Category: Lajme

  • Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Pensionimi i parakohshëm i policëve, vendimi i MPB-së për grupin punues për projektligjin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të personelit policor në Policinë e Kosovës.

    Vendimi, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, është nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla dhe është nxjerrë të enjten.

    Aty specifikohet se, sipas nevojës dhe bazuar në vlerësimin e grupit, gjatë hartimit të projektligjit mund të ftohen në takime edhe përfaqësues të institucioneve të tjera dhe ekspertë të fushës.

    Kujtojmë se Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar që pensioni fillestar për pjesëtarët e policisë të jetë 60 për qind e pagës bruto, si dhe të ketë rritje prej dy për qind për çdo vit përvojë pune.

  • Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Resul Sinani zbulon surprizat që na presin sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

    Gazetari dhe moderatori Resul Sinani do të jetë opinionist i Big Brother VIP Kosova, në këtë edicion të pestë.

    Sot në Kosova Today në Klan Kosova, ai dha detaje për sa i takon zhvillimeve që pritet të ndodhin sonte në BBVK.

    “Surprizat nisën mbrëmë, do të vazhdojnë sonte gjatë gjithë PRIME-it. Ajo çfarë di të them është se është një kast (i banorëve) i mrekullueshëm” – tha Sinani.

  • Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën

    Gjatë fundjavës, në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshjet më intensive pritet të jenë të dielën, më 1 nëntor.

    Sipas parashikimit meteorologjik të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu, të cilat parashihen të jenë më intensive.

    Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

  • Rain weekends in Kosovo, more intense rainfall expected Sunday

    GOn weekends, in Kosovo, it is scheduled to hold rain and kill weather, while the most intense rainfall is expected on Sunday, November 1st.

    According to IHMK’s meteorological forecast, on Saturday, October 31st, the weather will be dead and rainpoke. Minimum temperatures will range from 3 to 6 degrees Celsius, while maximum temperatures from 7 to 11 degrees Celsius broadcast Klankosova.tv.

    The wind will blow from the northeast, at speeds of 1 to 4m per second.

    Meanwhile, it is expected Sunday that the weather will continue with its deaths and rainfall, which are projected to be more intense.

    Minimum temperatures will remain from 3 to 6 degrees Celsius, while maximums will range from 7 to 10 degrees Celsius.

  • Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Draft raporti: Kosova nuk lëvizë, larg hyrjes në BE

    Më 4 nëntor, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, për procesin për të cilin ajo është përgjegjëse.

    I njohur si Raporti i Progresit tani si Paketa e Zgjerimit, vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.

    Për republikën kosovare, Drafti në të cilin kanë pasur qasje media të specializuara për procesin e Integrimit, thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori.

    Për Kosovën, Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.

    Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.

    Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por ai thotë dokumenti është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin.

    Kronika e gazetarit Besnik Tahiri.

  • LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

    LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

    LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Arkitekti i Kryeqytetit”.

    Rama dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetimet në këtë rast janë duke vazhduar.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës është marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit.

    “Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka deklaruar Luta në një përgjigje me shkrim.

    Sipas saj, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë veprime të tjera hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka theksuar ajo.

    Konfirmimi i Prokurorisë Speciale tregon se Rama është përfshirë në procedurën hetimore në cilësinë e të pandehurit, ndërsa deri më tani, nga informacionet e bëra publike, nuk rezulton të jetë konfirmuar ngritja e ndonjë aktakuze ndaj tij në këtë rast.

    Hetimet për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit” vazhdojnë, ndërsa mbetet të shihet nëse Prokuroria Speciale do të ndërmarrë veprime të tjera procedurale.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX ) Under investigation into abuse of office, Rama Progress interviewed as defendant by the Special Prosecutor

    The head of the Pristina municipality, Progress Rama, has been interviewed in the quality of indictees from the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo, within the investigation into the case known as the Capital Archictek.

    Rama suspected of committing criminal acts Use of official position or authorityWhile the Special Prosecutor has confirmed that the investigation in this case is ongoing.

    The news has been confirmed by Special Prosecutor’s spokeswoman Arbnor Luta, who has indicated that Pristina’s chairman has been questioned in the quality of the defendant.

    Regarding the case you’ve been looking for information, the Special Prosecutor informs you that the person with the P.R. initials. has been interviewed in the quality of the defendant, within the investigative actions that the Prosecutor’s Office is conducting in the criminal case, the Capital Archoctek, over allegations of carrying out the criminal work ʹKeq use of official position or authority, has stated Luta in a written reply.

    According to her, the Special Prosecutor’s Office is taking other investigative and procedural actions for the full bleach of the case.

    Special procedure is taking the necessary investigative and procedural actions in line with legislation in power, she has stressed.

    The Special Prosecutor’s confirmation shows that Rama is involved in the investigative procedure in the quality of the defendant, while so far, from the information made public, it has not been confirmed the establishment of any indictment against him in this case.

    Investigations into the capital’s Archictek are continuing, while it remains to be seen whether the Special Prosecutor will take other procedure actions.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Papa voton në zgjedhjet amerikane, hera e parë në historinë e papatit

    Papa voton në zgjedhjet amerikane, hera e parë në historinë e papatit

    Papa Leo XIV ka votuar përmes postës në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Vatikani.

    Ky konsiderohet rasti i parë i njohur kur një Papë merr pjesë në një proces zgjedhor politik.

    Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se Papa, i lindur në Chicago, ka ushtruar të drejtën e tij të votës si shtetas amerikan.

    Ai gjithashtu ka votuar gjatë viteve të qëndrimit në Peru, sa herë që ka pasur të drejtë ligjore për ta bërë këtë.

    Në deklaratë, Vatikani theksoi se Papa beson se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrim i qytetarëve.

    Ndryshe, zgjedhjet afatmesme amerikane, të planifikuara për 3 nëntor, do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vitet e fundit të mandatit të presidentit Donald Trump. /Telegrafi/

  • Pope Votes in American Elections, First Time in Papat History

    Pope Leo XIV has voted by mail in the mid-term elections in the United States, the Vatican announced.

    This is considered the first known case when a pope participates in a political election process.

    The Vatican Press Office announced that the Pope, born in Chicago, has exercised his right to vote as American citizens.

    He has also voted during his years in Peru, whenever he had a legal right to do so.

    In the statement, the Vatican stressed that the Pope believes participation in democratic processes is both fair and obligation of citizens.

    Otherwise, the medium-term American elections, scheduled for November 3rd, will determine the composition of Congress for the last two years of President Donald Trump’s mandate. /Telegraphy/

  • LEX | Dyshohen për Masakrën e Padalishtës, Gjykata cakton nga një muaj paraburgim ndaj Zikica dhe Gruica Belosevicit – njërit iu gjetën dokumente të ushtrisë serbe

    LEX | Dyshohen për Masakrën e Padalishtës, Gjykata cakton nga një muaj paraburgim ndaj Zikica dhe Gruica Belosevicit – njërit iu gjetën dokumente të ushtrisë serbe

    LEX | Dyshohen për Masakrën e Padalishtës, Gjykata cakton nga një muaj paraburgim ndaj Zikica dhe Gruica Belosevicit – njërit iu gjetën dokumente të ushtrisë serbe

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Zikica Belosevicit, 59 vjeç, dhe Gruica Belosevicit, 56 vjeç, të cilët dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në Masakrën e Padalishtës në komunën e Istogut.

    Vendimi është marrë sot, më 30 tetor 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    Identitetin e dy të arrestuarve, Zikica dhe Gruica Belosevic, Gazeta Sinjali e kishte zbuluar ekskluzivisht një ditë më parë, më 29 tetor.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke caktuar nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

    Të pandehurit dyshohen se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, nga neni 142, lidhur me nenin 22 të ish-Ligjit Penal të ish-RSFJ-së.

    Gjykata: Ekziston rreziku që të arratisen në Serbi

    Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka vlerësuar se ekziston rrezik real që Zikica dhe Gruica Belosevic, nëse lihen në liri, mund t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

    Ky vlerësim, sipas Gjykatës, mbështetet edhe në faktin se të dy të pandehurit kanë shtetësi të Republikës së Serbisë.

    Po ashtu, Gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale.

    Për këto arsye, është vlerësuar se paraburgimi është masa e nevojshme për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës.

    Sinjali zbuloi ekskluzivisht identitetin e tyre dhe provat e gjetura gjatë bastisjes

    Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se Zikica Belosevic ishte arrestuar mëngjesin e 29 tetorit në fshatin Osojan të Istogut, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me Masakrën e Padalishtës, të ndodhur më 26 mars 1999, ku viktima ishin anëtarë të familjes Imeraj.

    Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në pronën e Zikica Belosevicit, hetuesit kishin gjetur një librezë të shërbimit në ushtrinë serbe, sipas së cilës ai kishte qenë pjesëmarrës në luftë deri më 14 qershor 1999.

    Gjithashtu, ishin gjetur një librezë e anëtarësisë së veteranit të luftës dhe tetë fotografi të ndryshme.

    Këto materiale janë sekuestruar në kuadër të hetimeve, ndërsa rëndësia e tyre për përgjegjësinë eventuale penale do të vlerësohet gjatë procedurës.

    Gruica Belosevic u arrestua në Cerkolez

    Në kuadër të të njëjtit operacion, hetuesit kishin lokalizuar dhe arrestuar edhe Gruica Belosevicin në fshatin Cerkolez të Istogut, rreth orës 10:50.

    Gjatë kontrollit të pronës së tij, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, nuk ishin gjetur prova materiale.

    Pas arrestimit, Zikica dhe Gruica Belosevic ishin shoqëruar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ku ishin intervistuar

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali