Category: Lajme

  • In Spain, Spanish authorities accidentally discover 10 tons of drugs from a criminal group

    Spanish authorities have seized one of the largest quantities of drugs in the country’s history, of 10 tonnes of cocaine.

    The giant cargo was found within two warehouses in the industrial area of El Labradorcico, in the coastal town of Águilas. According to the first data from the Civil Guard, this large logistical centre was allegedly managed by a criminal organisation of Albanian origin.

    Spanish Medes report that the large amount of drugs was not discovered by police but by human error. One worker was maneuvering a standing fork during the movement of the gym, accidentally overturning one of them.

    From it came the package of cocaine as the panic worker escaped, leaving drugs on the ground. That’s enough for the Civil Guard to intervene. When agents stormed into the first warehouse they found over 5 tonnes of cocaine packed for distribution. Authorities obtained judicial permission to check even a second adjacent cap, which also functioned without any sign or name company.

    Another massive amount of drugs was found inside it, bringing the total balance of selection to about 10 tonnes of cocaine. The total value of seized cargo accounts for between 130m and 145m euros.

    Sources near the investigative group suggest that warehouses at Águilas served as a central logistical point. Drugs came from Latin America, stored in Agoilas, and then packed and distributed in trucks to various Central and Northern European countries.

    Spanish investigators are convinced that behind this complex logistics lies a powerful network of the Albanian mafia. The industrial area where the record amount of drugs was seized remains surrounded by numerous police forces, while agents are tracking security cameras and ghost business documentation to fall on the heads of this network.

    Source Layer: Insander

  • Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

    Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

    Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, gjatë qëndrimit në Romë, kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

    Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, ndërsa në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë takimit është dakorduar që të nisin punët për hartimin e marrëveshjes bilaterale për bashkëprodhimin e filmave, e cila synon të krijojë mundësi të reja për projekte të përbashkëta, bashkëpunim ndërmjet industrive filmike dhe shkëmbim profesional e artistik.

    Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimit të filmit kosovar në arenën evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo-Italy, towards agreement on co-production of films

    According to the Kosovo Cinematographic Centre ( QKK), the director of this institution, Blerta Zeqiri, and Kosovo’s ambassador to Italy, Nita Shala, during their stay in Rome, have held a meeting with director General for Cinema and Audiovisual at Italy’s Ministry of Culture, Giorgio Carlo Brugnoni.

    The meeting took place within the participation of the EuroBalkan Film Festival, while the focus was on strengthening cultural and cinematic relations between the two countries.

    During the meeting, it is agreed to start works on drafting the bilateral agreement for co-production of films, which aims to create new opportunities for joint projects, co-operation among film industries and professional and artistic exchanges.

    The Kosovo Cinematographic Centre has praised this meeting as an important step towards expanding international partnerships and promoting Kosovo film in the European arena.

    Source Layer: RTKLive

  • Beharja habit me deklaratën për Nichin: E kam lënë... (VIDEO)

    Beharja habit me deklaratën për Nichin: E kam lënë… (VIDEO)

    Beharja habit me deklaratën për Nichin: E kam lënë... (VIDEO)

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Beharja, ka folur me disa nga banorët e tjerë për Nichin.

    Në oborr, ajo tha se e ka lënë “me pasoja”.

    “E kam lënë me pasoja, veç me prezencë. Po lyp vëmendje…”.

  • Beharya surprised at the statement about Nich: I left it. ( VIDEOS)

    BBig Brother’s uncle V IP Kosova 5, Beharja, has spoken to some of the other residents about Nichin.

    In the yard, she said she left with consequences.

    I’ve left it with consequences, only with presence. He’s asking for attention…

  • Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë kishte një urdhër për mbrojtje emergjente

    Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë kishte një urdhër për mbrojtje emergjente

    Rasti në familjen Demiri: Ndaj 27-vjeçarit të vrarë kishte një urdhër për mbrojtje emergjente

    Rasti që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur bashkë me vajzën e tij tre muajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore e këtij rajoni.

    Motivi dhe rrethanat se si ndodhi ngjarja ditën kritike akoma nuk janë bërë të qarta zyrtarisht.

    Megjithatë, Klan Kosova ka mësuar detaje të reja.  

    Gazetarja Altiana Zogaj ka raportuar se 27-vjeçari, tashmë i ndjerë, është zbuluar se ka qenë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike, pas një rasti të mbidozës me narkotikë.

    Ai ishte fejuar në dhjetor të vitit të kaluar me nënën e foshnjës, por raporti i tyre ende s’dihet se si kishte përfunduar dhe pse fëmija po qëndronte te ai.

    Ndërsa në muajin prill, Gjykata kishte vendosur t’i shqiptonte atij urdhër për mbrojtje emergjente, me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

  • Nga punëtor i tokës në Gostivar, në këshilltar i milionerëve në Londër - Tony Selimi tregon historinë e tij në PodGo

    Nga punëtor i tokës në Gostivar, në këshilltar i milionerëve në Londër – Tony Selimi tregon historinë e tij në PodGo

    Tony Selimi nga Gostivari, i cili punon si “Life coach” është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cili kemi folur për historinë e tij të suksesit, si dhe punën që ai bënë tani.

    Selimi tha se si i vogël në Gostivar e ka punuar tokën dhe është marrë me kafshë. Ndërsa sot punon me klientë të ndryshëm të pasur, të cilëve ua ndryshon jetën për të mirë. Ai e tregoi historinë e tij, se si ka përfunduar në Londër.

    “Jam rritur në një familje shumë punëtore dhe prej i vogël e kam pasur shprehinë e punës. Që i vogël kam punuar tokën, kam ushqyer lopët, kam shitur qumësht dhe dhallë. Prej atëherë këtë shprehi e mora si identitet i asaj se kush je. Por, pa marrë parasysh këtyre rritesh në një familje ku konfliktet janë aty dhe të imponohen dëshirat e prindërve”.

    “Kur dola nga Gostivari në moshën 14-vjeçare shkova në Shkup për të mësuar. Kam mësuar në gjuhën maqedonase dhe kam përjetuar shumë ngacmime pse jam shqiptar. Prej Shkupit shkova në Zagreb. Këtë periudhë nisi lufta dhe u rekrutova nga shërbimet e Jugosllavisë. Me aeroplanin e fundit, nëna me para hua bleu biletën dhe shkuam në Londër. Aty u përballëm me gjërat më elementare për jetesë”, tha Selimi.

    E pyetëm se si është puna e tanishme e tij dhe na tha se punon me klientë të ndryshëm në botë të cilët kanë vështirësi të ndryshme.

    “Një gjë që çdo njeri e tejkalon janë sfidat e përditshme dhe besimet negative që i ka çdo njeri. Njeriu sa më tepër të ngritet në pozitë të punës ose karrierë, me atë vijnë edhe rritja e detyrave, presionit, stresit dhe përgjegjësisë, si dhe pritshmëria nga njerëzit. Dhe shumica e njeriut nuk e kanë mjeshtëruar trurin për t’u marrë me gjithë këto. Kur je përgjegjës për shumë njerëz, kjo e rrit presionin. Vendimet e rëndësishme që janë të përditshme rrisin stresin dhe ankthin. Me klientët e mi punojmë që ata të mbushin bateritë e veta, e jo të tjerëve”, tha Selimi.

    Për hapat e ardhshëm në karrierë, ai na tregoi se është duke e zhvilluar një Qendër botërore në Dubai.

    “Jam duke zhvilluar një Qendër botërore në Dubai për gjithësinë, për AI, për financat e gjithësisë. Punoj me klientë privat, kontribuoj në shëndetësi. Është duke u xhiruar një film nga Japonia, te i cili jam pjesë edhe unë dhe do të publikohet në vitin 2027. Filmi quhet Inspired dhe aty shihet se si punoj me një klient dhe si ia ndryshoj jetën. Kam tetë libra që janë “best sellers””, tha Selimi./Telegrafi/

  • ​Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve të hetohen, përgjegjësit para drejtësisë

    ​Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve të hetohen, përgjegjësit para drejtësisë

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve kërkoi hetim ndaj kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

    “Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë.

    Luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. /Telegrafi/


  • Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

    Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në një shtëpi private në Mitrovicë, për shkak se ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë.

    “Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

    Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Kjo është kompania së cilës AUV’i ia ndaloi hyrjen e mbi një ton patatina pasi u gjetën kimikate në to

    Kjo është kompania së cilës AUV’i ia ndaloi hyrjen e mbi një ton patatina pasi u gjetën kimikate në to

    Kjo është kompania së cilës AUV’i ia ndaloi hyrjen e mbi një ton patatina pasi u gjetën kimikate në to

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1,068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pasi analizat laboratorike kanë treguar nivel të lartë të akrilamidit në produkt.

    Sipas AUV-it, ngarkesa i përkiste kompanisë BEST BT SH.P.K. nga Prizreni. Pronar i saj figuron të jetë Besim Tarashaj.

    Pas raportit laboratorik, Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka marrë vendim që ngarkesa të mos lejohet të hyjë në tregun e Kosovës dhe të kthehet mbrapa.

    AUV ka bërë të ditur se masa vlen për këtë lot specifik të produktit dhe se kontrollet në kufi do të vazhdojnë për të parandaluar futjen e produkteve që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore.

    Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi i vazhdueshëm ndaj sasive të larta të akrilamidit konsiderohet shqetësues, pasi kjo substancë ka potencial kancerogjen. Për këtë arsye, produktet që e tejkalojnë nivelin referues nuk lejohen të futen në treg. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi