Category: Lajme

  • Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

    Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

    Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

    Komuna e Gjilanit është një prej vendeve më të tronditura së fundi. E gjithë kjo si shkak se brenda 20 ditëve kanë humbur jetën pesë persona, në mënyrë tragjike.

    Vrasja e djeshme ishte një nga rastet më të rënda, pasi viktimat ishin një foshnjë tre muajshe dhe babai i saj, 27-vjeçari Adonis Demiri.

    Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht identitetin e viktimës, Adonis Demiri, si dhe të personit të dyshuar për rastin, babait të tij, Brahim Demiri.

    Rasti ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot aty kanë filluar të mblidhen edhe familjarë e miq të shumtë.

    Familja veçse ka hapur dyert për ata që shkojnë për ngushëllime, derisa Policia e Kosovës ka arrestuar kryefamiljarin, Brahim Demiri.

    Sipas policisë i njëjti dyshohet për vrasje të rëndë dhe ai tanimë është në ndalim e sipër.

    Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.

    Lajmi.net ka raportuar dje fillimisht mbi rastin dhe mbi atë se foshnja po qëndronte me babain, pasi gruaja ishte e ndarë me tanimë të ndjerin si shkak i problemeve të vazhdueshme që kishin në mes .

    Adonis Demiri ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan edhe si përdorues i narkotikëve dhe si i ngarkuar me disa vepra të tjera penale.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • It’s still not known how three months old babies were killed, and 27-year-old family puts their picture on the scene in Demaj.

    The municipality of Gjilan is one of the most shocked countries recently. All of this because in 20 days, five people have lost their lives in a tragic way.

    yesterday’s murder was one of the most serious cases, as the victims were a three-month-old baby and her father, 27-year-old Adonis Demiri.

    The signal newspaper reported the victim’s identity last night, Adonis Demiri, as well as the suspected person in the case, his father, Brahim Demiri.

    The case occurred in the village of Demajj in Gjilan, where numerous family members and friends have begun to meet there today.

    The family has only opened the doors for those who go for condolences, until Kosovo Police have arrested the family head, Brahim Demiri.

    According to the same police, it is suspected of serious murder and he is currently under ban.

    Gjilan police as well as the Founding Prosecutor in this municipality have not detailed the case — they have not even shown how the murder was carried out, by what means, or by how the two higher lives were separated.

    News.net reported yesterday first on the case and on that the baby was staying with the father, since the woman was already separated from the deceased as a result of the continuing problems between them.

    Adonis Demiri was known for security and investigative authorities in Gjilan as both narcotics users and as in charge of several other criminal acts.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kek me kungull dhe kanellë, ëmbëlsira e shijshme që duhet ta provoni këtë vjeshtë

    Kek me kungull dhe kanellë, ëmbëlsira e shijshme që duhet ta provoni këtë vjeshtë

    Kungulli nuk përdoret vetëm për supa dhe gatime të kripura, por edhe për ëmbëlsira të mrekullueshme. Një nga recetat më të pëlqyera të stinës është keku me kungull dhe kanellë, i cili dallohet për butësinë, aromën dhe shijen e tij të veçantë.

    Kjo ëmbëlsirë përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe është ideale për t’u shërbyer në mëngjes, pasdite me kafe ose si një ëmbëlsirë pas darkës.

    Përbërësit:

    • 300 gramë kungull i zier dhe i bërë pure
    • 3 vezë
    • 180 gramë sheqer
    • 120 ml vaj luledielli
    • 250 gramë miell
    • 1 pako pluhur për pjekje (10–12 gramë)
    • 1 lugë çaji kanellë
    • 1 pako vanilje
    • Një majë luge kripë
    • Sheqer pluhur për dekorim

    Përgatitja:

    Fillimisht, kungulli qërohet, pritet në copa dhe zihet derisa të zbutet. Më pas shtypet me pirun ose bluhet derisa të krijohet një pure e njëtrajtshme. Lihet të ftohet.

    Në një enë të madhe rrihen vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e lehtë dhe kremoze. Shtohet vaji dhe pureja e kungullit, duke i përzier mirë.

    Në një enë tjetër bashkohen mielli, pluhuri për pjekje, kanella, vanilja dhe kripa. Përbërësit e thatë shtohen gradualisht te masa e lëngshme dhe përzihen derisa të krijohet një brumë homogjen.

    Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj dhe piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për rreth 40–45 minuta.

    Për të kontrolluar nëse keku është pjekur, shpohet në mes me një kruajtëse dhëmbësh. Nëse del e pastër, keku është gati.

    Pasi të ftohet, spërkatet me sheqer pluhur dhe pritet në feta.

    Rezultati është një kek i butë, aromatik dhe plot shije, ku kungulli dhe kanella krijojnë kombinimin perfekt për ditët e vjeshtës.

    Burimi: Dukagjini

  • Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

    Pesë shenja të zodiakut do të jenë më me fat se të tjerat këtë javë

    Kjo javë pritet të jetë veçanërisht e favorshme për pesë shenja të horoskopit.

    Sipas parashikimeve astrologjike, ato mund të përballen me mundësi të reja në dashuri, marrëdhënie dhe karrierë.

    Disa do të kenë rastin të zgjidhin mosmarrëveshje të vjetra, ndërsa të tjerë mund të krijojnë njohje të reja ose të bëjnë përparim në planet e tyre.

    Fillimi i javës sjell energji optimiste, ndërsa Hëna në Virgjëreshë më 3 nëntor favorizon bisedat e sinqerta dhe sqarimin e situatave të paqarta. Më 5 nëntor, Hëna në Peshore pritet të sjellë më shumë harmoni në marrëdhënie.

    Luani

    Luanët do të kenë më shumë energji dhe vetëbesim, ndërsa mund të shohin përparim edhe në aspektin financiar. Kjo periudhë i nxit të tregohen më të kujdesshëm me paratë dhe të mendojnë për qëllimet afatgjata.

    Fundjava do të jetë e favorshme për shoqërim dhe afrimin me njerëzit e rëndësishëm. Megjithatë, duhet të kenë kujdes në komunikim, pasi padurimi mund të shkaktojë keqkuptime.

    Virgjëresha

    Virgjëreshat mund të ndiejnë më shumë dëshirë për t’u hapur emocionalisht. Bisedat e sinqerta mund të ndikojnë pozitivisht në marrëdhëniet e tyre, ndërsa beqarët mund të tregohen më të gatshëm për njohje të reja.

    Fundjava favorizon shoqërimin dhe zbulimin e aktiviteteve të reja. Në të njëjtën kohë, kjo është një periudhë e mirë për të rishikuar vendimet financiare dhe për të organizuar më mirë shpenzimet.

    Peshorja

    Peshoret mund të kenë mundësi të rregullojnë marrëdhënie të tensionuara, të rilidhin miqësi të vjetra dhe t’u kushtojnë më shumë kohë njerëzve të afërt.

    Edhe në aspektin financiar mund të shfaqen zhvillime pozitive, ndërsa planet e reja mund t’u japin më shumë siguri.

    Në punë, kjo është një periudhë e përshtatshme për të treguar aftësitë dhe për të shqyrtuar mundësi të reja. Megjithatë, nuk duhet të lënë pas dore pushimin.

    Për Akrepët, java mund të sjellë sfida, por edhe mundësi për të kuptuar më mirë veten dhe përparësitë e tyre. Në punë mund të marrin këshilla të vlefshme, ndaj është mirë të mos i shpërfillin kritikat.

    Gjithashtu, mund të ndiejnë nevojën të largohen nga marrëdhëniet ose situatat që u marrin energji.

    Fundjava është moment i mirë për t’u përqendruar te vetja, për të pushuar dhe për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.

    Shigjetari

    Shigjetarët mund ta ndiejnë këtë javë si një pikë kthese, edhe pse në fillim mund të mos jenë të sigurt për drejtimin që duhet të ndjekin. Këshillohet të mos nxitojnë me vendime të rëndësishme, sidomos në punë dhe në planet afatgjata.

    Mesjava i nxit të mendojnë për karrierën dhe për atë që i përmbush vërtet. Bisedat me miqtë mund t’u sjellin ide të reja ose një këndvështrim tjetër për problemet që i shqetësojnë. Deri në fund të javës, mund të gjejnë zgjidhje për një çështje të pazgjidhur ose të zbulojnë një aktivitet që u rikthen motivimin. /Telegrafi/

  • ​Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

    ​Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

    Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u diskutua mbi veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin tragjik më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai po ashtu tha se pret që puna e komisionit të mos politizohet, raporton KosovaPress.

    “E kujtojmë që vrasja e Arlinda Zekajt është alarm për të gjithë ne dhe prandaj qëllimi është se ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, është komision që nuk do të bëjë raport politik, por do të bëjë raport mbi bazën e fakteve. Duke thënë për vete, si njëri prej jush, pres që secili të ketë synim të njëjtë, të mos e politizojmë komisionin, por ta kryejmë punën që na është besuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha Ramadani.

    Arlinda Zekiaj’s murder, Ramadani: Parliamentary Investigation Commission to Work on Fact Based

    Ramadani njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.

    “Asnjë grua në Kosovë nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi që është drejtuar shtetit për ndihmë dhe asnjë institucion nuk duhet të jetë mbi përgjegjësinë që e ka për të mbrojtur jetën e secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Nënkryetar i komisionit hetimor është Adnan Rrustemi. Anëtarët janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, që të gjithë nga VV, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili LDK, Jovana Radosavleviq Lista Serbe, Emilia Rexhepi nga Grupi Multietnik.

    Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. /kp/

  • Arlinda Zekiaj’s murder, Ramadani: Parliamentary Investigation Commission to Work on Fact Based

    Arlinda Zekiaj’s murder, Ramadani: Parliamentary Investigation Commission to Work on Fact Based

    Today, the parliamentary investigative commission for the murder of Arlinda Zekij has been dedicated. At the first meeting of this commission, actions and institutional inactions regarding the tragic case of October 25th in Vitomirica of Pec were discussed.

    Commission Chairman Burim Ramadani has publicly pledged that the commission will work on facts and real arguments on the murder of Arlinda Zekaj. He also said he expects the commission’s work not to be politicised, Kosovas Press reports.

    WE remember that the murder of Arlinda Zekaj is an alarm for all of us, and therefore the goal is that this commission will work on the basis of facts, evidence and concrete responsibilities. This commission is not a farce, it is a commission that will not make a political report, but will report on the basis of facts. Saying for ourselves, as one of you, I expect everyone to have the same goal, not to politicise the commission, but to do the work entrusted to us by the Parliament of Kosovo, Ramadani said.

    Arlinda Zekiaj’s murder, Ramadani: Parliamentary Investigation Commission to Work on Fact Based

    Ramadani announced that three phases, the phase of investigations involving collection of evidence, investigation assessment and preparation of the final report are involved in the commission.

    No woman in Kosovo should remain vulnerable because the state is headed for aid and no institution should be above the responsibility it has to protect the lives of every citizen of the Republic of Kosovo, he said.

    The deputy chairman of the investigative commission is Adnan Rrustemi. Members are Armenmen Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelina Trshani, all from VV, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Unakman from the PDK, Doarsa Kica-Jali LDK, Jovana Radosavevq Serbian List, Emilia Rexhepi from the Multiethnic Group.

    Arlinda Zekiaj was killed in Vitomirica, Peja, on October 25th, by her brother-in-law. 11 police officials have been suspended in connection with the case. Also, chief prosecutor and Peja prosecutor have been suspended, while resigning has been Kosovo Police Director Gazmend Hoxha. /kp/

  • ​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

    ​Gjendja në shkolla cilësohet alarmante, kërkohet pakt nacional në arsim

    Financimi i pamjaftueshëm, sfidat në zbatimin e kurrikulës, cilësia e mësimdhënies dhe ndërlidhja e shkollimit me tregun e punës janë ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë tryezës së Komisionit parlamentar për Arsim ku u diskutua për sfidat dhe prioritetet e arsimit parauniversitar.

    Përderisa përfaqësuesit institucionalë kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për përmirësimin e sistemit, ekspertët vlerësojnë se gjendja është alarmante dhe kërkon një pakt nacional për arsimin, raporton KosovaPress.

    Në diskutimin që u mbajt të hënën, zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, theksoi se strategjia arsimore duhet të trajtohet si përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, komunave, shkollave, shoqërisë civile dhe prindërve.

    Ai bëri të ditur se mësimi tërëditor aktualisht zbatohet vetëm në Prishtinë dhe Kamenicë, ndërsa zgjerimi i tij kërkon përgatitje infrastrukturore dhe përshtatje të kurrikulës.

    “Aktualisht janë dy komuna që po e zbatojnë këtë politikë. Është komuna e Prishtinës dhe e Kamenicës. Ne duhet të sigurohemi që t’i marrim mësimet prej këtyre dy komunave, në mënyrë që të mos i bëjmë gabimet e njëjta. Gabime të tjera mund të bëjmë, por të njëjtat s’kemi nevojë. Dhe, për këtë, padyshim që do të kemi komunikim dhe bashkëpunim me komunat, dhe pastaj nëse kemi bashkëpunim me komunat, që arsimi tërëditor është mënyra më e mirë e organizimit në shkolla, atëherë në duhet të flasim edhe për infrastrukturën por edhe herë në duhet të flasim edhe për infrastrukturën por edhe kurrikulën që e mbështet një politikë të tillë… Ne tashmë jemi duke punuar në hartimin e një protokolli të ndërtimit të shkollave, të cilit duhet t’i binden të gjitha investimet e reja, krijimit apo adaptimit në infrastrukturën ekzistuese”, tha Kryeziu.

    Duke folur për arsimin profesional, ai njoftoi se aktualisht ekzistojnë 16 profile të arsimit dual dhe se pritet të shtohen të tjera. Kryeziu kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me bizneset, në mënyrë që shkollat profesionale t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

    “Na duhet bashkëpunim më i afërt me sektorin privat, për shkak se ata janë, si të themi, dera e parë e pranimit dhe adresa e parë e tregut të punës, dhe investimet në shkolla duhet të bëhen në atë drejtim që shkollat sa më shumë t’iu ngjajnë ndërmarrjeve e më pak shkollave konvencionale të cilat i njohim ne”, u shpreh ai.

    Megjithatë, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, paralajmëroi se zgjerimi i mësimit tërëditor paraqet sfidë serioze financiare për komunat, veçanërisht sa i përket punësimit të mësimdhënësve.

    “E para është çështja e financimit, buxheti. Konsideroj se ka nevojë për një adreism të qartë në raport me rrethanat aktuale. Kur e përmendim këtu. E para është në lidhje me rekrutimin e mësimdhënësve, veçanërisht kur shkojmë drejt rrugës së mësimit tërëditor, që është e papërballueshme për secilën komunë dhe secilin drejtor”, u shspreh ai.

    Drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti, ka kërkuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse që tejkalon interesat politike, duke paralajmëruar se situata kërkon ndërhyrje urgjente.

    Ai ka përmendur edhe studimet sipas të cilave 85 për qind e nxënësve nuk e kanë të zhvilluar mendimin kritik.

    “Ka ardhë koha që ta shpallim një pakt nacional për arsimin, që i tejkalon interesat e ngushta qoftë partiake apo çfarëdo grupacioni tjetër i cili ka pushtet… Situata në arsim është urgjente. Më jepet përshtypja se edhe shpallja si prioritet qeveritar nuk mjafton. Gjendjen e kemi alarmante, nëse iu beosjmë këtyre studimeve. Nuk e di që Kosova e ka një vizion se çfarë qyteti don me pasë”, tha Ahmeti.

    Edhe kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, vlerësoi se Kosova po përballet me një krizë të vazhdueshme. Përgatitja e mësimdhënësve, zbatimi i kurrikulës dhe rezultatet në testin ndërkombëtar PISA ishin disa nga çwshtjet qw Hoxhaj vuri nw theks.

    “Arsimi është në një situatë krize permanente dhe të vazhdueshme, në sukseset dhe sfidat të cilat e përcjellin fushën tonë të arsimit, me reforma dhe debate të cilat do të duhet të ndodhin në fushën e arsimit… E di që nuk ka pasur debat të mirëfillt për strategjinë 2021-2026 dhe sa është zbatu, cili do të duhej të jetë bilanci… Ajo se çfarë ndodh në shkollat tona varet shumë prej asaj se kush është mësuesi në klasë, nga ajo se sa është i përgatitur mësuesi në klasë, nga ajo se sa paguhet mësimdhënësi në klasë, dhe ajo çka ndodh me procesin mësimor.

    Ngjashëm është një debat permanent sa i përket zbatimit të korrikulimit të ri, që është prej më modernëve. Ende ballafaqohemi me një mësimdhënie ku shumë të rinj më shumë mësojnë përmendësh sesa që marrin shkathtësi nga ky korrikulum. Debat i gjerë është çështja e PISA-s, e cila jo pse është vlerësim i jashtëm por i shpërfaq në mënyrë serioze problemet në fushën e arsimit, sikurse çështja e teksteve shkollore, që është një çështje permanente e deri te tema e ndërlidhjes së arsimit në tregun e punës. E deri te çështja e Këshillit të prindërve”, tha ai.

    Në anën tjetër, Osman Buleshkaj nga Instituti Pedagogjik i Kosovës ngriti shqetësimin për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit arsimor, duke theksuar se pjesa dërrmuese e mjeteve shpenzohet për paga, ndërsa investimet për përmirësimin e mësimdhënies mbeten sfidë.

    “E kemi një hendek ndërmjet politikave të hartuara dhe zbatimit konkret në klasë. Çështjen e arsimit veç e përmendëm, 80 për qind e buxhetit shkon për paga. Si mund të presim përmirësim në nivel klase kur 80 për qind shkon për paga në sistemin e arsimit. Pra, nevoja për një sistem më efikas të arsimit është imediate para çdo vendimi që do të merr Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

    Edhe nga folësit që folën në vijim, doli në pah nevoja për koordinim më të madh ndërinstitucional, financim të qëndrueshëm dhe reforma që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimit, përtej hartimit të strategjive dhe politikave arsimore. /kp/

  • Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

    Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

    Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

    Haradinaj ka kujtuar kontributin e dy atdhetarëve, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë frymëzim për brezat që luftuan për çlirimin e Kosovës.

    “Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

  • Përballja e Marvel zhvendoset në Shell: Hulk, Spider-Man dhe Iron Man kundër Dr. Doom

    Përballja e Marvel zhvendoset në Shell: Hulk, Spider-Man dhe Iron Man kundër Dr. Doom

    Hulk, Spider-Man, Iron Man dhe Dr. Doom kanë mbërritur në pikat e Shell në Kosovë, këtë herë në formën e makinave të telekomanduara që sjellin universin Marvel edhe më afër adhuruesve.

    Nga 1 nëntori 2026, në pikat e Shell janë në dispozicion katër modele të ndryshme, të inspiruara nga personazhet e njohura të Marvel.

    Për ta marrë njërën prej tyre, mjafton të furnizoheni në Shell me 20 euro ose më shumë me V-Power Benzin, Diesel ose Racing. Pas furnizimit, klientët kanë mundësi ta blejnë modelin e zgjedhur për 19.99 euro.

    Rruga drejtë koleksionit të Marvel tash u bë edhe më e shkurtër. Me pikën më të re të Shell tek Qafa, në qendër të Prishtinës, heronjët tuaj janë edhe më afër.

    Makinat Marvel nuk mund të blihen veçmas pa furnizimin e kërkuar, ndaj një ndalesë për karburant në Shell mund të përfundojë edhe me Hulk, Spider-Man, Iron Man apo Dr. Doom në koleksionin tuaj.

    Secila makinë vjen me dizajn të frymëzuar nga personazhi përkatës dhe mund të telekomandohet përmes telefonit. Kontrolli bëhet me aplikacionin përkatës, ndërsa mënyra e aktivizimit dhe lidhjes shpjegohet hap pas hapi në udhëzimet brenda paketimit.

    Koha e këtij koleksioni vjen edhe në prag të rikthimit të madh të Marvel në kinema me “Avengers: Doomsday” dhe që tashmë po tërheq vëmendjen e fansave të universit Marvel.

    Furnizohuni me të paktën 20 euro me Shell V-Power Benzin, Diesel ose Racing dhe zgjidhni makinën tuaj Marvel për 19.99 euro.

    Hulk, Spider-Man, Iron Man apo Dr. Doom – cilin do ta nisnit të parin në garë direkt nga SHell Kosova?


  • Seanca e ardhshme e Kuvendit të enjten nga ora 12:00

    Seanca e ardhshme e Kuvendit të enjten nga ora 12:00

    Kështu ka bërë me dije shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

    “U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, theksoi Tahiri.

    Burimi: RTKLive