Category: Lajme

  • Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët

    Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët

    Presidentja hesht për vrasjen e Arlinda Zekajt kur pyetet nga gazetarët

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur nga gazetarët.

    Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor dhe si i dyshuar për vrasje është arrestuar ish-kunati i saj, Albert Sylaj,

    Ndërkohë që ish-bashkëshorti i Zekajt, Jeton Sylaj, ditën e vrasjes ishte ndaluar nga organet e rendit pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. 

    Vetëm tri ditë para se të vritej Zekaj i kishte shkruar letër kryeprokurores së Pejës duke i treguar se jeta e saj po rrezikohej.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • President silents on Arlinda Zekaj’s murder when asked by journalists

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula has not said a word about the murder of Arlinda Zekaj, when asked by reporters.

    Arlinda Zekaj, 49-year-old, was killed on October 25th and, as a murder suspect, has been arrested by her former host, Albert Sylaj,

    While Zekiaj’s former husband, Jeton Sylaj, was banned on the day of the murder by law bodies after Zekiaj had denounced him for disrespecting the defence order. 

    Just three days before Zekiaj was killed, she wrote a letter to Peja’s chief prosecutor, telling her that her life was in danger.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Molliqaj (QIKA): Për këtë pushtet, kurrë s’ka arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin

    Molliqaj (QIKA): Për këtë pushtet, kurrë s’ka arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin

    Molliqaj (QIKA): Për këtë pushtet, kurrë s’ka arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin

    Leonida Molliqaj, Drejtoresha e organizatës “QIKA”, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët nuk dhanë dorëheqje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Molliqaj tha se për këtë pushtet kurrë nuk ka një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin.

    “Kur vriten gratë, dorëheqja nuk është momenti i duhur. Kur kërkohet përgjegjësi, dorëheqja nuk i fuqizon gratë. Për këtë pushtet, gjithmonë ka një arsyetim për të mos dhënë llogari, por kurrë një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin. SHKARKIM!” – shkroi ajo.

    Gjithashtu, në një reagim pasues që bëri, ajo tha se protestat vazhdojnë duke treguar se në ora 12:00 janë në Pejë, në 13:00 në Mitrovicë dhe në 16:00 në Prishtinë!

    “Nga një qytet në tjetrin, zemërimi ynë po bëhet rezistencë. Derisa shteti nuk i mbron gratë, ne nuk do t’ia japim qetësinë që kërkon” – theksoi Molliqaj.

  • Moliqaj ( QICA): For this power, there is never enough reason to give up power

    LEonida Moliqaj, director of the organisation QICA, has reacted after the conference held by Justice Minister Donika Grovalla and Interior Minister Jelal Svecla, who did not resign in connection with the Arlinda Zekiaj case.

    Moliqaj said that for this power there is never enough reason to give up power.

    When women are killed, resignation is not a good time. When called for responsibility, resignation does not empower women. For this power, there is always a reason not to be called to account, but never enough reason to give up power. What? She wrote.

    Also, in a subsequent response she did, she said the protests continue, showing they are in Pec at 1300 in Mitrovica and 1600 in Pristina!

    From one city to another, our anger is becoming resistant. As long as the state doesn’t protect women, we won’t give them the peace it requires. Moliq stressed.

  • Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit për sulmin ndaj ekipit të Kiks Kosova

    Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit për sulmin ndaj ekipit të Kiks Kosova

    Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit për sulmin ndaj ekipit të Kiks Kosova

    Tre personat e dyshuar për sulmin ndaj ekipit të emisionit investigativ Kiks Kosova në Klan Kosova janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

    Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, në një përgjigje për Kiks Kosova.

    Sipas Prokurorisë, ndalimi i tyre është bërë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Manipulimi me prova”.

    Prokuroria ka konfirmuar gjithashtu se ndaj tre personave tashmë është ngritur aktakuzë për këto vepra penale.

    Kujtojmë se më 7 tetor 2026, rreth orës 11:40, ekipi i Kiks Kosova ishte sulmuar fizikisht në lagjen “Vanesa Residence”, në Ferizaj, derisa po realizonte një storie lidhur me një kontest pronësor.

    Sipas aktakuzës, dy automjete ua kishin bllokuar rrugën gazetarëve, ndërsa personat e dyshuar kishin dalë nga veturat dhe i kishin sulmuar fizikisht.

    Si pasojë e sulmit, anëtarë të ekipit kishin pësuar lëndime trupore dhe kishin kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    Gjatë incidentit ishte dëmtuar edhe kamera e ekipit televiziv.

  • Benita ia çon një 'selam' Elijonës pasi e thumboi në BBVK (FOTO)

    Benita ia çon një ‘selam’ Elijonës pasi e thumboi në BBVK (FOTO)

    Benita ia çon një 'selam' Elijonës pasi e thumboi në BBVK (FOTO)

    Benita, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e ka bërë një reagim pas thumbimeve të Elijonës, mbrëmë në shtëpinë e BBVK5, kur u fut si mysafire.

    Ajo ka shkruar: Sa ka ka ta dhez, që duket të jetë mesazh për Elijonën.

    Kjo e fundit mbrëmë tha se “ka banorë në BIG që vijnë dhe s’bëjnë kurrgjë. Dalin e bëjnë BIG jashtë. Bëjnë drama, ia nisin me bo drama. Ata janë njerëz që ua ke lënë dikund një pikë, edhe mezi presin…”.

    Gjithashtu, gatë një bisede me Antonetën, ajo e dha një koment që duket se ishte një tjetër kunjë për Benitën.

    “Kqyre se me dhëmbë, njerëzit kanë fituar famë”, tha Elijona.

  • Halloween në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Melania shpërndajnë ëmbëlsira për fëmijët

    Halloween në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Melania shpërndajnë ëmbëlsira për fëmijët

    Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, mirëpritën 6,000 njerëz në South Lawn, duke u shpërndarë karamele dhe çokollata qindra fëmijëve të veshur me kostume jashtë rezidencës së Shtëpisë së Bardhë në festimin vjetor të Halloween.

    Një radhë vizitorësh shtrihej përgjatë hyrjes së shtëpisë, ndërsa familja Trump, e cila nuk kishte veshur kostume, shpërndante ëmbëlsira.

    Trump bisedoi me prindërit dhe pozoi për foto përkrah fëmijëve të veshur me kostume.

    Në mes të aktivitetit, Trump ndaloi për të ndjekur kalimin në lartësi të ulët të aeroplanit të tij presidencial të Katarit, Air Force One.

    Pas rreth një ore, çifti u rikthye brenda Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

  • “Generali Stadium”, shifrat dhe marrëveshja për të drejtat e emërtimit të stadiumit të ri të Milanit dhe Interit

    “Generali Stadium”, shifrat dhe marrëveshja për të drejtat e emërtimit të stadiumit të ri të Milanit dhe Interit

    Milani dhe Interi kanë rënë dakord për një marrëveshje për të drejtat e emrit me kompaninë e sigurimeve Generali për stadiumin e tyre të ri, i cili do të njihet si ‘Generali Stadium’.

    Të dy klubet janë të vendosura ta shkatërrojnë stadiumin e tyre ikonik, San Siron, dhe të ndërtojnë stadiumin e ri.

    Sipas ESPN, marrëveshja vlen 650 milionë euro gjatë 20 viteve. Kjo shumë tejkalon shumën prej 700 milionë dollarësh që raportohet se Crypto.com pagoi për arenën e Los Angeles, e cila besohej të ishte marrëveshja më e pasur për të drejtat e emërtimit të sporteve në atë kohë.

    Klubet e quajtën atë “një nga marrëveshjet më të mëdha për të drejtat e emërtimit të stadiumeve në sportin global”.

    Stadiumi me 71,500 vende, i cili do të ndërtohet menjëherë pranë stadiumit aktual San Siro në një parking ngjitur, është projektuar nga Foster+Partners dhe MANICA, me një pamje të frymëzuar nga Duomo dhe dy nivele të pjerrëta ulësesh.

    Ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2028, me ndeshjen e parë të synuar për sezonin 2031/32, në varësi të miratimeve.

    Klubet blenë tokën nga qyteti nëntorin e kaluar për 197 milionë euro. Projekti drejtohet nga RedBird Capital Partners dhe Oaktree, të cilat zotërojnë përkatësisht Milanin dhe Interin. /Telegrafi/

  • LEX | Pamje si në filma aksion nga Podujeva – kallashnikovi futet brenda veturës, momentet e sulmit në rastin Mulolli

    LEX | Pamje si në filma aksion nga Podujeva – kallashnikovi futet brenda veturës, momentet e sulmit në rastin Mulolli

    LEX | Pamje si në filma aksion nga Podujeva – kallashnikovi futet brenda veturës, momentet e sulmit në rastin Mulolli

    Pamje të rënda nga një përleshje e armatosur në Podujevë, ku dy persona mbetën të plagosur, janë në fokus të procesit gjyqësor ndaj Guri dhe Andi Mulollit, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë në tentativë.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, më 30 tetor 2026, po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve, lidhur me ngjarjen e 31 gushtit 2020, në vendin e quajtur Kutlesh, në Podujevë.

    Në këtë proces gjyqësor është paraparë administrimi si provë i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilat mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si ka ndodhur përleshja e armatosur.

    Pamjet e ngjarjes paraqesin momente dramatike, përfshirë çastin kur një armë automatike e tipit kallashnikov futet brenda automjetit, ndërsa situata përshkallëzohet në të shtëna me armë zjarri.

    Këto pamje pritet të kenë rëndësi në shqyrtimin e rrethanave të ngjarjes dhe të rolit të secilit prej të akuzuarve.

    Çfarë ndodhi më 31 gusht 2020 në Podujevë?

    Sipas aktakuzës së ngritur më 19 mars 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngjarja kishte ndodhur në vendin e quajtur Kutlesh, ku tre persona që po udhëtonin me një automjet BMW ishin përballur me një grup tjetër personash që ndodheshin në një Mercedes.

    Prokuroria pretendon se Guri Mulolli kishte kërkuar ndalimin e automjetit të të dëmtuarve, kinse për të biseduar.

    Mirëpo, sipas aktakuzës, situata kishte eskaluar në kërcënime dhe përdorim të armëve.

    Në aktakuzë përshkruhet se Albi Mulolli dyshohet se kishte nxjerrë një kallashnikov dhe kishte shtënë në drejtim të personave që ndodheshin në BMW.

    Gjatë përleshjes, sipas pretendimeve të Prokurorisë, Guri dhe Albi Mulolli kishin tentuar ta nxirrnin me forcë njërin prej të dëmtuarve nga automjeti.

    Madje, sipas aktakuzës, Albi Mulolli kishte ndërruar karikatorin e armës dhe kishte vazhduar të shtinte.

    Ndërkaq, Guri Mulolli akuzohet se kishte goditur automjetin me shkop dhe kishte shtënë me një armë tjetër.

    Në këtë ngjarje, sipas Prokurorisë, rol kishte pasur edhe Andi Mulolli, i cili dyshohet se gjatë sulmit kishte bërtitur: “Gjuaj, gjuaj!”

    Më pas, ai dyshohet se kishte drejtuar automjetin me të cilin të akuzuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë e të shtënave, dy persona kishin pësuar plagë.

    Të dëmtuarit dëshmuan në gjykatë – ende nuk e dinë motivin e sulmit

    Në seancën e mbajtur më 15 tetor 2026, para trupit gjykues dëshmuan dy të dëmtuarit, Fidan Boshnjaku dhe Lavdrim Dervisholli.

    Gjatë dëshmive të tyre, ata deklaruan se ende nuk e dinë motivin e sulmit të ndodhur gjashtë vjet më parë.

    Dëshmitë e tyre nxorën në pah edhe dallime lidhur me identitetin e personit që kishte shtënë me armë.

    Boshnjaku pretendoi se Dervisholli ishte plagosur nga arma e Guri Mulollit.

    Në anën tjetër, Dervisholli deklaroi se personi që kishte shtënë dhe e kishte plagosur ishte Albi Mulolli.

    Dervisholli gjithashtu deklaroi se ishte pajtuar me të akuzuarit sipas traditës dhe se ua kishte falur plagosjen.

    Megjithatë, ai tha se ende nuk e dinte arsyen e sulmit.

    Katër persona fillimisht të akuzuar – procedura ndaj dy prej tyre u veçua

    Për këtë rast, Prokuroria fillimisht kishte ngritur aktakuzë ndaj Guri, Andi dhe Albi Mulollit, si dhe Bledar Salihut.

    Megjithatë, procedura gjyqësore ndaj Albi Mulollit dhe Bledar Salihut ishte veçuar.

    Në një seancë të mëhershme, Albi Mulolli kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë, ndërsa ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë në tentativë.

    Sipas aktakuzës, dëmi material i shkaktuar në automjetin BMW ishte vlerësuar në mbi 13 mijë euro.

    A do të zbardhin kamerat atë që ndodhi?

    Administrimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë paraqet një pjesë të rëndësishme të procesit gjyqësor, pasi pamjet mund të ndihmojnë në sqarimin e rrjedhës së ngjarjes dhe veprimeve të personave të përfshirë.

    Megjithatë, vlera provuese e këtyre pamjeve dhe përgjegjësia eventuale penale e të akuzuarve mbeten çështje që duhet të vlerësohen nga gjykata në përputhje me provat e tjera të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

    Guri dhe Andi Mulolli vazhdojnë të përballen me akuzën për vrasje të rëndë në tentativë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX view of the action films from Podujevo Kalashnikov comes into the car, the moment of attack in the Mulolli case

    Heavy images from an armed clash in Podujevo, where two people were left injured, are focused on the trial process against Stone and Andy Mulloll, who are accused of serious attempted murder.

    At the Constitutional Court in Pristina this Friday, October 30th 2026, court hearings are under way against the two indictees are under way in connection with the August 31, 2020, event at the site called Kutlesh, in Podujevo.

    In this trial, management as a test of video recordings by security cameras has been envisioned, which can shed light on the way the armed clash took place.

    The images of the event present dramatic moments, including the moment when an automatic Kalashnikov weapon is pulled into the vehicle as the situation escalates into gunfire.

    These images are expected to be important in considering the circumstances of the event and the role of each of the accused.

    What happened on August 31, 2020, in Podujevo?

    According to the indictment, set up on March 19, 2021 by Pristina Constitutional Prosecutor, the event had taken place at the site called Kutlesh, where three people traveling in a BMW vehicle had faced another group of people in a Mercedes.

    The prosecution claims that Stone Mulolli had requested the ban on the vehicle of the injured, as if to negotiate.

    According to the indictment, however, the situation had left out in threats and use of weapons.

    The indictment describes Albi Mulolli as allegedly producing a Kalashnikov and shooting at BMW.

    During the clash, according to the prosecution’s claims, Stone and Albi Mulolli had attempted to force one of the injured from the vehicle.

    In fact, according to the indictment, Albi Mulloll had even changed his weapon clip and had continued to fire.

    Meanwhile, the Mulloll Stone is accused of hitting the vehicle with a stick and shooting another weapon.

    In this case, according to the Prosecutor, Andy Mulloll, who allegedly shouted during the attack: Guy, shoot! )

    Later, he allegedly directed the vehicle with which the accused had left the scene.

    As a result of the shooting, two people had suffered injuries.

    The injured testified to court yet do not know the motive of the attack

    At the session, held on October 15, 2026, two injured men, Fidan Bosnjak and Lavdrim Dervisolli, witnessed before the court.

    During their testimony, they claimed they still do not know the motive of the attack that took place six years ago.

    Their testimony also highlighted differences in the identity of the person who had fired a gun.

    Bosniak claimed Dervisol was wounded by the Mullall Stone gun.

    On the other hand, Dervisol stated that the person who had shot and wounded was Albi Mulloll.

    Dervisolli also declared that he had agreed with the accused according to tradition and that he had pardoned the wound.

    However, he said he still did not know the reason for the attack.

    Four people initially charged with procedures against two of them isolated

    In this case, the prosecution had initially filed charges against the Stone, Andy, and Albi Mulloll, as well as Blidar Salih.

    However, the court procedure against Albi Mulloll and Blidar Salih was isolated.

    At an earlier session, Albi Mulolli had pleaded guilty to illegal possession and property damage, while he was declared innocent of charge of serious attempted murder.

    According to the indictment, the material damage caused in the BMW vehicle was estimated at over 13 thousand euros.

    Will cameras shed light on what happened?

    Management videos from security cameras presents an important part of the judicial process, as images can help clarify the course of the event and actions of the persons involved.

    However, the provative value of these images and eventual criminal responsibility of the accused remains issues that must be assessed by the tribunal in line with other evidence administered during the trial.

    Stone and Andy Mulloll continue to face charges of serious attempted murder.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal