Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

Dy të arrestuar për shkelje të urdhrit mbrojtës ndaj dy grave

Written by

in

Në rastin e parë, në Prishtinë, një person dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar adresës së banimit të viktimës. I njëjti është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, pavarësisht urdhrit mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga organet e rendit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Burimi: RTKLive