Category: Lajme

  • After the tragedy in Demiraj, Alban Hyseni seeks complete dawn of the case

    Gjilan Mayor Alban Hyseni has reacted after the serious incident in the village of Demaj, where two people died.

    Through a post, Hyseni has expressed comfort to family members and relatives of the victims, saying that this tragedy has shocked the entire city.

    He has called for law and law bodies to be fully engaged in whitewashing random circumstances.

    We expect the law and law – enforcement agencies to do their work with full devotion to clarify all the circumstances in this case, Hyseni wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zelensky shpreh gatishmërinë për takim me Putinin në Turqi

    Zelensky shpreh gatishmërinë për takim me Putinin në Turqi

    Sipas raportimeve të medias RBC-Ukrainë, e cila i referohet CNN Turkey, udhëheqësi i Ukrainës vlerëson se zhvillimi i një dialogu të drejtpërdrejtë në nivelet më të larta shtetërore është i domosdoshëm, për shkak se kontaktet e deritanishme midis delegacioneve nuk kanë arritur t’i japin fund konfliktit.

    Rëndësia e takimit në nivel presidentësh

    Sipas Zelensky-t, bisedimet e drejtpërdrejta midis krerëve të shteteve mund të shërbejnë për të zgjidhur çështjet që kanë mbetur pezull në nivelin e grupeve teknike.

    “Negociatat e drejtpërdrejtë midis presidentëve mund të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që mbeten të pazgjidhura në nivelin e delegacioneve dhe grupeve teknike. Kjo është arsyeja pse dua të takohem me të si vendimmarrës,” vuri në dukje Zelensky.

    Temat kryesore dhe vijat e kuqe të Kievit

    Ndër çështjet kryesore që pritet të ngrihen në një takim të mundshëm përfshihen arritja e një armëpushimi përgjatë vijës së frontit, krijimi i një mekanizmi monitorues për zbatimin e marrëveshjeve, si dhe përcaktimi i garancive të sigurisë e planeve për rindërtimin e vendit.

    Megjithatë, udhëheqësi ukrainas ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të prerë sa u përket kufijve shtetërorë. Zelensky përsëriti se nuk do të pranojë kërkesat e Moskës për të lëshuar rajonin e Donbasit apo për të njohur Krimenë si territor rus, duke sqaruar se lëshime të tilla do të përbënin shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Ukrainës.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky voices readiness for meeting with Putin in Turkey

    According to RBC-Ukrainian media reports referring to CNN Turkey, Ukraine’s leader estimates that developing a direct dialogue on the highest state levels is necessary, because so far contact between delegations has failed to end the conflict.

    The Importance of Presidential Meeting

    According to Zelensky, direct talks between heads of state may serve to resolve issues that are pending at the level of technical groups.

    Direct negotiations between presidents could help find solutions to issues that remain unresolved at the level of delegations and technical groups. That’s why I want to meet him as decision-makers, Zelensky noted.

    Key themes and Kiev red lines

    Among the key issues expected to be raised at a possible meeting include reaching a ceasefire along the front line, establishing a monitoring mechanism for implementation of agreements, as well as determining security guarantees and plans for the country’s reconstruction.

    However, the Ukrainian leader has reconfirmed his firm stand on state borders. Zelensky reiterated that he would not accept Moscow’s demands to launch the Donbas region or to recognise the Crimea as Russian territory, clarifying that such concessions would constitute direct violations of the Ukrainian Constitution.

    Source Layer: RTKLive

  • Real Madrid fiton bindshëm ndaj Racing Santander

    Real Madrid fiton bindshëm ndaj Racing Santander

    Skuadra madrilene e ka vendosur fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar të tri golat brenda dyzet e pesë minutave të para.

    Kylian Mbappe e ka kaluar Real Madrid në epërsi në minutën e dhjetë, nga pika e bardhë e penalltisë. Francezi është treguar i saktë pasi Matteo Prati e kishte ndalur në mënyrë të palejuar brenda zonës së rreptësisë.

