Category: Lajme

  • Të paktën 26 të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre të shpërndarjes së ndihmave në Ukrainë

    Të paktën 26 të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre të shpërndarjes së ndihmave në Ukrainë

    Rusia ka bombarduar të hënën një qendër të shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe një strehimore pranë saj, në jug të Ukrainës, duke vrarë të paktën 26 persona.

    Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dhe Shërbimet e Emergjencave të Ukrainës.

    Sipas autoriteteve ukrainase, në mesin e viktimave janë dy pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe katër policë, të cilët u vranë në fshatin Komyshuvakha, në rajonin juglindor të Zaporizhzhias.

    Pesë persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital, përfshirë dy punonjës të ekipeve të shpëtimit, raporton The Guardian.

    Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelenskyy tha se forcat ruse fillimisht kishin hedhur bomba mbi një shkollë në këtë fshat, e cila përdorej si strehimore dhe pikë për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

    Në shkollë nuk zhvillohej mësim, pasi fshati, i cili ndodhet në juglindje të qytetit kryesor të rajonit, Zaporizhzhia, është shumë afër vijës së frontit.

    “Rusët goditën fillimisht pikërisht në momentin kur njerëzit po mbërrinin – me disa bomba ajrore. Pastaj pati një sulm të dytë, me më shumë bomba ajrore, këtë herë mbi strehimoren. Një sulm i neveritshëm terrorist”, deklaroi Zelenskyy.

    Gjatë mbrëmjes, ekipet e emergjencës kanë kërkuar në rrënojat e ndërtesave të shembura, duke përdorur drita dore për të gjetur të mbijetuarit.

    Ndërkohë, Regina Kharchenko, sekretare e Këshillit të Qytetit të Zaporizhzhias, tha se 27 persona rezultonin të zhdukur pas sulmit.

    Operacionet e shpëtimit janë vështirësuar të hënën në mbrëmje, pasi dronët rusë kanë kryer sulme të tjera në zonën e bombarduar, sipas Mykhailo Semikin, një zyrtar ushtarak në Zaporizhzhia.

    Zelenskyy tha se Rusia nuk mund të mos e dinte se banorët që kishin mbetur në Komyshuvakha mblidheshin çdo javë në atë pikë për të marrë pako me ndihma humanitare.

    Sipas tij, sulmi dëshmon se Moska synon të vrasë njerëz, në vend që të shfrytëzojë armëpushimin e arritur javën e kaluar në qytetin e Oleshky-t, në jug të Ukrainës, me ndërmjetësimin e Melania Trump, bashkëshortes së presidentit amerikan Donald Trump.

    “Rusët vazhdojnë të dëshmojnë, herë pas here, urrejtjen e tyre ndaj Ukrainës dhe gjithçkaje që ekziston këtu”, tha Zelenskyy.

    Ai shtoi se nëse Rusia do të dëshironte vërtet uljen e tensioneve, do të kishte mundësi të vazhdonte me hapa humanitarë pas zhvillimeve në Oleshky, por se, sipas tij, Moska po vazhdon të vrasë njerëz.

    Armëpushimi i javës së kaluar mundësoi evakuimin e banorëve nga Oleshky, qytet që ndodhet nën pushtimin rus.

    Ky ishte pezullimi më i gjatë i luftimeve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë dhe që ka shkaktuar qindra mijëra viktima dhe zhvendosjen e miliona njerëzve.

    Kremlini ka deklaruar se për momentin nuk janë planifikuar misione të tjera të ngjashme humanitare.

    Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka njoftuar të hënën se bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të udhëhequra nga SHBA-ja, pritet të rifillojnë javën e ardhshme.

    Sipas tij, takimi do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës, por deri më tani nuk ka pasur përparim në negociata.

    Bisedimet e ardhshme zhvillohen në një kohë kur Ukraina dhe aleatët e saj evropianë janë të shqetësuar se Trump po anon gjithnjë e më shumë nga qëndrimet e Moskës.

    Burimi: Dukagjini

  • At least 26 killed by Russian attack on a relief centre in Ukraine

    Russia has bombed a relief centre and a nearby shelter in southern Ukraine on Monday, killing at least 26 people.

    The news has been made known by Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the Ukrainian Emergency Services.

    According to Ukrainian authorities, among the victims are two members of rescue teams and four police officers who were killed in the village of Komyshuwakha, in the southeastern Zaporisiza.

    Five other people are being treated in the hospital, including two rescue teams employees, reports The Guardian.

    In his nightly speech, Zelensky said Russian forces had originally dropped bombs on a school in this village, which was used as shelters and points for the distribution of humanitarian aid.

    There was no lesson at school, for the village located southeast of the region’s main city, Zaporizhaja, is very close to the front line.

    The Russians first hit the very moment people were arriving with several air bombs. Then there was a second attack, with more air bombs, this time on the shelter. A disgusting terrorist attack, Zelenskyy declared.

    During the evening, emergency teams have searched the ruins of collapsed buildings, using handlights to locate survivors.

    Meanwhile, Regina Kharchenko, secretary of the Zaporizha City Council, said 27 people resulted missing after the attack.

    Rescue operations have been difficult Monday evening, as Russian fears have carried out other attacks in the bombing area, according to Mykhailo Semikin, a military official in Zaporizhja.

    Zelenskyy said Russia could not have known that residents who were left in Komyshuwakha met each week at that point to receive packages of humanitarian aid.

    According to him, the attack proves that Moscow intends to kill people, instead of using the truce reached last week in the town of Olesky, south of Ukraine, with the mediation of Melanie Trump, the wife of US President Donald Trump.

    The Russians continue to testify, occasionally, their hatred of Ukraine and all that exists here, Zelensky said.

    He added that if Russia really wanted to reduce tensions, it would be possible to proceed with humanitarian steps following developments in Olesky, but that, according to him, Moscow is continuing to kill people.

    Last week’s truce enabled the evacuation of residents from Olesky, a city under Russian occupation.

    This was the longest suspension of fighting between the two countries since the beginning of the war, which has already entered the fifth year and has caused hundreds of thousands of victims and the shift of millions.

    The Kremlin has declared that no other similar humanitarian missions have been planned at the moment.

    Meanwhile, United States special envoy Steve Whitoff has announced on Monday that talks between Russia and Ukraine, led by the US, are expected to resume next week.

    According to him, the meeting will be held on November 10th and 11th in Abu Dhabi.

    US President Donald Trump has made efforts to reach an agreement that would end the war, but so far there has been no progress in negotiations.

    The upcoming talks are held at a time when Ukraine and its European allies are concerned that Trump is increasingly attracted to Moscow’s attitudes.

    Source Layer: Dukeagini

  • Trump përballet me testin elektoral, në lojë kontrolli i Kongresit

    Trump përballet me testin elektoral, në lojë kontrolli i Kongresit

    Trump përballet me testin elektoral, në lojë kontrolli i Kongresit

    Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit dhe ndikimin politik të presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme.

    Gara kryesore zhvillohet mes republikanëve dhe demokratëve për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Sipas Reuters, demokratët synojnë të rikthejnë shumicën në Kongres, ndërsa republikanët përpiqen të ruajnë kontrollin.

    Ekonomia, kostoja e jetesës, çmimet e karburanteve dhe politikat e administratës Trump kanë dominuar fushatën zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

    Humbja e shumicës në njërën apo të dyja dhomat e Kongresit do t’ia vështirësonte presidentit Trump miratimin e nismave legjislative dhe do t’u jepte demokratëve më shumë hapësirë për mbikëqyrjen e administratës.

    Zgjedhjet e mesmandatit konsiderohen një matës i rëndësishëm i mbështetjes për presidentin në detyrë, ndërsa rezultatet do të përcaktojnë balancën e pushtetit në Uashington.

  • Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset e larta pritet edhe borë

    Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset e larta pritet edhe borë

    Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset e larta pritet edhe borë

    Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

    Sipas parashikimit të motit, në viset e larta parashihen reshje të përziera shiu dhe bore, transmeton Klankosova.tv.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 8 gradë Celsius.

  • Rainy weather is also expected in high regions

    SOt in Kosovo will hold rain weather and kill weather.

    According to weather forecasts, mixed rainfall and snow are forecasted in high areas, broadcast by Clancosova.tv.

    Minimum temperatures will be moved from 0 to 3 degrees Celsius, while maximum temperatures are expected to reach between 6 and 8 degrees Celsius.

  • Shenja 40 kilometra në orë, shpejtësia 170 në orë: Çka do t’i ndodhte të riut nga Ferizaj po ta kryente këtë delikt në Zvicër?

    Shenja 40 kilometra në orë, shpejtësia 170 në orë: Çka do t’i ndodhte të riut nga Ferizaj po ta kryente këtë delikt në Zvicër?

    Një krim i rëndë në trafik në Kosovë konsiderohet kundërvajtje, ndërsa në Zvicër delinkuenti do të rrezikonte burgimin dhe konfiskimin e veturës. Qe një ide për ndonjë deputet që të iniciojë ndryshimin dhe ashpërsimin e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor.

    Më tërhoqi vëmendjen një lajm i botuar në platformën kallxo.com: “Policia e Kosovës ka njoftuar se më 01.11.2026 ka identifikuar personin që është incizuar duke e drejtuar veturën në shpejtësi prej 170 km/h në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’ në Ferizaj, ku shpejtësia e kufizuar është 40 km/h.

