Category: Lajme

  • Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, në fokus optimizimi i KFOR-it

    Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, në fokus optimizimi i KFOR-it

    Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, në fokus optimizimi i KFOR-it

    Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), Gjenerali Alexus G. Grynkewich, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, vizita rikonfirmon angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë.

    Gjatë takimit, Grynkewich dhe Vergori diskutuan procesin e optimizimit të KFOR-it, i cili bazohet në vlerësimin e zhvillimeve pozitive në mjedisin e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

    KFOR-i ka bërë të ditur se çdo ndryshim në madhësinë dhe përbërjen e misionit do të realizohet në mënyrë graduale dhe të kalibruar, duke u mbështetur në vlerësimet e vazhdueshme në terren.

    Po ashtu, është theksuar se përshtatjet do të mbeten të kthyeshme në rast të zhvillimeve të rëndësishme që mund të ndikojnë në sigurinë lokale dhe stabilitetin rajonal.

    Gjatë vizitës, dy gjeneralët u takuan edhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të Listës Serbe. Në këto takime u theksua se siguria e qëndrueshme kërkon zgjidhje politike, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim.

    Vizita përfundoi në Manastirin e Graçanicës, ku Grynkewich dhe Vergori u takuan me përfaqësues fetarë.

    Në fund, KFOR-i rikonfirmoi se do të vazhdojë të jetë garantues i stabilitetit dhe të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja.

     

  • Gjykata e Lartë rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Gjykata e Lartë rrëzon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Gjykata e Lartë ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona, dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim. Gjykata ka konstatuar mangësi serioze në arsyetimet e gjykatave më të ulëta, veçanërisht sa i përket lidhjes shkak-pasojë mes veprimeve të të akuzuarve dhe tragjedisë, si dhe vlerësimit të provave për shkaqet dhe përhapjen e zjarrit.

    Vendimi është marrë më 22 tetor dhe është publikuar sot nga Gjykata e Lartë. Me të janë pranuar kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të paraqitura nga dy ish-drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

    Janë shfuqizuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Tetovës i 16 majit 2025 dhe ai i Gjykatës së Apelit në Gostivar i 26 nëntorit 2025. Me vendimin e shkallës së dytë, të dy ish-drejtorët ishin dënuar me nga tre vjet burg për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se gjykatat më të ulëta nuk kanë shpjeguar mjaftueshëm se në bazë të cilave prova kanë arritur në përfundimin se dy të akuzuarit kanë vepruar si bashkëkryerës. Gjithashtu, nuk është bërë e qartë se mbi cilat prova është konstatuar se ata bashkërisht nuk kanë siguruar pajisjet e nevojshme kundër zjarrit dhe rrjetin e hidrantëve.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes nëse mungesa e pajisjeve kundër zjarrit ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit apo ka ndikuar në përhapjen e tij dhe pasojat.

  • Chivu kërkon hakmarrje ndaj Milanit: Interi duhet të japë gjithçka në derbi

    Chivu kërkon hakmarrje ndaj Milanit: Interi duhet të japë gjithçka në derbi

    Trajneri i Interit, Cristian Chivu, u ka kërkuar futbollistëve të tij të bëjnë sakrifica shtesë në prag të derbit të shumëpritur ndaj Milanit, që drejtohet nga Ruben Amorim. Rumuni theksoi se në një përballje të tillë nuk ka favoritë të qartë, pavarësisht se skuadra e tij synon t’i japë fund serisë negative ndaj rivalit të qytetit.

    Pas fitores së pastër 2-0 ndaj Venezias, Interi ka kthyer vëmendjen te derbi i Milanos, që zhvillohet më 31 tetor. Përballja vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit në Serie A, me të dyja skuadrat që synojnë të dëshmojnë forcën e tyre në qytet.

    Zikaltrit hyjnë në këtë ndeshje me synimin për ta ndërprerë serinë negative ndaj rivalëve të përbetuar. Interi nuk ka arritur të fitojë në gjashtë apo shtatë përballjet e fundit ndaj Milanit.

    “E njohim cilësinë e Milanit dhe duhet të jemi të përgatitur. Duhet ta trajtojmë këtë si një ndeshje tjetër të kampionatit, pa u ndikuar nga renditja apo faktorët e jashtëm. Duhet të jemi versioni më i mirë i vetes.

    Nëse Interi nuk ka fituar një derbi në gjashtë apo shtatë përballjet e fundit, duhet t’i bësh vetes disa pyetje. Na nevojitet ekuilibër dhe motivim në nivel të lartë. Kjo ndeshje do të kërkojë pak më shumë sakrificë sesa të tjerat”, deklaroi Chivu.

    Pavarësisht rëndësisë së rivalitetit, trajneri i Interit u kujtoi lojtarëve se sezoni është një garë e gjatë dhe se rezultati i një derbi në fillim të kampionatit nuk e përcakton domosdoshmërisht renditjen përfundimtare.

    “Historia na mëson se derbi nuk është domosdoshmërisht vendimtar. Vitin e kaluar Milani na mposhti, por më pas humbi ndaj Lazios. Ajo që ka rëndësi është të përqendrohemi në një ndeshje në të njëjtën kohë dhe në atë që kontribuojmë gjatë gjithë sezonit”, u shpreh ai.

    “Jemi vetëm në xhiron e dhjetë. Natyrisht, është derbi dhe shumë faktorë ndikojnë, por kjo ndeshje vlen njësoj si çdo përballje tjetër.

    Në një derbi nuk ka favoritë. Ka shumë krenari në lojë. Presioni është mbi të gjithë dhe e dimë se çfarë do të thotë të fitosh apo të humbasësh një ndeshje të tillë, por në fund nuk duhet ta komplikojmë më shumë seç duhet”, përfundoi trajneri i Interit./Telegrafi/

  • Një protestues sulmohet fizikisht gjatë protestës në Pejë, arrestohen dy persona

    Një protestues sulmohet fizikisht gjatë protestës në Pejë, arrestohen dy persona

    Një protestues sulmohet fizikisht gjatë protestës në Pejë, arrestohen dy persona

    Një protestues është sulmuar fizikisht gjatë protestës së mbajtur sot në Pejë, në shenjë proteste për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

    Sipas Rugovës, fillimisht një person është arrestuar, ndërsa pas veprimeve policore është shoqëruar në stacion edhe një person tjetër, i dyshuar për përfshirje në rast.

    Të dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar dhe cilësohet si “Sulm”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A protestor physically attacked during protest in Pec, two persons arrested

    A protestor has been physically attacked during the protest held today in Pec, in protest of the murder of Arlinda Zekaj.

    The signal news has confirmed the police’s spokesman for the Pec Region, Driton Rugova, who has announced that two suspected persons have been arrested in connection with the case.

    According to Rugova, initially one person has been arrested, while after police action another person, suspected of involvement in the case, has been accompanied to the station.

    Both suspects have been interviewed by police investigators and, with the State Prosecutor’s decision, have been released in regular procedure.

    The case has been initiated and named as “Sulm.”

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor

    FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor

    Në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar trajnim tre javor në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.

    Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë profesionale dhe praktike në zbatimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.

    “Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimi”, njofton FSK.

  • KSF, Albanian Army hold joint training in Mountain Peace Research Field

    Under the bilateal co-operation plan, members of the Kosovo Security Force ( KSF and the Armed Forces of the Republic of Albania ( FARSH) have completed three weeks of training in the Mountain Peace Research field, at the basic and advanced level.

    During the training, participants developed professional and practical skills in implementing the search-saving techniques, with the focus on increasing readiness and operational capacities for mountain-field intervention.

    This activity testifies to the shared commitment to advancing co-operation between the two forces, exchange of experiences and development of professional capacities in the field of search-saving, the KSF reports.

  • Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit

    Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit

    Emigrantja shqiptare Alma Sarelli ka shpallur kandidaturën për Senatin e Shtetit të Connecticutit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka siguruar mbështetjen e Partisë Republikane dhe të Partisë së Pavarur të Connecticutit, ndërsa emri i saj do të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 3 nëntor 2026.

    Sarelli aktualisht mban një post të zgjedhur si anëtare e Takimit Përfaqësues të Qytetit (RTM) në Westport, ku është pjesë e katër komiteteve: Mbrojtjes Publike, Arsimit, Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe Planifikimit dhe Zonimit, transmeton Telegrafi.