    Racing Santander ka tentuar të reagojë dhe ka pasur një mundësi të mirë për të barazuar, por portieri Thibaut Courtois ka bërë një pritje të rëndësishme.

    Në mesin e pjesës së parë, Real Madrid e ka dyfishuar epërsinë. Arda Guler ka asistuar për Jude Bellingham, i cili e ka kaluar portierin kundërshtar dhe ka shënuar në portën e zbrazët.

    Golin e tretë e ka realizuar Yan Diomande me një goditje të fortë nga jashtë zonës, pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Racing Santander, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës.

    Në pjesën e dytë, Mbappe ka qenë afër golit të dytë personal, por goditja e tij është ndalur nga shtylla.

    Racing Santander ka kërkuar edhe një penallti pas një prekje me dorë të Aurelien Tchouameni në zonën e rreptësisë, por pas shqyrtimit nga VAR është vendosur që nuk kishte penallti, pasi topi kishte prekur fillimisht këmbën e tij.

    Me këtë fitore, Real Madridi e ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat dhe ka vazhduar garën me Barcelonën në krye të La Ligës.

    Në anën tjetër, Racing Santanderit i është ndërprerë seria pozitive në shtëpi, ndërsa skuadra vazhdon të jetë pranë zonës së rënies nga liga.

    Burimi: RTKLive

  • Real Madrid wins firmly against Racing Santander

    The madrile team has decided the victory in the first half, marking the three goals in the first forty-five minutes.

    Kylian Mbppe has passed Real Madrid to the tenth minute, from the white penalty point. The Frenchman was correct after Matteo Pratt had illegally stopped him within the area of strictness.

    Racing Santander has tried to react and has had a good chance to match, but goalkeeper Thibaut Courtois has made an important reception.

    In the middle of the first part, Real Madrid has doubled its supremacy. Arda Guler has assisted Jude Bellingham, who has passed the opponent’s goalkeeper and marked the empty gate.

    The third goal has been carried out by Yan Diomande with a strong kick from outside the area, after a ball turned from the defense of Racing Santander, sending the ball to the upper corner of the gate.

    In the second part, Mbpe has been close to the second personal goal, but his strike has been stopped by the pillar.

    Racing Santander has also demanded a penalty after a hand-to-hand touch of Aureleen Tchowanen in the area of rigour, but after the VAR review was decided to have no penalty, as the ball had first touched his leg.

    With this victory, Real Madrid has registered the sixth consecutive victory in all races and has continued the race with Barcelona at the helm of La League.

    On the other hand, Racing Santander has been interrupted by the positive series at home, while the team continues to be near the fall zone by the league.

    Source Layer: RTKLive

  • Alban Hyseni për humbjen e dy jetëve në Gjilan: Na ka prekur të gjithëve

    Alban Hyseni për humbjen e dy jetëve në Gjilan: Na ka prekur të gjithëve

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që prek të gjithë qytetarët.

    Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit ndan dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave.

    “Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin”, ka shkruar ai.

    Hyseni, në emër të Komunës së Gjilanit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, ndërsa ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

  • Alban Hyseni for losing two lives in Gjilan: Touched us all.

    Gjilan Mayor Alban Hyseni has expressed condolences to the family of two people who lost their lives in the village of Demajni, calling the case a tragedy affecting all citizens.

    Through a Facebook post, Hyseni said that the Gjilan municipality shares the pain with the victims’ relatives and relatives.

    The loss of lives under circumstances that have yet to be clarified as a whole is a tragedy that affects us all, he wrote.

    Hyseni, on behalf of the Gnjilan municipality, has expressed his most sincere condolences to his family while calling for law and justice organs to be committed to the full dawn of the case.

    We expect the law and justice bodies to do their work with full dedication to clarifying all the circumstances in this case has stated Hyseni.

  • Blick alarmon Federatën Zvicerane: Shqipëria po provon të na “rrëmbejë” Lutfi Dalin dhe Samuel Krasniqin

    Blick alarmon Federatën Zvicerane: Shqipëria po provon të na “rrëmbejë” Lutfi Dalin dhe Samuel Krasniqin

    Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit Lutfi Dalipi dhe të Grasshoppersit Samuel Krasniqi.

    Federata Shqiptare e Futbollit, pra presidenti Armand Duka së bashku me përzgjedhësin Ronaldo Maran ishin të pranishëm në barazimin mes Grasshoppersit dhe Vaduzit (2-2).

    Në këtë sfidë, paraqitje solide zhvilluan si Krasniqi ashtu edhe Dalipi. “Blick” e ka alarmuar Federatën Zvicerane për të reaguar lidhur me interesimin e FSHF-së.

    “Ka pasur disa mysafirë të veçantë mes tifozëve. Një delegacion nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte e pranishme për të shikuar dyshen, Samuel Krasniqi dhe Lutfi Dalipi. Të dy lojtarët kanë qenë me Zvicrën U21 në pushimin e fundit ndërkombëtar”.

    Ndërkohë, të befasuar nga kjo pjesëmarrje kanë qenë edhe dy trajnerët e klubeve që kërkuan që lojtarët të mbrohen.

    “Problemi është se askush s’e njihte Lutfin në verë dhe tani ka shumë zhurmë. Nuk është e lehtë për të, mund ta shihni. Duhet ta mbrojmë”, deklaroi trajneri i Vaduzit Marc Schneider.

    Ndërkohë, ai i Grasshoppers, Olaf Janssen deklaroi se është i bindur që Krasniqi nuk do ta ndryshojë qëndrimin.

    “Secili futbollist e ëndërron kombëtaren nga mosha e re. Të shohim nëse sjellja e lojtarëve do të ndryshojë ose të qëndrojë e njëjta”.

    “Po provoj që t’ia largojë presionin. Ai ka nevojë për mbështetjen time dhe të ekipit”.

    Të dy lojtarët përpos Zvicrës dhe Shqipërisë kanë të drejtë të luajnë edhe për Kosovën, por asnjëri prej tyre nuk ka vendosur asgjë./Telegrafi/

  • Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

    Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

    Heidi Klum ka zbuluar se kishte veshur një pelenë për të rritur poshtë kostumit me grusht të prerë të përgjakshëm që kishte veshur në festën e Halloween-it në New York.

    Ajo shpjegoi se nuk mund të shkonte në banjo me kostumin që kishte veshur.

    “Imagjino sikur je me nxitim të madh. Nuk mund të dal nga kjo situatë. Kështu që kur vesh pelenë, mendoj: nëse nuk ka rrugë tjetër, do ta bëj me të. Por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Klum.

    Kostumi ishte një replikë e madhe e dorës së saj të majtë, e kompletuar me thonj të gjatë të kuq, një unazë dhe një kyç të përgjakur, ku vetëm fytyra e saj dukej përmes vrimës. U krijua nga mjeshtri i efekteve speciale Mike Marino, dhe sipas Klum, midis dhjetë dhe njëzet vetë punuan për të. Ajo e veshi kostumin për pesë deri në gjashtë orë.

    Ajo gjithashtu veshi një pelenë në vitin 2024, kur u maskua si një aliene jashtëtokësore, sepse heqja e kostumit në mes të një feste do të kishte qenë shumë e komplikuar.

    “Mund të mos më duhet kurrë të përdor pelena, por të paktën nuk kam pse të mendoj për këtë,” i tha ajo asaj në atë kohë New York Times. /Telegrafi/

  • Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht presionit nga Trumpi

    Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht presionit nga Trumpi

    Ukraina ka rifilluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht presionit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i ndalur ato, në një kohë kur po afrohet përfundimi i armëpushimit lokal në qytetin e pushtuar të Oleshky-t.

    Mediat shtetërore ruse raportuan të dielën se dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi kishin goditur gjatë natës rafinerinë e naftës në Kstovo, në rajonin e Nizhny Novgorodit, duke shkaktuar zjarr.

    Sulmi ndodhi pak kohë pas një goditjeje të madhe ndaj një rafinerie tjetër në rajonin e Samarës, në pronësi të gjigantit shtetëror rus të energjisë, Rosneft.

    Gazeta The Wall Street Journal kishte raportuar se Ukraina ishte pajtuar me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

    Megjithatë, zyrtarë ukrainas i kanë thënë gazetës Kyiv Independent se Kievi nuk kishte pranuar kërkesën e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit Trump, për pezullimin e sulmeve ndaj rafinerive për 30 ditë, raporton The Guardian.

    Sulmet ukrainase ndaj Rusisë rifilluan të premten, ndërsa zyrtarët e Kremlinit janë ankuar se Kievi po i injoron kërkesat e SHBA-së.

    Trumpi ka fajësuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për rritjen e çmimeve globale të karburanteve. Muajin e kaluar, ai hoqi sanksionet amerikane ndaj naftës dizel ruse.

    Zelenskyy nuk ka komentuar drejtpërdrejt sulmet e fundit ndaj rafinerive, në atë që shihet si përpjekje për të shmangur reagimin e ashpër të Uashingtonit.

    Në vend të kësaj, ai njoftoi se forcat ukrainase kishin goditur një ndërmarrje të industrisë së mbrojtjes në rajonin rus të Rostovit, ku prodhohen raketa. Sipas tij, gjatë sulmit është shkatërruar edhe një sistem raketor Pantsir.

    Ai i cilësoi këto veprime si pjesë të fushatës së vazhdueshme të Ukrainës për vendosjen e “sanksioneve me rreze të gjatë veprimi” ndaj Rusisë.

    Zelenskyy tha se Ukraina ishte e detyruar të kundërpërgjigjej ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse me dronë dhe raketa balistike, të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike në qytetet ukrainase.

    Gjatë natës, sulmet ruse goditën katër rajone të Ukrainës, duke lënë qindra mijëra familje pa energji elektrike.

    “Intensiteti i sulmeve është shumë i lartë dhe rusët po përpiqen të përfitojnë maksimalisht nga mungesa e raketave interceptuese balistike”, shkroi Zelenskyy në Telegram.

    Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ndërprerjet e energjisë zgjatën nga tetë deri në dhjetë orë të dielën, pasi një central i rëndësishëm termik ishte dëmtuar nga sulmet.

    Presidenti ukrainas pretendoi gjithashtu se Rusia ka pësuar humbje rekord gjatë muajit tetor. Sipas tij, 54 mijë e 400 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur gjatë këtij muaji, shifra më e lartë mujore që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.

    Ai tha se forcat ukrainase kanë rimarrë 96.2 kilometra katrorë territor gjatë tetorit, 10.4 kilometra katrorë më shumë sesa territori që Rusia ka arritur të pushtojë gjatë së njëjtës periudhë.

    “Rusia po humb”, theksoi Zelenskyy.

    Sulmet e fundit ndodhën në prag të përfundimit të një armëpushimi lokal gjashtëditor në qytetin e pushtuar të Oleshky-t, i ndërmjetësuar nga zonja e parë amerikane, Melania Trump.

    Gjatë fundjavës, qindra banorë të këtij qyteti u ribashkuan me familjarët e tyre në veri të Ukrainës, pasi armëpushimi mundësoi kalimin e tyre nga territori i pushtuar.

    Të dyja palët e cilësuan si të suksesshëm operacionin e evakuimit të banorëve. Armëpushimi pritet të përfundojë të dielën në mbrëmje.

    Burimi: Dukagjini