Category: Lajme

  • Haxhiu kërkon hetime nga Prokuroria Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

    Haxhiu kërkon hetime nga Prokuroria Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka folur për Komisionin Hetimor i cili u formua pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Haxhiu ka thënë se si kryetare e Kuvendit do të jetë në dispozicion të plotë të komisionit, ndërsa ka kërkuar që të gjithë zyrtarët e ftuar si dëshmitarë të paraqiten dhe t’u përgjigjen kërkesave të tij.

    “Gjatë kohës sa jemi këtu, tashmë komisioni hetimor po mban takimin e parë, për të vlerësuar, për të trajtuar, për të bërë hetime, në të gjitha procedurat për rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekaj. Si kryetare e Kuvendit, do të jem në dispozicion të plotë për të trajtuar kërkesat që Komisioni Hetimor ka dhe unë pres të gjithë zyrtarët që do të jenë në listën e dëshmitarëve të këtij komisioni, që të vijnë dhe t’i përgjigjen kërkesave të Komisionit Hetimor. Pa dyshim që prokuroria do të duhej të merrej me hetime në këtë rast, përkatësisht do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për të bërë hetime në raport me veprimet dhe mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar në rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekaj. Pra, Komisioni Hetimor është vetëm një mekanizëm shtesë që do të përpilojë në fund dokument për këtë rast dhe do ta drejtojë në prokurorinë përgjegjëse, uroj që ajo të jetë Prokuroria Speciale, për shkak se këtu përfshihen zyrtarë të lartë, përfshihen kryeprokurorë, prokurorë, policë, zyrtarë të tjerë të institucioneve, prandaj bie në fushëveprimtarinë e kësaj prokurorie”, theksoi ajo.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu seeks investigation by Special Prosecutor for Arlinda Zekaj case

    After the Assembly of the Parliament’s Headship, she spoke about the Investigative Commission, which was formed after the assassination of Arlinda Zekij.

    Haxhiu has said that as Speaker of the Parliament she will be fully available to the commission, while demanding that all invited officials as witnesses be submitted and respond to his demands.

    While we are here, the investigative commission is already holding its first meeting, to assess, to address, to make investigations, in all procedures in the case of the tragic murder of Arlinda Zekaj. As chairman of the Assembly, I will be fully available to address the requirements the Baltimore Commission has and I expect all officials who will be on the witness list of this commission to come and respond to the request of the Investigative Commission. No doubt the prosecution would have to deal with investigations in this case, respectively, it would have to have the Special Prosecutor committed to making investigations in relation to the actions and inactions of each official in the case of the tragic murder of Arlinda Zekij. So, the Investigative Commission is just an additional mechanism that will eventually compile the document for this case and lead it to the prosecution responsible, I hope that it is the special prosecutor, because that includes senior officials, include the chief prosecutor, prosecutors, policemen, other institution officials, so it falls into the field of this prosecutor, she stressed.

    Source Layer: RTKLive

  • Belgjika në krizë qeveritare, kryeministri i ofron dorëheqjen mbretit pas dështimit të negociatave

    Belgjika në krizë qeveritare, kryeministri i ofron dorëheqjen mbretit pas dështimit të negociatave

    Belgjika po përballet me një krizë të re politike, pasi kryeministri Bart De Wever i ka ofruar dorëheqjen mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave mes partive të koalicionit për buxhetin e vitit të ardhshëm.

    Mosmarrëveshjet mes partnerëve qeverisës lidhen kryesisht me shkurtimet e shpenzimeve publike dhe rritjen e taksave, në një kohë kur vendi po përballet me presion të madh mbi financat publike, raporton Reuters.

    Qeveria duhet të gjejë rreth 10 miliardë euro përmes kursimeve dhe masave të reja fiskale, por partitë e koalicionit nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të realizohet kjo.

    Mbreti Philippe i ka kërkuar kryeministrit të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një kompromisi. Ai pritet të konsultohet me drejtuesit e partive të koalicionit përpara një takimi të ri me De Wever të premten.

    Nëse nuk arrihet marrëveshje, Belgjika mund të përballet me vështirësi në financimin e shpenzimeve shtetërore dhe me një periudhë të re pasigurie politike.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

    Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Në takim morën pjesë akademiku Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.

    “Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta. Presidentja Shiroka Pula theksoi se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe avancimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e publikuar

    Burimi: Dukagjini

  • Shqiptohen mbi një mijë gjoba gjatë javës në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 12 patentë shoferë

    Shqiptohen mbi një mijë gjoba gjatë javës në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 12 patentë shoferë

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 26.10 – 01.11.2026 janë shqiptuar 1.338 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

    Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat:

    15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 20 persona

    10 aksidente me dëme materiale

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

    Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

    -Stacionit më të afërt policor

    -Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

  • A do të ketë Gjermania së shpejti një presidente?

    A do të ketë Gjermania së shpejti një presidente?

    Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kushtetuta gjermane lejon vetëm dy mandate.

    Kjo e lë të hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe ka ringjallur debatin nëse ka ardhur koha që Gjermania të ketë për herë të parë një presidente.

    Ish-kancelarja Angela Merkel është shprehur në favor të kësaj ideje, duke theksuar se deri më sot asnjë grua nuk e ka mbajtur postin e presidentit federal dhe se ka ardhur koha që kjo të merret seriozisht në konsideratë.

    Në një intervistë për MagentaTV, ajo tha se njeh gra të afta për ta ushtruar këtë detyrë, por pa përmendur emra konkretë.

    Kush e zgjedh presidentin?

    Presidenti i ri do të zgjidhet më 30 janar nga Asambleja Federale (Bundesversammlung), një organ kushtetues që mblidhet vetëm për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

    Bundesversammlung përbëhet nga të gjithë deputetët e Bundestagut dhe nga një numër i barabartë delegatësh të zgjedhur nga parlamentet e 16 landeve federale.

    Këta delegatë mund të jenë politikanë, por edhe personalitete nga fusha të tjera të jetës publike, si kultura, sporti ose shkenca.

    Asambleja shpërndahet menjëherë pas përfundimit të votimit.

    Ndryshe nga vende si Shtetet e Bashkuara, Franca apo Rusia, presidenti gjerman nuk ka kompetenca të gjera ekzekutive dhe nuk drejton qeverinë.

    Roli i tij është kryesisht përfaqësues dhe ceremonial, duke shërbyer si kreu i shtetit, simbol i unitetit kombëtar dhe autoritet moral i vendit.

    Pasardhëset e mundshme të Steinmeierit

    Mes emrave që po përmenden si pasardhëse të mundshme të Steinmeierit janë kryetarja e Parlamentit të Bavarisë, Ilse Aigner, e mbështetur nga lideri i CSU-së Markus Söder, si dhe kryetarja e Bundestagut Julia Klöckner, ministrja e Arsimit Karin Prien dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, të gjitha nga radhët e CDU-së.

    Këtë herë propozimi me më shumë shance për kandidatin për president pritet të vijë nga blloku konservator i kancelarit Friedrich Merz (CDU/CSU), partneri kryesor në koalicionin qeverisës me SPD-në.

    Meqenëse CDU-ja, CSU-ja dhe SPD-ja kontrollojnë shumicën e delegatëve në Bundesversammlung, kandidati që do të mbështetet nga këto tri parti konsiderohet favorit i qartë për t’u zgjedhur presidenti i ardhshëm i Gjermanisë. /DW/

  • SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve

    SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, rikujton se pa reagim efikas institucional dhe drejtësi në kohë, çdo sulm i pandëshkuar ndaj gazetarëve përbën kërcënim për lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

    “Siguria e gazetarëve nuk është vetëm çështje e sigurisë personale të punonjësve mediatikë, por edhe parakusht për gazetari të lirë dhe profesionale. Kur gazetarët përballen me kërcënime, dhunë, presione apo sulme të organizuara në internet, ndërsa autorët nuk përballen me pasoja, krijohet një atmosferë frike dhe përcillet mesazhi se sulmet ndaj punonjësve mediatikë mund të mbeten të pandëshkuara”.

    “SHGM gjatë viteve të fundit ka evidentuar disa përparime pozitive në reagimin institucional, veçanërisht në disa nga rastet më të fundit të sulmeve fizike. Megjithatë, pandëshkueshmëria dhe zvarritja e procedurave vazhdojnë të mbeten probleme serioze. Disa raste prej vitesh nuk kanë marrë zgjidhje përfundimtare, ndërkohë që po shtohen kërcënimet në internet, ngacmimet dhe fushatat për diskreditimin e gazetarëve, veçanërisht të gazetareve”, thonë nga SHGM.

    Ata presin që Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike dhe gjykatat të veprojnë në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe efikase në të gjitha rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

    “Reagimi institucional nuk guxon të përfundojë vetëm me denoncimin e rastit apo nisjen e hetimeve. Ai duhet të çojë në zbardhjen e fakteve, identifikimin e autorëve dhe sanksionimin e tyre të duhur në përputhje me ligjin. Është veçanërisht e rëndësishme që dhuna digjitale të mos trajtohet si një formë më pak serioze e sulmit. Kërcënimet përmes rrjeteve sociale, fushatat e organizuara për diskreditim dhe gjuha e urrejtjes mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e gazetarëve dhe gatishmërinë e tyre për të raportuar lirshëm në interes të publikut”.

    “Më 2 nëntor, SHGM rikujton se koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë. Çdo sulm i pazbardhur nuk është thjesht një rast i pazgjidhur, por edhe një sinjal i mundshëm për autorët e ardhshëm se dhuna ndaj gazetarëve mund të mbetet pa pasoja. Presim rezultate të matshme nga Komiteti Kombëtar”.

    “Në këtë kontekst, SHGM përshëndet vendimin për formimin e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, në të cilin parashihet të marrë pjesë edhe SHGM. Komiteti duhet të shërbejë si mundësi për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mediatik, por edhe për përmirësimin sistematik të sigurisë së gazetarëve”.

    “Megjithatë, për SHGM-në, vlera e tij do të matet vetëm përmes rezultateve konkrete. Plani Kombëtar i Veprimit duhet të përmbajë detyrime të qarta, afate dhe tregues të matshëm për institucionet, si dhe një mekanizëm për ndjekjen dhe raportimin e rregullt të zbatimit të tij. Vetëm në këtë mënyrë Komiteti mund të shndërrohet në një mekanizëm efikas dhe jo të mbetet thjesht një organ formal koordinues”.

    “SHGM vlerëson se në këtë proces është e domosdoshme përfshirja aktive e Prokurorisë Publike dhe e gjyqësorit, pasi pa pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë nuk mund të sigurohet një përgjigje e plotë institucionale ndaj sulmeve kundër gazetarëve. Mbrojtja nuk përfundon me reagimin e policisë. Ajo nënkupton veprim në kohë nga prokuroria dhe zgjidhje efikase gjyqësore”, thonë nga SHGM.

  • Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

    Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

    “U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, tha Tahiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri: The next session is held Thursday at 12: 00 p.m.

    The next session of the Kosovo Assembly will be held Thursday, at 12:00, while the energy and failures debate in this sector is postponed for next week.

    So has the head of the Alliance’s Parliamentary Group, Besnik Tahiri, announced after the meeting where he has been discussed continuing the work of the Parliament.

    It was decided that the next session will be held Thursday at 12: 00 p.m. The debate on energy and failures that have occurred agreed not to take place this week, but to be postponed for next week. The energy discussion, indeed, is a discussion on life, Tahiri said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen me një postim të publikuar në InstaStory, përmes të cilit ka përcjellë një mesazh për mosmirënjohjen.

    “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, ka shkruar ajo.

    Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera dhe as nuk ka përmendur ndonjë emër, duke lënë të paqartë se kujt i drejtohet mesazhi.

    Postimi i saj ka nxitur kureshtje te ndjekësit, ndërsa mbetet të shihet nëse Jakupi do të japë më shumë detaje për arsyen që e shtyu ta publikojë këtë mesazh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali