Category: Lajme

  • Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA

    Kosova ka kampionin e saj, Elias Krasniqi fiton turneun dhe siguron biletën për në SHBA

    Elias Krasniqi ka triumfuar në edicionin e turneut Red Bull Wings Cup në “EA SPORTS FC 27”, duke u shpallur kampion i Kosovës dhe njëkohësisht siguruar pjesëmarrjen në finalen botërore që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Turneu u zhvillua të dielën në Prishtina Mall, në organizim të Red Bull Kosovës në bashkëpunim me Xportale Sports, ku 16 finalistët më të mirë garuan për trofeun dhe mundësinë për ta përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare.

    Në finalen e madhe, Krasniqi doli fitues ndaj Sead Llazanit, duke siguruar kështu biletën për në Miami të Floridës, ku do të përballet me kampionët e vendeve të tjera.

    Gara u zhvillua në formatin e eliminimit direkt, ndërsa përveç përballjeve në EA SPORTS FC 27, organizatorët kishin përgatitur edhe aktivitete muzikore dhe argëtuese për të pranishmit.

    Finalja botërore e Red Bull Wings Cup është planifikuar të mbahet në janar të vitit 2027, në Nu Stadium të Miamit, ku do të përcaktohet kampioni i parë botëror i këtij kompeticioni. Data e saktë e ngjarjes ende nuk është konfirmuar./Telegrafi/

  • Stuhia Agneta shkaktoi përmbytje – pamje të kaosit të krijuar në disa pjesë të Greqisë

    Stuhia Agneta shkaktoi përmbytje – pamje të kaosit të krijuar në disa pjesë të Greqisë

    Stuhia Agneta shkaktoi përmbytje dhe ndërprerje të aktivitetit në disa pjesë të Greqisë të hënën, duke shkaktuar një alarm emergjence në ishullin e Rodosit në Egjeun juglindor dhe mbylljen e shkollave në dy rrethe komunale.

    Shërbimi i Zjarrfikësve tha se qendra e saj e operacioneve kishte marrë 28 thirrje për ndihmë në Samos, një ishull në Egjeun lindor, ku ekipet kryen 10 operacione pompimi uji, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.

    Siç theksohet më tej, një alarm emergjence u dërgua banorëve dhe vizitorëve në Rodos rreth orës 3:30 të mëngjesit të hënën, duke paralajmëruar për rritje të niveleve të ujit dhe përmbytje në zonën e Arkangjelosit pas reshjeve të dendura të shiut.

    Mbrojtja Civile u bëri thirrje njerëzve të kufizojnë udhëtimet dhe të ndjekin udhëzimet nga autoritetet.

    Mjetet zjarrfikëse të pajisura për t’iu përgjigjur përmbytjeve u vendosën në të gjithë zonën.

    Shkollat në rrethet komunale të Arkangjelosit dhe Afantou u mbyllën të hënën për shkak të motit të keq.

    Bashkia e Rodosit tha se vendimi u mor për të mbrojtur nxënësit dhe mësuesit dhe për të parandaluar udhëtimet e panevojshme.

    Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) përditësoi buletinin e tij të motit të keq, të lëshuar fillimisht të shtunën, duke paralajmëruar për shira të dendur dhe stuhi deri të martën, veçanërisht në Greqinë perëndimore dhe veriore dhe në Egjeun lindor.

    Breshër lokal është gjithashtu i mundur gjithashtu. /Telegrafi/

  • Tri ditë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore

    Tri ditë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore

    Tri ditë në Emergjencën e QKUK-së, mbi 900 pacientë marrin ndihmë mjekësore

    Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar gjithsej 918 shërbime emergjente gjatë datave 30 dhe 31 janar dhe 1 shkurt 2026.

    Sipas raportit të publikuar nga SHSKUK-ja, 215 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 319 në Emergjencën Internistike, 166 në Emergjencën Kirurgjike dhe 181 në Emergjencën Ortopedike.

    Ndërkaq, 37 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël.

    Në total, gjatë këtyre tri ditëve, në Klinikën Emergjente janë ofruar 918 shërbime për pacientët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Three days at QKUK Emergency, over 900 patients receive medical assistance

    Emergency Clinic of the University Clinical Centre of Kosovo ( The KKUK has provided a total of 918 emergency services during January 30th and January 31st and February 1, 2026.

    According to the report published by USKKUK, 215 patients have been treated in Reaniment, 319 in Internistic Emergency, 166 in the Surgery Emergency and 181 in the Orthopedic Emergency.

    Meanwhile, 37 patients have received services at the Little Hall.

    Over the course of three days, 918 services to patients have been offered at the Emergency Clinic.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mbi 21 mijë foshnja lindën në Kosovë për nëntë muaj

    Mbi 21 mijë foshnja lindën në Kosovë për nëntë muaj

    Mbi 21 Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 10 mijë e 993 ishin meshkuj, ndërsa 10 mijë e 143 femra.

    Muaji korrik shënoi numrin më të lartë të lindjeve, me 2 mijë e 691 foshnja. Pas tij renditet shtatori me 2 mijë e 596 lindje, ndërsa në gusht u regjistruan 2 mijë e 500 lindje.

    Në anën tjetër, shkurti ishte muaji me numrin më të ulët të lindjeve, me gjithsej 2 mijë e 2 foshnja.

    Të dhënat tregojnë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar mesatarisht rreth 2 mijë e 348 lindje në muaj.

    Burimi: RTKLive

  • More than 21 thousand babies were born in Kosovo for nine months

    Over 21 of the total number of births, 10,000 and 993 were males, and 10 thousand and 143 females.

    The month of July marked the highest number of births, with 2 thousand and 691 babies. Next, September is ranked 2 thousand 596 east, while 2 thousand and 500 were registered in August.

    On the other hand, February was the month with the lowest number of births, with a total of 2 thousand and 2 babies.

    The data shows that during the first nine months of 2026, an average of about 2 thousand and 348 births per month have been recorded in Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Londra bëhet gati për magjinë e Harry Potter, më 4 nëntor hapet dyqani gjigant në Oxford Street

    Londra bëhet gati për magjinë e Harry Potter, më 4 nëntor hapet dyqani gjigant në Oxford Street

    Londra po përgatitet të mirëpresë një atraksion të ri që pritet të tërheqë adhuruesit e Harry Potter nga vende të ndryshme të botës. Më 4 nëntor 2026, në rrugën e famshme Oxford Street, do të hapet dyqani më i madh zyrtar i Harry Potter në Mbretërinë e Bashkuar.

    Dyqani i ri do të shtrihet në më shumë se 21 mijë metra katrorë dhe do të ketë dy kate, të projektuara për t’i transportuar vizitorët në botën magjike të Diagon Alley.

    Vizitorët do të kenë mundësi të shohin një dragua gjigant të frymëzuar nga banka Gringotts, autobusin e famshëm Knight Bus në përmasa reale dhe ambiente të veçanta të frymëzuara nga filmat.

    Një tjetër veçori do të jetë hapësira e frymëzuar nga Leaky Cauldron, ku do të ofrohen pije dhe ëmbëlsira tematike, përfshirë Butterbeer.

    Dyqani do të ofrojë gjithashtu produkte ekskluzive, suvenire, shkopinj magjikë dhe artikuj të personalizuar për fansat e sagës.

    Hapja e këtij atraksioni vjen në një periudhë kur Londra po përgatitet për sezonin festiv të fundvitit, duke i dhënë qytetit një tjetër arsye për të tërhequr turistë dhe adhurues të universit të Harry Potter.

    Për shumë vizitorë, Oxford Street pritet të bëhet një nga ndalesat e reja gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik.

    Burimi: Dukagjini

  • Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

    Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

    Se projektbuxheti do të procedohet këtë të hënë në Kuvend e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij, të mbajtur të shtunën.

    Me atë rast, Kurti kishte përmendur edhe investimet kapitale, për të cilat kishte thënë se do të kalojnë shumën prej një miliard eurosh.

    Ndërkohë, Qeveria është përballur me kritika nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët e kanë akuzuar për shkelje të afatit ligjor për procedimin e projektbuxhetit të vitit 2027.

    Pas mbledhjes së sotme pritet të bëhen të ditura vendimet dhe detajet e projektbuxhetit që do t’i procedohet Kuvendit për shqyrtim./Telegrafi/

  • Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj mjekut në Ferizaj

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj mjekut në Ferizaj

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 00:35, në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar të QKMF-së, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.

    I dyshuari E.J. dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjekun kujdestar F.F., pasi kishte sjellë babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dukshme të dehur, për të marrë ndihmë mjekësore.

    Gjatë trajtimit të pacientit, i dyshuari dyshohet se ka ndërhyrë dhe ushtruar presion ndaj personelit mjekësor. Pasi i është kërkuar të largohet nga dhoma për të mundësuar trajtimin e papenguar, ai ka refuzuar dhe më pas e ka goditur mjekun me grusht në pjesën e majtë të fytyrës.

    Prokuroria bën të ditur se ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas nenit 402, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Burimi: RTKLive

  • Banned custody of doctor attack on Ferizaj

    According to the prosecution’s announcement, the case occurred on November 1st 2026, about hour 5, at QKMF’s Primar Emergency Service facilities on Ralmadan Rexhepi street.

    Suspect E.J. He was allegedly physically assaulted by physician F.F., after bringing his father, who was evidently drunk to get medical attention.

    During patient treatment, the suspect allegedly intervened and exerted pressure on medical personnel. After being asked to leave the room to enable unhindered treatment, he has refused and then punched the doctor to the left of his face.

    The prosecution suggests that there is a suspicion about the suspects based on the commission of criminal action against the official person, according to Article 402, paragraph 1 of the Republic of Kosovo Penal Code.

    The suspect is on hold for 48 hours, with the State Prosecutor’s decision, while the request for the detention assignment has been handed over to the Foundation Court in Ferizaj.

    Source Layer: RTKLive