Category: Lajme

  • The 27-year-old man killed in Gjilan was convicted of beating on his fiancée and psychiatric treatment in freedom

    The Constitutional Court in Gjilan has announced that Adonis Demiri, the 27-year-old who was killed along with his baby in the village of Demajni, was previously sentenced to the criminal prosecution of his fiancée.

    In response, Demiri was held for two months at the Institute of Psychiatric Forenzice in Pristina, allegedly using cocaine.

    Psychiatric expert recommended to the court his sending to the institute because of his addiction to narcotics substances.

    The same has stood under the measure of detention of 2 (two) months at the Institute of Psychiatric Forenzica in Pristina, as the same person allegedly used cocaine-like narcotics substances. Psychiatric expert recommended that the same person be sent to this institute because of the addiction of narcotics substances.

    On June 17, 2026, the Constitutional Court in Gjilan é branch in Kamenica had sentenced Demirin to six months in prison for the rowing criminal work. With his consent, the penalty had been replaced by a fine of 1,000 and 800 euros, which he was obliged to pay within 15 days by the infirmity of the act.

    The court has indicated that the damaged one had not been attached to prosecution and had not applied for compensation for the damage.

    In addition, according to legal provisions for mentally impaired perpetrators, the court had pronounced Demiri the measure of compulsory psychiatric treatment in freedom.

    27-year-old’s father arrested as suspect in case of grave murder in Gjilan

    Source Layer: Dukeagini

  • 27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, dyshohej për varësi nga kokaina dhe iu shqiptua trajtim psikiatrik

    27-vjeçari i vrarë në Gjilan ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës, dyshohej për varësi nga kokaina dhe iu shqiptua trajtim psikiatrik

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Adonis Demiri, 27-vjeçari që u vra bashkë me foshnjën e tij në fshatin Demiraj, ishte dënuar më parë për veprën penale të kanosjes ndaj të fejuarës së tij.

    Sipas përgjigjes së gjykatës, Demiri ishte mbajtur për dy muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi dyshohej se kishte përdorur kokainë.

    Eksperti psikiatër i kishte rekomanduar gjykatës dërgimin e tij në këtë institut për shkak të varësisë nga substancat narkotike.

    “I njëjti ka qëndruar nën masën e paraburgimit prej 2 (dy) muaj në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike të llojit kokainë. Eksperti psikiatër i ka rekomanduar gjykatës që i njëjti të dërgohet në këtë institut për shkak varësisë së substancave narkotike”.

    Më 17 qershor 2026, Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë, e kishte dënuar Demirin me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes. Me pëlqimin e tij, dënimi ishte zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 800 eurosh, të cilën ishte i obliguar ta paguante brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara nuk i ishte bashkëngjitur ndjekjes penale dhe nuk kishte paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit.

    Po ashtu, në bazë të dispozitave ligjore për kryerësit me çrregullime mendore, gjykata i kishte shqiptuar Demirit masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

    Babai i 27-vjeçarit arrestohet si i dyshuar në rastin e vrasjes së rëndë në Gjilan

    Burimi: Dukagjini

  • The 27-year-old man killed in Gjilan was convicted of being beaten to his fiancée, suspected of cocaine addiction, and turned into psychiatric treatment

    The Constitutional Court in Gjilan has announced that Adonis Demiri, the 27-year-old who was killed along with his baby in the village of Demajni, was previously sentenced to the criminal prosecution of his fiancée.

    In response, Demiri was held for two months at the Institute of Psychiatric Forenzice in Pristina, allegedly using cocaine.

    Psychiatric expert recommended to the court his sending to the institute because of his addiction to narcotics substances.

    The same has stood under the measure of detention of 2 (two) months at the Institute of Psychiatric Forenzica in Pristina, as the same person allegedly used cocaine-like narcotics substances. Psychiatric expert recommended that the same person be sent to this institute because of the addiction of narcotics substances.

    On June 17, 2026, the Constitutional Court in Gjilan é branch in Kamenica had sentenced Demirin to six months in prison for the rowing criminal work. With his consent, the penalty had been replaced by a fine of 1,000 and 800 euros, which he was obliged to pay within 15 days by the infirmity of the act.

    The court has indicated that the damaged one had not been attached to prosecution and had not applied for compensation for the damage.

    In addition, according to legal provisions for mentally impaired perpetrators, the court had pronounced Demiri the measure of compulsory psychiatric treatment in freedom.

    27-year-old’s father arrested as suspect in case of grave murder in Gjilan

    Source Layer: Dukeagini

  • Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Rilindja e Füllkrugut, sulmuesi po shkëlqen në Bundesligë

    Pas një sezoni të suksesshëm te Borussia Dortmundi në vitin 2023/24, Niclas Füllkrug kaloi një periudhë të vështirë te West Hami, ndërsa më pas u huazua edhe te Milani.

    Megjithatë, rikthimi në Bundesligë dhe te ish-klubi i tij, Werder Bremeni, duket se ka qenë vendimi i duhur për sulmuesin 33-vjeçar.

    Füllkrug ka rigjetur formën më të mirë dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Ai po kalon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit, me 11 gola të shënuar në nëntë ndeshjet e para, duke kryesuar listën e golashënuesve të Bundesligës./Klankosova.tv

  • Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia me marrëveshje për bashkëprodhime filmike

    Kosova dhe Italia pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, përmes një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave.

    Gjatë qëndrimit në Romë, në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, zhvilluan një takim me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni. Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive, me synimin e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë këtij takimi u dakordua që të nisin procedurat për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

    Kjo marrëveshje synon të hapë mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike, të nxisë bashkëpunimin ndërmjet industrive kinematografike dhe të mundësojë shkëmbim profesional e artistik mes dy vendeve./KlanKosova.tv

    No description available.

  • Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Dalin pamjet e aksidentit fatal në Shkodër, shoferja 27-vjeçare goditi për vdekje këmbësoren

    Në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, humbi jetën një 67-vjeçare, pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

    Pamjet e siguruara nga Top Channel, tregojnë momentin e rëndë kur makina del nga rruga dhe godet këmbësoren.

    Policia ka identifikuar si drejtuese të automjetit një 27-vjeçare, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Surface of the fatal accident at Shkodra, 27-year-old driver shot the footman to death

    Surface of the fatal accident at Shkodra, 27-year-old driver shot the footman to death

    – What?The tragic accident that occurred yesterday in the Bahchallak area of Shkodra lost a 67-year-old’s life after he crashed into a vehicle while walking on the sidewalk.

    The images provided by Top Channel show the heavy moment when the car leaves the street and hits the footman.

    Police have identified as leader of a 27-year-old vehicle, while the investigative group is working to clear up the accident’s circumstances.

  • Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

    Deputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat.

    Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre mundësive.

    Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.

    “Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit me ia ble Mercedesin, me ia mbaru shtëpinë, me ia ble banesën, me ia bo tonat. E për vajzën një pjesë e madhe nuk mendon. Ata të dy janë evladë të njëjtë.”

    Ai ka përmendur edhe një thënie profetike për rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet dhe përkushtim.

    “Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nder, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu, në videon e publikuar nga indeksonline. /Klankosova.tv

  • Protestat e dhunshme në Cyrih shkaktojnë tensione politike, partitë kërkojnë masa më të ashpra sigurie

    Protestat e dhunshme në Cyrih shkaktojnë tensione politike, partitë kërkojnë masa më të ashpra sigurie

    Protestat e dhunshme që tronditën qytetin e Cyrihut gjatë natës së së shtunës kanë nxitur reagime të ashpra politike, me partitë që kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet dhe forcimin e masave të sigurisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.

    Qindra persona, shumë prej tyre me maska të Halloween-it, u mblodhën në një protestë të paautorizuar në Cyrih, ku situata eskaloi në akte dhune dhe dëmtim të pronës publike e private.

    Protestuesit vendosën dhe u vunë flakën barrikadave në rrugë, ndërsa një automjet u dogj. Gjithashtu, forcat policore u sulmuan me mjete piroteknike, shishe dhe gurë.

    Policia ndërhyri duke përdorur topa uji, gaz irritues dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm. Incidentet nuk u kufizuan vetëm në Cyrih, pasi përleshje dhe trazira u raportuan edhe në Bazel dhe Bernë, shkruan SRF, transmeton Telegrafi.

    Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka shprehur shqetësim për shkallën e dhunës dhe dëmet e shkaktuara, duke kritikuar reagimin e policisë si tepër të butë.

    Përfaqësuesit e saj kërkojnë shtimin e efektivëve të Policisë së Qytetit të Cyrihut dhe sqarime nga autoritetet se pse protestat nuk u ndalën më herët, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun e incidenteve.

    Edhe Partia Liberale-Radikale (FDP) ka dënuar dhunën, duke e cilësuar atë si sjellje kriminale dhe jo si shprehje të pakënaqësisë sociale. Ndërkohë, të rinjtë e SVP-së dhe liberalët e rinj kanë kërkuar që partitë e majta të distancohen qartë nga protestat e dhunshme.

    Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (SP) e Cyrihut e ka dënuar ashpër dhunën dhe shkatërrimin e pronës, duke theksuar se në qytet nuk ka vend për veprime të tilla. Të njëjtin qëndrim e kanë shprehur edhe të Gjelbrit, të cilët kanë kritikuar përdorimin e protestave rinore për të nxitur konfrontime dhe dhunë.

    Këshilltarja përgjegjëse për sigurinë në Cyrih, Karin Rykart, ka dënuar incidentet dhe ka rikujtuar se prej vitesh kërkon më shumë personel për Policinë e Qytetit. Në kuadër të buxhetit për vitin 2027, ajo ka kërkuar edhe 17 pozita të reja në shërbimin operativ policor.

    Ndërkohë, Policia Kantonale e Cyrihut ka arrestuar dy të rinj zviceranë, të moshës 19 dhe 21 vjeç, të cilët dyshohet se po mblidhnin sende në një kantier ndërtimi për t’i përdorur kundër policisë. Sipas autoriteteve, të arrestuarit kishin me vete edhe pajisje për mbulimin e fytyrës dhe doreza të posaçme që rrisin efektin e goditjes. Policia ka shqiptuar gjithashtu 18 urdhra për largim nga zona.

    Një polic është dërguar në spital me dyshimin për helmim nga tymi, por më pas është liruar. Ndërsa rrethanat e lëndimit të një adoleshenti gjatë trazirave mbeten ende të paqarta.

    Pas këtyre ngjarjeve, debati politik në Zvicër është përqendruar te përgjegjësia e autoriteteve, kapacitetet e policisë dhe nevoja për masa më efektive për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi/

  • Kosova forcon lidhjet ekonomike me vendet portugalishtfolëse, OEK bëhet anëtare e CE-CPLP-së

    Kosova forcon lidhjet ekonomike me vendet portugalishtfolëse, OEK bëhet anëtare e CE-CPLP-së

    Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është bërë anëtare e Konfederatës së Bizneseve të Komunitetit të Vendeve Portugalishtfolëse (CE-CPLP), duke krijuar mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

    Përmes këtij anëtarësimi, OEK synon të forcojë lidhjet me bizneset e vendeve anëtare të kësaj konfederate, si dhe të krijojë hapësira të reja për partneritete, investime dhe bashkëpunim ndërmjet kompanive.

    Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e biznesit kosovar dhe në zgjerimin e përfaqësimit të tij në rrjetet ekonomike ndërkombëtare.

    Anëtarësimi në CE-CPLP pritet të mundësojë edhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet e vendeve portugalishtfolëse, duke krijuar mundësi për qasje në tregje të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

    OEK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe avancimin e interesave të bizneseve vendore.

    “Mbrojtja, përkrahja dhe promovimi i biznesit kosovar nuk janë vetëm mision institucional, por edhe interes kombëtar”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/