Category: Lajme

  • PSG-ja vazhdon marshimin drejt kreut, merr fitore të thellë ndaj Le Havres

    PSG-ja vazhdon marshimin drejt kreut, merr fitore të thellë ndaj Le Havres

    Paris Saint-Germaini ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Le Havres, duke e mposhtur me rezultat 5-1 të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1 të Francës.

    Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte mbrojtësi maroken Achraf Hakimi, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime.

    27-vjeçari ishte vendimtar në suksesin e parisienëve, pasi shënoi golin e dytë, të tretë dhe të pestë të skuadrës së tij.

    Përveç golave, Hakimi asistoi edhe në realizimet e Mika Godts dhe Senny Mayulu, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të pesë golat e PSG-së.

    Golin e vetëm për Le Havren e realizoi Josh Maja, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e thellë ndaj kampionëve francezë.

    Me këtë fitore, Paris Saint-Germaini vazhdon të kryesojë në Ligue 1 me 20 pikë, ndërsa Le Havre mbetet në fund të tabelës me vetëm dy pikë.

    Për Hakimin, kjo paraqitje e konfirmon formën e mirë në këtë edicion, ku deri më tani ka regjistruar tri gola dhe tri asistime./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të pulës nga Brazili, gjendet Salmonella

    AUV ndalon shitjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të pulës nga Brazili, gjendet Salmonella

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania “Apetit” SHPK, pas konstatimit të bakterit Salmonella Minnesota në mostrat e analizuara.

    Sipas njoftimit të AUV-së, prania e bakterit është konstatuar në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, të cilat janë urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

    Bazuar në rezultatet laboratorike dhe në Ligjin për Ushqim, AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të produkteve të identifikuara, vendosjen e tyre nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu.

    Produktet për të cilat është marrë ky vendim janë:

    • Coopavel – Origjina: Brazil | Nr. i aprovimit: SIF 3887 | LOT: R-14427

    • Superfrango – Origjina: Brazil | Nr. i aprovimit: SIF 3404 | LOT: R20598

    AUV ka paralajmëruar se Salmonella Minnesota është një serotip patogjen i bakterit Salmonella enterica, prania e të cilit në ushqim paraqet rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

    Sipas agjencisë, ky bakter mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar, por edhe përmes kontaminimit të kryqëzuar gjatë trajtimit dhe përgatitjes së mishit.

    AUV u ka bërë thirrje konsumatorëve që posedojnë produktet me numrat përkatës të LOT-it të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë.

    Ndërkohë, kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë për të verifikuar të gjithë sasinë e importuar, përfshirë gjurmueshmërinë e produkteve nga hyrja në Kosovë deri te pikat e shitjes, sasitë e shpërndara dhe ato që kanë mbetur në stok.

    Po ashtu, AUV-ja po verifikon etiketimin, datat e prodhimit dhe skadencës, certifikatat veterinare, kushtet e ruajtjes dhe po kryen analiza shtesë laboratorike.

    Agjencia ka bërë të ditur se operatori ekonomik është përgjegjës për sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve, tërheqjen e tyre nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.

    AUV do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve në bazë të vlerësimit të rrezikut, përfshirë asgjësimin në rast se vlerësohet i nevojshëm.

    Agjencia ka paralajmëruar se do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe masat e mëtejshme.

    Burimi: Dukagjini

  • AUV stops selling and orders an withdrawal from Brazil’s chicken market

    The Food and Veterinary Agency has temporarily banned the sale and ordered the market’s withdrawal of some frozen chicken meat products imported by Brazil by the company Apetit) The KPS, following the completion of the Salmonella Minnesota bacteria in the analyzed samples.

    According to AUV’s announcement, the presence of the bacteria has been ascertained under extraordinary imported meat checks, which were ordered by Agriculture, Forestry and Rural Development Minister Armend Muja.

    Based on the lab results and the Food Law, The AUV has imposed a temporary ban on the circulation of identified products, their deployment under official control and withdrawal from the market.

    The products this decision has been made are:

    • Copopavel Origin: Brazil No. of approval: SIF 3887 LOT: R-14427

    • Superfrandergo. Brazil No. of approval: SIF 3404 LOT: R20598

    AUV has warned that Salmonella Minnesota is a pathogenic serotype of the salmonella entenrica bacteria whose presence in food poses a potential threat to human health.

    According to the agency, this bacterium can cause gastrointhestial infections and can be transmitted through consumption of contaminated food but also through crosscontaminated contamination during treatment and meat preparation.

    The AUV has called on consumers who possess products with the right numbers of LOT not to consume them and turn them back to the point where they bought them.

    Meanwhile, extraordinary controls are continuing to verify the total importable amount, including traceability of products from the entry into Kosovo to the selling points, distributed quantities and those left in the stock.

    Also, the AUV is verifying labels, production and expiration dates, veterinarian certificates, conservation conditions, and conducting additional laboratory tests.

    The agency has made it known that the economic operator is responsible for insurance and tracking products, attracting them from the market and informing consumers.

    The AUV will monitor the implementation of the measures and determine the final treatment of products on the basis of risk assessment, including extermination if necessary.

    The agency has warned that it will inform the public of the results of the raids and further measures.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rudina Dembacaj: Jam gati për spektakël në BBVK 5! (VIDEO)

    Rudina Dembacaj: Jam gati për spektakël në BBVK 5! (VIDEO)

    Rudina Dembacaj: Jam gati për spektakël në BBVK 5! (VIDEO)

    Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova në rolin e opinionistes.

    Ajo është shprehur tejet entuziaste për këtë eksperiencë, duke thënë se mezi pret të jetë pranë një audience kaq të madhe.

    Dembacaj ka treguar se është e gatshme të jetë sa më e afërt me banorët dhe se është përgatitur për spektaklin që e pret gjatë këtij edicioni.

  • Resul Sinani, opinionist për herë të parë në BBVK

    Resul Sinani, opinionist për herë të parë në BBVK

    Resul Sinani, opinionist për herë të parë në BBVK

    Moderatori i njohur Resul Sinani është ulur tashmë në kolltukun e studios magjike të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

    Pas shumë viteve përvojë, ai është ndër figurat më të dashura dhe të respektuara të ekranit. Për herë të parë ai vendoset në këtë pozitë, për të komentuar dhe analizuar spektaklin më të famshëm në vend.

    Ai e filloi këtë edicion duke lobuar për të drejtat e grave.

    Ndiqeni live atë në prime të parë të këtij edicioni.

  • Resul Sinan, first thinker at BBVK

    MThe renowned oderator Resul Sinan has already sat on the couch of the magic studio of the fifth edition of Big Brother V IP Kosova.

    After many years of experience, he is among the most loving and respected pictures of the screen. For the first time, he is placed in this position to comment and analyze the most famous spectacle in the country.

    He started this edition by lobby for women’s rights.

    Follow him at the front of this edition.

  • Jonida Vokshi krah Alaudin Hamitit edhe këtë edicion (VIDEO)

    Jonida Vokshi krah Alaudin Hamitit edhe këtë edicion (VIDEO)

    Jonida Vokshi krah Alaudin Hamitit edhe këtë edicion (VIDEO)

    Edhe ky edicion i Big Brother Vip Kosova do të udhëhiqet nga Alaudin Hamiti.

    Veçse, nuk do të jetë i vetëm.

     Befasi për publikun ishte rikthimi i Jonida Vokshit si bashkë prezantuese edhe në këtë edicion të pestin me radhë.

  • Rudina Dembacaj ulet në kolltukun e opinionistes së BBVK 5! (VIDEO)

    Rudina Dembacaj ulet në kolltukun e opinionistes së BBVK 5! (VIDEO)

    Rudina Dembacaj ulet në kolltukun e opinionistes së BBVK 5! (VIDEO)

    Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, i bashkohet Big Brother VIP Kosova 5 si opinioniste.

    Me natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe energjinë që e karakterizon, ajo pritet të sjellë dinamika dhe debate interesante gjatë këtij edicioni.

  • Studio e re, magji e vjetër - filloi prime i parë i BBVK5

    Studio e re, magji e vjetër – filloi prime i parë i BBVK5

    Studio e re, magji e vjetër - filloi prime i parë i BBVK5

    Ka filluar ‘prime’ e parë e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova 5. Moderatori Alaudin Hamiti e hapi edhe këtë edicion, duke kremtuar pesë vite histori.

    Ndryshimet kanë filluar qysh nga studio, e cila këtë edicion ka marrë një pamje të re dhe unike. Studio e re i qëndroi besnike ngjyrave të spektaklit, por këtë edicion ajo ka një strukturë të re, e cila duket magjike.

    Ndiqeni live spektaklin më të madh në vend!

  • LIVE: Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 5

    LIVE: Nata e parë e Big Brother VIP Kosova 5

    Ka nisur spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova 5”, i cili sonte vjen me edicionin e tij të pestë, duke sjellë emocione, surpriza dhe emra të njohur të skenës shqiptare.

    Plot 20 banorë VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë që në natën e parë, për të nisur kështu rrugëtimin e tyre në garën që do t’i mbajë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.

    Kush do të jenë banorët e këtij edicioni? Çfarë surprizash ka përgatitur produksioni dhe si do të zhvillohet nata e parë?

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar hap pas hapi për çdo zhvillim, hyrje të banorëve, deklaratë dhe ngjarje të rëndësishme nga nata e parë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Na ndiqni për të gjitha detajet në kohë reale!