Category: Lajme

  • “Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat

    “Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat

    Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Në një deklarim për Kanal 10, Qerkezi ka thënë se, pavarësisht premtimeve dhe fjalëve të mira nga përfaqësuesit institucionalë, nuk është bërë asgjë konkrete për gjetjen e të pagjeturve.

    “Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, ka thënë Qerkezi.

    Ajo ka shprehur zhgënjimin me premtimet e marra ndër vite për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

  • Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

    Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

    Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i riu ishte evidentuar përmes një video-incizimi duke drejtuar një veturë të tipit BMW, me targa vendore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

    Video-incizimin, në të cilin shihej shpejtësia e tejkaluar, drejtuesi i veturës e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

    Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se R.T., 19 vjeç, nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e incizimit.

    Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe është iniciuar kundërvajtje për shqyrtim në gjykatë.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, duke paralajmëruar se sjellje të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Traveled 170 km/h in urban areas, police identified

    According to Ferizaj Regional Police’s announcement, the young man was counted through a video recording by running a BMW-type car, with local license plates, at the Gervala Brothers Street.

    The video recording, at which the speed went too far, had also been published on social networks.

    During the verification, police have found that R.T., 19, did not own a driver’s license. He admitted he was the one driving at the time of the recording.

    Consequent legal actions have been taken against him and counter-insulting has been initiated in court.

    Ferizaj’s Regional Police have called on all traffic participants to respect speed restrictions and not to drive vehicles without a driver’s license, warning that such behaviors directly endanger the lives and safety of citizens.

    Source Layer: RTKLive

  • Shkruhet historia: Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1

    Shkruhet historia: Kimi Antonelli bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1

    Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Formula 1, duke u shpallur kampion bote në moshën vetëm 20-vjeçare dhe duke u bërë piloti më i ri që arrin këtë sukses në historinë e garave më prestigjioze.

    Piloti italian i Mercedesit e siguroi titullin të dielën në Çmimin e Madh të Meksikës, katër gara para përfundimit të sezonit 2026, pas një edicioni të jashtëzakonshëm në vetëm vitin e tij të dytë në Formula 1.

    Antonelli e përfundoi garën në pozitën e tretë, duke grumbulluar 15 pikë, të mjaftueshme për t’i eliminuar matematikisht të gjithë rivalët e mbetur në garën për titullin botëror.

    “E bëmë! Ju faleminderit shumë”, ishin fjalët emocionuese të italianit përmes radios së ekipit, menjëherë pasi kaloi vijën e finishit.

    Me këtë triumf, Antonelli theu rekordin e Sebastian Vettel, i cili ishte 23-vjeçar kur fitoi titullin e parë botëror në vitin 2010. Kështu, italiani bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1.

    Ky sukses ka edhe një domethënie të veçantë për Italinë, pasi Antonelli është piloti i parë italian që shpallet kampion bote që nga Alberto Ascari në vitin 1953.

    Dominimi i tij gjatë sezonit ka qenë mbresëlënës. Në 19 garat e zhvilluara deri më tani, ai ka regjistruar nëntë fitore, duke lënë pas edhe bashkëlojtarin e tij te Mercedes, George Russell, i cili në fillim të sezonit konsiderohej favorit për titullin.

    Në garën e Meksikës, fitoren e mori Max Verstappen i Red Bullit, ndërsa Lewis Hamilton me Ferrarin përfundoi i dyti. Antonelli u rendit i treti, ndërsa Russell e mbylli garën në pozitën e gjashtë, pasi mori një penalizim prej dhjetë sekondash për një incident në pistë.

    Pikërisht Russell ishte rivali kryesor i italianit në garën për titull, por problemet teknike dhe rezultatet e dobëta në disa gara ia vështirësuan ndjekjen e tij.

    Sezoni nisi me Russellin në qendër të vëmendjes, pasi britaniku fitoi garën e parë në Australi. Megjithatë, Antonelli reagoi në mënyrë spektakolare, duke fituar pesë garat pasuese dhe duke marrë kryesimin e kampionatit që në garën e tretë të sezonit.

    Një moment vendimtar ishte periudha kur italiani fitoi në Kanada dhe Monako, ndërsa Russell nuk arriti të grumbullonte asnjë pikë në këto dy gara, për shkak të një problemi mekanik dhe një gabimi në strategjinë e ndalesave në bokse. Epërsia e Antonellit u rrit në 68 pikë pas garës së gjashtë.

    Ish-drejtuesi i Haas në Formula 1, Guenther Steiner, u shpreh i befasuar nga pjekuria e italianit, duke theksuar se ai ka tejkaluar pritshmëritë në raport me përvojën e tij.

    “Kimi na ka befasuar të gjithëve me pjekurinë e tij. Natyrisht, e dinim se kishte shpejtësi dhe talent, por nuk besoj se shumë njerëz prisnin që këtë vit të ishte kaq i shpejtë dhe ta mposhtte një bashkëlojtar kaq të fortë si George”, deklaroi Steiner për NBC News.

    “Nuk e prisja këtë. Ai është 20-vjeçar, por ka mendjen e një piloti 30-vjeçar me përvojë në Formula 1. Pikërisht kjo e ka bërë atë atë që është sot”, shtoi ai.

    Kështu, Antonelli ka hyrë në historinë e Formula 1, duke u bërë jo vetëm kampioni më i ri i të gjitha kohërave, por edhe duke rikthyer Italinë në majën e këtij sporti pas 73 vjetësh. Një arritje e jashtëzakonshme për një pilot që ndodhet vetëm në sezonin e dytë./Telegrafi/

  • Netanyahu thuhet se i kërkon Trumpit të sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA

    Netanyahu thuhet se i kërkon Trumpit të sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA

    Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilën u diskutua nëse dhe kur duhet të intensifikohen operacionet luftarake kundër Iranit, raportuan të dielën mediat amerikane.

    Sipas portalit “Axios”, një zyrtar amerikan dhe një izraelit bënë të ditur se të shtunën dy liderët diskutuan mbi ecurinë e negociatave me Teheranin.

    Netanyahu i bëri presion presidentit amerikan që të ndërmarrë sulme ndaj Iranit menjëherë pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA, ndërsa Trump shprehu dëshirën që negociatat të vazhdojnë.

    Burimi izraelit e përshkroi bisedën si “të ashpër”, ndërsa burimi amerikan e cilësoi atë si “të drejtpërdrejtë”, raporton “Axios”.

    Më vonë gjatë së dielës, Trump konfirmoi se kishte biseduar me Netanyahun të shtunën.

    “Sapo pata një bisedë shumë të mirë me të”, tha Trump, duke shtuar se një nga temat e diskutimit ishte Irani.

    Gjatë luftës tetëmujore, Trump ka ndjekur një qasje të dyfishtë ndaj Teheranit: nga njëra anë, një fushatë sulmesh ajrore dhe veprimesh të tjera ushtarake, dhe nga ana tjetër, përpjekje për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte rifillimin e bisedimeve të paqes dhe hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për transportin jetik të naftës dhe gazit.

    Të shtunën, presidenti u shpreh para gazetarëve se negociatat me Iranin për t’i dhënë fund luftës po ecin “mirë”, duke shtuar se kanë mbetur ende një ose dy objektiva për t’u “trajtuar”.

    Ai theksoi gjithashtu se Uashingtoni nuk është në nxitim për të ndërmarrë veprime ofensive, pasi tashmë e ka shkatërruar në masë të madhe ushtrinë e Iranit dhe programin e tij bërthamor.

    Bisedimet mes Trumpit dhe Netanyahut pasuan deklaratën e kreut të sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, i cili bëri të ditur të shtunën se kishte marrë një letër nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, në të cilën kërkohej ringjallja e bisedimeve të ngecura.

    Si një tjetër tregues se ndërmjetësuesit janë të interesuar për rifillimin e negociatave, një delegacion nga Katari mbërriti të premten në Teheran për bisedime me zyrtarë iranianë, njoftuan mediat shtetërore.

    Trump është përballur me presion të madh politik lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.

    Zgjedhësit amerikanë në zgjedhjet e ndërmjetme janë të indinjuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe kostove të tjera të jetesës – pakënaqësi që ata mund ta shprehin përmes votës së tyre. /Telegrafi/

  • Netanyah reportedly urges Trump to attack Iran after the US mid-election

    US President Donald Trump held a telephone conversation with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, in which he discussed whether and when to intensify combat operations against Iran, American media reported on Sunday.

    According to the portal Axios, an American and Israeli official suggested that the two leaders discussed the performance of negotiations with Tehran on Saturday.

    Netanyahu pressured the American president to launch attacks on Iran immediately after the US mid-election, while Trump voiced the desire for negotiations to continue.

    The Israeli source described the conversation as harsh, while the American source described it as direct, reports Axios.

    Later Sunday Trump confirmed that he had talked to Netanyah on Saturday.

    As soon as I had a very good conversation with him, Trump said, adding that one of the topics of discussion was Iran.

    During the eight-month war, Trump has pursued a double approach to Tehran: on the one hand, a campaign of air strikes and other military action, and on the other hand, efforts to reach an agreement that would enable the resumption of peace talks and the complete opening of the Hormuz Strait for vital transport of oil and gas.

    On Saturday, the president said before reporters that negotiations with Iran to end the war are going well, adding that there are still one or two targets left to be addressed.

    He also stressed that Washington is not in a hurry to take offensive action, as it has already largely destroyed Iran’s military and its nuclear programme.

    Talks between Trump and Netanyah followed the statement by Iran’s head of security, Mohsen Rezaei, who announced on Saturday that he had received a letter from US Vice President JD Vance, in which the revival of stalled talks was required.

    As another indicator that mediators are interested in restarting negotiations, a delegation from Qatar arrived in Tehran on Friday for talks with Iranian officials, state media reported.

    Trump has faced great political pressure over the Middle East war.

    U.S. election selectors are indignant at rising fuel prices and other living costs of discontent that they can express through their vote. /Telegraph/

  • Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

    Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

    Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

    Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gazivod të Zubin Potokut.

    Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një person i lindur në vitin 1993, ndërsa pasagjer ishte një 53-vjeçar.

    Gjatë kontaktit me policinë, shoferi deklaroi se posedonte armë, të cilat, sipas tij, i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.

    Pas kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi katër armë zjarri: një AK-47 dhe tri armë të tipit M-48. Dy personat fillimisht u arrestuan, ndërsa për rastin u njoftua Prokurori i Shtetit.

    Me urdhër të prokurorit, policia kontrolloi edhe adresat e banimit të dy të dyshuarve në Mitrovicë të Jugut, por nuk gjeti ndonjë send të kundërligjshëm.

    Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve, të dy personat u liruan në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia ka apeluar te qytetarët që, nëse hasin në armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin ato dhe ta njoftojnë Policinë në numrin emergjent 192.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police suspect four firearms in Zubin Potok, two people arrested

    Kosovo police have seized four firearms during a vehicle raid in the village of Gazivod of Zubin Potok.

    The case occurred on Sunday, around 16:15, when police officials stopped a car with local license plates, which a person born in 1993 led, while the passenger was a 53-year-old.

    During contact with the police, the driver claimed to own weapons, which, according to him, had been found in a bag, several meters away from where the vehicle was stopped.

    After the search, the police found and seized four firearms — an AK-47 and three M-48-type weapons. The two men were initially arrested, while the State Prosecutor was announced on the case.

    At the prosecutor’s order, police also searched the residence addresses of two suspects in South Mitrovica, but did not find anything illegal.

    After interviewing the quality of the suspects, the two were released in regular procedure. The case is being investigated for criminal work keeping possession, control or unauthorized possession of weapons.

    Police have appealed to citizens that, if they face weapons or other illegal means, they do not touch them and report the police to the 192 emergency number.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një shishe vodkë pranë shtratit? Arsyeja pse po përdoret për pastrimin e dyshekut do t’ju habisë

    Një shishe vodkë pranë shtratit? Arsyeja pse po përdoret për pastrimin e dyshekut do t’ju habisë

    Një metodë e pazakontë për freskimin e dyshekut po tërheq vëmendje në këshillat për mirëmbajtjen e shtëpisë. Alkooli mund të ndihmojë në zbutjen e disa aromave të pakëndshme, por përdorimi i tij kërkon kujdes dhe nuk zëvendëson pastrimin e mirëfilltë

    Një gotë alkool para gjumit, ushqime të lehta në shtrat apo televizori i ndezur deri vonë janë zakone që shumë njerëz i njohin. Por një shishe vodkë në dhomën e gjumit, jo për t’u pirë, por për pastrim?

    Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo metodë është bërë pjesë e këshillave për mirëmbajtjen e shtëpisë. Ideja është që vodka të përdoret për freskimin e dyshekut dhe zvogëlimin e aromave të pakëndshme që grumbullohen me kalimin e kohës.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultatet nuk janë të garantuara dhe se alkooli nuk duhet konsideruar dezinfektues i besueshëm për dyshekët.

    Pse përdoret vodka për freskimin e dyshekut?

    Sipas portalit britanik Ideal Home, një sasi e vogël vodke pa aromatizues mund të hidhet në një shishe me spërkatës dhe të aplikohet lehtë mbi sipërfaqen e dyshekut, nëse udhëzimet e prodhuesit e lejojnë.

    Qëllimi nuk është lagia e dyshekut, por krijimi i një shtrese shumë të hollë spërkatjeje.

    Pas aplikimit, dysheku duhet të lihet të thahet plotësisht, ndërsa dhoma të ajroset mirë përpara vendosjes së çarçafëve.

    Përparësia e pretenduar e vodkës është se avullon relativisht shpejt dhe nuk lë aromë të fortë, si disa freskues komercialë.

    Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme që kjo metodë të largojë në mënyrë të qëndrueshme aromat e ngulitura në dyshek.

    Pse dysheku merr aromë të pakëndshme?

    Gjatë gjumit, trupi çliron djersë dhe lagështi, ndërsa në sipërfaqen e dyshekut grumbullohen qeliza të vdekura të lëkurës dhe papastërti të tjera.

    Me kalimin e kohës, sidomos në dhoma që ajrosen rrallë, këta faktorë mund të ndikojnë në shfaqjen e aromave të pakëndshme.

    Prandaj, mirëmbajtja e rregullt është më e rëndësishme sesa përdorimi i herëpashershëm i një preparati freskues.

    A bottle of vodka by the bed? The reason it’s being used to clean up the mattress will surprise you shutterstock

    A mund të shtohen vajra esencialë?

    Disa këshilla sugjerojnë shtimin e disa pikave vaj livande ose eukalipti në shishen me spërkatës.

    Megjithatë, vajrat esencialë mund të shkaktojnë irritim të lëkurës, reaksione alergjike dhe shqetësime të frymëmarrjes. Gjithashtu, mund të lënë njolla në pëlhurë.

    Për këtë arsye, është më mirë të shmangen përzierjet me përbërës aromatikë.

    A i eliminon vodka bakteret dhe merimangat?

    Ky është një nga pretendimet që kërkon më shumë kujdes.

    Efektiviteti i alkoolit si dezinfektues varet nga përqendrimi dhe kohëzgjatja e kontaktit me sipërfaqen. Vodka e zakonshme përmban përgjithësisht rreth 40 për qind alkool, përqendrim që nuk është i mjaftueshëm për dezinfektim të besueshëm.

    Për më tepër, spërkatja nuk eliminon merimangat e pluhurit dhe alergjenët e tyre.

    Kujdes nga rreziku i zjarrit

    Alkooli është i ndezshëm, ndaj përdorimi i tij pranë flakëve, qirinjve, cigareve apo burimeve të tjera të ndezjes paraqet rrezik.

    Dysheku nuk duhet spërkatur menjëherë përpara gjumit dhe as të përdoret përderisa është i lagësht.

    Çfarë është më efektive për pastrimin?

    Ajrosja e përditshme e dhomës, larja e rregullt e çarçafëve dhe përdorimi i mbrojtësve të dyshekut mbeten zgjidhjet më të sigurta.

    Dysheku duhet pastruar sipas udhëzimeve të prodhuesit, duke shmangur lagështinë e tepërt që mund të favorizojë zhvillimin e mykut.

    Vodka mund të jetë një ide e pazakontë për freskim, por nuk është zëvendësim për higjienën e rregullt dhe pastrimin e duhur të dyshekut. /Telegrafi/

  • A bottle of vodka by the bed? The reason it’s being used to clean up the mattress will surprise you

    A bottle of vodka by the bed? The reason it’s being used to clean up the mattress will surprise you

    An unusual method of cooling the mattress is drawing attention to household maintenance. Alcohol can help to soften unpleasant aromas, but its use requires caution and will not replace literal cleansing

    A glass of alcohol before sleep, light food on the bed, or television on till late is habits that many people know. But a bottle of vodka in the bedroom, not for drinking, but for cleaning?

    As unusual as it may sound, this approach has become part of the maintenance advice of the home. The idea is for vodka to be used for mattress cooling and reducing unpleasant aromas that accumulate over time.

    However, experts warn that the results are not guaranteed and that alcohol should not be considered reliable disinfectant for mattresses.

    Why is vodka used for mattress refreshment?

    According to the British portal Ideal Home, a small amount of odorless vodka can be thrown into a bottle of spraying and easily applied on the mattress surface if the manufacturer’s instructions allow it.

    The purpose is, not the moisture of the mattress, but the creation of a thin layer of spray.

    After the application, the mattress should be left to dry completely while the room is well ventled before the sheets are placed.

    The alleged advantage of vodka is that it evaporates relatively quickly and doesn’t smell strong, like some refreshing commercial ones.

    However, there is not sufficient evidence that this method will permanently remove the aromas embedded in the mattress.

    Why does the mattress smell unpleasant?

    During sleep, the body releases sweat and moisture, while dead skin cells and other uncleanness are collected on the mattress surface.

    In time, especially in rooms that are rarely aired, these factors can affect the appearance of unpleasant aromas.

    Hence, regular maintenance is more important than the occasional use of a refreshing advance.

    A bottle of vodka by the bed? The reason it’s being used to clean up the mattress will surprise you shutterstock

    Can essential oils be added?

    Some suggestions suggest adding points to lvande, or eucalyptus, oil in the bottle of spray.

    However, essential oils can cause skin irritation, allergic reactions, and respiratory disorders. They may also leave stains on the cloth.

    For this reason, it is better to avoid mixing with scentic compounds.

    Do vodka eliminate bacteria and spiders?

    This is one of the most careful claims.

    The effectiveness of alcohol as a disinfectant depends on concentration and duration of contact with the surface. The common vodka generally contains about 40 percent alcohol, concentration that is not sufficient for reliable disinfectation.

    Furthermore, spraying does not eliminate dust spiders and their allergens.

    Beware of Fire Danger

    Alcohol is flammable, so its use near flames, candles, cigarettes or other fuel sources poses danger.

    The mattress should not be sprinkled immediately before bedtime or used while it is wet.

    What is more effective for cleaning?

    The daily exercise of the room, the regular washing of sheets, and the use of mattress advocates remain the safest solutions.

    The mattress must be cleaned up according to the manufacturer’s instructions, avoiding excessive humidity that may favour mold development.

    Vodka may be an unusual idea for refreshment, but it is no substitute for regular hygiene and proper mattress cleaning. /Telegraphy/