    Sipas Policisë, shoferi është 19-vjeçari R.T., i cili po e voziste veturën e tipit BMW pa patentë shoferi. Policia ka njoftuar se kundërvajtja është zbuluar pasi 19-vjeçari kishte publikuar në rrjetet sociale videon ku shihej duke vozitur. ‘Ndaj tij policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundërvajtje për gjykatë’, thuhet në njoftimin e Policisë”.

    Fjala që duhet të shqetësojë çdo njeri në Kosovë pas këtij lajmi është fjala “kundërvajtje”. Si është e mundur që ky krim kaq i rëndë i një drejtuesi të automjetit të trajtohet si kundërvajtje? Si? Një zonë me shpejtësi të kufizuar prej 40 kilometrash në orë është zonë e banuar, me këmbësorë, me fëmijë, me prindër që shtyjnë karroca me foshnja, me të moshuar që kanë mobilitet të kufizuar. Dhe vjen hajvani, pa patentë shoferi, me 170 kilometra në orë. 170! Vetëm një fat i madh i ka shpëtuar njerëzit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj nga një masakër. Por policia dhe gjyqësia jonë e dashur e trajton këtë rast si kundërvajtje, jo si vepër të rëndë penale.

    Nga njoftimi nuk kuptohet se çfarë pasojash ka pasur për shoferin pa patentë sjellja e tij. Kundërvajtje domethënë shkelje e lehtë, që i bie se huligani në timon është kthyer në shtëpi pa therë në këmbë dhe pret ndonjë gjobë nga policia. Patentën nuk mund t’ia marrin, se nuk e ka.

    Po të ndodhte kjo në Zvicër, masat do të ishin dukshëm më drakonike. Një 19-vjeçar që vozit me 170 kilometra në orë në një zonë ku kufiri është 40 kilometra në orë dhe nuk ka fare patentë do të rrezikonte burgimin, konfiskimin e veturës dhe ndalimin për ta marrë patentën. Mungesa e patentës do të përbënte një vepër penale më vete, krahas shpejtësisë ekstreme. Në raste të shkeljes së rëndë të rregullave të trafikut, vetura do të trajtohej si armë. Gjykata mund të urdhërojë konfiskimin kur plotësohen dy kushte: a) me veturën është kryer një shkelje e rëndë e rregullave të trafikut në mënyrë të paskrupullt; b) konfiskimi mund ta pengojë autorin të kryejë shkelje të tjera të rënda.

    Ky rast do të duhej t’i alarmonte deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata, ose së paku disa prej tyre, mund të dalin e të flasin publikisht për problemin e shoferëve të papërgjegjshëm në trafik. Dhe mund të nisin procedurat për ndryshimin dhe ashpërsimin e ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor.

    Gjendja në rrugët e Kosovës është alarmante. Kosova ka 70 të vdekur në trafik për 1 milion banorë (një përllogaritje bazuar në 111 viktimat e raportuara nga Policia e Kosovës për vitin 2025 dhe në popullsinë prej rreth 1,577 milionë banorësh). Mesatarja e BE-së është 43 të vdekur në trafik për 1 milion banorë. Në Zvicër janë 23 për 1 milion banorë, në Suedi 19. Kjo nënkupton se norma e Kosovës është afërsisht 63 për qind mbi mesataren e BE-së. Në krahasim me Zvicrën, norma e vdekjeve në trafik në Kosovë është rreth 201 për qind më e lartë.

    Në vitin 2025, sipas Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i aksidenteve u rrit nga 22’604 në 24’150, ose me 6,83 për qind; jetën e humbën 111 persona, që përbën rritje prej 14,43 për qind; u lënduan 16’681 persona, ose 9,10 për qind më shumë se në vitin 2024.

    Gjetja e këtyre të dhënave nuk është ndonjë vepër heroike. Janë publike dhe gjenden në raportin vjetor të Policisë së Kosovës për vitin 2025. Raporti është në internet, vetëm se kjo çështje nuk i ka bërë përshtypje asnjërit prej 120 deputetëve. Nuk kam asnjë iluzion se ndonjëri prej tyre do ta lexojë këtë tekst. Mjafton t’ua shikosh postimet në rrjetet sociale. Merren me “tema të mëdha”, larg realitetit të njerëzve normalë. Shiten mirë edhe patriotizmi bosh, ndonjë përrallë për heroizma në luftë dhe kërcënimet e përbetimet “kundër Serbisë”.

    Nga secili deputet, qytetarët e Kosovës presin punë, angazhim, ekspertizë, lexim të projektligjeve, përgatitje të ndryshimeve, pjesëmarrje aktive në punën e komisioneve parlamentare, dëgjim dhe peshim të argumenteve, kontribut për ligje të mira dhe fjalime që përmirësojnë debatin publik. Si anëtar i një komisioni, deputeti merret, për shembull, me financat, politikën e jashtme, shëndetësinë, çështjet sociale apo sigurinë, përfshirë sigurinë në trafik.

    Për këtë qëllim, deputeti zhvillon edhe takime me ekspertë dhe përfaqësues institucionesh, për të mbledhur informacionin që i duhet për vendimmarrje. Kontrollon qeverinë dhe administratën. Shqyrton si zbatohen vendimet, si përdoren fondet dhe ku ka mangësi. Mbikëqyr edhe ligjshmërinë, përshtatshmërinë dhe efektivitetin e veprimtarisë shtetërore. Shqyrton buxhetin dhe llogaritë publike. Për këto punë qytetarët e dërgojnë deputetin në parlament.

    Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për hajgarexhinj që sillen në parlament më shumë si aktivistë apo aktiviste fetare dhe, në mënyrë teatrale, ndërpresin fjalimet sepse diku jashtë dikush po “thërret ezanin”. Ky nuk është gjest respekti ndaj fesë, por fetarizim i jetës parlamentare. Deputeti zgjidhet për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Kosova nuk është shtet fetar. Deputetët u përkasin feve të ndryshme. Si e praktikojnë ata fenë jashtë institucioneve, është çështje e tyre private. Nëse ndërpritet debati parlamentar për thirrjet fetare të një feje, atëherë këtë shembull mund ta ndjekin edhe deputetë të tjerë kur bien kambanat e kishës katolike, ortodokse apo evangjeliste. Kryeni punën si deputetë, sepse për këtë jeni në parlament. Jo për poza populliste. Qe, pra, merruni me rastin e krimit në një rrugë në Ferizaj.

  • Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

    Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

    Arlinda Morina ka folur gjatë Prime-it të së hënës në Big Brother VIP Kosova për zhvillimet e fundit që lidhen me karrierën e saj profesionale, pas polemikave që shpërthyen rreth një projekti filmik ku ishte përfshirë edhe Alba Pollozhani.

    Para disa ditësh, Arlinda kishte treguar se planifikonte të realizonte një film së bashku me disa emra të njohur të Big Brotherit, përfshirë Albën.

    Kjo e fundit, e cila ndodhet jashtë shtëpisë, ka reaguar për këtë çështje përmes rrjeteve sociale, duke lënë të kuptohet se ka fakte për të mbështetur deklaratat e saj publike.

    – YouTube www.youtube.com

    Ndërkohë, gjatë spektaklit të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë e prek më së shumti në profesionin e saj, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit.

    Në përgjigjen e saj, Arlinda u shpreh se askush nuk mund t’ia dëmtojë karrierën brenda tre sekondash, pasi ajo ka mbi 15 vjet përvojë profesionale.

    Ajo theksoi gjithashtu se askush nuk mund t’ia marrë inteligjencën.

    Banorja bëri të ditur se për padrejtësitë që pretendon se i janë bërë në aspektin profesional, ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

    – YouTube www.youtube.com

    Regjisorja përmendi se Alba është planifikuar të jetë vetëm tre sekonda në klip, ndonëse ka persona të tjerë që e kanë mashtruar. /Telegrafi/

  • Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare mblidhen sot për të shqyrtuar çështje të ekonomisë, shëndetësisë dhe inovacionit

    Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje për të shqyrtuar çështje të ndryshme që lidhen me ekonominë, shëndetësinë, të drejtat e komuniteteve dhe inovacionin.

    Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion.

    Në të njëjtën orë, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Shëndetësi, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Ndërkaq, në orën 13:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin nr. 11/L-005 për inovacion dhe ndërmarrësi.

    Burimi: Insajderi

  • Parliamentary commissions gather today to review economic, health and innovation issues

    Kosovo Assembly Parliamentary Commissions will hold meetings today to review various issues related to the economy, health, community rights and innovation.

    At 10:00 p.m., the Commission for Economics, Industry, Undertaking, Trade and Innovation will hear the report of members of the Kosovo Competition Authority Commission concerning the situation in this institution.

    At the same time, the Commission for Health will hold the meeting, while the Commission for the Rights and Interests of Communities and Kthim will review the work plan for the 2026 autumn session.

    Meanwhile, at 1:30 a.m., the Commission for Economics, Industry, Undertaking, Trade and Innovation will consider Bill No. 11 L-005 for innovation and entrepreneurship.

    Source Layer: Insander

  • Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale

    Vetëvendosje pritet të dorëzoj materiale në Prokurorinë Speciale

    Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.

    Nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë përmbajnë këto materiale, cilës çështje i referohen apo ndaj kujt kanë të bëjnë.

    Pas dorëzimit të tyre, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë detaje për përmbajtjen dhe arsyen e paraqitjes së këtyre materialeve në organin e ndjekjes

    Burimi: RTKLive