Category: Lajme

  • Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

    Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

    Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

    Italia është përfshirë këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe të thirrur nga sindikata USB. Sipas organizatorëve, mbi 1 milion persona morën pjesë në demonstrata, duke kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta dhe shtimin e shpenzimeve ushtarake.

    Protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në disa prej qyteteve kryesore, përfshirë Romën, Milanon dhe Torinon.

    Në kryeqytet, demonstruesit hodhën objekte në drejtim të forcave të rendit, ngritën barrikada dhe tentuan të çanin kordonin policor për t’u afruar pranë Parlamentit. Gjatë protestave në Romë, tetë persona u arrestuan.

    Ndërkohë, në Milano, protestuesit bllokuan për disa orë Tangjencialen Lindore, ndërsa në Bologna u ndërpre qarkullimi në tangjenciale dhe në një segment të autostradës A1 për rreth tri orë. Bllokime të qarkullimit pati edhe në Torino, kurse në Genova demonstruesit bllokuan hyrjen e portit.

    Në Torino, policia ndaloi gjithashtu dy persona pas incidenteve të regjistruara në sheshin Castello. Në anën tjetër, në Firence protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve.

    Greva përfshiu edhe sektorin shëndetësor, megjithatë u garantuan shërbimet minimale dhe urgjencat mjekësore.

    Mobilizimi u zhvillua mes përplasjeve me qeverinë italiane, pasi ministri i Transportit, Matteo Salvini, kishte urdhëruar shtyrjen e grevës. Sindikata USB e kundërshtoi këtë vendim dhe vazhdoi organizimin e protestave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

    SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

    SHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

    Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën, në një marrëveshje me vlerë të vlerësuar prej 2.1 miliardë dollarësh.

    Sipas njoftimit të publikuar të premten, blerja do të financohet përmes kontributeve të Kanadasë, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cilat do të kanalizohen përmes programit amerikan JUMPSTART, si dhe përmes fondeve kombëtare të siguruara nga Huaja e BE-së për Mbështetjen e Ukrainës.

    Kontraktori kryesor për këtë shitje do të jetë kompania amerikane Lockheed Martin, shkruan Reuters.

    Miratimi i marrëveshjes vjen në një kohë kur Ukraina po kërkon përshpejtimin e furnizimeve me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore, për shkak të intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar në fillim të kësaj jave se Kievi po priste prej gati një muaji miratimin amerikan për furnizimin me këto raketa.

    Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht Shteteve të Bashkuara që të përshpejtojnë dërgesat e raketave, të cilat blihen nga aleatët e NATO-s dhe furnizohen përmes programit të njohur si PURL.

    Ukraina synon që furnizimet të përshpejtohen para fillimit të dimrit, kur infrastruktura energjetike e vendit pritet të përballet me rrezik të shtuar nga sulmet ruse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. approves sale of Patriot missiles to Ukraine, agreement amounts to $2.1 billion

    The US State Department has approved the sale of 500 Patriot missiles. PACE-3 for Ukraine, in an agreement estimated at $2.1 billion.

    According to the announcement released Friday, the purchase will be financed through the contributions of Canada, Germany and Norway, which will be channeled through the US JUMPSTART programme, as well as through national funds provided by the EU Foreign Assistance for Ukraine.

    The main contractor for this sale will be the American company Lockheed Martin, Reuters writes.

    Approval of the deal comes at a time when Ukraine is seeking to speed up supplies with air defence systems and rockets, due to the intensifying of Russian attacks on energy and civilian infrastructure.

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky had declared earlier this week that Kiev has been awaiting nearly a month’s US approval for supply of these missiles.

    Zelensky has repeatedly asked the United States to accelerate the shipments of missiles, which are purchased by NATO allies and supplied through the programme known as PURL.

    Ukraine aims to accelerate supplies before the start of winter, when the country’s energy infrastructure is expected to face increased risks from Russian attacks.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A jeni gati? Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP Kosova

    A jeni gati? Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP Kosova

    A jeni gati? Në këtë link mund ta ndiqni LIVE Big Brother VIP Kosova

    Edhe pak minuta na ndajnë nga nisja e spektaklit më të madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova 5.

    Prime-i i parë i këtij edicioni pritet të sjellë një super spektakël, surpriza të shumta dhe emocione, të cilat publiku do të mund t’i ndjekë LIVE edhe përmes YouTube.

    https://youtube.com/@bigbrothervipkosova?si=apKUu3oRJtnVajGr)

    Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me emra dhe personalitete nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Sytë dhe veshët katër kah Klan Kosova!

  • Are you ready? In this link you can follow the Big Brother Left. V IP Kosova

    A few minutes away from the start of the biggest TV show in the country, Big Brother V IP Kosovo 5.

    The first prime of this edition is expected to bring about a super spectacle, numerous surprises and emotions that the public will be able to follow even via YouTube.

    https://youtube.com/@bigbrobrovipkosova? si=apku3oRJtnVajGr)

    This season has been selected as an extremely diversy tape, with names and personalities from music, television, art, and various areas of public life.

    Eyes and ears to Klan Kosova!

  • Dita e tretë - Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

    Dita e tretë – Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

    Dita e tretë - Tym e revoltë, lypet dorëheqje ministrash (VIDEO)

    Me thirrjet “Drejtësi për Arlindën”, qytetarët protestuan edhe të premten në Prishtinë, në ditën e tretë të mobilizimit për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Protestuesit marshuan drejt disa institucioneve të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale për të gjithë ata që, sipas tyre, dështuan ta mbronin Arlindën.

    Marshimi nisi drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku u kërkua sërish dorëheqja e ministres Donika Gërvalla. Para ndërtesës së kësaj ministrie, protestuesit hodhën edhe tymues të zi, në shenjë revolte.

    Më pas, ata vazhduan drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës, ku kërkuan që të gjithë personat përgjegjës të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar.

    Gjatë protestës u kërkua edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Revolta u shpreh edhe para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilit protestuesit i dhanë afat deri të hënën për të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve që, sipas tyre, kanë përgjegjësi në rastin e Arlindës.

    Në shenjë të vazhdimit të protestës, qytetarët u drejtuan edhe te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku përsëritën kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe ndëshkim të të gjithë atyre që kanë dështuar në mbrojtjen e viktimës.

    Para Qeverisë u vendos edhe një tendë, ku protestuesit paralajmëruan se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës, duke bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Organizatorët paralajmëruan se thirrjet për drejtësi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me protesta të planifikuara edhe në qytete të tjera të Kosovës.

    Detajet në kronikën e mëposhtme të përgatitur nga Klan Kosova:

  • Vrasja e Arlindës - Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

    Vrasja e Arlindës – Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

    Vrasja e Arlindës - Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

    Dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk po konsiderohet e mjaftueshme nga partitë opozitare.

    Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës kërkojnë që përgjegjësia për dështimet institucionale në këtë rast të mos përfundojë vetëm te kreu i Policisë, por të përfshijë edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi, ka thënë se përgjegjësia e Gazmend Hoxhës duhet të shqyrtohet deri në fund, por ka kundërshtuar që ai të shërbejë si mbulesë për përgjegjësinë politike të ministrit.

    Edhe në Aleancë kanë ngritur dyshime se largimi i drejtorit të Policisë mund të jetë një mënyrë për ta mbrojtur Sveçlën nga përgjegjësia politike.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegjësi më të gjerë, duke vlerësuar se dështimet në menaxhimin e institucioneve duhet të kenë pasoja për të gjithë drejtuesit përgjegjës.

    Të tri subjektet opozitare kërkojnë dorëheqje ose shkarkime, duke insistuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtar.

    Në anën tjetër, ministrja Gërvalla dhe ministri Sveçla kanë deklaruar se nuk do të largohen nga pozitat e tyre.

    Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:

  • Dorëheqja e Hoxhës - Përballoi Banjskën, jo vrasjen e Arlindës (VIDEO)

    Dorëheqja e Hoxhës – Përballoi Banjskën, jo vrasjen e Arlindës (VIDEO)

    Dorëheqja e Hoxhës - Përballoi Banjskën, jo vrasjen e Arlindës (VIDEO)

    Gazmend Hoxha është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten mbrëma, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, por ky ishte udhëtimi i tij i fundit në këtë funksion.

    Të premten paradite, Hoxha ka ofruar dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të cilën dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj.

    Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka emëruar Fehmi Hotin në këtë pozitë.

    Hoxha ishte pjesë e Policisë së Kosovës që nga gjenerata e parë, e vitit 2000. Ai mori drejtimin e institucionit në mars të vitit 2023, ndërsa gjatë kësaj periudhe u përball me një sërë sfidash të sigurisë.

    Ndër operacionet më të rëndësishme gjatë udhëheqjes së tij ishte reagimi i Policisë së Kosovës ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023, të kryer nga një grup i armatosur serb.

    Gjatë këtij sulmi u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, koleg i Hoxhës.

    Detajet në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

  • Hoxha’s resignation &#82/11; Facing Banisca, not the murder of Arlinda ( VIDEOS)

    GAzmend Hoxha has returned from the United States on Thursday evening to the quality of Kosovo Police Director General, but this was his last trip to the post.

    On Friday morning, Hoxha has offered her resignation from the position of Police Director General, five days after the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica, Peja, whose brother-in-law Albert Sylaj.

    His resignation has been accepted by Prime Minister Albin Kurti, who, with the nomination of Interior Minister Jedal Svechla, has named Fehmi Hoti in this position.

    Hoxha was part of the Kosovo Police since the first generation of 2000. He took the helm of the institution in March 2023, while during this period he faced a series of security challenges.

    Among the most important operations during his leadership was the Kosovo Police’s response to the terrorist attack on Zvecan Banjsk on 24 September 2023, conducted by an armed Serb group.

    Kosovo Police Sergeant Africa Bunnjak, Hoxha’s colleague, was killed during this attack.

    Details in the chronice prepared by Klan Kosova:

  • Ukraina siguron raketa Patriot me vlerë 2.1 miliardë dollarësh nga SHBA-ja

    Ukraina siguron raketa Patriot me vlerë 2.1 miliardë dollarësh nga SHBA-ja

    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën, në vlerë të vlerësuar prej 2.1 miliardë dollarësh.

    Sipas njoftimit, Ukraina do të financojë blerjen e raketave përmes kontributeve të Kanadasë, Gjermanisë dhe Norvegjisë, të cilat do të kanalizohen përmes programit amerikan JUMPSTART, si dhe përmes fondeve kombëtare të siguruara nga Huaja e BE-së për Mbështetjen e Ukrainës.

    Kompania amerikane Lockheed Martin do të jetë kontraktori kryesor për këtë shitje, shkruan reuters.

    – YouTube www.youtube.com

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar në fillim të kësaj jave se Ukraina po priste prej gati një muaji miratimin amerikan për furnizimin me raketa të rëndësishme, në një kohë kur Rusia kishte intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile.

    Udhëheqësi ukrainas i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së që të përshpejtojë dërgesat e raketave, të cilat blihen nga aleatët e NATO-s dhe furnizohen përmes programit të njohur si PURL.

    Kievi kërkon që furnizimet të përshpejtohen përpara fillimit të dimrit, kur infrastruktura energjetike e vendit përballet me rrezik të shtuar nga sulmet ruse. /Telegrafi/