Category: Lajme

  • Supremja: Nuk mund të mbahet patenta deri në fund të masës mbrojtëse

    Supremja: Nuk mund të mbahet patenta deri në fund të masës mbrojtëse

    Vendimi është marrë në kuadër të një konflikti administrativ, pas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës. Gjykata e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ.

    Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit janë dy institute të ndryshme juridike dhe nuk duhet të ngatërrohen gjatë zbatimit.

    “Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Kësisoj, sipas saj, nuk është në përputhje me ligjin që kthimi i dokumentit të kushtëzohet me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj”, thuhet në njoftim.

    Gjykata ka theksuar se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë pa bazë ligjore.

    Ndërkaq, kërkesa për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij udhëzimi administrativ është refuzuar si e pabazuar. Sipas Gjykatës, këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet ligjore.

    Burimi: RTKLive

  • RTK dhe AKP diskutojnë për pronën dhe kushtet e funksionimit të RTK-së

    RTK dhe AKP diskutojnë për pronën dhe kushtet e funksionimit të RTK-së

    Gjatë takimit u diskutua për çështjet që lidhen me pronën e RTK-së, kushtet e objekteve ku operon transmetuesi publik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Takimi kishte karakter konsultativ dhe informues, me synim trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët institucional.

    Burimi: RTKLive

  • RTK, AKP discuss RTK property, operating conditions

    During the meeting, issues related to RTK property, the conditions of the facilities where the public broadcaster operates, as well as the possibilities of co-operation between the two institutions, were discussed.

    The meeting had consultative and informative characters aimed at handling issues of common institutional interest.

    Source Layer: RTKLive

  • NPL “Kastrioti” paralajmëron mbështetje për qytetarët e Obiliqit në rast të përmbarimit të faturave nga “Pastrimi”

    NPL “Kastrioti” paralajmëron mbështetje për qytetarët e Obiliqit në rast të përmbarimit të faturave nga “Pastrimi”

    NPL “Kastrioti” ka njoftuar qytetarët e Obiliqit se nga 1 qershori i vitit 2026 përgjegjësinë për menaxhimin, grumbullimin dhe faturimin e mbeturinave në këtë komunë e ka marrë kjo ndërmarrje.

    Në një njoftim të kryeshefit ekzekutiv, Flakron Mjekiqi, thuhet se për periudhën nga qershori 2026 e tutje, KRM “Pastrimi” nuk është ndërmarrja përgjegjëse për ofrimin e këtyre shërbimeve në territorin e Obiliqit.

    NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se, në rast se KRM “Pastrimi” nis procedura përmbarimore për faturat e kësaj periudhe, do t’i mbështesë qytetarët në kundërshtimin e kërkesave të tilla, në përputhje me procedurat ligjore.

    Sipas njoftimit, qëllimi është mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe garantimi i sigurisë juridike, në mënyrë që ata të mos ngarkohen me detyrime për shërbime, përgjegjësia për ofrimin e të cilave duhet të verifikohet.

    Megjithatë, njoftimi i NPL “Kastrioti” paraqet qëndrimin e kësaj ndërmarrjeje dhe nuk nënkupton vetvetiu se faturat e lëshuara nga KRM “Pastrimi” janë të pavlefshme ose se procedurat përmbarimore do të anulohen. Kjo çështje varet nga baza ligjore dhe rrethanat konkrete të secilit rast. /Telegrafi/

  • Ballkani dhe Drenica duan tri pikët, formacionet zyrtare

    Ballkani dhe Drenica duan tri pikët, formacionet zyrtare

    Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Therandasit janë nikoqir të drenicasve në takimin e parë të xhiros së 12-të, me ndeshjen e paraparë të luhet në stadiumin e qytetit në Therandë nga ora 13:00.

    Ekipi i Sami Sermaxhajt vjen nga një fitore me rezultat zyrtar ndaj Vushtrrisë dhe synon një fitore tjetër për t’u ngjitur në tabelë.

    Në anën tjetër, Drenica vjen nga katër ndeshje pa fitore në kampionat dhe synon t’i kthehet fitoreve pas emërimit të trajnerit të ri Gentjan Mezani.

    Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanadzovic, Domgjoni, Diene; Giovanni, Berisha, Klinaku;

    Drenica: Ymeri; E.Veliqi, Lushtaku, A.Veliqi, Musaj; Dervishaj, Gavazaj, Vojvoda, Hamiti, Zeka; Mehmeti;

    /Telegrafi/

  • Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

    Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

    Supremja merr vendim: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentën më shumë se 8 ditë

    Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë-shoferit deri në përfundimin e masës mbrojtëse.

    Sipas njoftimit, është vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike, të cilat nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre.

    “Duke iu referuar nenit 244 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë. Për rrjedhojë, kushtëzimi i tërheqjes së dokumentit me përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin”

    Supremja thotë se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë që nuk kanë bazë ligjore.

    Gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të këtij Udhëzimi Administrativ duke vlerësuar se këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e dokumentit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të patentë-shoferit, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj.

  • Supreme decisions: Police can’t confiscate their driver’s license for more than eight days.

    GThe Supreme coat has abolished the provision for keeping the driver’s license until the completion of the safeguard clause.

    According to the announcement, it has been estimated that the provisional takeover of police license and protection of the vehicle’s ban are two different judicial institutions, which should not be confused with their implementation.

    By referring to Article 244 of Law No. 08/ L-186 for Road Traffic Rules, the Court has found that temporary police driver’s license maintenance cannot last more than eight days. Consequently, conditioning the withdrawal of the document with the completion of the safeguard clause, which can last three, six, or twelve months, is contrary to the law.

    The Supreme One says that a sublegal act cannot expand the powers determined by law, nor can it impose additional restrictions that have no legal basis.

    The court has refused as baseless the request for the abolition of paragraphs 1 and 2 of Article 17 of this Administrative Guide, assessing that these provisions have procedural and organisational character, since it sets out the police unit responsible for the management of the document and the obligation to issue bail for the provisional obtaining of the driver’s license without exceeding legally defined authorization.

  • Arlinda family gather in Pec Square for protest

    FAmil ladies and relatives of Arlinda Zekaj have gathered in Pec Square in preparation for the protest that will be held in search of justice for her murder.

    Arlinda Zekiaj was killed by her brother-in-law in Vitomirica, while the state failed to protect her.

    The gate will also be held in the town of Mitrovica. /I did. tv

  • Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë

    Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë

    Familjarët e Arlindës mblidhen në sheshin e Pejës për protestë

    Familjarët dhe të afërmit e Arlinda Zekajt janë mbledhur në sheshin e Pejës, në përgatitje për protestën që do të mbahet në kërkim të drejtësisë për vrasjen e saj.

    Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj në Vitomiricë, ndërsa shteti dështoi ta mbronte.

    Portestë do të mbahet edhe në qytetin e Mitrovicës./Klankosova.tv

  • Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende

    Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende.

    Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në më pak se katër vite, ky është konkursi i katërt për specializim.

    Siç tha ai: “Prioritet u kemi dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare”.

    Risi e këtij konkursi siç tha Vitia është poentimi përmes sistemit digjital.

    “Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta. Së shpejti do të shpallim edhe një konkurs të ri për shkollim specialistik për nevojat e institucioneve shëndetësore private. Më shumë mundësi për mjekët tanë, më shumë transparencë në proces”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/