Category: Lajme

  • Alarm në Gjermani, hakerët shënjestrojnë telefonat e deputetëve dhe ministrave

    Alarm në Gjermani, hakerët shënjestrojnë telefonat e deputetëve dhe ministrave

    Deputetët e Bundestagut dhe anëtarë të qeverisë federale gjermane kanë marrë paralajmërime nga Apple se telefonat e tyre iPhone mund të jenë shënjestruar nga programe të sofistikuara spiunazhi.

    Lajmin e konfirmoi ministri gjerman për Çështjet Digjitale, Karsten Wildberger, duke bërë të ditur se Apple kishte zbuluar sulme të mundshme me të ashtuquajturin “mercenary spyware”.

    Sipas Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), paralajmërimet kanë filluar të dërgohen më 29 tetor.

    Autoritetet u kanë rekomanduar personave të prekur që, si masë paraprake, t’i konsiderojnë telefonat e tyre si të komprometuar, pasi ende nuk dihet nëse sulmet kanë qenë të suksesshme.

    Spyware të tilla mund t’u japin sulmuesve qasje në mesazhe, telefonata, kontakte dhe të dhëna të vendndodhjes.

    Në raste të caktuara, ato mund të aktivizojnë edhe kamerën dhe mikrofonin e pajisjes.

    Ministri Wildberger tha se BSI kishte reaguar me shpejtësi dhe kishte njoftuar personat e prekur për masat që duhet të ndërmarrin.

    Megjithatë, autoritetet gjermane dhe Apple ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas sulmit dhe sa persona janë shënjestruar. /Telegrafi/

  • Irani i gatshëm ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh, nëse SHBA pranon kushtet e Teheranit

    Irani i gatshëm ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh, nëse SHBA pranon kushtet e Teheranit

    Irani i gatshëm ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orësh, nëse SHBA pranon kushtet e Teheranit

    Irani ka deklaruar se mund ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë kushtet e vendosura nga Teherani.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi të hënën se zbatimi i planit brenda këtij afati do të dëshmonte qasjen e Iranit me mirëbesim.

    “Mundësia e zbatimit të këtij plani brenda dy ditësh është një tjetër tregues i qasjes me mirëbesim të Iranit”, tha Baghaei.

    Ai shtoi se plotësimi i kërkesave të Teheranit do të mundësonte rikthimin e sigurisë në ngushticë dhe rifillimin e negociatave brenda një kohe të shkurtër.

    Sipas tij, shkëmbimi i mesazheve me Uashingtonin po vazhdon përmes ndërmjetësve, ndërsa vendimi varet nga pranimi i kërkesave iraniane nga pala amerikane.

    Kushtet e Teheranit përfshijnë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, zhbllokimin e aseteve iraniane jashtë vendit, heqjen e sanksioneve ndaj sektorit të naftës dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane.

    Fillimisht, Irani kishte propozuar një afat prej shtatë ditësh për rihapjen e ngushticës, kur ia kishte paraqitur planin Uashingtonit përmes Katarit në shtator.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Iran willing to reopen Hormuz Strait within 48 hours, if the US accepts Tehran conditions

    Iran has declared it can reopen Hormuz Strait within two days if the United States of America accepts conditions imposed by Tehran.

    Iranian Foreign Ministry spokesman Esmaeil Baghaei said Monday that implementing the plan within this deadline would prove Iran’s approach with confidence.

    The possibility of implementing this plan within two days is another indicator of Iran’s trustful approach, Baghai said.

    He added that meeting Tehran’s requirements would enable the return of security in the straits and the resumption of negotiations in a short time.

    According to him, exchange of messages with Washington is continuing through mediators, while the decision depends on accepting Iranian demands from the American side.

    Tehran’s conditions include ending the war on all fronts, unlocking Iranian assets abroad, removing sanctions on the oil sector, and ending the US naval blockade on Iranian ports.

    Initially, Iran had proposed a seven-day deadline for reopening the strait when it presented the plan to Washington through Qatar in September.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 37 vjet nga rënia e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, homazhe në nderim të tyre

    37 vjet nga rënia e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, homazhe në nderim të tyre

    Në këtë përvjetor, ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi se rënia e dy heronjve përbën një moment të veçantë në historinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e qëndresës së tyre.

    “Pra, në një mënyrë mund të themi se këta e nisën luftën për çlirimin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj, duke rikujtuar edhe mesazhin e tyre për të luftuar për liri deri në flijim.

    Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nënvizoi se sakrifica e Zhitias dhe Fazliut është pjesë e rëndësishme e rrugëtimit drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

    “Ne duhet të jemi të bashkuar gjithmonë, duhet ta kujtojmë të kaluarën, ta kuptojmë sakrificën e heronjve tanë, të dëshmorëve tanë, të vendit tonë, në mënyrë që kjo të mos na ndodhë kurrë në të ardhmen”, deklaroi Rama.

    Ndërkohë, Fadili, vëllai i Fahri Fazliut, tha se kalimi i viteve nuk e ka zbehur kujtimin për dëshmorët, përkundrazi, i ka bërë ata edhe më të afërt me qytetarët.

    “Sa vite më larg, aq më afër janë dëshmorët”, tha ai.

    Homazhet e 37-vjetorit rikthyen vëmendjen te sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut, emrat dhe vepra e të cilëve vazhdojnë të përkujtohen si pjesë e historisë së rezistencës për lirinë e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • 37 years from the fall of Africa Gitias and Fahri Fazliou, homazhe in their honor

    On this anniversary, former AAK leader Ramush Haradinaj estimated that the fall of two heroes represents a special moment in Kosovo’s history, stressing the importance of their resistance.

    So, in a way, we can say that these launched the war for the liberation of Kosovo, Haradinaj said, recalling their message of fighting for freedom until sacrifice.

    Pristina’s chairman, Progress Rama, also underlined that the sacrifice of Dzitia and Fazliu is an important part of the journey towards Kosovo’s freedom and citizenship.

    We must always be united, we must remember the past, understand the sacrifice of our heroes, our martyrs, our country, so that this never happens to us in the future, Rama said.

    Meanwhile, Fadhil, Fahri Fazli’s brother, said that the passing of the years has not dimmed the memory of the martyrs; rather, it has made them even closer to citizens.

    How many years away, the closer the martyrs are, he said.

    The images of the 37th anniversary turned attention to the sacrifice of Africa Gitias and Fahri Fazlius, whose names and works continue to be commemorated as part of the history of resistance to Kosovo’s freedom.

    Source Layer: RTKLive

  • DOKUMENTE EKSKLUZIVE – Zbulohen prapaskenat e fshehura dhe dokumentet sekrete të vrasjes së Luigj Gurakuqit

    DOKUMENTE EKSKLUZIVE – Zbulohen prapaskenat e fshehura dhe dokumentet sekrete të vrasjes së Luigj Gurakuqit

    Vrasja e një prej figurave më emblematike të historisë kombëtare, Luigj Gurakuqit, për një shekull ka mbetur e mbështjellë me enigma, dilema dhe heshtje historike. Megjithatë, një dritë e re po i jepet këtij ngjarjeje tronditëse përmes emisionit „Dosja Historike“ me autore Agnesa Hasanaj, i cili sjell në vëmendje hulumtime dhe dokumente të reja arkivore të zbuluara nga studiuesi Skender Asani në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në Romë, Arkivin Shtetëror të Barit dhe Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

    Në këtë edicion të veçantë, përmes intervistave me personalitete të shquara të fushës si Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, akademiku Frashër Demaj dhe Skender Asani, hidhet dritë mbi rrethanat e sakta të atentatit politik që tronditi shqiptarët e kohës.

    Dokumentet që rrëfejnë atentatin e 2 marsit 1925

    Materialet arkivore të zbuluara së fundmi dëshmojnë detaje tronditëse për orët e fundit të jetës së Gurakuqit dhe identitetin e autorëve. Sipas një telegrami zyrtar të kohës (Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, 1925), jepet ky informacion mbi ngjarjen:

    „Djembrema ora 20 e 45 Luigj Gurakuqi esht assassinue preje nenshtetasit shqyptare Baltion Stamolla nga Shkrodra. Stop. E ministri ndodhesh ne darke ne restorantin Cavour me kapiten Haki Korcen, amgjelin Sumen, Dan Hasanin. Stop. Kuer del ne porta restorantit assassini ndrron tsa fjale me Gtrakuqin e pa tjeter tri krisme etre pluma ne gjoks e hjedhin dekun per dhee. Stop…“

    Dokumentet e zbuluara po ashtu zbardhin se atentatori, i cili u paraqit si anarkist individualist, kishte deklaruar se vrasjen e kishte bërë për arsye që nuk donte t’i parashtronte, ndërsa në xhepat e tij u gjetën 470 lireta dhe një pasaportë e dhënë në Shkodër më 20 shkurt.

    Alarmi ndërkombëtar dhe gjurmët e sigurisë në rajon

    Dokumentet e gjetura në arkivat e huaja dëshmojnë gjithashtu se lëvizjet e autorëve dhe rreziqet ndaj emigrantëve shqiptarë ndiqeshin me shqetësim të madh edhe nga strukturat e sigurisë së shteteve fqinje.

    Një dokument zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Beogradit, drejtuar autoriteteve në Zagreb më 24 shkurt 1926, paralajmëronte për lëvizjet e mundshme të personave të lidhur me ngjarjen, duke kërkuar masa të rrepta kontrolli dhe vëzhgimi për të mbrojtur sigurinë e emigrantëve shqiptarë në territorin e tyre.

    Emisioni „Dosja Historike“ transmetohet çdo të diel në orën 21:10 në RTV Dukagjini.

    Më poshtë mund të ndiqni emisionin e plotë:

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

    Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

    Rasti i Arlindës, Ramadani zotohet për hetim mbi bazën e fakteve: Komisioni nuk është farsë

    Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Kryetari i këtij komisioni, Burim Ramadani, ka deklaruar se puna do të zhvillohet mbi bazën e fakteve, dokumenteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete, duke theksuar se komisioni nuk do të ketë karakter politik.

    Ramadani ka thënë se qëllimi i hetimit nuk është vetëm ndriçimi i rastit të Arlinda Zekajt, por edhe vënia në pah e përgjegjësisë institucionale dhe funksionimit të shtetit, transmeton Klankosova.tv.

    “Zotohem publikisht se komisioni do të punojë mbi bazën e fakteve, dokumenteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ne jemi mbledhur sot dhe do ta bëjmë punën në vazhdimësi, jo vetëm për të hetuar një rast ose një tragjedi të rëndë, por po ashtu edhe për të dëshmuar se funksionimi i shtetit është mbi të gjithë”, ka deklaruar Ramadani.

    Ai ka theksuar se askush nuk do të jetë mbi përgjegjësinë për veprimet apo mosveprimet institucionale që lidhen me këtë rast dhe trajtimin e dhunës në familje.

    “Pavarësisht detyrës, secili do të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe me trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje”, ka thënë ai.

    Ramadani ka vlerësuar se rasti i Arlindës përbën një alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë, duke përsëritur se raporti përfundimtar do të mbështetet në prova dhe jo në qëndrime politike.

    “E kuptojmë që rasti i Arlindës është alarm serioz për të gjithë ne dhe prandaj qëllimi është që ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, nuk do të bëjë raport politik, por raport të bazuar në fakte”, ka përfunduar ai./Klankosova.tv

  • Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro

    Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro

    Katër klube të njohura pas Gabriel Saras, Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro

    Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

    Roma dhe Napoli në Itali, si dhe Newcastle United e Evertoni në Angli, janë duke përcjellë nga afër paraqitjet e 27-vjeçarit, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Galatasarayt.

    Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e sheh brazilianin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Megjithatë, gara për shërbimet e tij pritet të jetë e vështirë, pasi Galatasaray është i gatshëm të shqyrtojë vetëm oferta nga 35 deri në 40 milionë euro.

    Sara ka kontratë me klubin turk deri në qershor të vitit 2029./Klankosova.tv

  • ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha

    ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha

    ShSKUK vendos: Pezullohet mjeku Gëzim Berisha

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka vendosur të shqiptojë masë pezullimi ndaj mjekuy Gëzim Berisha, i dyshuar për dhunë në familje.

    Gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, ka raportuar se ShSKUK ka marrë vendim që Berisha të pezullohet nga pozita si drejtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

    Ky vendim erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë nxori aktvendim për masën e sigurisë ndaj mjekut të dyshuar, i cili do të jetë subjekt hetimi.

    Gjyqtarja e procedurës paraprake e refuzoi kërkesën për paraburgim, duke caktuar një masë alternative, atë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, raporton Klankosova.tv.

    Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

    Ndryshe, sipas informacioneve të para, Berisha është arrestuar pasi dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do t’i ndodhte e njëjta gjë sikurse Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 nga ish-kunati i saj, pasi më parë kishte raportuar dhunën në familje.

    Përdorimi i rastit tragjik të Arlinda Zekajt si mjet kërcënimi nga ana e një drejtuesi të një institucioni publik shëndetësor, ka ngjallur shqetësim të madh te qytetarët dhe shoqëria civile. /Klankosova.tv

  • “Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

    “Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

    “Dështim total”, Aleanca reagon për humbjen e 43.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes

    Aleanca ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes.

    Përmes një postimi në Facebook, partia ka vlerësuar se kjo humbje dëshmon mungesën e vizionit, punës dhe llogaridhënies nga ana e Qeverisë.

    Sipas Aleancës, derisa çmimet po rriten dhe bizneset po përballen me vështirësi, humbja e këtyre mjeteve paraqet një goditje për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

    “Të humbësh miliona euro fondesh pa kthim në një nga vendet më të varfra të Evropës nuk është gabim apo vonesë burokratike, është papërgjegjshmëri absolute dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

    Më tej, kjo parti ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë në ekonomi dhe politikën e jashtme, duke pretenduar se vendi po përballet me degradim të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe izolim diplomatik.

    Më poshtë postimi i plotë: