Category: Lajme

  • Keratokonusi, sëmundja që mund ta dëmtojë shikimin – oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi shpjegon simptomat dhe trajtimin

    Keratokonusi, sëmundja që mund ta dëmtojë shikimin – oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi shpjegon simptomat dhe trajtimin

    Keratokonusi është një sëmundje e syrit që mund të shkaktojë ndryshime të konsiderueshme në shikim, veçanërisht te adoleshentët dhe të rinjtë.

    Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi, e ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ka folur për simptomat, rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mundësitë e trajtimit me metodën Corneal Cross-Linking (CXL).

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas saj, keratokonusi është një sëmundje që prek kornenë, pjesën e tejdukshme në sipërfaqen e përparme të syrit, e cila ka rol të rëndësishëm në fokusimin e dritës.

    “Keratokonusi është sëmundje pikërisht e kornesë. Ajo që ndodh është se kornea fillon të deformohet”, ka shpjeguar Gjini-Bytyqi.

    Ajo ka theksuar se gjatë zhvillimit të sëmundjes, kornea hollohet gradualisht dhe fillon të marrë formë konike, duke e vështirësuar fokusimin e saktë të dritës.

    Si rezultat, pacientët mund të përjetojnë shikim të turbullt, deformim të objekteve, ndryshime të shpeshta të dioptrisë dhe vështirësi gjatë vozitjes natën.

    Oftalmologia ka bërë të ditur se keratokonusi zakonisht shfaqet në adoleshencë dhe në moshë të re, ndërsa simptomat mund të bëhen më të dukshme me kalimin e viteve.

    Ajo ka theksuar se sëmundja duhet të zbulohet sa më herët, për të zvogëluar rrezikun e përkeqësimit të shikimit.

    Sipas Gjini-Bytyqit, keratokonusi zakonisht nuk shkakton verbëri të plotë, por në format e avancuara mund të çojë në ulje të konsiderueshme të shikimit dhe të kufizojë mundësitë e korrigjimit të tij.

    Oftalmologia, Rrona Gjini-Bytyqi Foto: Ridvan Slivova

    Për këtë arsye, pacientët që vërejnë ndryshime të pazakonta të shikimit duhet të kërkojnë vlerësim nga oftalmologu.

    Gjatë podcastit, mjekja ka shpjeguar se një nga metodat që përdoren për të kontrolluar përparimin e keratokonusit është Corneal Cross-Linking (CXL).

    Kjo procedurë synon forcimin e strukturës së kornesë, duke ndihmuar në ngadalësimin ose ndalimin e progresionit të sëmundjes.

    “Cross-Linking fatkeqësisht nuk është metodë shëruese, sepse keratokonusi nuk shërohet”, ka theksuar ajo.

    Sipas saj, procedura zakonisht realizohet me anestezi lokale dhe zgjat rreth 20 deri në 30 minuta.

    Pas trajtimit, pacienti duhet të përdorë terapinë e përshkruar dhe të vazhdojë kontrollet e rregullta, në mënyrë që mjeku të vlerësojë rikuperimin dhe stabilitetin e kornesë.

    Gjini-Bytyqi ka ndarë edhe një rast nga praktika e saj, ku një pacient kishte arritur në një fazë të avancuar të sëmundjes dhe ishte referuar jashtë Kosovës për transplant të kornesë.

    Oftalmologia, Rrona Gjini-Bytyqi gjatu00eb podcastit "Shu00ebndeti nu00eb rend tu00eb paru00eb" Foto: Ridvan Slivova

    Sipas saj, trajtimi në fazë më të hershme mund të kishte ndihmuar në shmangien e këtij përkeqësimi.

    Mjekja ka theksuar se frika nga ndërhyrjet nuk duhet t’i pengojë pacientët të kërkojnë informim dhe trajtim në kohë.

    Përveç keratokonusit, oftalmologia ka folur edhe për shëndetin e syve te fëmijët.

    Ajo ka këshilluar që prindërit të mos neglizhojnë shenja si fërkimi i shpeshtë i syve, rrudhja e syve gjatë shikimit në largësi apo mbajtja e kokës në pozicione të pazakonta për të parë më qartë.

    Gjini-Bytyqi ka theksuar se kontrollet parandaluese janë të rëndësishme edhe kur fëmijët nuk shfaqin ankesa të dukshme.

    Podcastin e plotë me oftalmologen, Rrona Gjini-Bytyqin mund ta ndiqni në episodin 94 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, me mbështetjen e United Hospital dhe Qendrës Laserike të Syrit Kubati. /Telegrafi/

  • Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar

    Anjeza nuk i reziston shijes së “VIPA Chips” në BBVK: Këto me ketchup i kam të preferuar

    Big Brother VIP Kosova ka nisur furishëm, me dinamika të shumta, debate dhe diskutime mes banorëve, të cilët që në ditët e para kanë filluar të krijojnë situata të ndryshme brenda shtëpisë.

    Megjithatë, përtej përballjeve dhe garës për çmimin e madh, banorët janë parë edhe në momente nga përditshmëria e tyre, duke shijuar ushqimet dhe gjërat e vogla që kanë në dispozicion brenda shtëpisë.

    Njëra prej tyre është edhe Anjeza, e cila është parë duke konsumuar patatina VIP Chips. Ajo dukej se po i shijonte mjaft shumë, teksa ky moment është kapur nga kamerat që përcjellin vazhdimisht çdo lëvizje të banorëve.

    roar-assets-auto.rbl.ms

    Madje, njëra prej banoreve e pyeti nëse po i pëlqenin patatinat që kishte në duar, ndërsa Anjeza u përgjigj se i shijonin shumë. Ajo theksoi se ato me shije domateje madje ishin të preferuarat e saj.

    Në diskutim për këto patatina u përfshi edhe Fuego, i cili theksoi se i pëlqenin veçanërisht për faktin se ishin të njelmëta.

    Këto momente të zakonshme nga jeta brenda shtëpisë shpesh bëhen pjesë e vëmendjes së publikut, pasi krahas debateve dhe situatave që krijojnë banorët, shikuesit kanë mundësi të shohin edhe anën e tyre më të përditshme.

    Ndërkohë, gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh vazhdon, ndërsa mbetet të shihet se çfarë dinamikash të tjera do të sjellin ditët në vijim për banorët e këtij edicioni.

  • Messi i afrohet rekordit prej 1.400 kontributesh në gola, Ronaldo mbetet 119 prapa argjentinasit

    Messi i afrohet rekordit prej 1.400 kontributesh në gola, Ronaldo mbetet 119 prapa argjentinasit

    Messi i afrohet rekordit prej 1.400 kontributesh në gola, Ronaldo mbetet 119 prapa argjentinasit

    Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në futbollin botëror, duke iu afruar një tjetër arritjeje historike në karrierën e tij.

    Ylli argjentinas ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Inter Miamit ndaj New England Revolution, ku shënoi një gol dhe regjistroi një asistim.

    Me këtë paraqitje, Messi ka arritur në kuotën e 937 golave dhe 428 asistimeve në karrierë, duke regjistruar gjithsej 1.365 kontribute në gola. Atij i nevojiten edhe 35 për të prekur shifrën prej 1.400.

    Në këtë sezon, 39-vjeçari ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 13 asistime.

    Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë më shumë gola të realizuar, me 985 në 1.343 ndeshje, krahasuar me 937 golat e Messit në 1.184 paraqitje.

    Megjithatë, në totalin e golave dhe asistimeve, Messi është përpara me 1.365 kontribute, ndërsa Ronaldo ka 1.246, një diferencë prej 119 kontributesh.

    Kjo epërsi e argjentinasit lidhet kryesisht me numrin më të madh të asistimeve. Sipas statistikave të përmendura, Messi ka qenë i përfshirë në 36 gola në 27 ndeshjet e fundit me Inter Miamin dhe Argjentinën, duke vazhduar të dëshmojë ndikimin e tij në fushë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mess approaches a record 1,400 goals contributions, Ronaldo remains 119 behind the Argentineans

    Lionel Messy continues to shine on world football, approaching another historic achievement in his career.

    The Argentinian star was crucial to Inter Miami’s 2-1 victory over New England Revolution, where it scored a goal and recorded an assistation.

    With this presentation, Mess has reached the quota of 937 goals and 428 career assistances, totaling 1,365 goals contributions. He needs 35 more to reach the 1,400.

    At this season, 39-year-old has scored 26 goals and provided 13 assistings.

    On the other hand, Cristiano Ronaldo continues to have more goals accomplished, with 985 in 1,343 matches, compared to the 937 Messi goals in 1.184 presentations.

    However, in the total goals and assistances, Mess is ahead with 1,365 contributions, while Ronaldo has 1.246, a margin of 119 contributions.

    This superiority of the Argentinians is mainly linked to the largest number of assisting. According to the statistics cited, Messi has been involved in 36 goals in the last 27 matches with Inter Miami and Argentina, continuing to testify to its impact on the field.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

    Një muaj arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

    Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Megjithatë, gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar këtë kërkesë si të pabazuar dhe ka vendosur për masën e arrestit shtëpiak.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, kjo masë është vlerësuar si e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

    Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

    Zbatimi i kësaj mase i është besuar Stacionit Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të bëjë verifikime të rregullta dhe ta njoftojë menjëherë gjykatën në rast të mosrespektimit të saj nga i pandehuri.

    Burimi: RTKLive

  • A month of house arrest against domestic violence suspect

    The decision was made after reviewing the Constitutional Prosecutor’s request in Pristina for the appointment of the detention measure. However, the judge of the preliminary procedure has rejected this request as unfounded and has decided on the measure of house arrest.

    According to the Court’s report, this measure has been deemed sufficient to prevent the risk of repeating criminal acts, protecting the damaged and ensuring the regular development of criminal procedure.

    The court has made it known that the defendant and injured no longer lives in family communities, while house arrest is assigned to a property that is damaged, with the aim of avoiding direct contact between them.

    The implementation of this move has been entrusted to the Police Station in Vushtrri, which is obliged to make regular verifications and immediately announce the tribunal in the event of its disrespect by the defendant.

    Source Layer: RTKLive

  • Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ekzistojë ndarje në "ne" dhe "ata"

    Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ekzistojë ndarje në “ne” dhe “ata”

    Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve politike dhe rikthimin te dialogu e bashkëpunimi.

    Përmes një statusi në Facebook, Mexhiti deklaratat nxitëse gjatë dhe pas fushatës i cilësoi si “folklor politik”, duke theksuar se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se qytetarët kanë shprehur lirshëm vullnetin e tyre përmes votës.

    Ai theksoi se asnjë subjekt politik nuk mund t’i konsiderojë votat si pronë të vetën, ndërsa kritikoi edhe qasjen e të qenit kundër të gjithëve.

    “Deklaratat nxitëse gjatë fushatës i kam konsideruar si folklor parazgjedhor. Në po atë frymë, deklaratat polarizuese që dëgjova mbrëmë dhe sot i trajtoj folklor paszgjedhor. Votat janë shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe askush nuk i ka në pronësi ato. Në politikë, pozicionimi kundër të gjithëve nuk është strategji që çon drejt suksesit, por një qasje që herët a vonë prodhon zhgënjim.Në demokracitë multietnike nuk guxon të ekzistojë ndarje në ‘ne’ dhe ‘ata’, sepse kjo implikon pabarazi dhe tendenca për të suprimuar tjetrin”.

    “Dialogu dhe bashkëpunimi në çdo shoqëri janë imperativ dhe parakusht për funksionim të mirëfilltë. Në shoqëritë multietnike, ky dialog është detyrim i të gjithë aktorëve shoqërorë. Prandaj, nuk kemi pse të merremi me folklorin e zakonshëm postzgjedhor, me arsyetimet dhe interpretimet që u serviren qytetarëve sa herë që rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë e dikujt. Qytetarët vendosin me votë, ndërsa politika duhet të dijë të marrë përgjegjësi për qëndrimet dhe veprimet e veta”, ka shkruar Mexhiti.

  • Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes, dëshmi e dështimit të Qeverisë

    Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes, dëshmi e dështimit të Qeverisë

    Aleanca ka reaguar ndaj humbjes së 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si dëshmi të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë.

    Në një reagim të publikuar në profilin zyrtar në Facebook, Aleanca ka kritikuar Qeverinë për mungesë vizioni, dijeje dhe llogaridhënieje, duke theksuar se qytetarët janë ata që po e paguajnë faturën e dështimeve qeveritare.

    “Përderisa çmimet rriten çdo ditë e bizneset po mbyllin dyert, Qeveria shënon edhe një dështim të radhës, humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Aleancës.

    Sipas Aleancës, humbja e këtyre fondeve nuk mund të konsiderohet gabim apo vonesë burokratike, por papërgjegjshmëri dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së Kosovës.

    Aleanca ka kritikuar gjithashtu Qeverinë për dështimet në ekonomi, degradimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe izolimin diplomatik.

    “Për fat të keq, faturën e këtij dështimi total nuk e paguajnë dështakët qeveritarë, por qytetarët e Kosovës!”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

  • Arrestohet biznesmeni serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi

    Arrestohet biznesmeni serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi

    Arrestohet biznesmeni serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi

    Sipërmarrësi serb Davor Macura, pronar i Alta Bankës dhe biznesmen i afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS), është arrestuar të hënën në mëngjes.

    Arrestimit të tij i ka paraprirë një kontroll i gjerë policor në ambientet e bankës “Alta”, i cili ka zgjatur më shumë se 30 orë.

    Të shtunën, Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) ia ka revokuar licencën Alta Bankës për të ushtruar veprimtari, pas së cilës kanë nisur procedurat e falimentimit ndaj saj.

    Vendimi është marrë vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, në të cilat SNS-ja humbi pushtetin pas 14 vjetësh.

    Sipas informacioneve të mëparshme jozyrtare, pas zgjedhjeve, Alta Banka dyshohet se është përpjekur të transferojë dhjetëra miliona euro nga Serbia jashtë vendit, përfshirë në Rusi dhe Maqedoninë e Veriut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Serbian businessman arrested, tried to transfer millions of euros to northern Macedonia, Russia

    Serbian entrepreneur Davor Macura, owner of Alta Banka and close businessman with the Serbian Progressive Party ( SNS, was arrested Monday morning.

    His arrest was preceded by a broad police search at the facility of the bank Altay, which has lasted more than 30 hours.

    On Saturday, National Bank of Serbia ( The NBS has revoted Alta’s license to exercise activities, after which bankruptcy procedures have been launched against it.

    The decision was made just days after the 25 October parliamentary elections, in which the SNS lost power after 14 years.

    According to previous unofficial information, after the elections, Alta Banka has allegedly tried to transfer tens of millions of euros from Serbia abroad, including to Russia and North Macedonia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal