Category: Lajme

  • Iran says it is considering a two-day plan for reopening Hormuz Strait

    On Monday, Iran declared it is willing to reopen Hormuz Strait within two days, if the US accepts its terms; earlier, a week-long deadline was proposed.

    The possibility of implementing this plan within two days is another indicator of Iran’s trustful approach, Foreign Ministry spokesman Esmaeil Baghaei said.

    We have stated that, if Iran’s demands are met, it will be possible to restore security in the Strait of Hormuz and resume the negotiation process within a short period.

    He announced that messages are being exchanged with the United States through mediators and that everything depends on accepting Iranian demands from the American side.

    Only then can we discuss further phases.

    Since the outbreak of war in the Middle East in late February, Iran has claimed control over the Strait of Hormuz, a vital artery to energy transport.

    Iran often targets ships trying to cross the strait without its authorization, while the US, in response, has imposed a maritime blockade on Iranian ports.

    In September, Iran first proposed a seven-day plan that it forwarded to the US through Qatar, under which Tehran would reopen the strait on the sixth day, after the US had met Iranian requirements.

    These requirements include: Ending the Middle East war on all fronts, unlocking Iranian assets abroad, removing sanctions on the oil sector and ending the American naval blockade.

    Since August, Washington has imposed a new wave of sanctions, part of what it has called Iran’s economic responsibility.

    In recent days, the United States and Israel have also stepped up threats of relaunching Iran’s attacks at a time when the two countries are facing crucial elections.

    On Saturday, US President Donald Trump declared he still has to deal with one or two objectives, including APUekaxe Mountain (Pickaxe Mountain) in central Iran a country allegedly linked to the nuclear programme, although Tehran denies it.

    Every act of aggression against Iran, any military attack on Iran with any means it may face a powerful, immediate and comprehensive response on our part, Baghaei said during a foreign ministry briefing Monday. /Telegraph/

  • Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

    Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

    Asgjësimi është kryer më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar dhe në përputhje me Ligjin për Ushqim.

    Sipas evidencës së operatorit, produktet e asgjësuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit, si dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

    Këto masa vijnë pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut.

    AUV ka bërë të ditur se procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera të produkteve po vazhdon. Vëmendje e veçantë po i kushtohet produkteve tek të cilat janë konstatuar ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

    Produktet që identifikohen si të papërshtatshme për konsum njerëzor do t’i nënshtrohen ndalimit të shitjes, tërheqjes nga tregu dhe asgjësimit.

    Agjencia ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e gjurmueshmërisë, dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e tregtimit të produkteve të papërshtatshme për konsum.

    Burimi: RTKLive

  • It destroys 1,226 pounds of meat products, continues tracking

    The extermination was carried out on October 30th 2026, under the supervision of AUV inspectors, in the implementation of the Veterinary Inspectorate and in accordance with the Food Law.

    According to the operator’s evidence, waste products include lungs and chicken thighs, chicken meat, beef, beef and other meat products, as well as other food items.

    These measures come after the AUV’s initial order to stop the sale, withdraw from the market and eliminate 3,130kg of frozen chicken thighs, after completing the presence of mold.

    AUV has indicated that the process of tracking and collecting other amounts of products is continuing. Special attention is being given to products in which changes in organoleptic qualities, including the presence of mold, have been found.

    Products identified as inappropriate for human consumption will be subjected to the ban on sales, market withdrawal and annihilation.

    The agency has stressed that it will continue monitoring the process, verification of traceability, import documentation, conservation conditions and cooling chain, aimed at protecting consumer health and preventing trade in inadequate consumer products.

    Source Layer: RTKLive

  • Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

    Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

    Rajonet e mbuluara me akull në Tokë po përballen me rrezikun e dëmtimeve të pakthyeshme, nëse ngrohja globale kalon për një periudhë të gjatë kufirin prej 1.5 gradësh Celsius, paralajmërojnë shkencëtarët në një raport të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

    Sipas studimit, shkrirja e akullnajave në Grenlandë dhe Antarktidë po ndodh rreth gjashtë herë më shpejt se në vitet 1990, ndërsa pasojat mund të vazhdojnë edhe nëse temperaturat globale ulen sërish.

    Raporti është përgatitur nga 80 shkencëtarë, në bashkëpunim me Iniciativën Ndërkombëtare për Klimën e Kriosferës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

    Ekspertët paralajmërojnë se humbja e akullit polar mund të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve, duke kërcënuar qindra miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare. Shkrirja e ngricave të përhershme mund të çlirojë gjithashtu gazra që përshpejtojnë më tej ngrohjen e planetit.

    Sipas raportit, edhe një tejkalim i përkohshëm i kufirit 1.5°C mund të shkaktojë ndryshime që do të kërkonin shekuj ose mijëvjeçarë për t’u rikuperuar.

    Shkencëtarët theksojnë se ulja e emetimeve të gazrave serrë mbetet vendimtare për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur ekosistemet e akullta të Tokës.

    Raporti vjen në prag të konferencës së ardhshme të Kombeve të Bashkuara për klimën, ku pritet që shtetet të diskutojnë masa të reja për përballimin e krizës klimatike.

    Burimi: Dukagjini

  • Melting polar ice accelerates, scientists warn long – term effects on Earth

    The ice-covered regions on Earth are facing the risk of irreversible injuries, if global warming crosses a long range of 1.5 degrees Celsius, scientists warn in a report supported by the United Nations.

    According to the study, the melting of glaciers in Greenland and Antarctica is taking place about six times as early as the 1990s, and the effects can continue even if global temperatures decline again.

    The report is prepared by 80 scientists, in collaboration with the International Initiative for the Criosphere Climate and the United Nations Environment Programme.

    Experts warn that the loss of polar ice could cause rise in sea levels, threatening hundreds of millions of people living in coastal areas. The decay of permafrosts can also release gases that further accelerate the warming of the planet.

    According to the report, even a temporary crossing of the 1.5 °C could cause changes that would take centuries or millenniums to recover.

    Scientists point out that lower greenhouse gas emissions remain crucial to limit damage and protect earth’s icy ecosystems.

    The report comes on the eve of the upcoming United Nations climate conference, where states are expected to discuss new measures to cope with the climate crisis.

    Source Layer: Dukeagini

  • Stërvitje 15-minutëshe pa pajisje për ditët kur nuk keni kohë për palestër

    Stërvitje 15-minutëshe pa pajisje për ditët kur nuk keni kohë për palestër

    Edhe kur nuk keni kohë për palestër, mund të bëni një stërvitje të dobishme në shtëpi.

    Mjaftojnë 15 minuta dhe pak hapësirë në dhomë për të aktivizuar grupet kryesore të muskujve, pa pasur nevojë për pesha apo pajisje.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon 150–300 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, si dhe ushtrime për forcimin e muskujve të paktën dy ditë.

    Sipas ekspertëve, edhe periudhat e shkurtra të aktivitetit fizik kanë rëndësi, sidomos për personat që kalojnë shumë kohë ulur.

    Stërvitja 15-minutëshe

    Filloni me tri minuta nxehje, duke ecur në vend dhe duke lëvizur lehtë krahët e këmbët. Më pas, bëni gjashtë ushtrimet e mëposhtme për 40 sekonda secilin, duke pushuar 20 sekonda mes tyre. Përsëriteni qarkun dy herë.

    Ulje këmbësh (squat): Ulni vithet sikur të uleni në karrige, duke mbajtur shpinën drejt.

    Pompime: Mund t’i bëni me gjunjët në dysheme ose duke u mbështetur në mur.

    Lunges: Bëni hapa përpara duke alternuar këmbët dhe duke mbajtur trupin drejt.

    Ngritje të vitheve: Shtrihuni në shpinë, përkulni gjunjët dhe ngrini vithet nga dyshemeja.

    Plank: Mbështetuni në parakrahë dhe gishta, duke mbajtur trupin në vijë të drejtë.

    Kërcime me hapje të krahëve dhe këmbëve: Nëse nuk dëshironi të kërceni, bëni të njëjtën lëvizje duke hapur këmbët me radhë.

    Teknika ka më shumë rëndësi se shpejtësia. Bëni më pak përsëritje, por me lëvizje të sakta. Kur ushtrimet të bëhen më të lehta, mund ta zgjasni kohën e aktivitetit, të shkurtoni pushimet ose të shtoni një raund tjetër.

    Kjo rutinë mund të përsëritet dy deri në tri herë në javë. Personat me sëmundje kronike, probleme me zemrën, lëndime ose gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të fillojnë një program të ri ushtrimesh. /Telegrafi/

  • Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

    Ishte pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit i nis negociatat me Barcelonën

    Barcelona vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në përpjekje për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, gjiganti katalunas ka rikthyer interesimin për qendërmbrojtësin italian, i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv.

    Barcelona kishte tentuar ta siguronte transferimin e Bastonit edhe gjatë verës së kaluar, por marrëveshja nuk u realizua pasi trajneri Hansi Flick nuk dha miratimin përfundimtar.

    Megjithatë, italiani vazhdon të jetë në listën e dëshirave të drejtuesve të Barcelonës, të cilët synojnë ta përforcojnë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    Nga ana tjetër, Bastoni mbetet i entuziazmuar nga mundësia për t’u transferuar në Camp Nou, por dëshiron garanci të qarta sportive, veçanërisht nga trajneri Flick, për rolin që do të kishte në skuadër.

    Ndërkohë, Barcelona po planifikon një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e futbollistit, pasi Interi ka marrë një përgjigje negative për ofertën e rinovimit të kontratës. Mbrojtësi nuk e ka konsideruar të mjaftueshme propozimin e klubit italian.

    Interi kërkon rreth 70 milionë euro për kartonin e Bastonit, ndërsa Barcelona duhet fillimisht të realizojë një shitje të rëndësishme për të krijuar hapësirën e nevojshme financiare për transferimin e tij.

    Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028./Telegrafi/

  • Rriten të hyrat e Doganës së Kosovës, mbi 186 milionë euro të mbledhura gjatë tetorit

    Rriten të hyrat e Doganës së Kosovës, mbi 186 milionë euro të mbledhura gjatë tetorit

    Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro të hyra gjatë muajit tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas buletinit mujor të publikuar nga Dogana e Kosovës, në tetor të vitit 2025 të hyrat kishin arritur në 176.2 milionë euro, ndërsa këtë vit shuma është rritur në 186.6 milionë euro.

    Përveç rritjes së të hyrave, gjatë muajit tetor janë shënuar edhe disa zhvillime të tjera në aktivitetin doganor.

    Një ndër to ishte realizimi i eksportit të parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA, e cila synon të krijojë mundësi të reja për bizneset kosovare.

    Po ashtu, Dogana ka njoftuar për një operacion të Sektorit të Antikontrabandës, gjatë të cilit janë ndaluar 121 telefona celularë pa dokumentacionin përkatës.

    Një tjetër zhvillim ishte organizimi i punëtorisë së parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të programit Customs Programme, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të DG TAXUD.

    Në buletinin mujor, Dogana e Kosovës ka theksuar përkushtimin për forcimin e kontrolleve doganore, luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.

    Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

  • Shkundja e një foshnje mund të ketë efekte afatgjata, si ta përballoni të qarën

    Shkundja e një foshnje mund të ketë efekte afatgjata, si ta përballoni të qarën

    Dridhja mund të dëmtojë përgjithmonë trurin e një foshnje dhe shkaktari më i zakonshëm është e qara. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksojnë se e qara është normale dhe se një prind në një moment zemërimi mund ta lërë gjithmonë foshnjën në një vend të sigurt dhe të largohet nga dhoma.

    Sindroma e tronditjes së foshnjës është pjesë e një termi më të gjerë që mjekët e quajnë dëmtim abuziv në kokë. Sipas CDC-së, ndodh kur një foshnjë tundet me forcë ose goditet në një sipërfaqe të fortë, gjë që mund të shkaktojë gjakderdhje rreth trurit ose pas syve. Foshnjat nën një vjeç janë më të rrezikuara.

    Pse është kaq e rrezikshme dridhja?

    Pothuajse të gjitha foshnjat që vuajnë nga ky dëmtim kanë pasoja serioze dhe afatgjata. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) renditin probleme me shikimin dhe dëgjimin, vonesa në zhvillim dhe aftësi të kufizuara fizike. Deri në një në katër foshnja të tilla vdesin.

    Të qash është normale, por e lodhshme

    Dëmtimi më shpesh ndodh kur një prind ose kujdestar tjetër zemërohet ose bëhet i paduruar me të qarat e një foshnje. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) na kujtojnë se të qarat, madje edhe periudhat e gjata kur një foshnjë nuk mund të ngushëllohet, janë sjellje normale. Të qarat janë më intensive midis javës së katërt dhe të 20-të të jetës, dhe më pas gradualisht ulen ndërsa foshnja rritet.

    Programi britanik ICON, i drejtuar prindërve të të porsalindurve, i përmbledh këshillat në katër mesazhe: e qara është normale, qetësimi mund të ndihmojë, është në rregull të largohesh dhe të qetësohesh dhe një foshnjë nuk duhet të tundet kurrë.

    Çfarë duhet të bëni kur foshnja nuk ndalet së qari

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që prindërit së pari të përpiqen ta qetësojnë foshnjën: ta mbështillin atë, ta mbajnë pranë lëkurës së zhveshur, t’i japin një biberon, ta tundin butësisht, t’i këndojnë ose t’i flasin butësisht, ta çojnë për një xhiro me karrocë fëmijësh ose me makinë. Nëse foshnja qan për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, duhet të kontrolloni për shenja sëmundjeje.

    Kur një prind ndihet i zemëruar, gjëja më e rëndësishme është që së pari të qetësohet. Foshnja duhet të vendoset në një vend të sigurt, me shpinë në djep, të dalë nga dhoma dhe ta kontrollojë çdo pesë deri në dhjetë minuta. Ndihma mund të kërkohet nga një partner, i afërm, mik ose pediatër. Një foshnjë nuk duhet të lihet me një person që zemërohet lehtë ose ka qenë i dhunshëm më parë.

  • LEX | Gëzim Berishës i caktohet një muaj arrest shtëpiak nën dyshimin për dhunë në familje

    LEX | Gëzim Berishës i caktohet një muaj arrest shtëpiak nën dyshimin për dhunë në familje

    LEX | Gëzim Berishës i caktohet një muaj arrest shtëpiak nën dyshimin për dhunë në familje

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj Gëzim Berishës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

    Në arsyetimin e vendimit thuhet se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa masa është caktuar në pronën ku ajo nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

    Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Vushtrri që të zbatojë dhe verifikojë respektimin e kësaj mase, ndërsa në rast të moszbatimit nga i pandehuri, ta njoftojë menjëherë gjyqtaren e procedurës paraprake.

    Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali