Category: Lajme

  • Nesër Cyrihu bëhet kryeqendra e humorit shqiptar, "Shqip Up Festival" vjen me program madhështor

    Nesër Cyrihu bëhet kryeqendra e humorit shqiptar, “Shqip Up Festival” vjen me program madhështor

    Pritjes i erdhi fundi! Nesër, më 31 tetor, Cyrihu i Zvicrës do të shndërrohet në epiqendrën e humorit shqiptar me Shqip Up Festival, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me të qeshura dhe argëtim.

    Edicioni jubilar vjen me një program të pasur dhe një lineup artistësh të njohur, të cilët do të sjellin në skenë humorin e tyre për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe më gjerë.

    Në këtë mbrëmje do të performojnë Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser, emra që pritet të krijojnë atmosferë të veçantë përmes humorit dhe batutave të tyre.

    Programi do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e mbrëmjes dhe argëtimin e publikut.

    Por, festa nuk do të përfundojë me kaq. Pas përfundimit të programit të humorit, eventi i Shqip Up Festival do të vazhdojë me një after party, ku pritet të performojë grupi i njohur shqiptar Elita 5, duke sjellë hitet e tyre të njohura dhe duke mbajtur gjallë atmosferën deri në orët e vona. Për muzikën dhe argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset gjithashtu edhe DJ.

    Ngjarja do të mbahet në Stadthalle Dietikon, në Cyrih, më 31 tetor 2026, ndërsa organizatorët premtojnë një natë të mbushur me humor, muzikë dhe emocione, në një atmosferë që bashkon shqiptarët përmes argëtimit.

  • Tomorrow Cyril becomes the chief center of Albanian humor, “ Albanian Up Festival” comes with a great program

    Waiting is over! Tomorrow, on October 31st, Switzerland’s Cyril will be transformed into an Albanian mood setting with Albanian Up Festival, bringing an evening filled with laughter and entertainment.

    The jubilee edition comes with a rich programme and a lineup of renowned artists who will bring their mood to the stage for all Albanians living in Switzerland and beyond.

    This evening they will perform Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy and Stefan Büsser, names expected to create a special atmosphere through their mood and battutes.

    The programme will be moderated by Arbela and Rainberry, who will take care of evening prosperity and public entertainment.

    But that is not the end of the party. After the end of the mood programme, Albania’s Up Festival event will continue with a parent party, where the renowned Albanian group Elita 5 is expected to perform, bringing their best hits and keeping the atmosphere alive until late hours. The music and entertainment of those present will also be cared for by DJs.

    The event will be held at Stadthalle Dietiko, in Zurich, on October 31, 2026, as organisers promise a night filled with humor, music and excitement, in an atmosphere uniting Albanians through entertainment.

  • Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

    Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

    Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik, përmes të cilit do të ofrohen gjithsej 313 vende.

    Sipas Vitisë, ky është konkursi i katërt për specializim që hapet brenda më pak se katër vjetësh, ndërsa prioritet u është dhënë fushave deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale.

    Një risi e këtij konkursi është se, për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për specializim në mjekësi familjare.

    Po ashtu, procesi i poentimit do të zhvillohet përmes një sistemi digjital. Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do t’i përllogarisë pikët bazuar në kriteret e konkursit. Pas verifikimit nga bordi, secili kandidat do të ketë mundësi t’i shohë pikët e veta.

    Vitia ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet edhe një konkurs tjetër për shkollim specialistik, i cili do t’u dedikohet nevojave të institucioneve shëndetësore private.

    “Më shumë mundësi për mjekët tanë, më shumë transparencë në proces”, ka deklaruar Vitia, duke u uruar suksese të gjithë kandidatëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Specialization Competition Opens, 313 Countries Available for Doctors

    Health Minister Arben Vitita has announced that he has signed the decision to open the competition for expert schooling, through which 313 countries will be offered.

    According to the Year, this is the fourth specialisation contest open in less than four years, while the priority has been given deficit areas and the needs of regional health institutions.

    One innovation of this competition is that, for the first time, the Ministry of Health will finance 20 more countries for specialized in family medicine.

    Also, the process of polling will develop through a digital system. Candidates will complete the data electronically, while the system will estimate scores based on competition criteria. After verification by the board, each candidate will have a chance to see his scores.

    Vitia has warned that another competition for professional schooling will soon be opened, which will be dedicated to the needs of private health institutions.

    More opportunities for our doctors, more transparency in the process, has declared Vitia, congratulating the successes of all candidates.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

    Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

    Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm kushtëzimin e mbajtjes së patentë-shoferit deri në përfundimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

    Në vendimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga Policia e Kosovës dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit janë dy institute të ndryshme juridike dhe nuk duhet të ngatërrohen në zbatimin e tyre.

    Sipas Supremes, mbajtja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë, në përputhje me nenin 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

    Kjo do të thotë se dokumenti nuk mund të mbahet deri në përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, pasi një praktikë e tillë është në kundërshtim me ligjin.

    Gjykata Supreme ka theksuar se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë pa bazë ligjore.

    Vendimi është marrë nga kolegji i Gjykatës Supreme në kuadër të një konflikti administrativ, pas padisë së 28 paditësve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës. Gjykata e ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ.

    Ndërkaq, Supremja e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ.

    Sipas Gjykatës, këto dispozita kanë karakter procedural dhe organizativ, pasi përcaktojnë njësinë policore përgjegjëse për administrimin e patentë-shoferit dhe detyrimin për lëshimin e vërtetimit për marrjen e përkohshme të tij, pa tejkaluar autorizimet e përcaktuara me ligj.

    Burimi: Dukagjini

  • Set Supreme: Police can’t confiscate the driver’s license-friend for more than eight days

    The Supreme Court of Kosovo has declared the conditioning of keeping the driver’s license illegal until completion of the vehicle’s prevention measure.

    In its ruling, the Court has estimated that the temporary obtaining of the driver’s license from Kosovo Police and the safeguard clause of stopping driving the vehicle are two different legal institutions and should not be confused with their implementation.

    According to the Supremee, the provisional possession of police patent driver cannot last more than eight days, in line with Article 244 of the Law on Road Traffic Rules.

    This means that the document cannot be kept until the completion of the safeguard clause, which can last three, six, or twelve months, as such a practice is contrary to the law.

    The Supreme Court has stressed that a underground act cannot expand the competencies prescribed by law, nor establish additional restrictions without legal grounds.

    The ruling was made by the Supreme Court’s college under an administrative conflict, following the indictment of 28 plaintiffs against the Kosovo Ministry of Internal Affairs. The court has partially endorsed it as the basic requirement for the partial abolition of the normic sublaw.

    Meanwhile, the Supreme Authority has refused the request to abolish paragraphs 1 and 2 of Article 17 of Administrative Guide.

    According to the Court, these provisions have procedural and organisational character, since they define the police unit responsible for the patent-viser management and the obligation to issue a confirmation of its provisional takeover without oversteps legally defined authorisations.

    Source Layer: Dukeagini

  • Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

    Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

    Balkan Green Foundation (BGF) do të organizojë nga 3 deri më 5 nëntor 2026, në Innovation and Training Park (ITP) në Prizren, edicionin e 15-të të Garës Rajonale “Balkan Green Ideas” (BGI), e cila synon të mbështesë ndërmarrësinë e gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

    Në këtë edicion do të marrin pjesë 18 sipërmarrës nga gjashtë vende të rajonit, të cilët do të prezantojnë idetë e tyre para një jurie ndërkombëtare dhe do të konkurrojnë për një fond shpërblyes prej 20 mijë dollarësh.

    Sipas organizatorëve, më 5 nëntor do të shpallen tre fitues. Një ide në kategorinë “Advanced Idea” do të shpërblehet me 10 mijë dollarë, ndërsa dy ide në kategorinë “Concept Idea” do të përfitojnë nga 5 mijë dollarë secila.

    Programi “Balkan Green Ideas” mbështet sipërmarrësit në zhvillimin e ideve të qëndrueshme dhe shndërrimin e tyre në biznese që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik lokal.

    Që nga viti 2012, përmes këtij programi janë investuar mbi 500 mijë dollarë në më shumë se 50 ide të gjelbra në rajon.

    Drejtori Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, Dardan Sejdiu, ka thënë se 15 edicionet e programit dëshmojnë potencialin e sipërmarrësve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar zgjidhje që sjellin përfitime për mjedisin dhe ekonominë.

    Përveç garës, programi treditësh do të përfshijë edhe sesione të hapura për publikun, përfshirë diskutime në kuadër të “BGI Talks”, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Helvetas, Agjencia për Financim në Kosovë (AFK) dhe IEDC – Bled School of Management.

    Në ceremoninë e hapjes, më 3 nëntor, janë paraparë fjalime nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, drejtori ekzekutiv i BGF-së, Dardan Sejdiu, si dhe drejtori ekzekutiv i Community Development Fund (CDF), Nermin Mahmuti.

    Edicioni i sivjetmë mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund (RBF) dhe CDF. Për herë të parë, edhe partnerët nga Kosova, AFK dhe Rugove Corporation, do të kontribuojnë financiarisht në fondin e çmimeve.

    Publiku dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në sesionet e hapura të programit, përmes regjistrimit online. /Telegrafi/

  • "European Eye Hospital" del me njoftim: Institucioni ynë nuk ka dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare

    “European Eye Hospital” del me njoftim: Institucioni ynë nuk ka dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare

    “Spitali Evropian i Syve” (European Eye Hospital) ka dalë me njoftim pas informacioneve dhe aksionit të djeshëm të MPB-së, në të cilin thuhej se janë zbuluar keqpërdorime në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në të cilat ka qenë i përshirë edhe spitali.

    Nga “Spitali Evropian i Syve” thonë se ata nuk kanë dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare.

    “Gjatë ditës së sotme, shumë të pavërteta në lidhje me institucionin tonë shëndetësor, Spitalin Evropian të Syrit në Shkup, u përhapën në portalet e internetit”.

    “Përmes kësaj deklarate, dëshirojmë t’u bëjmë të ditur të gjithë pacientëve tanë, bashkëpunëtorëve dhe publikut të gjerë se, me përpjekje të vazhdueshme, do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Njëkohësisht, i sigurojmë institucionet se jemi të gatshëm për bashkëpunim, si gjithmonë”.

    “Institucioni ynë nuk ka dëmtuar kurrë asnjë pacient, as nga ana shëndetësore, as nga ana morale apo financiare. Përkundrazi, edhe pas më shumë se një viti pa mbështetje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, kemi arritur të ruajmë cilësinë, humanitetin dhe aksesin e çmimeve të ndërhyrjeve oftalmologjike për të gjithë”.

    “U bëjmë thirrje publikisht të gjitha portaleve: lërini institucionet të bëjnë punën e tyre. Tregoni profesionalizëm dhe respekt për ligjet, integritetin dhe dinjitetin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e “Spitalit Evropian të Syve”./Telegrafi/

  • Biografia e Enver Hoxhës e vitit 1969: Takimi me Ali Kelmendin në Gjirokastër!

    Biografia e Enver Hoxhës e vitit 1969: Takimi me Ali Kelmendin në Gjirokastër!

    Edhe pse ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste për 40 vjet me radhë … nuk u botua kurrë një biografi zyrtare e plotë për Enver Hoxhën, ndonëse vetë ai la të shkruar një seri veprash me rreth 80 vëllime. Madje as pas viteve ’90-të të shekullit XX e deri më sot, nuk është botuar ende një biografi për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, e bazuar mbi dokumente arkivore që hedhin dritë mbi origjinën e hershme të familjes, me pemën gjenealogjike të saj, si dhe një jetëshkrim të tij nga dita që lindi e deri kur vdiq… Kjo, me sa duket, edhe për faktin se gjatë gjithë jetës së tij ka pasur shumë dritëhije, madje shumë njolla të errëta, të cilat bënë që ai vetë të mos jepte kurrë miratimin për botimin e një biografie të tij në një libër të veçantë – edhe pse ato biografi kanë ekzistuar në të vërtetë. Madje tre të tilla dhe me autorë të ndryshëm, të cilat gjenden edhe sot në fondin personal të Enver Hoxhës, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë … Biografia e tretë për Enver Hoxhën u shkrua në vitin 1969 dhe ajo ka për autor Aqif Selfon, shok i ngushtë i fëmijërisë dhe rinisë me Enverin dhe fqinj i tij në qytetin e Gjirokastrës e, më pas në Liceun francez të Korçës, ku studiuan së bashku dhe Selfo shërbeu për disa kohë edhe si kujdestar konvikti pranë atij liceu … Kjo biografi, apo më saktë një jetëshkrim, siç e ka titulluar vetë autori i saj (ka 124 faqe me shkrim dore, ndërsa të daktilografuara 82 faqe), ashtu si dhe ato të Ndreçi Plasarit dhe Misto Treskës, nga fillimi në fund e glorifikon figurën dhe rolin e Enver Hoxhës, madje me shtrembërime dhe falsifikime të ngjarjeve dhe fakteve historike …

    Nga: Dashnor Kaloçi

    … Po në verën e vitit 1936, Enveri, duke qenë në Gjirokastër, pati rastin të njihet edhe me militantin Ali Kelmendi [1900-1939, komunist i lindur në Pejë, vdiq në Paris]. Ali Kelmendi, si shumë të tjerë pjesëmarrës në revolucionin demokratike-borgjez të qershorit 1924, pas kthimit në dhjetor të 1924, të fuqive kundër-revolucionare të Zogut, u detyrua të merrte rrugën e mërgimit jashtë shtetit. Ai shkoi në Bashkimin Sovjetik, ku studioi marksizëm-leninizmin. Këtu ai qëndroi, për disa vjet, deri më 1930.

    Po në vitin 1930, Aliu kthehet në Shqipëri. Në Shqipëri Aliu punoi në kushte shumë të vështira, me të gjitha fuqitë e tij për të përhapur idetë komuniste. Në fillim të vitit 1932 del përsëri jashtë shtetit dhe kthehet brenda po atij viti në Shqipëri. Në këtë kohë ai bën një punë të madhe në shumë qytete të Shqipërisë, veçanërisht me Grupin Komunist të Korçës. Por, aktiviteti i tij bie në sy të autoriteteve të vendit, për këtë arsye internohet në qytete të ndryshme dhe më në fund në Korçë, ku qëndroi më se dy vjet. Aliu megjithëse ishte i internuar, me kontaktet e tij që kishte me anëtarët e Grupit të Korçës, dha një kontribut të madh në ngritjen e ndërgjegjes komuniste të anëtarëve të grupit.

    Ali Kelmendi, në fund të vitit 1935, pasi u lirua me kusht, nga internimi, shkoi në Tiranë, por këtu ai u arrestua dhe u nxuar jashtë Tiranës. Ai u kthye përsëri në Korçë, prej këndej, me vendim të qendrës së Korçës shkoi jashtë shtetit, në Greqi dhe në Turqi. Qëllimi i këtij udhëtimi, në këto dy shtete ishte që të binte në kontakt, në Greqi, me Partinë Komuniste Greke dhe, në Turqi, me Kominternin. Po si në Greqi ashtu edhe në Turqi, Aliu nuk mundi të vinte në kontakt as me Partinë Komuniste Greke, as me Kominternin, prandaj u kthye përsëri në Shqipëri.

