Category: Lajme

  • Zvicra nis zbatimin e rregullave të reja, ja çfarë ndryshon nga 1 nëntori

    Zvicra nis zbatimin e rregullave të reja, ja çfarë ndryshon nga 1 nëntori

    Zvicra nis zbatimin e rregullave të reja, ja çfarë ndryshon nga 1 nëntori

    Nga 1 nëntori 2026, në Zvicër kanë hyrë në fuqi disa ndryshime ligjore dhe administrative që prekin dokumentet e identitetit, udhëtimet ajrore, bashkëpunimin policor dhe sektorin e bujqësisë.

    Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kartën e re biometrike të identitetit, për të cilën qytetarët zviceranë do të mund të aplikojnë nga 2 nëntori. Dokumenti do të përmbajë një çip elektronik me fotografinë e fytyrës dhe dy gjurmë gishtërinjsh, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e falsifikimit.

    Megjithatë, qytetarët do të mund të zgjedhin edhe kartën tradicionale pa çip. Dokumentet ekzistuese do të mbeten të vlefshme deri në skadimin e afatit të tyre, ndërsa nuk do të ketë rritje të tarifave.

    Ndryshime do të ketë edhe te pasaportat e përkohshme, të cilat nga 2 nëntori do të emërtohen zyrtarisht “pasaporta emergjente”, me pamje dhe elemente të përditësuara të sigurisë.

    Rregulla të reja për udhëtarët ajrorë

    Nga 1 nëntori hyn në fuqi edhe ligji për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve të transportit ajror. Ai synon të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të rënda, duke u mundësuar autoriteteve kompetente qasjen në informacione të udhëtimit.

    Kompanitë ajrore do të kenë detyrimin që të transmetojnë të dhënat e pasagjerëve sipas kërkesave ligjore dhe standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale. Megjithatë, zbatimi praktik i sistemit do të nisë më 1 shkurt 2027.

    Forcohet bashkëpunimi policor në Schengen

    Ndryshime janë bërë edhe në rregullat për Sistemin Informativ të Schengenit (SIS), përmes të cilave përcaktohen më qartë mënyrat e administrimit dhe shkëmbimit të të dhënave personale ndërmjet autoriteteve zvicerane dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse.

    Qëllimi është përmirësimi i bashkëpunimit policor, forcimi i sigurisë dhe rritja e efikasitetit të kontrolleve kufitare.

    Ndryshime edhe për fermat

    Rregulla të reja zbatohen edhe për kontrollin e diarresë virale të gjedhit (BVD), sëmundje që prek bagëtinë.

    Sipas sistemit të ri, fermat do të ndahen në dy kategori: ato që janë të lira nga BVD dhe ato që nuk e kanë këtë status. Fermat që plotësojnë kushtet do të mund t’i lëvizin kafshët pa kufizime që lidhen me këtë sëmundje, ndërsa për të tjerat do të vazhdojnë masat e kontrollit.

    Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se më shumë se 99 për qind e fermave të gjedhit në vend janë tashmë të lira nga kjo sëmundje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Switzerland starts implementing new rules, that’s what differs from November 1st.

    From November 1st 2026, several legal and administrative changes that affect identity documents, air travel, police co-operation and the agriculture sector have entered into force in Switzerland.

    One of the main changes relates to the new biometric identity card, for which Swiss citizens can apply on November 2nd. The document will contain an electronic chip with facial photo and two fingerprints, aimed at increasing security and preventing counterfeiting.

    However, citizens will also be able to choose the traditional non-kip card. The existing documents will remain valid until their deadline is expired, while there will be no increase in tariffs.

    There will also be changes to temporary passports, which by November 2nd will be officially appointed emergency passport, with updated security images and elements.

    New Rules for Air Travelers

    The law for processing air transport data is also in force on November 1st. It aims to help fight terrorism and serious crimes, enabling competent authorities to access travel information.

    Air companies will have to broadcast passenger data according to legal requirements and standards for personal data protection. However, the practical implementation of the system will begin on 1 February 2027.

    Police Co-operation Strengthened in Schengen

    Changes have also been made in Schengen Information System rules ( The SIS, through which more clearly define ways of managing and exchanging personal data between the Swiss authorities and other participating countries.

    The goal is to improve police co-operation, strengthen security and increase the efficiency of border controls.

    Changes for Farms as well

    New rules also apply to controlling virgin diarrhea ( BVD), a disease that affects livestock.

    Under the new system, farms will be divided into two categories — those that are free from BVD and those that do not have that status. Farms that meet conditions will be able to move animals without restrictions related to this disease, while for others, control measures will continue.

    Swiss authorities have announced that more than 99 percent of the country’s cattle farms are already free of this disease.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dreri në Kanada “feston” Halloween-in, por në mënyrën e vet - ia mësyn kungujve dekorativë!

    Dreri në Kanada “feston” Halloween-in, por në mënyrën e vet – ia mësyn kungujve dekorativë!

    Një dre në Kanada ka gjetur mënyrën e vet për ta festuar Halloween-in, duke i ngrënë kungujt dekorativë para një shtëpie në Alberta.

    Kafsha iu afrua ekspozitës festive dhe nisi të ushqehej me kungujt, duke e kthyer dekorimin në një tryezë të improvizuar.

    Në vend të frikësimeve dhe ëmbëlsirave, dreri zgjodhi një menu krejt natyrale.

    Duket se për të, Halloween-i nuk ishte festë për t’u parë, por për t’u shijuar! /Telegrafi/

  • The deer in Canada celebrates Halloween, but in its own way, &#82/11; it went to the decorated pumpkins!

    A deer in Canada has found its way to celebrate Halloween, eating the decorated pumpkins in front of a house in Alberta.

    The animal approached the festive exhibition and began feeding on pumpkins, turning the decoration into an improvised table.

    Instead of intimidation and candy, the deer chose a perfectly natural menu.

    It seems to him, Halloween wasn’t a party to see, but to enjoy! /Telegraphy/

  • Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

    Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

    Arjola Demiri rrëfen vështirësitë e martesës dhe divorcit: “Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”

    Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, ka rrëfyer për periudhën e vështirë të martesës dhe divorcit të saj, duke e lidhur përvojën personale me rastin e Arlinda Zekajt, vrasja e së cilës tronditi opinionin publik.

    E ftuar në Grida Duma Podcast, Demiri ka treguar se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda.

    “E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, ka deklaruar aktorja, duke folur për përjetimet e saj gjatë një periudhe të vështirë në jetën personale.

    Ajo ka zbuluar se ka duruar për gjashtë vjet dhe se gjatë procesit të divorcit është ndjerë e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale.

    “Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?”, ka thënë Demiri.

    Aktorja ka theksuar se rasti i Arlindës e ka prekur veçanërisht, pasi në historinë e saj ka parë përvoja që i kishte kaluar edhe vetë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arjola Demiri relates the challenges of marriage and divorce: I was in Arlinda’s skin.

    Albanian actress Arjola Demiri has confessed to the difficult period of her marriage and divorce, linking her personal experience to the case of Arlinda Zekij, whose murder shocked public opinion.

    Invited to Grida Dogcast, Demiri has indicated that he has experienced situations similar to those he said Arlinda had experienced.

    I’ve felt it in Arlinda’s history!

    She has discovered that she has endured for six years and that during the divorce process she has felt unsupported by psychologist and social worker.

    Psychologist and social worker turned against me! How can this be a mother?

    The actress noted that Arlinda’s case has especially touched her, for in her history she has seen experiences that she herself had experienced.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

    Ish-opinionistja e Big Brother, Ori Benijaj pranon se i ka ngrirë vezët: I kam marr masat

    Gazetarja dhe autorja Mira Kazhani ka ndarë një rrëfim mjaft personal gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, një ëndërr që, siç ka treguar, nuk pati mundësinë ta realizonte.

    Gjatë bisedës në studio, Kazhani u shpreh se, po të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë, do të dëshironte t’i kishte ngrirë vezët. Ajo e konsideroi këtë një mundësi që vajzat dhe gratë duhet ta kenë parasysh, në mënyrë që të ruajnë më shumë alternativa për të ardhmen.

    “Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, u shpreh ajo.

    Në të njëjtën bisedë, moderatorja Ori Nebiaj tregoi se e ka kryer tashmë këtë procedurë, duke konfirmuar se ka menduar për këtë mundësi.

    “I kam marrë masat”, tha Nebiaj.

    Rrëfimi i Mira Kazhanit solli një diskutim të hapur për amësinë, dëshirën për t’u bërë prind dhe mundësitë që ofron sot mjekësia për gratë që dëshirojnë ta shtyjnë vendimin për të pasur fëmijë. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Former Big Brother opinionist Ori Beniyaj admits she’s frozen her eggs: I’ve taken precautions

    Reporter and author Mira Kazhani has shared a very personal story during the show Goca and Grava, where she spoke openly of her great desire to be a mother, a dream that, as she has shown, did not have the opportunity to do so.

    During the studio discussion, Kazhan said that if he had the opportunity to go back in time, he would like to have his eggs frozen. She considered this an opportunity for girls and women to take into account in order to preserve more options for the future.

    It’s good to freeze the eggs. Let’s be there. Now, frankly, I’ve confessed everything in the book, she said.

    In the same conversation, the Ori Nebiaj moderator indicated that he has already carried out this procedure, confirming that he has thought of this possibility.

    I’ve taken precautions, Nebiaj said.

    The account of Mira Kazhan brought an open discussion of motherhood, a desire to be a parent, and the opportunities medical doctor today offers for women who want to postpone the decision to bear children. /Telegraphy/

    YouTube youtu.be

  • Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim

    Flokët e hollë duken pa jetë? Frizura “shixie” u jep volum dhe një pamje më rinore, pa shumë mundim

    Një kombinim i dy prerjeve të njohura po tërheq vëmendjen e ekspertëve të bukurisë. Shtresat e lehta, gjatësia e shkurtër dhe fijet që kornizojnë fytyrën krijojnë përshtypjen e flokëve më të dendur, ndërsa stilimi i përditshëm kërkon vetëm pak minuta

    Nëse keni flokë të hollë, me siguri e njihni këtë situatë: i lini të rriten për muaj të tërë, duke shpresuar se do të duken më të dendur, por çdo mëngjes përballeni me të njëjtin problem. Rrënjët qëndrojnë të sheshta, flokët bien pa volum, ndërsa bishti duket shumë më i hollë sesa dëshironi.

    Një zgjidhje mund të jetë ndryshimi i prerjes, jo domosdoshmërisht përdorimi i më shumë produkteve për stilim.

    Ekspertët e bukurisë po i kushtojnë vëmendje të veçantë frizurës “shixie”, një prerje e shkurtër, me shtresa të lehta dhe lëvizje natyrale, e cila mund t’u japë flokëve të hollë pamje më të plotë. Këtë stil e ka përqafuar edhe këngëtarja Gracie Abrams.

    Çfarë është frizura “shixie” dhe pse u jep volum flokëve të hollë?

    “Shixie” është kombinim i dy prerjeve të njohura: pixie dhe shag.

    Nga prerja pixie merr gjatësinë e shkurtër, ndërsa nga shag shtresat e shkallëzuara, teksturën dhe pamjen e lehtë, disi të çrregullt.

    Sekreti qëndron te mënyra e prerjes. Shtresat e sipërme shkurtohen për të krijuar ngritje pranë rrënjëve, ndërsa fijet rreth fytyrës lihen pak më të gjata, duke i dhënë kontureve një pamje më të butë.

    Meqenëse flokët e shkurtër kanë më pak peshë, rrënjët mund të ngrihen më lehtë, duke krijuar përshtypjen e volumit më të madh.

    Megjithatë, sipas ELLE France, duhet pasur kujdes me shkallëzimin e tepruar. Nëse flokët hollohen shumë gjatë prerjes, rezultati mund të jetë i kundërt: ato mund të duken edhe më të rralla.

    A është e përshtatshme për çdo grua me flokë të hollë?

    Kjo prerje mund të përshtatet me forma të ndryshme të fytyrës, sepse gjatësia dhe vendosja e shtresave mund të ndryshohen sipas tipareve individuale.

    Për fytyrat e rrumbullakëta mund të krijohet më shumë volum në pjesën e sipërme, ndërsa fijet pak më të gjata rreth faqeve ndihmojnë në zbutjen e kontureve.

    Për fytyrat e zgjatura mund të zgjidhen balluke të lehta dhe më shumë teksturë anash.

    Gjithsesi, duhet dalluar floku natyrshëm i hollë nga flokët që kanë filluar të rrallohen për shkak të rënies së tyre. Në rastin e dytë, është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i rrallimit, pasi prerja mund të përmirësojë pamjen, por nuk e trajton problemin.

    Si të stilizoni “shixie” pa kaluar shumë kohë para pasqyrës?

