Kosova forcon lidhjet ekonomike me vendet portugalishtfolëse, OEK bëhet anëtare e CE-CPLP-së

Kosova forcon lidhjet ekonomike me vendet portugalishtfolëse, OEK bëhet anëtare e CE-CPLP-së

Written by

in

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është bërë anëtare e Konfederatës së Bizneseve të Komunitetit të Vendeve Portugalishtfolëse (CE-CPLP), duke krijuar mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Përmes këtij anëtarësimi, OEK synon të forcojë lidhjet me bizneset e vendeve anëtare të kësaj konfederate, si dhe të krijojë hapësira të reja për partneritete, investime dhe bashkëpunim ndërmjet kompanive.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e biznesit kosovar dhe në zgjerimin e përfaqësimit të tij në rrjetet ekonomike ndërkombëtare.

Anëtarësimi në CE-CPLP pritet të mundësojë edhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve kosovare në tregjet e vendeve portugalishtfolëse, duke krijuar mundësi për qasje në tregje të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

OEK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe avancimin e interesave të bizneseve vendore.

“Mbrojtja, përkrahja dhe promovimi i biznesit kosovar nuk janë vetëm mision institucional, por edhe interes kombëtar”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/