Category: Lajme

  • Të afërmit deklarohen pas ngjarjes tronditëse ku i mituri shqiptar vrau nënë e tij: Ajo e rriti e vetme, ai ka bërë një veprim të pafalshëm

    Të afërmit deklarohen pas ngjarjes tronditëse ku i mituri shqiptar vrau nënë e tij: Ajo e rriti e vetme, ai ka bërë një veprim të pafalshëm

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xh dyshohet se ka vrarë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe L, duke e goditur disa herë me thikë.

    Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa në orët e para të mëngjesit është paraqitur vetë në komandën provinciale të Karabinierëve në Cremona, ku ka rrëfyer ngjarjen dhe ka pranuar autorësinë.

    Pas dëshmisë së tij, efektivët kanë shkuar në banesën ku jetonin nënë e bir, në rrugën Via Tagliata Traversa II, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares.

    Xhani është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të kuptuar nëse mes nënës dhe të birit kishte pasur konflikte apo tensione familjare.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar të zonës, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në jetën sociale të qytetit.

    Denis Beqiri, president i Shoqatës Shqiptare në Chiari, është shprehur i tronditur nga ajo që ka ndodhur, duke e përshkruar 21-vjeçarin si një djalë të sjellshëm dhe të përkushtuar.

    “Eduarti ishte një shembull për komunitetin. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një ngjarje të tillë. Ka bërë një veprim të pafalshëm. Nuk arrijmë ta kuptojmë”, është shprehur Beqiri për mediat italiane.

    Ai ka treguar se i riu kishte kryer një praktikë në agjencinë e tij imobiliare, pas përfundimit të studimeve në institutin “Einaudi” në Chiari.

    “Ishte shumë i zoti, përdorte pa vështirësi programet CAD, ishte modest dhe i përkushtuar. I kisha dhënë vlerësimin maksimal”, ka rrëfyer Beqiri.

    Më pas, Eduart Xhani kishte nisur të punonte me të afërmit e tij në ndërtim dhe më vonë kishte gjetur punë në një kompani të zonës, ku aktualisht nuk rezultonte më i punësuar.

    Ndërkohë, nëna e tij, Meleqe Lusha, punonte në një kooperativë që administronte shërbimin e mensës në Spitalin Civil të Brescias.

    Sipas mediave italiane, nënë e bir jetonin vetëm në banesën ku ndodhi krimi. 39-vjeçarja e kishte rritur të birin me ndihmën e katër vëllezërve të saj. Eduarti ishte rritur pa praninë e babait dhe përshkruhej si një person i rezervuar, që frekuentonte shpesh palestrën.

    Kryebashkiaku i Chiari-t, Gabriele Zotti, ka deklaruar se familja ishte e njohur në komunitet dhe se më parë nuk kishte pasur asnjë shenjë që të paralajmëronte një situatë problematike.

    “Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë diçka që të na bënte të mendonim se kishte probleme”, është shprehur ai.

    Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë krim të rëndë./Telegrafi/

  • Një koment në punë ju mundon me orë të tëra? Ja pse nuk duhet ta merrni gjithçka personale

    Një koment në punë ju mundon me orë të tëra? Ja pse nuk duhet ta merrni gjithçka personale

    Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në aftësitë tona. Por jo gjithçka që ndodh në vendin e punës lidhet me ne

    Mjafton një mesazh i ftohtë nga kolegu, një koment i shkurtër i eprorit apo një heshtje gjatë mbledhjes që të fillojmë të dyshojmë në veten tonë. A thamë diçka gabim? Mos e zemëruam dikë? A u dukëm të papërgatitur? Ndërsa të tjerët vazhdojnë punën, ne mund të kalojmë orë të tëra duke analizuar çdo fjalë.

    Kjo prirje bëhet veçanërisht e lodhshme kur na intereson shumë përshtypja që lëmë. Megjithatë, të jesh profesionist nuk do të thotë të marrësh përgjegjësi për çdo reagim të njerëzve përreth.

    Jo çdo sjellje e kolegëve lidhet me ju

    Një koleg përgjigjet pa përshëndetjen e zakonshme dhe ju mendoni se është mërzitur me ju. Eprori nuk e përgëzon propozimin tuaj dhe menjëherë dyshoni në cilësinë e punës. Por këto janë interpretime, jo fakte.

    Njerëzit përballen me afate, lodhje, shqetësime familjare dhe vështirësi që nuk i ndajnë me të tjerët. Një përgjigje e shkurtër mund të tregojë vetëm se dikush është i zënë.

    Përpara se të shqetësoheni, pyesni veten: A kam prova që ky reagim lidhet me mua? Nëse përgjigjja është jo, mos e trajtoni supozimin si të vërtetë.

    Kritika ndaj punës nuk përcakton vlerën tuaj

    Kur kemi investuar kohë dhe përkushtim në një detyrë, vërejtjet mund të na prekin. Megjithatë, kërkesa për të ndryshuar një prezantim nuk nënkupton se jemi punonjës të paaftë.

    Përpiquni ta ktheni kritikën në informacion të dobishëm. Në vend të pyetjes «Pse nuk jam mjaftueshëm i mirë?», pyesni «Çfarë duhet përmirësuar konkretisht?». Kjo ju ndihmon të përqendroheni te zgjidhja, jo te vetëfajësimi.

    Kritika konstruktive duhet të lidhet me detyrën dhe të shprehet me respekt. Fyerjet, përçmimi apo poshtërimi i përsëritur nuk janë pjesë normale e komunikimit profesional.

    Nuk mund t’i kontrolloni mendimet e të tjerëve

    Pas një mbledhjeje, shumë njerëz rikujtojnë fjalitë që thanë, shprehjet e fytyrës së kolegëve dhe heshtjet e pazakonta. Kërkimi i vazhdueshëm i miratimit, megjithatë, mund të bëhet rraskapitës.

    Edhe kur silleni me korrektësi, jo të gjithë do të pajtohen me idetë tuaja. Një vendim i arsyeshëm mund të mos pëlqehet nga secili. Kjo nuk do të thotë automatikisht se keni gabuar.

    Kur ka paqartësi me rëndësi, kërkoni sqarim drejtpërdrejt. Kur nuk ka ndonjë problem konkret, lejojini vetes të mos dini çfarë mendon secili.

    A comment at work is bothering you for hours? That’s why you shouldn’t take everything personal. freepik

    Si të ndaloni analizimin e pafund?

    Një bisedë e pakëndshme mund të zgjasë pesë minuta, por në mendjen tonë të përsëritet gjatë gjithë ditës. Në psikologji, rikthimi i vazhdueshëm te mendimet shqetësuese quhet ruminim.

    Një mënyrë praktike për ta ndërprerë është të ndani faktet nga interpretimet. Fakt: kolegu nuk iu përgjigj mesazhit. Interpretim: ai po ju shmang sepse keni bërë diçka gabim.

    Pastaj pyetni veten çfarë mund të bëni. Nëse keni bërë një gabim, korrigjojeni. Nëse ka keqkuptim, bisedoni. Nëse nuk ekziston ndonjë veprim i dobishëm, kthejeni vëmendjen te detyra tjetër.

    Mund t’ju ndihmojë edhe të shkruani shkurt shqetësimin, të bëni një pushim ose të dilni për një ecje. Qëllimi nuk është t’i shtypni emocionet, por të mos ushqeni të njëjtin mendim pa fund.

    Vëmendje meriton edhe mënyra si flisni me veten pas një gabimi. Në vend që ta quani veten të paaftë, përshkruani ndodhinë me fjalë neutrale: «Nuk e sqarova mirë idenë dhe herën tjetër do të përgatitem ndryshe». Kjo qasje nuk e mohon përgjegjësinë, por shmang përgjithësimet e padrejta. Nëse mendimet shqetësuese përsëriten vazhdimisht, ju prishin gjumin ose ndikojnë në punë dhe marrëdhënie, biseda me një psikolog mund t’ju ndihmojë të zhvilloni mënyra më të shëndetshme për t’i përballuar ato me kohë.

    Qetësia nuk do të thotë të pranoni gjithçka

    Të mos e merrni çdo gjë personale nuk do të thotë të toleroni mungesën e respektit. Një ditë e vështirë e kolegut ndryshon nga sjellja e vazhdueshme nënçmuese.

    Nëse dikush ju ndërpret rregullisht, ju fyen ose i shpërfill marrëveshjet, shprehni qartë çfarë ju shqetëson. Kur është e nevojshme, dokumentoni rastet dhe kërkoni mbështetje nga personat përgjegjës.

    Ruajtja e kufijve është e pajtueshme me qetësinë emocionale. Mund të kërkoni komunikim më të respektueshëm pa e shndërruar çdo konflikt në gjykim për veten.

    Në fund, synimi nuk është të bëheni të pandjeshëm. Është të dalloni çfarë mund të mësoni nga një situatë dhe çfarë nuk meriton orë të tëra shqetësimi. Jo çdo reagim është përgjegjësia juaj; jo çdo kritikë është vlerësim i personalitetit tuaj. /Telegrafi/

  • A comment at work is bothering you for hours? That’s why you shouldn’t take everything personal.

    A comment at work is bothering you for hours? That’s why you shouldn’t take everything personal.

    A cold message, an unusual reaction, or a criticism from the superior may make us doubt our abilities. But not everything that happens in the workplace is related to us

    A cold message from our colleague, a brief comment of the superior, or a silence during the meeting is enough to begin to doubt ourselves. Did we say something wrong? Did we anger someone? Did we seem unprepared? As others continue to work, we can spend hours analyzing each word.

    This trend becomes especially tiresome when we are deeply interested in the impression we leave. Proficiency, however, does not mean taking responsibility for every reaction of the people around us.

    Not every behavior of colleagues is related to you

    A colleague answers without the usual greeting, and you think he’s upset with you. The superior does not congratulate your proposal and immediately doubts the quality of your work. But these are interpretations, not facts.

    People face deadlines, fatigue, family concerns, and difficulties that do not share. A brief answer may only indicate that someone is busy.

    Before you worry, ask yourself: Do I have evidence that this reaction is related to me? If the answer is no, do not treat the assumption as true.

    Job criticism does not determine your value

    When we have invested time and devotion in a task, the remarks can touch us. However, the demand to change a presentation does not mean that we are disabled employees.

    Try to turn criticism into helpful information. Instead of asking why am I not good enough? This helps you to focus on the solution, not self – justification.

    A constructive criticism should be related to the task and expressed respectfully. Frights, contempt, or repeated humiliation are not a normal part of professional communication.

    You Can’t Control the Thoughts of Others

    After a meeting, many people recall the sentences they said, expressions of peer faces and unusual silences. Continued approval search, however, can become exhausting.

    Even when you act correctly, not everyone will agree with your ideas. A reasonable decision may be unpopular. This does not automatically mean that you have erred.

    When there’s some important uncertainty, ask for direct explanation. When there is no concrete problem, allow yourself not to know what everyone thinks.

    A comment at work is bothering you for hours? That’s why you shouldn’t take everything personal. French

    How do you stop endless analysis?

    An unpleasant conversation may last five minutes, but in our mind it will be repeated throughout the day. In psychology, a constant return to disturbing thoughts is called rumming.

    One practical way to stop it is to separate facts from interpretations. Fact: My colleague did not respond to the message. interpretation: He’s avoiding you because you’ve done something wrong.

    Then ask yourself what you can do. If you have made a mistake, correct it. If there’s a misunderstanding, talk to me. If there is no helpful act, turn your attention to the next task.

    It may also help you to write your concerns briefly, take a break, or take a walk. The goal is not to suppress your emotions but not to entertain the same thought without end.

    Attention also deserves the way you speak to yourself after a mistake. Instead of calling yourself incompetent, describe the incident in neutral words: I didn’t get the idea straight, and next time I’ll be prepared differently. This approach does not deny responsibility, but avoid unfair generalities. If disturbing thoughts repeat over and over again, they ruin your sleep or influence your work and relationships, talking to a psychologist can help you develop healthier ways to cope with them in time.

    Silence does not mean accepting everything

    To avoid taking everything personal does not mean to tolerate disrespect. A difficult day with a colleague differs from the persistent humiliating behavior.

    If someone regularly interrupts you, offends you or ignores your agreements, you clearly express your concerns. When necessary, document cases and ask for support from responsible persons.

    Maintaining borders is compatible with emotional calm. You can seek more respectful communication without turning any conflict into self – judging.

    In the end, the goal is not to become insensitive. It is to discern what you can learn from a situation and what does not deserve hours of concern. Not every response is your responsibility; not every criticism is an assessment of your personality. /Telegraphy/

  • Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona.

    Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rainfall expected tomorrow in Kosovo, temperatures drop to 1 degree

    Tomorrow in our country, it is expected to hold mostly killed weather, with the possibility of low rainfall in certain areas.

    According to the Kosovo Hydromethorological Institute ( IHMK), minimal temperatures will range from 1 to 3 degrees Celsius, while maximum temperatures from 5 to 9 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northwest, at speeds of 1 to 5 meters per second.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët dhe qytetarët në Tiranë kanë vazhduar edhe të martën protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në Shqipëri.

    Siç raportojnë mediat në Tiranë, protesta ka nisur me marshimin e studentëve nëpër disa fakultete të kryeqytetit, ku u është bërë thirrje studentëve për bojkotimin e mësimit.