    Një nga përparësitë më të mëdha të kësaj frizure është mirëmbajtja relativisht e thjeshtë.

    Pas larjes, mund të përdorni një produkt të lehtë për volum, të cilin e aplikoni pranë rrënjëve. Gjatë tharjes me tharëse flokësh, ngrijini lehtë fijet me gishta ose me një furçë të vogël.

    Pak sprej për teksturë ndihmon në theksimin e shtresave dhe krijimin e një pamjeje natyrale.

    Shmangni sasitë e mëdha të vajrave, dyllit ose kremrave të rëndë, sepse mund t’i rëndojnë flokët e hollë dhe t’ua ulin volumin.

    Pse kjo prerje mund ta freskojë pamjen?

    Shtresat e buta rreth fytyrës, lëvizja natyrale e flokëve dhe volumi në pjesën e sipërme mund të krijojnë një pamje më dinamike dhe rinore.

    Për gratë që dëshirojnë ndryshim, por nuk parapëlqejnë prerjet shumë të shkurtra dhe të rregullta, “shixie” ofron një kompromis interesant mes elegancës dhe stilit modern.

    Më e rëndësishmja është që frizeri ta përshtatë prerjen me dendësinë, strukturën dhe mënyrën natyrale të rënies së flokëve.

    Sepse një frizurë e realizuar mirë mund të krijojë përshtypjen e flokëve më të dendur, pa pasur nevojë për stilim të ndërlikuar çdo mëngjes. /Telegrafi/

  • Rrëfimi tronditës i ish-futbollistit: E shikova funeralin e nënës në Youtube sepse klubi më detyroi të stërvitesha

    Rrëfimi tronditës i ish-futbollistit: E shikova funeralin e nënës në Youtube sepse klubi më detyroi të stërvitesha

    Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se si u detyrua të kthehej në Gjermani për shkak të obligimeve kontraktuale me klubin, duke humbur kështu varrimin e nënës së tij.

    Në një intervistë për emisionin “My Story” në televizionin Sky, 38-vjeçari rrëfeu ngjarjen e rëndë që ndodhi në prill të vitit 2020, kur nëna e tij, Thora, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Në atë kohë, Gislason udhëtoi drejt Islandës për të qëndruar pranë saj. Nëna e tij, në shtratin e vdekjes, i kishte kërkuar që ta bartte arkivolin e saj nga kisha gjatë ceremonisë mortore. Ai i premtoi se do ta bënte këtë, por vetëm dy ditë më vonë ajo ndërroi jetë.

    Megjithatë, tragjedia e tij personale u përball me një tjetër goditje. Gjatë kohës kur po përgatitej për varrimin e nënës, ish-klubi i tij, SV Sandhausen, ku luante në Bundesliga 2, e kontaktoi dhe i kërkoi të kthehej në Gjermani për t’iu bashkuar stërvitjeve.

    “Më pas telefonoi klubi. Më thanë: ‘Duhet të kthehesh në Gjermani për stërvitje. Ti ke kontratë këtu’”, rrëfeu Gislason në bisedën me moderatorin Riccardo Basile.

    Ish-reprezentuesi islandez pranoi se vendosi të kthehej, pjesërisht edhe nga frika e pasojave që mund të kishte nëse nuk i përmbahej kërkesës së klubit.

    Vendimi i kushtoi jashtëzakonisht shumë, pasi nuk arriti të merrte pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

    “Në fund, varrimin e nënës e pashë në YouTube, nga shtëpia”.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, Sandhausen fillimisht i kishte dhënë leje të veçantë për të udhëtuar në Islandë. Megjithatë, pas kthimit në Gjermani, Gislason ishte përjashtuar nga stërvitjet me ekipin.

    Kontrata e tij përfundoi në qershor të vitit 2020 dhe nuk u vazhdua. Ish-drejtori sportiv i klubit, Mikayil Kabaca, kishte bërë edhe një deklaratë kritike për sezonin e futbollistit islandez.

    “Kushdo që ka një sezon si ai i Rurikut, duhet ta analizojë mirë veten”, kishte deklaruar Kabaca në atë kohë.

    Gislason i dha fund karrierës si futbollist profesionist në nëntor të vitit 2020. Në vitin 2024, në një intervistë për gazetën Bild, ai kishte treguar se vdekja e nënës ishte një prej arsyeve që ndikuan në vendimin për t’u pensionuar nga futbolli./Telegrafi/