Category: Lajme

  • Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

    Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

    Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

    Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar.

    Sipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar D.A.,  i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar.

    “Urdhër arresti ishte lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje” vepër kjo e sanksionuar sipas kodit penal të Luksemburgut.”

    Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore. /Klankosova.tv

  • Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

    Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

    Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të Arlinda Zekajt.  

    I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse veprimi i tij lidhet me trajtimin institucional të këtij rasti, Hoxha tha se “lidhet me dorëheqje morale”.

    Megjithatë, ai nuk është përgjigjur nëse me këtë nënkupton se ndien përgjegjësi për lëshimet institucionale në trajtimin e rastit.

    Zyra e Kryeministrit sot e bëri të ditur se Albin Kurti e kishte pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e kishte liruar atë nga detyra.

    Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti caktoi Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv

  • Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte

    Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte

    Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për dy persona me inicialet Z.B. dhe G.B., të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

    Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar dy të dyshuarit të enjten në dyshimin për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”.

    Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, të dyshuarit janë Zikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq.

    Kurse, bazuar në njoftimin e gjykatës, dy të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, transmeton Klankosova.tv

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që, nëse të dyshuarit lihen në liri, mund të pengojnë zhvillimin e procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale ose të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

    Si rrethanë shtesë, gjykata ka përmendur faktin se të dy të pandehurit kanë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, duke vlerësuar se ekziston rreziku që ata të largohen për t’iu shmangur drejtësisë.

    Sipas gjykatës, paraburgimi është masa e vetme që siguron zhvillimin e papenguar të procedurës penale në këtë rast.

    Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Goditje e rëndë për Alonson, Chelsea mund të mbetet pa mbrojtësin kryesor për 10 ndeshje

    Goditje e rëndë për Alonson, Chelsea mund të mbetet pa mbrojtësin kryesor për 10 ndeshje

    Chelsea ka frikë se mbrojtësi Maxence Lacroix do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një lëndim serioz në muskujt e pasmë të kofshës.

    Sipas disa burimeve të BBC Sport, reprezentuesi francez, 26-vjeçar, mund të jetë jashtë fushave deri në muajin janar, çka do të thotë se mund të humbasë deri në 10 ndeshje të skuadrës londineze.

    Lëndimi ndodhi në fund të pjesës së parë të ndeshjes së së mërkurës ndaj Liverpoolit, në kuadër të Kupës së Ligës, të cilën Chelsea e humbi pas ekzekutimit të penalltive. Lacroix u lëndua teksa po sprintonte për të bllokuar një goditje të kundërshtarit.

    Brenda klubit londinez, përfshirë edhe trajnerin Xabi Alonso, janë treguar të rezervuar sa i përket kohëzgjatjes së mungesës së mbrojtësit.

    I pyetur për gjendjen e Lacroix në konferencën për media para ndeshjes së së shtunës ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier, Alonso deklaroi se pret që mbrojtësi francez të mos luajë deri pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

    “Max pësoi një lëndim dhe presim që të mos jetë i gatshëm deri pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve. Pra, do të mungojë për disa javë”.

    Ky është një lajm i keq për Alonson, i cili e ka aktivizuar Lacroix në 10 nga 11 ndeshjet e Chelseat në të gjitha garat këtë sezon, që kur mbrojtësi iu bashkua klubit gjatë verës nga Crystal Palace për 60 milionë euro.

    Vetëm sulmuesi Morgan Rogers ka luajtur më shumë minuta se Lacroix te Chelsea këtë sezon.

    Skuadra londineze ka gjashtë qendërmbrojtës në dispozicion, përfshirë Levi Colwill, Wesley Fofana, Josh Acheampong, Jorrel Hato dhe Aaron Anselmino si alternativa.

    Megjithatë, dy të fundit janë gjithashtu të lënduar aktualisht, ndërsa disa prej lojtarëve të tjerë janë aktivizuar edhe në pozitat e mbrojtësve të krahut.

    Alonso bëri të ditur gjithashtu se portieri Emiliano Martinez po pajiset me një maskë të posaçme, në mënyrë që të mund të luajë gjatë rikuperimit nga fraktura e nofullës.

    Ndërkohë, mesfushori Moises Caicedo i ka shpëtuar lëndimit, pavarësisht shqetësimeve pas ndeshjes së mesjavës me Liverpoolin./Telegrafi/

  • Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

    Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

    Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar nga Luksemburgu

    Një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje”, është arrestuar sot në Kosovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se arrestimi është realizuar më 30 tetor 2026, rreth orës 16:30, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

    Sipas Policisë, shtetasi kosovar me inicialet D.A. kërkohej përmes INTERPOL-it, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Luksemburgut për veprën penale “Vjedhje”, e sanksionuar sipas Kodit Penal të këtij shteti.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e tjera ligjore.

    Në njoftim, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Luxembourg International Arrest Order Arrested in Kosovo

    A Kosovo citizen, wanted under international arrest warrant issued by Luxembourg authorities for the criminal act, has been arrested in Kosovo today.

    The news has revealed by the Kosovo Police through an official announcement, where the arrest was reportedly carried out on October 30th 2026, around 16:30, by the Directorate for International Police Co-operation unit, in co-ordination and co-operation with other police units and relevant institutions.

    According to police, Kosovo citizen with the initial D.A. It was requested through INTERPOL, after international arrest warrants had been issued by Luxembourg authorities for criminal activity sanctioned under this state’s Penal Code.

    By order of the attorney guardian, the detainee has been sent to a 48-hour police ban to proceed with other legal procedures.

    In the report, Kosovo police have indicated that they will continue exchanging information with local institutions, states and international organisations, with the aim of preventing, investigating and uncovering criminal activities, as well as tracking and arresting persons and criminal groups operating in and abroad.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ushtarët profesionistë kundërshtojnë zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, paralajmërojnë protestë

    Ushtarët profesionistë kundërshtojnë zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, paralajmërojnë protestë

    Ushtarët profesionistë kundërshtojnë fuqishëm zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për statusin e tyre pas mbushjes së moshës 45 vjeçare. Ata paralajmërojnë protestë më 7 nëntor, duke kërkuar zgjidhje për statusin, vazhdim të punës deri në pensionimin e zakonshëm, të drejta të barabarta të pensioneve dhe rritje të pagave. Ushtarët profesionistë thonë se për momentin punojnë me kontrata me kohë të caktuar dhe pas pensionimit në moshën 45 vjeçare, mbeten pa punë.

    “Ushtarët profesionistë punojnë 25 vjet me marrëveshje me kohë të caktuar. Mendoj se jemi të vetmit në shtet që punojmë me marrëveshje me kohë të caktuar dhe në moshën 45 vjecare, një ditë para ditëlindjes tonë, mbesim pa punë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të NATO-s. Do të jemi vendi i parë i NATO-s ku do të protestojë ushtria”, deklaroi Aleksandar Naskovski Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionalë.

    Një ditë më parë, ministri Vllado Misajllovski tha se ka arritur marrëveshje me pjesëtarë të ushtrisë për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar. Sipas tij, statusi i ushtarëve profesionistë pas pensionimit në moshën 45-vjeçare do të ndryshojë nga ushtarakë në persona civil dhe do të mund të zgjedhin nëse duan të vazhdojnë të qëndrojnë në ushtri ose jo.

    “Kjo reformë ofron një mundësi të re, ajo parashikon që çdo ushtar profesionist që mbush 45 vjeç të marrë një mundësi tjetër që vjen sipas ligjit. Çdo ushtar, kur mbush 45 vjeç, ka mundësinë të zgjedhë nëse dëshiron të marrë një kompensim për ndërprerje të kontratës së punës, i cili përafërsisht varion nga 30 deri në 40.000 euro, mund të largohet në një institucion tjetër në shtet, por mund të qëndrojë edhe në Ushtri”, tha Vllado Misajllovski, Ministër i Mbrojtjes.

    Sindikata nuk pajtohet me zgjidhjen e ofruar nga ministri. Thotë se ushtarët e përfshirë në këtë zgjidhje, janë manipuluar.
    “Zgjidhja që e ofron ministri Misajllovski nuk është zgjidhje ligjore. Ai nuk ofron ndryshim të ligjit por nga një dispozitë që tashmë është në ligj, ofron diçka që nuk ekziston. Ai u ofron ushtarëve të kalojnë në persona civilë, në sigurim. Diçka e tillë nuk ekziston në ushtri. I manipulon ushtarët që do t’i mbajnë rrogat e tyre. Ajo nuk është e vërtetë sepse ligji për sigurimet thonë se rroga e sigurimeve u llogaritet sipas dispozitave të tjera, të ndryshme nga personat ushtarakë. Kështu që këto persona do të kimë ulje të rrogës dhe kushte më të këqija”, theksoi Aleksandar Naskovski Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionalë.

    Sipas sindikatës, janë mbi 600 ushtarë që kanë pësuar nga moszgjidhja ligjore ndër vite dhe të cilët duhet të kompensohen për humbjen e tyre./Alsat/

  • Professional soldiers oppose solution proposed by defence ministry, protest warn

    Professional soldiers strongly oppose the solution proposed by the Defence Ministry for their status after filling the age of 45. They warn protests on November 7th, seeking status solutions, continuing working until normal retirement, equal pension rights and wage increases. Professional soldiers say they are currently working on contracts at the time, and after retirement at 45, they are out of work.

    Professional soldiers work for 25 years on short-term deals. I think we’re the only ones in the country who work with the right time deals and at 45 years of age, the day before our birthday, we’re out of work. This is not happening in any other NATO country. We’ll be first place. NATO, where the army will protest, said Aleksandar Naskovski chairman of the Independent Union of Professional Soldiers.

    A day earlier, Minister Vlado Misilovski said he has reached agreement with members of the army on resolving this multi-year-old problem. According to him, the status of professional soldiers after retirement at the age of 45 will vary from military to civilian and will be able to choose whether they want to continue staying in the military or not.

    This reform offers a new opportunity, it predicts that every professional soldier who turns 45 will get another opportunity that comes by law. Each soldier, when he turns 45, has the opportunity to choose whether he wants to receive a compensation for a break in the work contract, which roughly ranges from 30 to 40,000 euros, may leave at another institution in the state, but can stay in Army as well, said Vlado Middleovski, minister of defence.

    The union disagrees with the solution offered by the minister. He says the soldiers involved in this solution have been manipulated.
    The solution that Minister Misaylovski offers is not a legal solution. It does not offer a change of law, but by a provision already under law, it offers something that does not exist. It offers soldiers to switch to civilian persons, to security. There is no such thing in the military. They manipulate soldiers who will carry their salaries. It is not true because the law on insurance says insurance salaries are calculated according to other provisions, different from military persons. So these persons will have lower wages and worse conditions, Aleksandar Naskovski stressed, chairman of the Independent Union of Professional Soldiers.

    According to the union, there are over 600 soldiers who have suffered from years of legal failure and who must be compensated for their loss. /Alsat/

  • Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

    Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimit në terren, ku janë evidentuar mangësi në respektimin e kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

    Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci takohet me zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

    Maqedonci takohet me zyrtaren e USEUCOM-it, diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

    Sipas Maqedoncit, në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e ardhshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

    Maqedonci ka falënderuar Oudkirk për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    Burimi: RTKLive