    Protestuesit kanë kaluar edhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe selisë së Partisë Demokratike, ku janë dëgjuar thirrje kundër opozitës, për të përfunduar më pas para Kryeministrisë.

    Protesta ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa situata gjatë mbrëmjes ka qenë e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.

    Numri i protestuesve ka qenë më i vogël krahasuar me tubimet e mëparshme, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje me forcat e rendit.

    Kryeministri Rama u ka bërë disa herë thirrje protestuesve për dialog, por ftesat e tij janë refuzuar.

    Burimi: RTKLive

  • Students continue protests in Tirana, call for Rama’s resignation

    Students and citizens in Tirana have continued the protest Tuesday, demanding Prime Minister Edi Rama’s resignation and changing the political class in Albania.

    As media reports in Tirana report, the protest has started with student march through several faculty in the capital, where students have been called on for a boycott of learning.

    Protesters have also passed by the Ministry of Education and the headquarters of the Democratic Party, where calls against the opposition have been heard to end next to the prime minister.

    Protest has entered on the 22nd day, while the situation during the evening has been calm, without incident or confrontation with police.

    The number of protesters has been smaller compared to previous gatherings, some of which have been associated with clashes with law forces.

    Prime Minister Rama has called on protesters for dialogue several times, but his invitations have been rejected.

    Source Layer: RTKLive

  • Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Manchester United ka arritur të bëjë një nga rikthimet më të mëdha, duke përmbyrsur rezultatin ndaj Romës dhe duke fituar në fund në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

    Nga rezultati 0:2 në pjesën e parë në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, ekipi i drejtuar nga shumë i kritikuari Michael Carrick, ka arritur që në pjesën e dytë të shfaqë komplet lojë dhe ambicie tjera, duke i mposhtur romakët në fund 3:2.

    Fillimisht, Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë në minutën e 58-të, ndërsa dy gola në minutat e 83-ë dhe 86-të i shnëoi braziliani Cunha, duke bërë që tifozët të “çmenden” nga festa.

    Kjo fitore e Man Utd vjen në një moment krize, pasi edhe në Ligën e Kampionëve, por edhe në Premier Ligë, gjendet në një pozitë të vështirë me rezultate të dobëta.

  • Parisi shkëlqen - Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Parisi shkëlqen – Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Parisi shkëlqen - Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Ndeshjet e para të xhiros së katërt të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar, ku ekipet favorite edhe performuan mirë.

    Parisi ishte ekipi që shkëlqeu në këtë xhiro, duke mposhtur Villarrealin bindshëm si mysafir, 0-6.

    Francezët shënuan katër herë në pjesën e parë, dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mos u lënë aspak hapësirë spanjollëve.

    Fitore bindëse realizuan edhe ekipet tjera të mëdha, si Barça, Bayerni e Interi.

    Barcelona mposhti Aston Villan 3-0, ekip ky që deri më sot mbante kreun në ligë.

    Bavarezët ndërkaq patën një ndeshje të vështirë në udhëtim te Atletico Madridi, por që arritën të kthehen me fitore prej 0-2, me dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.

    Interi, i cili nuk është se pati paraqitje të mira në këtë pjesë të parë të fazës së ligës, arriti të mposhtte në udhëtim Feyenoordin e Holandës me rezultat 0-3.

    Ndërkaq, skuadra austriake LASK mposhti 4-0 Slovan Bratislavan.

    E vetmja ndeshje që përfundoi pa fola ishte ajo mes Bodo/Glimt dhe Lille.

    Ligën aktualisht e kryeson Parisi me 12 pikë nga katër ndeshje.

    Nesër vazhdon edhe pjesa e dytë e ndeshjeve të kësaj xhiroje, e të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën televizive Artmotion.  /Klankosova.tv

  • Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza ka komentuar për sjelljen e disa banorëve brenda shtëpisë.

    Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për dy prej tyre, Nichin dhe Fuegon.

    Anjeza tha se Nichin e kishte njohur si burrë dhe reper të fortë, duke pritur që sipas saj, ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni.

    “Nichin e kam njoftë për burrë, e kam njoftë për reper të fortë. Kam thanë, Nichi nëse hyn në Big Brother ka me kallë…Çka bën Nichi? Tutet…”, u shpreh Anjeza.

    Kritika e saj nuk u ndal me kaq. Anjeza foli edhe për Fuegon, për të cilin tha se e njeh prej shumë kohësh.

    “Fuegon e kam njoftë shumë moti, po ashtu kogja burrë. Çka bën Fuego? Nën krahët e Bejtës”, deklaroi ajo.