Category: Lajme

  • Zgjedhjet e ndërmjetme mund t’i japin fund epokës së Trumpit - por, asnjëra palë nuk është gati për atë që vjen pastaj

    Zgjedhjet e ndërmjetme mund t’i japin fund epokës së Trumpit – por, asnjëra palë nuk është gati për atë që vjen pastaj

    Pavarësisht se vlerësimet për presidentin amerikan janë në nivelin më të ulët, zhbërja e trashëgimisë së tij do të jetë e vështirë, jo më pak sepse demokratët janë të çorganizuar.

    Burimi: The Guardian
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Të gjitha statistikat dhe sondazhet sugjerojnë një gjë: republikanët pritet të pësojnë një goditje të rëndë në zgjedhjet e ndërmjetme. Donald Trumpi e ka nivelin më të ulët të miratimit nga çdo president amerikan që hyn në zgjedhje të ndërmjetme – që nga Harry Trumani. Dhe, ai vazhdon të bjerë. Parashikohet që demokratët të fitojnë me një diferencë prej 11 pikësh në përqindje – lëvizja më e madhe në favor të ndonjë partie në pothuajse 20 vjet. Është e mundur që demokratët të marrin kontrollin e Senatit dhe të sigurojnë një shumicë të madhe në Kongres. Këto shumica do të sillnin ndryshim real, ndoshta duke vendosur më në fund mbikëqyrje mbi politikat që Trumpi solli gjatë mandatit të tij të dytë: zbatimin e ligjeve të emigracionit, mosmarrëveshjet tregtare, dobësimin e fuqisë federale punëtore, luftën me Iranin, pa përmendur korrupsionin e familjes së tij. Duket se batica po kthehet dhe një pyetje është në mendjen e të gjithëve: a po përfundon vërtet epoka e Trumpit?

    “Askush nuk flet para kohe”, shkroi David Wallace-Wells i New York Times-it, por: “Të gjitha shenjat që kemi sugjerojnë se, historike ose jo, këto zgjedhje të ndërmjetme ka të ngjarë të shënojnë fundin e një epoke politike”. Ajo që do ta zëvendësojë është një tablo shumë më e ndërlikuar në të cilën ShBA-ja do të çlirohet nga vetë Trumpi, por do të mbetet vend i përçarë dhe i minuar nga ajo që ai bëri. Deri në kohën kur të largohet, Trumpi do të jetë president për tetë vjet dhe një forcë toksike për më shumë se 12. Kjo është një kohë e gjatë edhe për një politikan normal. Nën një politikan që thyen normat dhe e vendos veten me forcë në qendër të çdo gjëje, efekti i Trumpit është sikur ai të kishte qenë president për dekada.

    Ai veçse ka zbatuar politika që janë pothuajse të pakthyeshme, gjëra që mund të zhbëhen vetëm me një sasi të jashtëzakonshme pune, përplasjesh legjislative dhe me një konsensus dypartiak që është pak i mundshëm. USAID-i nuk ekziston më. Me gjasë nuk ekzistojnë as departamentet qeveritare të cilat janë eliminuar ose paralizuar në mënyrë efektive nga DOGE – “departamenti i efikasitetit qeveritar”. Ka regjime të tëra tarifash globale dhe fuqizime ekzekutive e buxhetore të ICE-së [Zyra e Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat e ShBA-së] me të cilat duhet të merret. Dhe, më e vështira për t’u zhbërë është lufta me Iranin e cila, pavarësisht përfundimit të premtuar dhe të afërt, po duket se do të jetë konflikt pa afat të përcaktuar. Edhe nëse zgjedhjet e ndërmjetme paralajmërojnë një fitore për demokratët në vitin 2026, vendi të cilin ata do ta trashëgojnë do të jetë formësuar përgjithmonë nga Trumpi.

    Dhe, kjo mbetet ende një “nëse” e madhe. Trumpi është figurë e veçantë që bashkoi një koalicion përndryshe të paformuar dhe të shpërndarë, nga të krishterët e bardhë evangjelistë te latinët e klasës punëtore dhe miliarderët e Luginës së Silicit [Silicon Valley]. MAGA [Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe] është një lëvizje e lidhur ngushtë me Trumpin dhe duket gjithnjë e më e dobësuar nga fakti që ai është në pushtet. Ashtu si Brexit-it dhe lëvizjet e tjera kryengritëse, fuqia mobilizuese kundër establishmentit humbet kur je vetë establishmenti dhe ke qenë i tillë për një kohë mjaft të gjatë. Kërkimi i njerëzve të rinj për t’i fajësuar dhe i pakënaqësive të reja për t’i shfrytëzuar bëhet më pak një ushtrim rebelimi dhe më shumë një ushtrim ankesash dhe negativiteti. Por, kushdo që vjen pas Trumpit si kandidat, edhe nëse ai është vrimë e zezë karizme si JD Vance, mund të gjejë ende njëfarë suksesi duke përdorur të njëjtin mesazh të përgjithshëm. Ai kombinim i frymës luftarake dhe përçarjes mund t’i duket ende bazës si autentik dhe përmbysës. Madje, mund të duket relativisht i zgjuar dhe i kuptueshëm përballë paqartësisë së përgjithshme dhe boshe të establishmentit demokrat.

    Dhe, vetë establishmenti demokrat është një arsye për shqetësim. Ka ende rrugë për të bërë, por vetë demokratët duken të paaftë të shkojnë me vendosmëri qoftë prapa, qoftë përpara. Garda e vjetër e partisë është e konsumuar, ose gjerontokratike, ose pranë gjerontokracisë. Në kampin e dytë është Kamala Harrisi, fushata e fundit e së cilës nuk ngjall shpresën e një kandidateje të re në vitin 2026, por të një aparatçike që ofron vetëm vazhdimësi pa peshë. Në të parin është grupi që tani projekton vetëm ndjenjën e së drejtës së vet dhe amullinë e shkëputur nga realiteti të kaq shumë viteve të grumbullimit të kapitalit – Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Hillary Clinton.

    Vetëm Barack Obama ende ka njëfarë rëndësie dhe e ka përdorur atë për të mbështetur kandidatin për Senat në Miçigan, Abdul El-Sayed – një kandidat që po e bën atë shkëputje me të kaluarën në një rrugëtim të cilin Obama e ka paraqitur si kalim të stafetës. “Ai do ta përfundojë punën që nisëm”, ka thënë Obama.

    Por, edhe kur El-Sayedi është në prag që të bëjë histori si senatori i parë mysliman në një shtet që është vendimtar për garën presidenciale, ai ose po merr mbështetje të vakëta e të hezituara nga demokratët e tjerë të lartë, ose po sulmohet haptazi – kryesisht për qëndrimin e tij ndaj Izraelit, për të cilin beson se ka kryer gjenocid në Gazë dhe se duhet t’i ndërpritet financimi. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, kongresistja demokrate, Haley Stevens – të cilën El-Sayedi e mundi ngushtë gushtin e kaluar për të siguruar kandidaturën – e sulmoi ashpër El-Sayedin dhe komentet e tij për Izraelin dhe kërkoi që ai të distancohet nga reklamat zgjedhore që nuk janë bërë as prej tij, por nga një grup i majtë që e mbështeti. Rezultat është një përplasje e pahijshme që fillimisht çoi në atë që El-Sayedi të thoshte se nuk e donte Stevensin të shfaqej me të në një aktivitet për unitetin e partisë – të mbajtur të dielën – dhe kulmoi më vonë po atë ditë me një zhvillim jashtëzakonisht të turpshëm: Stevensi mbështeti kundërshtarin republikan të El-Sayedit, Mike Rogers.

    Tërheqja e investimeve nga Izraeli është bërë pikë përplasjeje që duket se ka të bëjë më pak me qëndrimet politike dhe ideologjike sesa me shfaqjen e një orientimi të ri në parti që shkëputet nga një gardë e vjetër e tejkaluar nga ndryshimet e shpejta të qëndrimeve. Kjo u përmblodh në një citat të David Kramerit, demokratit që drejtoi fushatën e Stevensit në zgjedhjet paraprake: “Flitet shumë se kjo është një parti me tendë të madhe, por ndonjëherë shqetësohemi se tenda ndoshta po shndërrohet në cirk dhe se ne do të shtyhemi jashtë”. Krameri po voton gjithashtu për Rogersin për Senat. Dhe, ja ku e keni. Disa demokratë do të preferonin më mirë të humbnin sesa të fitonin sipas kushteve të së majtës dhe të shtyheshin jashtë.

    E gjithë kjo sugjeron një të ardhme në të cilën Trumpi nuk është më në skenë, por ende ka mjaftueshëm vrull të mbetur mes pasuesve të Trumpit dhe mjaftueshëm çrregullim brenda Partisë Demokratike që një ngritje në zgjedhjet e ndërmjetme të rezultojë vetëm një pengesë e përkohshme për trumpizmin – jo rivendosja e rendit të vjetër apo fillimi i një rendi të ri.

    Kemi qenë këtu më parë. Në fakt, është më keq se kaq: kemi qenë këtu më parë në rrethana shumë më të favorshme për demokratët. Humbja e Trumpit në vitin 2020 ndodhi në një kontekst ku kishte një kandidat të fortë dhe të njohur demokrat, Joe Bidenin, një pandemi për të cilën studimet zbuluan se e dëmtoi mbështetjen për Trumpin, dhe asnjë krizë të madhe në zhvillim në Lindjen e Mesme që do të trazonte politikën e brendshme. Zgjedhjet e ndërmjetme mund të sinjalizojnë fundin e njëfarë epoke të Trumpit, por ajo që pason ka të ngjarë të jetë një rast i Trumpit të zgjatur: një Parti Republikane ende e paaftë të përcaktojë rrugën pa të dhe një Parti Demokratike ende e paaftë të gjejë se çfarë qëndron jashtë kundërshtimit të tij. /Telegrafi/

  • Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

    Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

    Në rastin e parë, në Prishtinë, një person dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar adresës së banimit të viktimës. I njëjti është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga organet e rendit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Burimi: RTKLive

  • Two arrested for violations of the defence order against two women

    In the first case, in Pristina, a person allegedly violated the defence order by approaching the victim’s residence address. The same has been arrested and, at the prosecutor’s decision, sent to the detention for 48 hours.

    Meanwhile, the second case was reported in Fushe-Kosovo, where one allegedly subjected to physical violence against a woman, despite the defence order issued by the court. The victim has received medical treatment, while the suspect, after interviewing by law enforcement agencies, has been sent to the prosecutor’s decision.

    Source Layer: RTKLive

  • Nis rehabilitimi i rrugës Klinë e Epërme-Skenderaj, Basha publikon pamjet

    Nis rehabilitimi i rrugës Klinë e Epërme-Skenderaj, Basha publikon pamjet

    Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur rehabilitimi i segmentit të rrugës rajonale R102, nga Klina e Epërme në drejtim të Skenderajt.

    Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se kjo rrugë kishte pësuar dëmtime të shumta, ndërsa ka theksuar se projekti për rehabilitimin e saj ishte hartuar pas marrjes së detyrës.

    “Rruga rajonale në segmentin Klinë e Epërme në drejtim të Skenderajt (R102) kishte dëmtime të shumta. Me të marrë detyrën, kemi hartuar projektin për rehabilitimin e saj”, ka shkruar Basha.

    Ai ka bërë të ditur se punimet në këtë segment tashmë kanë filluar, duke vlerësuar se ndërhyrja do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.

    “Sot ky segment po rehabilitohet, gjë që do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë qarkullimin për qytetarët”, ka deklaruar ministri.

    Në fund, Basha ka thënë se institucionet po vazhdojnë me projekte infrastrukturore në pjesë të ndryshme të vendit.

    “Po vazhdojmë me projekte gjithandej Kosovës, për infrastrukturë më të mirë dhe rrugë më të sigurta!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

  • The rehabilitation of Upper-Scenderaj Road, Basha publishes images

    Infrastructure Minister Dimal Basha has announced that he has launched rehabilitation of the regional road segment R102, from the Upper Klina in direction of Sculerright.

    Through a Facebook post, Basha has indicated that this road had suffered multiple injuries, while stressing that the project for her rehabilitation was drafted after taking office.

    The regional route in the upper Cluster segment towards Scytheright (R102) had multiple injuries. Once we take office, we’ve drafted the project for its rehabilitation, Basha wrote.

    He has made it known that works on this segment have already begun, praising that intervention will affect increased safety and circulation relief.

    Today this segment is being rehabilitated, which will increase security in communications and facilitate circulation for citizens, the minister has declared.

    In the end, Basha has said institutions are continuing with infrastructure projects in different parts of the country.

    We are continuing with projects around Kosovo, for better infrastructure and safer roads! /Telegraphy/

  • Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Kosova në vend të 82-të, Shqipëria e e 47-ta

    Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Kosova në vend të 82-të, Shqipëria e e 47-ta

    Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Kosova në vend të 82-të, Shqipëria e e 47-ta

    Kosova renditet në vendin e 82-të në botë në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2025, duke mbetur ndër vendet me performancën më të ulët në vlerësimin e njohurive të nxënësve 15-vjeçarë.

    Sipas renditjes së publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e OECD-së, Kosova ka grumbulluar mesatarisht 349 pikë në matematikë, lexim dhe shkencë.

    Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova renditet pas Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Diferenca me Shqipërinë është 76.3 pikë, ndërsa me Maqedoninë e Veriut 22.7 pikë.

    Të dhënat e OECD-së tregojnë se nxënësit në Kosovë kanë marrë 350 pikë në matematikë, 340 në lexim dhe 357 në shkencë. Të tria rezultatet janë dukshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së. OECD+1

    Shqetësues është edhe fakti se vetëm 15 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur nivelin minimal të aftësive në matematikë, 16 për qind në lexim dhe 21 për qind në shkencë. Këto shifra tregojnë vështirësitë e mëdha të një pjese të konsiderueshme të nxënësve për të zbatuar njohuritë në situata praktike. OECD

    Krahasuar me testimin e vitit 2022, rezultatet e Kosovës kanë rënë në matematikë, ndërsa në lexim dhe shkencë kanë mbetur pothuajse të pandryshuara. Në raport me vitin 2018, performanca ka shënuar rënie në të tria fushat. OECD+1

    Në testimin e vitit 2025, në Kosovë morën pjesë 6 mijë e 632 nxënës nga 213 shkolla, të cilët përfaqësonin rreth 19 mijë e 900 të rinj 15-vjeçarë. OECD

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • States with the world’s smartest students for 2026, Kosovo, 82nd, Albania 47th

    Kosovo ranks 82nd worldwide in results of international testing PISA 2025, remaining among the countries with the lowest performance in assessing the knowledge of 15-year-old students.

    According to the ranking published by Visual Capitalist, based on OECD data, Kosovo has collected an average of 349 points in mathematics, reading and science.

    Compared to the countries of the region, Kosovo ranks behind Albania, Montenegro, Serbia and Northern Macedonia. The difference with Albania is 76.3 points, while with northern Macedonia 22.7 points.

    OECD data shows that students in Kosovo have received 350 points in mathematics, 340 reading and 357 in science. All three results are noticeably below the OECD average countries. OECD+1

    Also disturbing is the fact that only 15 percent of students in Kosovo have reached minimum math skills, 16 percent reading, and 21 percent in science. These figures show the big challenges of a considerable portion of students applying knowledge to practical situations. O ECD

    Compared to 2022 testing, Kosovo’s results have fallen into mathematics, while reading and science have remained almost unchanged. According to 2018, performance has marked a decline in all three fields. O ECD+1

    In testing 2025, 6 thousand and 632 students from 213 schools participated in Kosovo, representing about 19 thousand and 900 15-year-olds. O ECD

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, gjashtë gra viktima

    Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, gjashtë gra viktima

    Dy nga rastet janë raportuar në Prishtinë. Në njërin prej tyre, një grua dyshohet se është kanosur verbalisht nga një burrë, i cili ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në kërkim policor.

    Në rastin tjetër të raportuar në kryeqytet, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Lipjan, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar me vendim të prokurorit.

    Ndërkaq, në Viti është raportuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje dhe një burri. I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.

    Dy raste të tjera janë regjistruar në Klinë. Në njërin prej tyre, një grua ka pësuar lëndime të lehta trupore pas një sulmi fizik dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në rastin tjetër në Klinë, përveç dhunës në familje është raportuar edhe për kanosje. Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Edhe në Pejë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ajo është intervistuar nga organet përkatëse, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Të gjitha rastet janë iniciuar dhe po trajtohen nga organet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • Seven cases of domestic violence within 24 hours in Kosovo, six women victims

    Two of the cases were reported in Pristina. In one of them, a woman is suspected to have been blinded by a man who has not yet been arrested and is on a police quest.

    In the next case reported in the capital, the suspect was interviewed by police and, at the prosecutor’s decision, released in regular procedure.

    A similar case has been recorded in Lipjan, where a woman allegedly attacked physically after a disagreement with the suspect. The latter was sent for medical treatment and was later released by the prosecutor’s decision.

    In the meantime, in the year it was reportedly exercising psychic violence against a woman and a man. The suspect has been arrested, while after the interview, with the recommendation of the specialist and the prosecutor’s decision, he has been sent for medical treatment under police supervision.

    Two other cases were recorded in Kline. In one of them, a woman has suffered minor bodily injuries after a physical attack and has accepted medical treatment. The suspect has been arrested and sent to the prosecutor’s decision.

    In the next case in Cline, there has been a report of tingling in the family. Police have arrested the suspect, who, at the prosecutor’s decision, has been taken to custody.

    A case of domestic violence has also been reported in Pec, where a woman is suspected of being physically assaulted and has suffered minor bodily injuries. After receiving medical treatment, she has been interviewed by relevant organs, while the suspect has been arrested and sent to maintenance.

    All cases have been initiated and handled by competent organs, in line with legal procedures.

    Source Layer: RTKLive

  • Ukrainë: Përfundon armëpushimi në Kherson, 167 civilë evakuohen nga zonat e rrezikuara

    Ukrainë: Përfundon armëpushimi në Kherson, 167 civilë evakuohen nga zonat e rrezikuara

    Një armëpushim i përkohshëm gjashtëditor në rajonin e Khersonit në Ukrainë ka përfunduar të dielën, duke lënë pas një operacion të rëndësishëm humanitar për evakuimin e civilëve nga zonat e prekura nga luftimet.

    Gjatë ditës së fundit të armëpushimit, autoritetet ukrainase njoftuan evakuimin e 167 personave nga zonat e rrezikuara në jug të vendit. Në mesin e tyre ishin 22 fëmijë dhe 21 persona me lëvizshmëri të kufizuar, të cilët kishin nevojë për ndihmë të veçantë.

    Marrëveshja e përkohshme mundësoi gjithashtu largimin e banorëve nga qyteti i Oleshky-t, i cili ndodhet nën kontrollin rus. Operacioni u realizua përmes një bashkëpunimi të rrallë humanitar mes palëve kundërshtare, duke u dhënë civilëve mundësinë të largoheshin nga zona e rrezikut dhe të merrnin furnizime me ushqime e medikamente.

    Sipas Associated Press, rreth 2 mijë civilë ndodheshin në Oleshky kur hyri në fuqi armëpushimi. Banorëve iu ofrua mundësia të largoheshin drejt territoreve të kontrolluara nga Ukraina ose Rusia, ndërsa atyre që vendosën të qëndronin iu siguruan furnizime bazë.

    Armëpushimi u arrit përmes përpjekjeve ndërmjetësuese të Melania Trump, me përfshirjen e Papa Leonit XIV. Ai konsiderohet një nga ndërprerjet më të rëndësishme lokale të luftimeve që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022.

    Burimi: Dukagjini