    Ali Kelmendi duhet të jetë kthyer në Shqipëri në fund të qershorit, ose në ditët e para të korrikut të vitit 1936. Autoritetet e Korçës, sipas një shkrese dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, lajmërojnë se Ali Kelmendi është marrë nën vërejtje më 6 korrik 1936 dhe se është përcjellë, i shoqëruar, për në Gjirokastër më 16 korrik 1936. Përcjellja e Ali Kelmendit, për në Gjirokastër, ishte bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit Aliu internohej, për një vit, në Gjirokastër, si propagandist i rrezikshëm në dëm të interesave të shtetit.

    Ali Kelmendi duhet të ketë mbërritur në Gjirokastër aty nga 25 korriku. Skënder Topulli, rreth ardhjes së Aliut në Gjirokastër, thotë: “Një mëngjes, që sapo kisha dalë nga shtëpia, një shofer, që vinte nga Korça, më dorëzoi një letër, të cilën ja kish besuar një shok në Korçë, për të ma dhënë. Në këtë letër më njoftonin ardhjen e Ali Kelmendit si të internuar në Gjirokastër dhe më luteshin që t’i njoftoja ardhjen e tij, me që dyshonim se mos e vrisnin në rrugë. Kaluan ditë dhe Aliu nuk po dukej në Gjirokastër. Kur një mëngjes, aty nga ora 10, një grumbull studentë, në mes të cilëve edhe shoku Enver, rrinim duke bërë muhabet në kafene ‘Royal’, shoh se zbret shkallët e hotelit një burrë i regjur, kokë jashtë dhe pa xhaketë’. Ai ishte ‘Maloku’ (Ali Kelmendi). Alinë e kisha njohur në Korçë, para se të shkoja në Francë në vitin 1931, kur ai ishte internuar për herë të parë në Korçë. Ngrihem dhe e kap nga krahu, u përshëndeta me të dhe vazhduam rrugën tatëpjetë që të çonte në kafenenë e Xhemaliut.”

    Skënderi, pasi tregon bisedën që pati me Alinë, për vonesën e ardhjes në Gjirokastër, për shëndetin e tij, për udhëtimin në Turqi e të tjera, vazhdon: “Mandej Aliu më pyeti për të gjithë ata shokë që ishin në kafe. Unë iu përgjigja se janë të gjithë të mirë, pjesërisht janë studentë të kthyer nga jashtë dhe pjesërisht janë arsimtarë e studentë të brendshëm. Ndërmjet tyre, i shtova Aliut, është dhe shoku Enver, një djalë xhevahir dhe i pregatitur mirë me ide dhe koncepte përparimtare, ai gëzon simpatinë dhe autoritet në të gjithë ata që pe atje, tani që je midis nesh do t’i njohësh të gjithë dhe kështu u ndamë. Në mbasdite takohem përsëri me Alinë në kafenenë e Serjanit, në sheshin e ‘Çerçizit’ ku kishim zakon të takoheshim në mbrëmje me shokët. Në këtë kohë vjen edhe shoku Enver dhe disa nga shokët e tjerë. Ky qe takimi i parë i shokut Enver me Alinë. Aty filloi një bisedë interesante, por meqë u grumbulluan shumë shokë dhe policët e spiunët vinin rreth nesh, u ngritëm dhe bëmë një shëtitje deri në një nga bregoret e qytetit. Atje Aliu më foli mbi situatën ndërkombëtare, mbi regjimin e urryer të Zogut dhe na foli për grupin e rinisë së Korçës dhe se si duhet punuar me elementin e mirë”.

    Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Gjirokastër, Ali Kelmendi pati shumë takime me të rinjtë, me intelektualët dhe me punëtorët, por të gjitha këto bëheshin, sidomos takimet e Aliut me punëtorët, në mënyrë shumë të fshehtë që të mos binin në sy. Megjithëkëtë, ai ndiqesh këmba këmbës nga policët, xhandarët dhe detektivët. Kështu që autoritetet e Gjirokastrës kishin frikë nga qëndrimi i Aliut në Gjirokastër. Për këtë arsye, prefektura e Gjirokastrës, në një shkresë rezervate që i dërgon Ministrisë së Punëve të Brendshme, propozohet që Ali Kelmendi të dërgohet si i internuar në Porto Palermo.

    Rreth kësaj çështje, Skënder Topulli thotë: “Nuk u mbushën dy muaj, kur një mëngjes, që ishim duke biseduar me shoku Enver në kafe ‘Royal’ na vjen ‘Maloku’ ashtu i qetë, si e kishte natyrën dhe na thotë se sot më njoftuan një urdhër të Tiranës, ku thuhet se Ali Kelmendi, po qe se dëshiron të qëndrojë në Shqipëri, duhet t’i drejtohet burgut të kalasë, ose ndryshe të nxirret jashtë shtetit dhe shtoi se fundja dhe në burg nuk është keq, se atje ka boll milet dhe duhet punuar me ta.’ Unë i thashë se ti nuk duhet të hysh në burg, meqë shëndeti nuk ta lejon, por ti duhet të dalësh jashtë shtetit dhe më vonë vjen përsëri; gjithashtu ndërhyn dhe shoku Enver dhe i thotë: ashtu Ali, mirë të thotë Skënderi, ti nuk duhet të hysh në burg, se atje nuk të premton shëndeti, por ti duhet të dalësh jashtë shtetit, të stabilizosh shëndetin dhe kthehesh përsëri. “A thoni?” – ia priti Aliu, po i themi që të dy. Kështu u vendos që Aliu të ikte jashtë shtetit dhe të kthehej përsëri, pasi të përmirësohej nga shëndeti.”

    Kurse revista “Agitatori” nr.5, tetor 1947 – në artikullin “Enver Hoxha – biografi e shkurtër” – shkruan rreth takimit të Enverit me Ali Kelmendin: “Ishte parë në Gjirokastër, në kohën e vakancave, kur ay ishte kthyer nga Franca. Ishin ditët e fundit që Aliu do të jetonte në Shqipëri, pse pas një kohe të gjatë internimi në kështjellën e Gjirokastrës, kishte marrë urdhër ekspulsimi jashtë Shqipërisë, nga organet qeveritare të Zogut. Enveri mban mend tekstualisht porosinë e fundit që i dha Aliu, kur po ndaheshin: ‘Me gjithë shtypjen dhe terrorin e Zogut, ne duhet të organizojmë luftën kundër regjimit’.”

    Ali Kelmendi ashtu veproi. Pasi u pajis me dokumentet përkatëse shkoi jashtë shtetit, në Francë. Ikja e Aliut nga Shqipëria, duhet të ketë qenë në ditët e para të shtatorit 1936. Këtë e vërteton shkresa sekrete e prefekturës së Gjirokastrës datë 10 shtator 1936, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, si përgjigje urdhrit sekret datë 3 gusht 1936. Në këtë shkresë thuhet: “Kemi nderin me ju parashtrua se Ali Sulejman Kelmendi, me anën e Vlorës iku përjashta shtetit.”

    Rreth takimit të Enverit me Ali Kelmendin në Gjirokastër dhe mendimi i Aliut për Enverin, në librin “Ali Kelmendi”, botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSh-së, Tiranë më 1960, në faqen 13 thuhet: “Këtu Aliu pati edhe disa takime me shokun Enver Hoxha, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur. Ai vetë u ka deklaruar shokëve në emigracion se kishte mbetur shumë i kënaqur nga takimet me shokun Enver Hoxha.”

    Ali Kelmendi edhe duke qenë në emigracion, krahas punës së madhe që kishte, nuk i ndërprenë marrëdhëniet me shokët. Ai me anë të letrave, brenda mundësive që kishte, jepte herë pas here informata të vlefshme mbi disa çështje që interesonin së tepërmi lëvizjen komuniste në Shqipëri. Rreth kësaj çështjeje, Skënder Topulli thotë: “Aty nga viti 1938, Ali Kelmendi më dërgoi një letër të gjatë, ku na sinjalizonte devijimin e Zoi Fundos dhe na njoftonte që së shpejti pregatitesh për t’u kthyer në Korçë dhe se duhet të kishim kujdes që të mos lejohej të vinte në kontakt me shokët e grupit. Këtë letër ia kam dhënë shokut Enver. Shkuan pak kohë dhe shohim që Zoi u kthye në Korçë. Meqë grupi i Korçës ish në korrent mbi devijimin e tij, Zoin e shihje të shoqërohej me trockistin Dhimitër Fallo dhe Faslli Frashëri (reaksionar nga familje bejlerësh të Korçës). Nga sa mbaj mënd unë, shoku Enver, në bazë të letrës, bëri çmos që Zoit t’i çirresh maska dhe të njihesh si deviator.” /Memorie/

  • Aeroplani solar zviceran vendos rekord botëror, arrin lartësinë prej 9.640 metrash

    Aeroplani solar zviceran vendos rekord botëror, arrin lartësinë prej 9.640 metrash

    Një aeroplan eksperimental zviceran, i cili fluturon vetëm me energji diellore, ka vendosur rekord botëror duke arritur lartësinë prej 9.640 metrash.

    Arritja është realizuar nga projekti SolarStratos, i udhëhequr nga eksploruesi dhe piloti zviceran Raphaël Domjan.

    Fluturimi historik u realizua në gusht të vitit 2025, nga aeroporti i Sionit, në kantonin Valis të Zvicrës.

    Aeroplani me emërtimin HB-SXA qëndroi në ajër për 5 orë e 9 minuta, duke shfrytëzuar energjinë e prodhuar nga panelet diellore dhe rrymat natyrore të ajrit në Alpet zvicerane.

    Rekordi u konfirmua zyrtarisht në tetor të vitit 2026 nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës (FAI), pas verifikimit të të dhënave të fluturimit.

    Lartësia përfundimtare prej 9.640 metrash ishte më e madhe sesa vlerësimi fillestar prej 9.521 metrash i publikuar menjëherë pas fluturimit, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Me këtë arritje, SolarStratos ka thyer rekordin e mëparshëm prej 9.235 metrash, të vendosur në vitin 2010 nga projekti tjetër zviceran Solar Impulse, i udhëhequr nga Bertrand Piccard.

    FAI ka njohur gjithsej tri rekorde botërore për projektin SolarStratos: lartësinë më të madhe të arritur nga një aeroplan me energji diellore, ngritjen më të madhe në lartësi në këtë kategori dhe rekordin e lartësisë për aeroplanët elektrikë në kategorinë përkatëse.

    Përveç kësaj arritjeje, Raphaël Domjan është nderuar edhe me medaljen Louis Blériot nga FAI, një çmim i themeluar në vitin 1936 për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme në aviacion. Medalja iu dorëzua pilotit zviceran më 14 tetor 2026 në Lozanë.

    Projekti SolarStratos është nisur në vitin 2015 dhe synon të dëshmojë se aviacioni mund të zhvillohet edhe pa përdorimin e karburanteve fosile.

    Objektivi përfundimtar i ekipit është arritja e stratosferës me një aeroplan me pilot, i cili furnizohet vetëm nga energjia diellore.

    Sipas ekipit të projektit, rekordi i ri dhe tri certifikimet ndërkombëtare përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij synimi, duke hapur perspektiva të reja për përdorimin e energjisë së pastër në aviacion./Telegrafi/