Category: Lajme

  • Shtyhet sërish lotaria "Green Card"

    Shtyhet sërish lotaria “Green Card”

    Mijëra persona që shpresojnë të fitojnë të drejtën për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara do të duhet të presin edhe më gjatë, pasi lotaria amerikane e kartonit të gjelbër për vitin 2027 është përballur me një tjetër pengesë ligjore.

    Një gjykatë federale e apelit në SHBA ka bllokuar përkohësisht një vendim të mëparshëm, i cili e detyronte administratën e presidentit Donald Trump të rifillonte programin e lotarisë.

    Kështu, mijëra aplikantë mbeten sërish në pasiguri, ndërsa ende nuk dihet se kur do të mund të vazhdojë procesi, shkruan newsweek.

    Programi është pezulluar që nga viti 2025. Autoritetet amerikane e kanë arsyetuar këtë masë me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe nevojën për të rishikuar procedurat e verifikimit të aplikantëve.

    Lotaria e kartonit të gjelbër, e njohur si Programi i Vizave të Diversitetit (Diversity Visa), u mundëson qytetarëve të vendeve të caktuara të aplikojnë për një mundësi për të fituar qëndrimin e përhershëm në SHBA.

    Pezullimi i vazhdueshëm dhe pengesat ligjore kanë krijuar paqartësi për mijëra persona që presin të dinë nëse programi do të zhvillohet për vitin 2027. /Telegrafi/

  • Rescheduling lottery “ Gren Card”

    Thousands hoping to gain the right to live and work in the United States will have to wait longer, since the American lottery and green card for 2017 has faced another legal obstacle.

    A US federal appeals court has temporarily blocked a previous decision that forced President Donald Trump’s administration to resume the lottery programme.

    Thus, thousands of applicants remain in uncertainty again, while it is not known when the process will continue, writes newsweek.

    The programme has been suspended since 2025. American authorities have reasoned with concerns about national security and the need to review the application verification procedures.

    The green card Lottery, known as the Diversity Visa Programme, enables citizens of certain countries to apply for an opportunity to gain a permanent stay in the US.

    Continued suspension and legal barriers have created uncertainty about the thousands waiting to know if the program will take place in 2027. /Telegraphy/

  • Protestat e dhunshme, Hita: Identifikohen 52 persona, nuk i shpëtuan policisë as ata që mbanin maska

    Protestat e dhunshme, Hita: Identifikohen 52 persona, nuk i shpëtuan policisë as ata që mbanin maska

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se 201 punonjës policie janë plagosur gjatë protestave të zhvilluara në javët e fundit, teksa ishin në detyrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Gjatë deklaratës, Hita njoftoi se janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte dhune, edhe pse gjatë protestave disa prej tyre kishin përdorur maska për të fshehur identitetin. Materialet procedurale për rastet e konstatuara i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

    Skënder Hita: Krahas veprimeve procedurale, është identifikuar puna e personave që janë përfshirë në akte dhune, të cilët me anë të maskës mendonin se nuk do të ishin identifikuar. Janë identifikuar 52 persona. Të gjitha materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës që të vihen përpara përgjegjësisë penale personat që kanë kryer akte dhune. U bëj thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët që të përfshihen në akte dhune. U bëj thirrje gjithashtu edhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna. E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nga ana tjetër nuk mund të justifikohet./Vizion+

  • Ballkani fiton bindshëm ndaj Drenicës

    Ballkani fiton bindshëm ndaj Drenicës

    Albin Berisha ka shënuar dy gola për skuadrën vendase, ndërsa nga një gol e kanë realizuar mesfushori brazilian Giovanni Ribeiro dhe mbrojtësi Diar Vokrri.

    Berisha ka shënuar në minutën e nëntëmbëdhjetë dhe në minutën e dyzet e shtatë, dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Giovanni e ka ngritur epërsinë në 3:0 në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, ndërsa Vokrri e ka vulosur fitoren katër minuta më vonë.

    Në minutën e dyzet e katërt, Berisha kishte shënuar edhe një herë, por goli i tij është anuluar pas rishikimit të pamjeve me VAR.

    Kjo është fitorja e dytë rresht për Ballkanin, pas triumfit në tavolinë ndaj Vushtrrisë, pasi futbollistët e kësaj të fundit nuk ishin paraqitur në fushë.

    Në anën tjetër, Drenica vazhdon serinë negative dhe mbetet pa fitore që nga 20 shtatori. As ardhja e trajnerit Gentjan Mezani, i cili e zëvendësoi Jeton Mehmetin, nuk ka sjellë ende ndryshimin e pritur te skuadra kuqezi.

    Pas kësaj fitore, Ballkani renditet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Drenica zë pozitën e tetë. Superligën e kryeson Malisheva.

    Burimi: RTKLive

  • Vitia: 6.8 milionë dollarë grant shtesë nga BB për shëndetësinë në Kosovë

    Vitia: 6.8 milionë dollarë grant shtesë nga BB për shëndetësinë në Kosovë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Kosova ka përfituar një grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh nga Banka Botërore përmes projektit KOMPAS.

    Vitia, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka pritur përfaqësuesen e Bankës Botërore, Carole Megevand, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin shtesë.

    Sipas Vitisë, granti do të mbështesë digjitalizimin e shëndetësisë, forcimin e kapaciteteve të shëndetit publik dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore.

    Burimi: RTKLive

  • Year: $6.8m grant extra from BB for Kosovo health

    Health Minister Arben Vitita has announced that Kosovo has benefited an additional grant of $6.8m from the World Bank through the KoMPAS project.

    Vitita, together with Finance Minister Iron Murati, has hosted World Bank representative Carole Megevand on the occasion of signing the agreement for additional financing.

    According to the Year, the grant will support digitalisation of health, strengthening public health capacities and modernisation of health services.

    Source Layer: RTKLive

  • Balkans win committed to Drenica

    Albin Berisha has scored two goals for the local team, while one goal has been realised by Brazilian midfielder Giovanni Ribeiro and defender Diar Vokri.

    Berisha has scored in the nineteenth minute and in the minute of forty-seventh, two minutes after the second half began. Giovanni has raised the advantage to 3:0 in the fourth sixty minute, while Voker has sealed the victory four minutes later.

    In the 40th minute, Berisha had scored again, but his goal was cancelled after reviewing the VAR images.

    This is the second consecutive victory for the Balkans, after the victory at the table over Vushtrri, as the latter’s football players had not appeared in the field.

    On the other hand, Drenica continues the negative series and remains without victory as of September 20th. Even the arrival of Coach Gentian Mezan, who replaced Mehmet, has not yet brought the expected change to the red team.

    After that victory, the Balkans ranked fourth place on the table, while Drenica takes the eighth position. Maleva leads the Superliga.

    Source Layer: RTKLive

  • Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit, të dielën priten reshje më intensive

    Mot i vranët dhe me shi gjatë vikendit, të dielën priten reshje më intensive

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i përcjellë me reshje shiu.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, reshjet më intensive pritet të regjistrohen gjatë ditës së diel, njofton Dukagjini.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të sillen nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

    Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga sheshi "Zahir Pajaziti", protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Nga sheshi "Zahir Pajaziti", protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë

    Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtinë.

    Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit janë nisur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, duke vazhduar marshin në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara.

    Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, njofton Klankosova.tv.

  • Rama pas daljes nga Prokuroria Speciale: Unë bashkëpunoj - kryeministri nuk shkon

    Rama pas daljes nga Prokuroria Speciale: Unë bashkëpunoj – kryeministri nuk shkon

    Rama pas daljes nga Prokuroria Speciale: Unë bashkëpunoj - kryeministri nuk shkon

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të japë sqarime për projektin e “Arkitektit të Qytetit”.

    Rama, duke folur pas intervistimit, tha se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë dhe çështje të tjera.

    Ai, në këtë kontekst, bëri edhe një krahasim me kryeministrin, duke thënë se ky i fundit nuk shkon në Prokurori.

    “Unë kam kërku vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje dhe çështje tjera, me diskutu, me bisedu – përkundër faktit që kryeministri nuk shkon. Sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, deklaroi Rama.