    Përveç angazhimit të saj në institucionet lokale, ajo është aktive edhe në jetën qytetare dhe në sektorin jofitimprurës të qytetit. Për katër vjet ka shërbyer si presidente e organizatës Neighbors & Newcomers of Westport, ndërsa aktualisht është anëtare e bordeve të disa organizatave jofitimprurëse.

    Një pjesë e rëndësishme e historisë së saj familjare lidhet edhe me Shqipërinë. Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të fushatës së saj, babai i Sarellit është angazhuar në pajtimin e familjeve të përfshira në gjakmarrje në Shqipëri, duke ndërmjetësuar mes tyre dhe duke i ndihmuar të gjenin rrugën drejt paqes.

    Sarelli thotë se kjo përvojë ka ndikuar në mënyrën se si ajo e koncepton shërbimin publik, duke vënë në qendër dëgjimin, ndërtimin e besimit dhe gjetjen e pikave të përbashkëta mes njerëzve.

    Me kandidaturën për Senatin e Connecticutit, ajo synon të sjellë në politikën shtetërore përvojën e saj si emigrante, sipërmarrëse, nënë, avokate e komunitetit dhe zyrtare e qeverisjes lokale./Telegrafi/

  • Armëpushimi në Oleshky përfundon më 1 nëntor, evakuohen banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia

    Armëpushimi në Oleshky përfundon më 1 nëntor, evakuohen banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia

    Armëpushimi në Oleshky përfundon më 1 nëntor, evakuohen banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia

    Ndërsa vijon zbatimi i armëpushimit të pjesshëm mes Rusisë dhe Ukrainës i ndërmjetësuar nga SHBA, autoritetet e dy vendeve raportuan se ka nisur evakuimi i banorëve në Oleshkyn, qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia që në vitin 2022. Prej muajsh të tërë ata vuanin mungesën e ushqimit, uji dhe barnave.

    Zyrtarë nga Moska dhe Kievi të pranishëm në qytet, mbikëqyrën operacionin. “Evakuimi dhe shpërndarja e ndihmës humanitare ka filluar”- tha negociatori ukrainas, ndërsa Avokatja e Popullit për të drejtat e njeriut në Rusi, beri të ditur se disa prej të evakuuarve do të dërgohen në vendin e saj, ndërsa të tjerë në Ukrainë.

    Sipas zyrtarëve të dy vendeve, ka edhe banorë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në qytet edhe nëse luftimet rifillojnë. Popullsia e Oleshky-t ka rënë nga 24 mijë para luftës në rreth 2 mijë pas pushtimit nga Rusia. Armëpushimi, i njoftuar nga Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump javën e kaluar, përfundon mbrëmjen e 1 nëntorit.

    Pavarësisht ndalimit të përkohshëm të luftimeve në këtë qytetet, sulmet në zona të tjera kanë vazhduar të pandërprera. Rreth 200 mijë familje mbetën pa energji elektrike në qytetin ukrainas të Dnieper pas sulmeve ruse gjatë natës. Një sulm me dron në një stacion treni atje një ditë më parë vrau të paktën 14 persona, ndërsa një sulm në qytetin verior të Chernigivit vrau dy të tjerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The truce in Olesky ends on November 1st, the Russian-infested Ukrainian town is evacuated

    As the implementation of the partial ceasefire between Russia and the US-brokered Ukraine follows, authorities in the two countries reported that the evacuation of residents in Oleskyn, the Ukrainian town occupied by Russia since 2022. For months they suffered food shortages, water, and medicine.

    Officials from Moscow and Kiev present in the city supervised the operation. The evacuation and distribution of humanitarian aid has begun — the Ukrainian negotiator said, while the Ombudsman for human rights in Russia, announced that some of the evacuees will be sent to her country, while others to Ukraine.

    According to officials from both countries, there are residents who have chosen to stay in the city even if fighting resumes. Olishky’s population has fallen from 24 thousand before the war to about 2,000 after Russia’s invasion. The truce, announced by US First Lady Melanie Trump last week, ends on November 1st evening.

    Despite the temporary ban on fighting in this city, attacks in other areas have continued unbroken. About 200 thousand families were left without electricity in the Ukrainian city of Dnieper following Russian attacks at night. A drone attack at a train station there the day before killed at least 14 people, while an attack on the northern town of Chernigivi killed two others.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal