Category: Lajme

  • Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

    Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

    Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

    Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.

    “Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.

    Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka Pula and Kurti pay their respects on the 37th anniversary of Africa’s fall and Fahri Fazlius

    Kosovo President Justina Shiroka Pula, accompanied by Prime Minister Albin Kurti, has been paying tribute to the Witnesses’ cemeterys in Velan, on the occasion of 37th anniversary of the fall of martyrs Africa Dzitia and Fahri Fazliu.

    During the holidays, President Shiroka Pula honoured the life and work of the two natives, praising their sacrifice on Kosovo’s road to freedom.

    She pointed out that the sacrifice of Africa Gitias and Fahri Fazliu remains an integral part of the history of freedom efforts and that their names will always be remembered.

    They did not await the day of freedom, but they gave their life for that day to come. Their names remain forever linked to this freedom and with our responsibility to do Kosovo as they please and for which they were sacrificed, President Shiroka Pula has declared.

    The houses were held in honour of the work and sacrifice of two martyrs, on the 37th anniversary of their fall.

    Source Layer: Dukeagini

  • NASA reveals an unusual view in Antarctica, the island from outer space resembles a giant skull

    An unusual view from Antarctica’s icy continent has attracted the attention of scholars and the public. NASA satellite images show a natural formation on the island of Vega, which from above is strikingly similar to a giant skull.

    The view was created by the combination of rocks, ice, and glacier formations. What looks like the opening of the eye is actually a rock peak that emerges on the ice surface, while other parts are formed by natural relief in the area.

    However, behind this impressive sight is another phenomenon that is being followed by scientists – changes on the surface of glaciers.

    During 2026 the region experienced periods of temperature above average and limited snowfall. As a result, darker ice and rock surfaces were exposed in some areas.

    Unlike fresh snow, which reflects much of the sun’s radiation, dark surfaces absorb more energy and can become warmer. This process can affect the rate of melting ice during warmer periods.

    The island of Vega also has an interesting history of exploration, as it relates to early polar expeditions and the extreme challenges facing explorers in the early 20th century.

    Thus, what appears to be an unusual image created by nature also serves as a reminder of changes taking place in one of the most sensitive climate regions of the planet.

    Source Layer: Dukeagini

  • Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

    Parregullsi në sigurinë e punëtorëve, ndërpriten punimet në një shtëpi në Mitrovicë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një shtëpi private në Mitrovicë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, parregullsitë janë evidentuar gjatë një inspektimi në objektin ku po zhvilloheshin punimet.

    Si pasojë, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punës, deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

    “Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

    Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve. /Telegrafi/

  • Të njëjtët motorë, logo të ndryshme: Çfarë i lidh Hyundai dhe Kia?

    Të njëjtët motorë, logo të ndryshme: Çfarë i lidh Hyundai dhe Kia?

    Hyundai dhe Kia sot kanë një marrëdhënie shumë më të ngushtë sesa në të kaluarën.

    Kia u themelua në vitin 1944, ndërsa Hyundai në vitin 1967. Bashkëpunimi mes tyre mori një drejtim të ri në vitin 1997, kur pas falimentimit të Kia-s, Hyundai bleu 51 për qind të aksioneve të kompanisë.

    Sot, dy prodhuesit koreano-jugorë ndajnë motorë, platforma dhe teknologji të shumta, duke ulur kostot e zhvillimit dhe prodhimit.

    Një prej shembujve më të njohur është motori dizel 2.2 CRDi, i cili përdoret në Hyundai Santa Fe dhe Kia Sorento që nga viti 2009.

    Motorë të tjerë të përbashkët janë Smartstream 2.0 turbo dhe 2.5 turbo, të cilët gjenden në disa modele të Hyundai, Kia dhe Genesis.

    Disa motorë prodhohen edhe në SHBA

    Hyundai prodhon në SHBA disa prej motorëve që përdoren nga të dy markat, përfshirë versionet Smartstream 2.5 GDi, 2.5 T-GDi dhe 1.6 T-GDi.

    Kjo do të thotë se modele si Kia Telluride dhe Sportage, si dhe Hyundai Tucson, Santa Fe dhe Santa Cruz, mund të pajisen me motorë të prodhuar në fabrikat amerikane.

    Megjithatë, jo të gjithë motorët e këtyre markave kanë pasur histori pa probleme.

    Motorët që kanë shkaktuar probleme

    Disa prej motorëve 1.8 dhe 2.0 Nu, si dhe 1.8, 2.0 dhe 2.4 Theta II, janë përfshirë në fushata tërheqjeje nga tregu dhe procese gjyqësore në SHBA.

    Problemet e raportuara përfshijnë bllokimin e motorit, fikjen e papritur dhe, në disa raste, rrezikun e zjarrit.

    Në vitin 2024, Hyundai dhe Kia arritën një marrëveshje për zgjidhjen e një padie kolektive, duke parashikuar kompensime për pronarët e prekur dhe zgjatje të garancisë së motorëve në 15 vjet.

    Një nga disavantazhet e përdorimit të motorëve të njëjtë është se një problem teknik mund të prekë njëkohësisht disa modele të të dy markave.

    Edhe veturat elektrike ndajnë të njëjtën teknologji

    Bashkëpunimi nuk kufizohet vetëm te motorët me djegie të brendshme. Edhe automjetet elektrike të Hyundai dhe Kia përdorin shumë komponentë të përbashkët.

    Kia EV6, Hyundai Ioniq 5, Ioniq 9 dhe Genesis GV60 bazohen në platformën elektrike E-GMP me tension 800 volt, duke ndarë teknologjinë e baterive dhe motorëve elektrikë.

    Megjithatë, edhe këto modele janë përballur me probleme.

    Në fund, dallimet kryesore mes shumë modeleve Hyundai dhe Kia qëndrojnë te dizajni i jashtëm, interieri dhe pajisjet, ndërsa teknologjia mekanike shpesh është e njëjtë.

    Kjo do të thotë se kur blini një Hyundai ose Kia, nuk po zgjidhni domosdoshmërisht një motor të ndryshëm, por shpesh një automjet me të njëjtën bazë teknologjike dhe me dizajn tjetër. /Telegrafi/

  • Pesë basketbollistët që shkëlqyen në xhiron e shtatë, Withers shpallet MVP

    Pesë basketbollistët që shkëlqyen në xhiron e shtatë, Withers shpallet MVP

    Connor Withers i Golden Eagle Yllit është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i xhiros së shtatë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Basketbollisti i Yllit pati paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, me indeks prej 33 pikësh. Kështu, ai u rendit në krye të pesë lojtarëve më të mirë të kësaj jave.

    Në pesëshen më të mirë të xhiros së shtatë bëjnë pjesë edhe Divine Myles i Bashkimit, Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Muhamedali Janjeva i Borës dhe Drilon Hajrizi i Trepçës.

    Myles realizoi 23 pikë, një kërcim dhe nëntë asistime, duke regjistruar indeks prej 26 pikësh.

    Paraqitje të veçantë pati edhe Pullian, i cili ishte basketbollisti me më së shumti pikë në këtë pesëshe. Ai shënoi 27 pikë, duke shtuar gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, me indeks prej 35 pikësh.

    Ndërkohë, Janjeva kontribuoi me 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, me indeks prej 19 pikësh, kurse Hajrizi i Trepçës e mbylli javën me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, për indeks prej 18 pikësh./Telegrafi/

  • Ndahet nga jeta imami Muhamet ef. Neziri

    Ndahet nga jeta imami Muhamet ef. Neziri

    Ndahet nga jeta imami Muhamet ef. Neziri

    Është ndarë nga jeta imami Muhamet ef. Neziri, i cili për vite me radhë i shërbeu me përkushtim komunitetit të Dobrajës së Madhe.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi nga bashkëfshatarët, të cilët e kanë kujtuar si udhërrëfyes shpirtëror, këshillues dhe njeri që la gjurmë në jetën e xhematit dhe të gjithë fshatit.

    Në mesazhin e ngushëllimit, ata kanë vlerësuar përkushtimin, fjalën e mirë dhe kontributin e tij në shërbim të fesë dhe komunitetit, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 3 nëntor 2026, në varrezat e fshatit Dobrajë e Madhe, pas namazit të drekës.

    Bashkëfshatarët i kanë shprehur lutjet që Allahu ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • It’s separated from the life of Imam Mohammed ef. Neziri

    He’s separated from the imam Mohammed ef. Neziri, who for years served the Great Dobria community with devotion.

    News of his death has been made known through an announcement by fellow villagers who have remembered him as spiritual guide, counsellor, and a man who left a mark on the life of Jeremiah and the whole village.

    In the message of comfort, they have appreciated dedication, good speech, and his contribution to the service of religion and community, expressing comfort for family and relatives.

    The burial of the deceased will take place on Tuesday, November 3, 2026, at the cemetery in the village of Dobraja the Great, after the lunch prayer.

    Fellow villagers have expressed their prayers so that God may have mercy on me and reward him with Janet Florence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zbulohen prapaskenat e fshehura dhe dokumentet sekrete të vrasjes së Luigj Gurakuqit

    Vrasja e një prej figurave më emblematike të historisë kombëtare, Luigj Gurakuqit, për një shekull ka mbetur e mbështjellë me enigma, dilema dhe heshtje historike. Megjithatë, një dritë e re po i jepet këtij ngjarjeje tronditëse përmes emisionit „Dosja Historike“ me autore Agnesa Hasanaj, i cili sjell në vëmendje hulumtime dhe dokumente të reja arkivore të zbuluara nga studiuesi Skender Asani në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në Romë, Arkivin Shtetëror të Barit dhe Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

    Në këtë edicion të veçantë, përmes intervistave me personalitete të shquara të fushës si Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, akademiku Frashër Demaj dhe Skender Asani, hidhet dritë mbi rrethanat e sakta të atentatit politik që tronditi shqiptarët e kohës.

    Dokumentet që rrëfejnë atentatin e 2 marsit 1925

    Materialet arkivore të zbuluara së fundmi dëshmojnë detaje tronditëse për orët e fundit të jetës së Gurakuqit dhe identitetin e autorëve. Sipas një telegrami zyrtar të kohës (Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, 1925), jepet ky informacion mbi ngjarjen:

    „Djembrema ora 20 e 45 Luigj Gurakuqi esht assassinue preje nenshtetasit shqyptare Baltion Stamolla nga Shkrodra. Stop. E ministri ndodhesh ne darke ne restorantin Cavour me kapiten Haki Korcen, amgjelin Sumen, Dan Hasanin. Stop. Kuer del ne porta restorantit assassini ndrron tsa fjale me Gtrakuqin e pa tjeter tri krisme etre pluma ne gjoks e hjedhin dekun per dhee. Stop…“

    Dokumentet e zbuluara po ashtu zbardhin se atentatori, i cili u paraqit si anarkist individualist, kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë për arsye që nuk donte t’i parashtronte, ndërsa në xhepat e tij u gjetën 470 lireta dhe një pasaportë e dhënë në Shkodër më 20 shkurt.

    Alarmi ndërkombëtar dhe gjurmët e sigurisë në rajon

    Dokumentet e gjetura në arkivat e huaja dëshmojnë gjithashtu se lëvizjet e autorëve dhe rreziqet ndaj emigrantëve shqiptarë ndiqeshin me shqetësim të madh edhe nga strukturat e sigurisë së shteteve fqinje.

    Një dokument zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Beogradit, drejtuar autoriteteve në Zagreb më 24 shkurt 1926, paralajmëronte për lëvizjet e mundshme të personave të lidhur me ngjarjen, duke kërkuar masa të rrepta kontrolli dhe vëzhgimi për të mbrojtur sigurinë e emigrantëve shqiptarë në territorin e tyre.

    Emisioni „Dosja Historike“ transmetohet çdo të diel në orën 21:10 në RTV Dukagjini.

    Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

    Burimi: Dukagjini

  • 27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës dhe trajtim psikiatrik në liri

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj, ishte dënuar më parë për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

    Sipas përgjigjes së gjykatës, Demiri ishte mbajtur për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë.

    Eksperti psikiatër i kishte rekomanduar gjykatës dërgimin e tij në këtë institut për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

    “I njëjti ka qëndruar nën masën e paraburgimit prej 2 (dy) muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike të llojit kokainë. Eksperti psikiatër i ka rekomanduar gjykatës që i njëjti të dërgohet në këtë institut për shkak varësisë së substancave narkotike”.

    Më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ishte i obliguar ta paguante brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit.

    Po ashtu, në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar Demirit masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    Babai i 27-vjeçarit arrestohet si i dyshuar në rastin e vrasjes së rëndë në Gjilan

    Burimi: Dukagjini