin e viktimës është konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, me një predhë plumbi në gjoksit.

    Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.