Category: Lajme

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, juristët: Përgjegjësia institucionale është më e thellë se dorëheqja e Hoxhës

    Vrasja e Arlinda Zekajt, juristët: Përgjegjësia institucionale është më e thellë se dorëheqja e Hoxhës

    Avokati Shkëlzen Sopjani dhe juristi Kolë Krasniqi kanë vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk duhet të jetë fundi i përgjegjësisë institucionale për këtë rast.

    Të ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ata kanë kërkuar që përgjegjësia të shqyrtohet edhe në institucionet e tjera, përfshirë Prokurorinë, Gjykatat, Qendrat për Punë Sociale dhe udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Sopjani ka thënë se gjatë udhëheqjes së Hoxhës, veçanërisht pas sulmit në Banjskë, Policia ka shënuar edhe zhvillime pozitive. Megjithatë, sipas tij, dorëheqja e drejtorit të Policisë ngre çështjen e përgjegjësisë edhe te drejtuesit e institucioneve të tjera.

    “Çfarëdo përgjegjësie ka Hoxha, atëherë ka edhe kryeprokurori e prokurori. Përgjegjësia institucionale u adresua me disa suspendime, megjithatë mendoj se përgjegjësia profesionale është shumë më e thellë dhe afatgjatë”, ka deklaruar Sopjani.

    Ai ka kritikuar zbehjen e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke thënë se gjatë 10 deri në 15 vjetëve të fundit është dobësuar edhe përgjegjësia profesionale e zyrtarëve.

    “Llogaridhënia është duke u zhdukur deri në nivelin më të ulët të zyrtarit, pasi edhe frika prej pasojave është zhdukur”, ka thënë ai.

    Sopjani ka përmendur edhe përvojën e tij si avokat, duke pretenduar se ka raste kur Gjykata e Apelit ua prish gjyqtarëve 30 deri në 40 aktgjykime brenda një viti, pa pasur pasoja për ta.

    “Prej përvojës time si avokat ka shumë raste që një gjyqtari ia prish Apeli 30-40 aktgjykime gjatë vitit dhe nuk ka kurrfarë përgjegjësie, e as nuk i thotë askush asgjë. Në fund, vlerësimi bëhet se sa raste ka zgjidhur, por jo cilësia e aktgjykimeve”, është shprehur ai.

    Ndërkaq, juristi Kolë Krasniqi e ka përshëndetur dorëheqjen e Hoxhës, duke thënë se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por ka kërkuar që përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori i Policisë.

    Sipas Krasniqit, përgjegjësi duhet të mbajë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi morale në raste të tilla.

    “E përshëndes dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për faktin se ai ka pasur përgjegjësi institucionale, por nuk mjafton kjo, sepse ne e pamë menjëherë pas dorëheqjes së tij, ministri i Punëve të Brendshme e propozoi një personalitet tjetër që menjëherë u emërua si ushtrues detyre, që do të thotë se ekziston një zinxhir i drejtpërdrejtë i ndikimit të strukturave komanduese”, ka deklaruar Krasniqi.

    Ai ka thënë se ministri do të duhej të merrte përgjegjësi morale dhe të kërkonte llogari edhe nga departamentet e tjera.

    Krasniqi ka theksuar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt duhet të analizohet veprimi i të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e qytetarëve, përfshirë Policinë, Qendrat për Punë Sociale, Prokurorinë dhe Gjykatat.

    “Përderisa nuk janë marrë masat e mjaftueshme institucionale, ku do të duhej të kishte koordinim me Policinë, QPS-në, Prokurorinë e Gjykatat, të gjitha këto kanë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë dhe nëse ndonjëra nga këto nuk i përmbush obligimet e veta, atëherë fatkeqësisht ndodh rast si ky dhe me arsye po kërkojnë dorëheqjen e përgjegjësve”, është shprehur ai.

    Në fund, Krasniqi ka kërkuar reflektim edhe nga kryeministri, duke theksuar nevojën për rishqyrtimin e profesionalizmit dhe zbatimit të detyrave nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

    “Duhet të analizohen përgjegjësitë, moralisht përgjegjësi ka edhe Kryeministri në raste të tilla dhe është mirë të ketë reflektim dhe do të ishte e udhës të rishqyrtohet profesionalizmi dhe zbatimi i detyrave nga të gjithë”, ka deklaruar Krasniqi./Telegrafi/

  • Liqeni i Mavrovës pasurohet me 400 kilogramë peshq, vendoset ndalesë dymujore për peshkimin e krapit

    Liqeni i Mavrovës pasurohet me 400 kilogramë peshq, vendoset ndalesë dymujore për peshkimin e krapit

    Sasi të reja të peshqve janë lëshuar në Liqenin e Mavrovës dhe në rrjedhat ujore në territorin e Parkut Kombëtar „Mavrova”.

    Në kuadër të Planit Vjetor për ripopullimin e ujërave, në liqen dhe ujërat përreth janë lëshuar 200 kilogramë troftë dhe 200 kilogramë krap, gjithsej 400 kilogramë peshq.

    Nga Parku Kombëtar „Mavrova” bëjnë të ditur se ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e fondit të peshkut, si dhe për ruajtjen e ekuilibrit natyror në ekosistemet ujore.

    „Mbrojtja e ujërave dhe e fondit të peshkut është përgjegjësi e përbashkët. Duke respektuar rregullat dhe duke u sjellë me përgjegjësi, kontribuojmë në ruajtjen e pasurisë natyrore të parkut”, thuhet në njoftimin e NP „Mavrova”.

    Ndërkohë, nga nesër do të hyjë në fuqi një ndalesë dymujore për peshkimin e krapit (Cyprinus carpio) në zonën rekreative të Liqenit të Mavrovës. Ndalimi është miratuar me vendim të ministrit përkatës, me kërkesë të drejtuesve të Parkut Kombëtar, dhe do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026.

    „Qëllimi është të mundësohet përshtatja, përhapja dhe rritja e suksesshme e peshqve të lëshuar në kushtet natyrore të Liqenit të Mavrovës, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe ripërtëritjen e fondit të peshkut”, bëjnë të ditur nga Parku Kombëtar „Mavrova”.

  • Calhanoglu mund të largohet falas nga Interi, në horizont transferimi te rivali i përbetuar

    Calhanoglu mund të largohet falas nga Interi, në horizont transferimi te rivali i përbetuar

    Kontrata e Hakan Calhanoglu me Interin skadon më 30 qershor 2027 dhe negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur për shkak të pagës.

    Reprezentuesi turk mund të largohet nga klubi pa kompensim, ashtu siç bëri nga Milani në vitin 2021.

    Sipas Calciomercato.it, Interi ende e konsideron Calhanoglun një lojtar të rëndësishëm, por menaxhmenti dëshiron t’i ofrojë atij një pagë fikse më të ulët se 6.5 milionë euro neto aktuale, me bonuse më të larta.

    Goal.com shkruan se Interi ofroi 4.5 milionë euro plus bonuse për sezon. Klubi gjithashtu ka dyshime për moshën e tij, sepse Calhanoglu është 32 vjeç dhe do të mbushë 33 në shkurt.

    Ai është gjithashtu i shqetësuar për dëmtimet e shpeshta të muskujve.

    Calhanoglu i tha Gazzetta dello Sport në gusht se do ta zgjaste kontratën menjëherë, por se vendimi nuk është i tiji, por i klubit.

    Nëse nuk ka marrëveshje, ka mundësi. Mediat italiane po raportojnë se Juventusi kohët e fundit është interesuar për situatën e tij, dhe po përmendet edhe një rikthim në Turqi, te Galatasaray./Telegrafi/

  • Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

    Kandiç për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm e të humbur

    Pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit dhe partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, ka komentuar mesazhet e Vuçiqit pas zgjedhjeve, raportin e tij me lëvizjen studentore dhe përpjekjet për mobilizimin e mbështetësve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

    Në një intervistë për televizionin N1 në kroatisht, Kandiç tha se zemërimi i Vuçiqit është shprehje e një radikali të pafuqishëm dhe të humbur.

    Burimi: RTKLive

  • Kandic for Vucinqi: This is the wrath of a helpless, lost radical

    After losing Aleksandar Vuciki and his party in early parliamentary elections in Serbia, human rights activist Natasa Kandic has commented on Vuciqi’s post-election messages, his report with the student movement, and efforts to mobilise Serbian Progressive Party supporters ( SNS).

    In an interview for N1 television in Croatian, Kandic said Vuciqi’s anger is an expression of a helpless and lost radical.

    Source Layer: RTKLive

  • Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

    Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

    Klan Kosova dhuron 5 mijë euro donacion për gratë (VIDEO)

    Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka njoftuar se televizioni Klan Kosova do të dhurojë pesë mijë euro për gratë që janë në strehimore.

    Ai këtë e bëri në nisje të edicionit të pestë të shtëpisë më të famshme në vend.

    “Në shenjë të solidaritetit Klan Kosova do të dhurojë 5 mijë euro për të gjitha strehimoret të cilat janë në Kosovë, është një moment shumë emocionues që është shumë vështirë të thuhet, pavarësisht faktit, është një gjest që po e bën Klan Kosova dhe i gjithë ekipi i saj, për t’i ndihmuar gratë, që janë prej dhunës”, u shpreh Hamiti.

    Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

  • Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

    Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

    Rudina Dembacaj komenton tre banorët e parë të BBVK 5 (VIDEO)

    Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova në rolin e opinionistes.

    Gjatë spektaklit, ajo ka komentuar edhe tre banorët e parë që u futën një ditë më parë në shtëpinë e BBVK 5.

    Dembacaj u shpreh se ata kanë filluar të ambientohen me shtëpinë dhe se tashmë janë të gatshëm të mirëpresin banorët e tjerë që do t’u bashkohen në këtë edicion.

  • Arlinda, Nichi dhe Antoneta – më guximtarët! Ja për çka bëhet fjalë (VIDEO)

    Arlinda, Nichi dhe Antoneta – më guximtarët! Ja për çka bëhet fjalë (VIDEO)

    Arlinda, Nichi dhe Antoneta – më guximtarët! Ja për çka bëhet fjalë (VIDEO)

    Alarmin e Vëllaut të Madh të gjithë e pritën me entuziazëm. Që nga dje, tre banorë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

    Arlinda, Nichi dhe Antoneta janë tre banorët e parë, që u bënë pjesë e shtëpisë pasi fituan një sfidë të vogël nga Vëllau i Madh.

    Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar se për çka bëhet fjalë!

  • Arlinda, Nichi and Antoneta the bravest! That’s what this is about. V IDEO)

    AEveryone welcomed the Great Brother with enthusiasm. Since yesterday, three residents have become part of the country’s most famous home.

    Arlinda, Nichi and Antoneta are the first three residents to become part of the house after winning a small challenge from the Great Brother.

    Follow the video below to find out what it is about!

  • Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

    Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

    Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

    Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.

    Sipas policisë, autor është 48 vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.

    Top Channel raporton se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.